Sot më 6 prill 2025, në Bardhaj-Hot, u bën homazhë nderimi te Shtëpia Muze e Dedë Gjo Lulit, në Bardhaj, në shënjë respekti me rastin e 114 Vjetorit të Kryengritjes së Malësisë.
Nënkryetari i Komunës së Tuzit, z. Ivan Ivanaj së bashku me kryetarin e Kuvendit, z. Fadil Kajoshaj dhe sekretaren e Sekretariatit për Vetëqeverisje Lokale, znj. Marina Ujkaj vendosën sot lule te shtatoria e Dedë’ Gjon Lulit në Bardhaj, në nderë të 6 Prillit – Kryengritjes së Malësisë.
I pranishëm në këtë homazh ishte edhe deputeti i LDSH-së, njëheri edhe nënkryetar i Kuvendit të Malit të Zi, Nikollë Camaj.
Malesia.org