70 vjetori i golgotës serbo-malazeze ndaj malësoreve dhe udhëheqësve te tyre!

Shkruan: Tomë Nikë Camaj

Me 19 Shkurt 2015 u mbushen shtatedhjete vite nga masakra e radhes qe sllavet e jugut bene ndaj malesoreve. Kesaj here, sikur edhe shum herave tjera me pare (osman dhe sllave) kishin qellim per te likuiduar udheheqesit shpirteror, krahinor, fisnor dhe patriot malesor, nder ta edhe prijsit si vojvode e flamurtar te Malesise. Kriminelet serbo-malazez, kesaj here nen petkun komunist, rishfaqen ne menyre origjinale egersine dhe barbarizmin e babadhareve te tyre, c `prej se sikur turma e hordhishe te pas karpateve u versulen ndaj tokave tona dhe banoreve me te lashte te Ballkanit dhe Europes. As kesaj here nuk ben perjashtim nga stergjysherit e vet, por duket se garuan se kush vret dhe pret ma shum iliro-shqiptare! Te parin at dite ne mengjesin te 19 Shkurtitt si “sorra te zeza” pushkatuan atedhetarin dhe patriotin Pjeter Zekun Camaj nga Spija, dhe pa kaluar shume ore, pushkatuen At Zef – Leonard Tagaj, famullitarin e Kishes se Traboinit bashk me Vasel Mirashin Camaj nga fshati Vuksanlekajt. Fratin zhdukin sikur nje lider shpirteror, patriotik e intelektual, kurse Vaselin poashtu sikur nje patriot te madh, por edhe si burre i dalluar e prijes i vellazenise se Vuksanlekajve dhe mbar fisit te Camaj-ve. Qellimet e ketyre likuidimeve ishin teper te qarta, mbase kedo mund te sundosh e zaptosh kollaj, pasi ia vret prijesit shpirtnore e kombetare.
Te nesermen, ekspeditat kriminale UDB-eske pushkatojne tre vllaznit Luce, Dode dhe Gjergj Preka Lulgjuraj, shoqruar edhe me Zef Miliqin Lulgjuraj bashk me kumaren e tij Losh Gjoken Lajcaj nga Hoti dhe Kole Gjel Çakun nga Trieshi. Fushata e likuidimeve te malesoreve do te vazhdoje edhe me tej gjate gjithe kohes deri me 1951. Trajtimi çnjerzor, dhuna dhe terrori shtetror ndaj malesoreve do te vazhdoje edhe deri ne ditet e sodit, ndonese me metoda pak me te sofistikuara me te cilat gjakderdhja nuk eshte me ajo klasike, por strategjike duke çkombetarizuar, kolonizuar e spastruar etnikisht ato troje, efektet e te ciles tashme jane edhe me fatale jo vetem per malesoret, por mbare shqiptaret e mbetur nen okupimin njeshekullor serbo-malazez.

Te pushkatuarit At Leonard-Zef Tagaj, dhe Vasel Mirashi Camaj nga fshati Vuksanlekaj u pushkatuan me 19 Shkurt rreth ora 11:35 para dite.Ai esht gjyshi im. Lidhur me gjyshin tim kam ma shume njohuri per te shkruar. Une ende i kam te fresketa ne kujtese rrefimet e tregimet e babes tim te ndjere, Nike Vaselit, por edhe rrefimet gjyshes, axhes dhe te shume bashkevendasve tjere te moshuar, disa prej te cileve edhe sot jan gjalle. Vaseli ishte i biri i Mirash Asit Camaj. Mirashi, edhe pse ne moshe te thyer ishte bashkpuntor i hershem i Dedë Gjon Lulit. (marr nga punimet e Romeo Gurakuqit). Baba i Vaselit, Mirash Asin per aktivitete patriotike e kishin internuar osmanlite ne Etiopi, Afrike. Ai arrijti te ktheht ne vendlindje te vet mbas tri viteve. Dinte shkrim e lexim dhe dinte te flase 4 gjuhe te hueja. Ndaj djalin e Mirasht Asit, Vasel nuk e pushkatojn rastesisht, ai ishte ne shenjester te okupatoreve jo vetem pershkak pikepamjeve te tija patriotike, por edhe duke ditur veprimtarin e babes se tij qysh nga koha e osmanlijve te shekullit 19. dhe bashkpunimi I ti me Dede Gjon Lulin. Ne vitet 1918-1919 regjimi sllave i asaj kohe e kishin burgosu Vaselin me shume malesore tjere, shumica e te cileve ishin hotjane. Por edhe pse Vaseli mberriti dy here me u arratis nga burgu prapsepran mbas ma shume se 25 vitesh mberrin ta pushkatojn. Prej afro njeqind burrave malersore sa kishin qene aty te burgosur me Vaselin, mberrin te mbijetojn nga torturat cnjerzore vetem rreth trembedhiet malesor, ne mesin e tyre ka qen edhe Amet Hysi nga Ksheva e Grudes i cili rrefente: “Vasel Mirashi ishte i burgosur me mua dhe malesor tjer. Ai kishte nje hekur te rend lidhur per kembet, dhe ne mes tjerash na foli ne te burgosurve tjer sa kishim mbetur “O burra a po behna gati te ikim dhe ta thejm burgun sepse edhe keshtu jemi te vdekur dhe te maruar. A po shihni se per cdo dit nga shoket tan po vdesin nga nja a dy nga pushkatimet, torturat, te ftoftit dhe urija”. Asnja nesh nuk ju bashkuam kurse ai iku i vetmuar”.

