28 Nëntor – Flamuri Kombëtar kuq e zi, valvitet në zemër të qytetit për një javë

Ngritja e Flamurit kuq e zi, në shtizën e lartë 25 metra, mes duartroktijeve u krye nga Konsulli i Përgjithshëm i Shqipërisë në New York, zoti Dritan Mishto, i cili edhe mbajti një fjalë përshëndetëse me këtë rast.

MANHATTAN – NEW YORK CITY : Në parkun kombëtar Boëling Green Batery Park – New York, shtizën e lartë 25 metra përballë ndërtesës së Qendrës Bortërore të Financës, në 99 – Vjetorin e Ditës së Flamurit – Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, Instituti “Gjergj Kastrioti Skanderbeg”, me Akademinë e Shkencave Shqiptaro Amerikane në New York, organizoi ceremoninë e ngritjes së Flamurit në metropolin e botës. Në ceremoninë morën pjesë disa dhjetra vetë.
Kjo ceremoni ka më shumë se 15 vjet, që mbahet çdo 28 nëntor në njërën nga qendrat më të njohura të qyteti të New Yorkut, në Manhattan në sheshin “ Bowling Green ” ku zyrtarisht për prej sot një javë do të qëndrojë aty duke valevitur krenar Flamuri ynë Kombëtar në shtizën e lart krah flamurit të Shteteve të Bashkuara.
Me intonimin e Himnit të Flamurit të Shqipërisë dhe Amerikës dhe me ngritjen e flamurit kombëtar në sheshin para ndërtesave të larta të Qendrës Botërore te Finanacave, kanë nisur ceremonia festive me rastin e 28 Nëntorit ditës së pavarësisë në qytetin e New Yorkut. Ngritja e Flamurit kuq e zi, në shtizën e lartë 25 metra, mes duartroktijeve u krye nga Konsulli i Përgjithshëm i Shqipërisë në New York, zoti Dritan Mishto, i cili edhe mbajti një fjalë përshëndetëse me këtë rast.

Drejtuesi i kësaj ceremoni aktori dhe regjisori i njohur Xhevat Limani, në emër të organizatorit ka uruar më rastin e 28 Nëntorit, të pranishmit dhe të gjithë shqiptaërt. Ai tha se ” Ngritja e flamurit shqiptar me lejen e Bashkisë të Neë Yorkut, ka një rëndësi të veçantë, mbasi kjo është një ngjarje e shënuar për kombin tonë, prandaj është në nderin e krenarinë e te gjithë shqiptarëve, që marrin pjesë sot, në këtë ceremoni me rëndësi të madhe kombëtare, duke treguar me këtë rast edhe një herë ashtu si ndëri vite ndjenjat tona atdhetare, duke u mblidhur rreth flamurit Kuq e Zi pa asnjë dallim.”tha Limani, duke deklaruar të hapur ceremoninë e cila shënoj ngritjen e falmurit në New York – Manhattan, sheshin “ Bowling Green”.
“Ky shekull është shekulli shqiptarëve, tha në fillim të fjalës së tij kryetari i Akademise se Shkencave Shqiptaro-Amerikane, Prof.Dr. Skender Kodra, duke shtuar se ky është shekulli i dijes – shekulli i burrërisë dhe i njerëzisë. Shekulli i cili ka për të vene edhe drejtësinë në vend – kundrejt padrejstësive të mëdha të shekullit të kaluar, pjesë e këtij Shekulli, s’ka se si të mos jemi edhe në shqiptarët, kombi më i vjetër i Europës dhe më i vyeri. Shekull i XXI do të jetë shekulli i bashkimit të të gjitha trojeve shqiptare se edhe që shqiptarët të hyjnë në familjen Europiane, ashtu si dhe e meritojnë, do të hyjmë të gjithë së bashku dhe të bashkuar të gjitha trojet nën një flamur – vetëm me flamurin kuq e zi”.
28 Nëntori, tha më tej doktor Kodra, është një urim i madh për të gjithë shqiptarët, edhe për ne, që jemi mbledhur sot në këtë shesh në zemër të New Yorkut, të ngremë krenar flamurin kombëtar – flamurin kuq e zi duke nderuar këtë ditë të shënuar për të kombin shqiptarë.

