Më 9-10 prill 2025, në Bijello Pole, në ambientet e hotel “ Franca” u mbajt Tryezë e Rrumbullakët me temën: Edukimi i pjesëtarëve të popujve pakicë dhe bashkësive nacionale të pakicave të tjera mbi rëndësinë e historisë së përbashkët të pjesëmarrjes politike.
Ky aktivitet mbahet nën organizimin e Drejtorisë për Mbrojtjen dhe Avancimin e të Drejtave të Popujve Pakice dhe Pakicave të tjera Nacionale, në kuader të Planit të Veprimit per vitin 2025 te Strategjisë për popujt Pakicë 2024-2028.
Të pranishmit i përshendeti, drejtori i përgjithshëm për të Drejtat e Popujve Pakicë, Arben Xhurreta.
Prezantimin e Strategjisë Politike të pjesëtarëve të popujve pakicë 2024-2028 e bëri këshilltari i pavarur në këtë resor, Fikret Lulanaj.
Ndërsa, ligjeruesi kryesor i tryzes ishte historiani Adnan Prekic.
Malesia.org