Foto ne Lugje te thedha ku tregon vëndin e pushkatimit të At Leonard-Zef Tagaj dhe Vasel Mirash Asi Camaj
Foto ne Lugje te thedha ku tregon vëndin e pushkatimit të At Leonard-Zef Tagaj dhe Vasel Mirash Asi Camaj

Vaseli ishte i perzgjedhur dhe nuk mundej asesi ti shpetonte likuidimit, gje qe ndodhi pas 25 vjetesh, pavarsisht se tashma ne pushtet ishte nje regjim tjeter!. Regjim tjeter po, por ishte e pritshme ti perngjante i biri te jatit e sidomos kur asht puna me shqiptaret.
Sikurse me tregonte gjyshja ime Filja, bashkshortja e Vaselit, e bija e Smail Martinit Ivezaj rrefent: “burri im as gjysmen e motit nuk e kalonte ne shtepi me familje, por ka ken komit, neper male, pran liqenit (te miq dhe shoke duke u strehuar), ai deri at nate (me 18 Shkurt 1945) esht strehuar per nje kohe te pashanoku i tij ne Ksheve, te Marash Zefi Berishaj” Por, sic duket, dikush kishte çuar lajmin te kriminelet gjakpirsa dhe Vaseli vuni ne plan te largohet sa te erret nata. Marashi (pashanoku) i sugjeron me shkua te miku i tij ku e kishte martuar vajzen Maren, mbas djalit te Tome Dedes Dushaj, pra Nikolles. Ai u largua ate nate dhe shkoi ne Arrze te Toma, por duket se katilat dhe tradhetaret shqipfoles e kishte percjelle dhe kishin lajmruar bosat e tyre xhelat. Keshtu ne mengjesin e 19 Shkurtit, ushtria serbomalazeze rrethojn shtepin ku ishte Vaseli. Tome Deda pasi ndegjon lehjet e qenit afrohet ne dritare dhe sheh me dhjerta ushtare te armatosur rreth shtepise. Ne at momet i thot Vaselit te pregaditena se na kan rrethua, per nje momet Vasel shiqoj nga dritarja por kur pa se ka shume ushtar per nje cast mendoj the tha, “Tome une do te dorzohem sepse ketu kemi gra dhe femi”, ne ato momente ndigjohen trokatjet e tmerrshme ne dere, del nusja e Nikolles Mria, ajo shef kater ushtare te armatosur deri ne dhembe, u cel deren dhe ata futen brenda nen pretekstin me kontrollua per arme. Ne ato momente, Vaseli i thote te zotit te shtepise Lamtumire! Pa e mbarua mire fjalen, Vaselin e arrstojne, e lidhin dhe as kepucet nuk e lejojne ti mbathe, por nje femi 4 vjecar ja qen kepucet ne oborr…”- rrefen Marja e bija Marash Zefit Berishaj dhe e shoqja e Nikolle Tome Dedes Dushaj, e cila edhe sot gjindet gjalle 92 vjecare dhe banon me djale ne Sterling Heights te Michiganit, SH.B.A .