Në emër të Institutit Shqiptaro-Amerikan “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” me Presidenti zotin Rrape Rruci, foli sekretari i këtij instituti zoti Musa Paçuku., duke u shprehur se në këtë 99 vjetor të pavarësisë së Shqipërisë, ne shqiptarët e të gjitha trojeve, jemi më afër se kurr të bashkuar, të paktën shpirtërisht nuk kemi më kufinjë. “Kufiri artificial ka për t’u zhdudkur, tha ai duke permendur se ditë më të mira do të ketë tani kombi ynë, një komb i sunduar dhe i shtypur nga sundimi i gjatë sllavo komunist në trojet e tona, por duke i faleminderuar edhe këtij vendi – Shteteve të Bashkuara që na dha mundësin të hapim një faqe të re të historisë sonë të lavdishme, jemi krenar dhe të nderuar që krah flamurit tonë kombëtar të shohim në këtë shesh edhe flamurin Amerikan”.
Drejtuesi i kësaj ceremonie aktori dhe regjisori i njohur Xhevat Limani, duke presantuar në tribunë , Jessica Mulliqin – tha se ajo është një aktore, shkrimtare, poete dhe aktiviste e dëshmuar ne komunitetin shqiptarë të Amerikës, e cila, kishte udhëtuar me qindra kilometra për të na u bashkuar me komuntetin shqiptar të New Yorkut, në këtë festë.
Duke marrë fjalën e saj Mulliiqi, u shpreh se ishte një kënaqsi shumë e madhe, për të dhe të gjithë të pranishmit që ishin mbledhur sot këtu në këtë shesh në zemër të New yorkut, pikërishtë për të kremtuar 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit. Ajo, tha se që 99 vjet mbasi flamuri kuq-e-zi, me shkabën dy krenare u ngritë në Vlorë, sot në 99 vjetorin e pavarësisë po ngrihet edhe këtu në “kryeqytetin” e botës New Yorkun – e simbolit të lirisë, ndërsa dukë qenë krenar për këtë ditë madhështore. i shprehim edhe “Faleminderimin tonë Amerikës për ndihmën e madhe që i ka dhënë kombit shqiptarë- Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe Amerikën”

Më pasë zonjusha Mulliqi, recitoi një poezi që ajo e kishte shkruar vetë të titulluar “Bashkimi Kombëtar”: “Kosovë e kuqe e kuqe linde dhe e kuqe qëndron – ashtu si flamuri jonë! Je kopësht me lule që vetëm armiqët u munduan të na nadjnë/ Shqipëri në atë anë dhe Kosovë në këtë anë të dy u kemi si babë e si nanë/ Babë kemi Agronin nënë e kemi Teutën – instrument të popullit kemi lahutën/ Shqipen e shkruam mbi shkëmb dhe gurë – Simbol të kombit kemi këtë flamur!”

Në tribunën e improvizuar për të përshëndetur këtë ditë të shënuar, u ngjitën edhe z. Astrit Sula, z. Agim Boba, znj. Kozeta Zylo, si dhe znj. Kimete Gashi – Kodra

“Si bija e një shqiptari të Amerikës, si një shqiptare në SHBA, tha znj. Kodra, e kam për nder dhe krenari të jem së bashku me ju në këtë ceremoni jemi së bashku për ngritur flamurin kuq e zi me rastin e 28 Nëntorit, dhe të ua urojë më këtë rast të gjithë shqiptarëve, kudo që janë nga kjo tribunë “Gëzuar festën e pavarësisë së Shqipërisë”.

Ceremonia e ngritjes së flamurit në njërën nga qendrat më të njohura të qyteti të Neë Yorkut, në Manhattan në sheshin “ Bowling Green ” ku zyrtarisht për një javë tani do të valevitet krenar Flamuri ynë Kombëtar në shtizën e lart krah flamurit të Shteteve të Bashkuara, organizuar nga Instituti “Gjergj Kastrioti Skanderbeg”, me Akademinë e Shkencave Shqiptaro Amerikane në Neë York, u mbyllë me një poezi të Pjetër Mashkallës recituar nga aktori Xhevat Limani.
Limani tha se :”Se të parët tanë kan vdekur për liri / Jo unë kurrë s’dua për me u dorëzue- si ata dua me luftue në mal dhe shkëmb dhe në arë/ Shqiptarë jamë le dhe du me vdekë vetëm Shqiptarë/ Andaj betohemi ne bijtë e Shqipëtarisë që ‘sa gjaku ytë malet dhe bregorët do të i lajë – do të rrojë Shqipëria dhe do të valojë i lirë flamuri Shqiptarë”.
Për, t’u veçuar është se një violinist afrikano – amerikan, i pashtëpi – homeless, i cili luante në violin hymnet kombëtare, të më shumëse 100 vendeve të botës, kur mësoj se sot ishte dita e flamurit – fillojë, dhe po luante në violinë hymnim tonë kombëtar, ndërsa një i pashtëpi – homeless, tjetër iu afrua barrikadës dhe po lutej për flamurin kuq-zi i veshur me një kostum të zi dhe këmishë të kuqe.

BEQIR SINA, New York

FOTOGRAFITË KOMENTOJE