Komuna e Tuzit ka njoftuar se organizon aktivitet për nder të 6 Prillit – Ditës së Kryengritjes së Malësisë 1911.
Aktiviteti do të mbahet ditën e dielë më 06.04.2025, në QKI ‘’Malësia’’ në Tuz, me fillim në orën 20:00.
Fjalën e rastit e mban Nënkryetari i Komunës së Tuzit, Ivan Ivanaj, ndërsa për historikun e ksaj date do të flasin Akademik Muhamet Mala.
Pjesëmarrës në pjesën kulturore janë Besiana Mehmeti & Shkodran Tolaj, Ansambli folklorik autokton “Rugova”, ShKA “Dedë Gjon Luli” dhe ShKA “Koha”.
/MALESIA.ORG/