Vaselin e marrin te lidhun dhe shkojn drejt kishet se Hotit, te At Zef Tagaj, aty gjejn edhe nanen e fratit dhe dy vajzat e vllaut te fratit, Roza nipja e vogel ishte rreth tete vjecare dhe tjetra ishte rreth 12 vjecare. Roza sot gjindet me familje ne Bronx, NY, kurse motra tjeter sot ajo gjindet e moshuar me familjen ne afersi te Ulqinit. Me Rozen jam takuar ne NY para ca kohe, kam biseduar me te por nuk i kujtohen shume detaje te asaj kohe. Ne prezenten e nanes se fratit dhe dy nipeve te ti, per afro dy oresh qendrojn ushtaraket duke i torturuar fizikisht dhe psiqikisht Vaselin dhe fratin. Prifti duke i lute xhelatet ta lejojn me e celebruar edhe nje mesh te fundit, por lutjet e ti te të pa njerzit jan te kota. Aty ne oborr te kishes filluene me u bashka edhe ma shum ushtar, mueren priftin e hotit At Leonard Tagaj dhe Vasel Mirashin vojvoden e Camaj-ve lidhun duersh. I dergojn deri ne Lugje te Thedha pran kufirit (ne shefi) me Grude ku simbas nje deshmitari bariu (çoban) i mëshefur mbas çufrret e ndegjon Vaselin duke u shamatua me ushtarak dhe mbas pak i pushkatojn. I qesin mbas ledhit dhe i mbulojn me zhgun të fratit, bariu vrapon dhe lajmron te afermit, hotjanet nje nder ta edhe Uce Dushaj shkojn me e marrin trupin e pa jete te fratit dhe e varrosin mbas kishet se Hotit ku gjindet edhe sot varri i ti, me shpres qe se shpejti qe do te rivarroset me ceremoni patriotike kombetare qe meriton sepse per ate dha edhe jeten.

Plaku Vuksan Deda Camaj si deshmitar i ketyre kohnave sa ishte gjadhe deri kah fundi i viteve 90-ta ishte dikund 92 vjecar i cili na bisedonte me pasion dhe dhimbje per kohna te vjetra qe ai dinte por edhe qe shumicen i kishte perjetuar vet, sepse ai dhe te paret e ti kan qen hale ne sy te okupatorit sllav, te atin Dede Niken Camaj ia kishin pushkatuar me 1941 ne gjyteza. Baba im Nika bashk me ndihmen e Vuksan Dedes dhe shum kushrinjeve tjer trupin e pa jet te Vaselit e ulin at dite ne Vuksanlekaj. Dede Gjon Lulit kur ka martua djalin Kolen e nxen kumar Dede Niken, baben e Vuksan Dedes. Per keto dhe shum arsye tjera mundohen ti zhdukin cdo malesor qe don kombin dhe simpatizojn me liridashesit e trojeve etnike shqiptare. Edhe pse baba im vdiq shume heret kur isha une 15 vjecar, i kam ndegjuar shum here rrefimet mbi tortunat dhe vuejtjet çnjerzore që perjetoj ai dhe shume te tjere gjate dhe mbas ksaj periudhe, e sidomos kur ndegjoja kur betimin per dicka shum me randesi: ai thoshte “pasha trunin e babes qe ja kam bashkua ne faculet”. Si Vaselin si priftin i varrosin te njejten dit, por Vaselin per erresir naten e varrosin ne varreza familjare ne Vuksanlekaj, sepse ishte frigë nga kriminelet ushtarak te shumt qe ishin ne teren. Turma kriminele ushtarake qe masakruan ne Hot shkojn para nate ne Kurrec, ku sipas nje deshmitari malesor 90 vjecar qe esht gjadhe edhe sot thot: “rreth njeqind ushtaret kan ardh ne fshat ne Kurrec, un isha njezet vjecar, te moshuerit thane qe asht edhe njani qe flet shqip me ushtare por nuk ishin te sigurt se kush asht ai. Ata hyn me dhun per shtepija rrobuen cka deshten, rrobuan per arme, ushqim dhe flori, hagren cka gjeten dhe fjeten te gjith neper shpija te fshatit pa pyetur duke na drejtua grykat e pushket ne drejtim ton. Ne nesermen ne mengjes u nisen “megjesi i zi u kjoft ater e tash” tha plaku dhe vazhdon: “na vetem te nesermen ditme se kan pushkatua Fratin, Vasel e Pjeterin. Te nesermen prap ndegjojm se te njejtit ushtar qe fieten neper shpija tona pushkatuan edhe 6-7 malesor te Kisha e Grudes dhe dhe ma gjer” perfundon plaku qe i kujtohet disa ngjarje ngjarja qart.

Të nesermen heret në mëngjes me 20 Shtator rrethojn shtëpin e familjes së Vasel, aty arrestojn per ti pushkatuar edhe djemt e mëdhenj të Vaselit, vllezerit Zefin 23 vjecar dhe Nike Vaselin Camaj 21 vjecar (baben tim). Rrefimet qe kam ndegjuar nga baba im , gjyshja por edhe ma vone nga Vuksan (Vuji) Deda Camaj. Edhe pse heret ne mengjes disa ore mbasi kishin varros baben e vet me dhjerta ushtare u rrethojn shtepin, edhe pse heret ne mengjes kushrit me te aferm u zgjuan nga gjumi kur ndegjuen zhurmen. Vuji vrrefen se si ka pa: I mueren i lidhen Zefin e Niken, te lidhur me tel dora dore tue i shti ne nje gjyp ushtarak, “Nika kthehet e çon doren e majt sepse doren e djatht ja kishin lidhe me doren e majt te Zefit, Nika na tha lamtumiren me keto fjal “ mahiret e shihna ne at jete” Pese femij tjere qe mbeten te shtpija vazhduan te qajn, Nua – Noshi me i madhi ishte vetem dhjet vjecar kurse ma e vogla ishte Kita tri vjecare. Gjyshi dhe Gjyshja kishin 14 femi por nga varferija dhe vuejtjet u rriten vetem shtate.

Per çudi ate dite nuk i pushkatuan, por duket tue ju falenderuar influences politike te perendimoreve situata filloj e u zbut sado pak, kurse ekzekutimet e hapura politike pa gjygj u nderpren per momentin. I derguen ne purg, mbas dy muejeve u than qe njanin e lejojm te vizitoni te shtepija, Nika foli i pari dhe u tha Zefin leshonjeni, ata than jo Zefin sepse ai esht i martuar e nuk kthehet ma, kurse Nika insistoj dhe ju pergjigj do u garantoj une per Zefin , nese nuk kthehet me mbani mua du fish dhe paranuan. Para se Zefi te nisej Nika e porosit vellan e madh “ik e mos u kthe ma ne kyt burg te madhkuar se ti je i martuar dhe nusen e ke shtatezan, nimoj nanes me rrit ata femi” Zefi veproj si e porositi vllau i vogel e nuk u kthye ne burg. Nikën, kinse si arsytim se nuk u kthye Zefi ne burg e mbajten ma teper se gjasht muaj duke e torturuar mizorish. Mbas e mbajn ma teper se gjasht muaj në qeli ate e derguan ne sherbim ushtarak, ne at ushtri që i pushkatuan babën. U detyrua të qëndroj per tri vite rresht në ushti pa armatim dhe pa municion. Para, ateher dhe mbas kan ekzekutuan pa gjygj edhe shume malesor tjerët qe as emrin nuk jav dim te gjitheve dhe kerrkoj ndjese per shume malesor tjere. Te gjith ata qe u flijuan per gjuhe, komb dhe atedhe ishin, jan dhe do mbesin Martir, Dëshmor, Luftëtar dhe pishtar te liris, sepse keta u flijuan per nje “faj” te vetem sepse ishin shqipetar dhe do mbeteshin shqipëtar ne trojet e veta ne nje shtet shqiptar.

Pra mos të lejojm ekzekutimin e ketyre burrave për të dytën herë. Sot mbas 70 vitesh duke “mbydhur” dhe “ndal” te verteten, dhe duke shpalosur vetem nje pjes te historis dhe veprimtaris se tyre dhe duke lan ne erresir veprimtarin dhe biografin e vertet, i bejm dëm historis sone, deshmoreve, neve dhe pasardheseve tone, sepse duke mshefur ose shtembruar te verteten sakatojm dhe damtojm te ardhmen tone e te pasardhesve tone. Nuk thuhet kot “ai qe nuk e njef te kalueren (historin) e vet nuk ka as te ardhme te ndritur”. Pra nuk duhet mbydhur as nuk duhet ndar kujtimi i ketyre burrave qe dhan jeten se bashku per te mos vdekur kurr, per nje ideal dhe nje qëdhim. Keta rane per gjuhen, kulturen dhe atedheun e tyre Shqiperin. Dhe keshtu duhet te mbesin dhe te trashegojm gjenerat mbas gjenerate. Duke meshef nje pjese te veprimtaris dhe duke ndar veprimtarin e gjat dhe idealet kombetare te perbashketa ne mes malesorve dhe shqiptareve te tjeret u behet ndere urdheruseve, ekzekutorve te krimit te asaj kohe dhe simpatizuaseve dhe perkrahesve te tyre sot. Deri sa te gjith ata qe u flijuan per te brojtur idealet e tyre demokratike te shejta qe esht gjuha, kombi, kultura atedheu. Pse jo edhe ne sot qe kurr nuk ka qen ma lehte qe ti nderojm martiret, deshnoret dhe luftëtaret e liris, te duem vetvehten gjuhen kombin duke respektuar te tjeret. Qedhimisht as nga naiviteti politik nuk duhet te bejm detyren e armikut, sepse asnje shqipetar nen Mal te Zi nuk u flijua per fe, por ma teper per gjuh, komb dhe atedhe. Pra duhet tu japin vendin e merituar deshmoreve qe armiku nuk mujti me i perkule. Mos te biem ne gracken e armikut por duhet te jemi vigjilent dhe te nderojm te gjith ata qe dhan jeten për atëdhe. Po shofim shembuj shum te keqi tek “lideret politik” ne Malesi dhe me gjer, ne vend se te bashkohen çdo lagje çel “parti” dhe ndaj ata veprojn me se shumti ne parudhen “ndaj dhe sundo”. Lavdi u qoft të gjith trimave që dhan jeten për liri. Te gjith deshmoret e te gjitha kohrave qe ran nen ish Jugosllavin u pushkatuan dhe u asgjesuan per nje qedhim. Te gjith ne i kemi te freskta ngjarjer rrethqethse te Serbis ndaj vllezerve dhe motrave shqiptar ne Kosove.

Edhe sot ne mesin ton kemi shqipefoles qe mundohen te “dekriminalizoj” kriminelet e djeshem dhe te tashem. Pra jo veç politikat qeverit por edhe persona dashakeqes tentojn ta meshefin, shfajsojn ose justifikojn kriminelet e djeshem apo ata te sotem qe ne emer te “fluturimit te sorres” rrahin torturojn dhe burgosin malesor vetem e vetem pse duan dhe nderojn vehten, flamurin gjuhen dhe te paret e tyre. Pra as sherbetoret shqipfoles nuk jan as nje grim ma pak kriminela se ekzekutoret dhe urdheruesit e krimit. Pra ata qe sot mundohen ta meshefin, arsytojn, justifikojn, kamaflojn ose asgjesojn krimet ndaj malesoreve dhe shqiptareve ne pergjithsi jan kriminel. Ti vem gishtin kokes kur sot ne shekullin e digjitalizimit te te gjith globit disa mundohen ti meshefin krimet antinjerzoresi cka tu themi atyre!. O vedhezer malesor dhe mbar shqipetar ne Mal te Zi nuk kemi kurrgja kundra as ndaj serbeve, malazezeve as ndaj boshnakeve por jemi kundra politikes qeveritare qe duen me na cfaros nga faqja e dheun, permes kolonizimit, asimilimit, friges dhe shpernguljes. Ju te “polioitikes” ne trojet shqipfolse per nje 500 – 1000 euro ne muaj po shaheni njani me tjetrin e per probleme te ati pupulli qe ju i mashtrut per voten nuk çani koken. Per ma teper se njezet vite asnjeher nuk organizuat protesta, nuk bllokuat qeveri, parlament por as edhe nje rrge por luftoni me cdo mjet dhe metod njani tjetrin qe ti merrni postin e perlyer por me euro njani tjetrit dhe ti afrohuni nen sjetudh bosit tuaj Millos sot, por edhe ati tjetrit …viq neser, nuk leshoni qeveri, parlament as post, nuk protestoni me mjete qe u lejohen ne demokraci, me eurot  qe merrni nga taxapaguasit shqiptar nuk rrugtoni dhe trmbetoni per veshtirsit dhe mjerimin qe po kalon popullim qe i takoni, tyrp! Menjeher do thoni kollaj e keni ju ne Amerike, po kollaj esht per ata qe nuk çajn koken per familje, e jo ma per vendlindje. Nuk esht leht ta harxhosh djeren e badhit dhe te lesh shum gjera elementare pa ber per vehten dhe femit vetem e vetem pr te ndihmuar çeshtjen shqiptare per dekada. Pak kush ka mjaft me perjashtim te nje pakice ketu dhe por edhe atjene vendlindje qe te jap mjete per demonstrata, shkolla, rruga, qendra fetare, per te semure, student te varfur, per fushata elektorale ketu, si dhe per “plitikanet” ne veldlindje mendoj se na kan shkua gadi te gjitha bosh sepse situaten e kemi ma te keqe vit pas viti.

Dasht Zoti që te gjith malesorëve dhe të gjith shqipëtareve kudo që gjinden te keni te gjitha të mirat ju dhe familjet tuaja që doni, respektojn, nderojn parardhësit, edukoni pasardhësit, duani gjuhën, kulturën, emrin, mbiemrin, kombin, atëdheun dhe alfabetin ton te bukur shqip, duke mos nënçmuar as përbuzur rracat dhe kombet tjera. Marin Luther King perafersisht thot: “Nuk mund te urrek rracat dhe kombet tjera sepse e di un se cka do te thot me i ken i urrejtur dhe i shtypur”
Zoti i bekoft shqiptarët dhe Shqipërin.

Tomë Nikë Camaj