Abedin Axhoviq, Kryetar i Komunës Urbane të Tuzit

Abedin AxhoviqTuz, Malësi (27/06/2014) – Sot në seancën konstitutive të parlamentit të KU Tuz u bë verifikimi i  22 këshilltarëve që do të përbëjnë parlamentin lokal dhe u zgjodhën  Kryetari i KU Tuz dhe Kryetari i Kuvendit.

Koalicioni për Tuzin Evropian (DPS-UDSH-PB-Lista për Tuz) për kryetarë të KU Tuz propozuan kandidatin e DPS-së Abedin Axhoviq, kurse për kryetarë të Kuvendit, sipas marrëveshjes parazgjedhore propozuan kandidatin e UDSH-së Fadil Kajoshaj i cili kishte të njëjtin post edhe në katër vitet e kaluara.

Sipas marrëveshjes parazgjedhore në mes DPS, UDSH ,Partisë Boshnjake dhe Listës për Tuz  kryetari i KU Tuz do të jetë nga radhët e DPS kurse kryetari i parlamentit nga UDSH.

Ky koalicion ka edhe shumicën absolute në përbërjen e re të Kuvendit (12 këshilltarë), kështu dr Abedin Axhoviq  nga radhët e Partisë Demokratike të Socialistëve (Milo Djukanovic) u zgjedh kryetarë i komunës Urbane të Tuzit, ndërsa kryetarë i Kuvendit  të komunës Urbane të Tuzit u zgjodh  Fadil Kajoshaj.

Nga 22 këshilltar sa ka Kuvendi i KU Tuz, dy kandidatët e propozuar fituan 13 vota pro, ndërsa 4 ishin kundër.

Në bazë të rregullores ligjore seancën e parë konstituive me përbërjen e re të këshilltareve e drejtojë këshilltari më i vjetër i kuvendit Smail-Maliq Çunmulaj.

Në fillim të seancës këshilltari i LDnëMZ Nikollë Camaj tha se këshilltarët e asaj parti nuk do të marrin pjesë në votim për arsye se materiali që ju është dorëzuar ka qenë vetëm në gjuhen malazeze e jo edhe në gjuhën shqipe. Ai sqaroi se kjo për partinë e tij është e papranueshme.
Ai po ashtu  vuri në pah edhe atë që sekretarja e KU të Tuzit tash 4  vite është dashtë  ta mësojë gjuhën shqipe e jo të ndjekin seancën me kufje. Këshilltarët e LDnëMZ në shenjë proteste braktisën seancën dhe gjithashtu ftuan edhe grupin tjetër opozitar që tu bashkëngjiten.

Përpara se të kalohej në procedurën e votimit pati një përplasje debatesh në mes të këshilltarit të Iniciativës Qytetare Smajl Çunmulaj dhe pozitës konkretisht këshilltarit të Listës për Tuz Muhamet Gjokaj dhe Halil Dukoviq nga radhët e DPS-së.

Çunmulaj  u shpreh se ai si qytetarë i brengosur e  pyet vetën  se në cilin drejtim shkon kjo shumicë e cila ishte edhe deri me tani por tash më e përforcuar edhe me një shqiptar konkretisht me Muhamed Gjokaj. Sipas Çunmulaj kjo shumicë po muros një mur që nuk do i takoi Malësisë duke i akuzuar se nuk kanë  bërë zgjedhje adekuate  ashtu siç i takon Malësisë.

Ai  u drejtua duke  u thënë se nuk do ju shërbej për nderë dhe  theksoi se  sikur do të ishte në vendin e tyre  do të ndjehej i turpëruar në  zgjedhjet kadrovike  një konfesionale  që po bëjnë. Ndërkaq  sipas  tij  koalicioni Për Tuzin Evropian  nuk është  as demokratik as evropian. Çunmulaj u shpreh se ai ka vetëm  një konfesion dhe se ai  është konfesioni shqiptar. Kështu që  një propozim  i tillë për dy kryetarët  nuk respekton strukturën e Malësisë.

Muhamed Gjokaj reagoi duke sqaruar se ai i është bashkangjitur koalicionit për Tuzin Evropian  me qellim që të përshpejtojnë statusin e  Komunës plotë  dhe se  tek ky koalicion ka  has  në mirëkuptim për këtë gjë. Ai akuzoi  Çumulajn duke ju drejtuar se Muhamed Gjokaj, është baba the themeluesi  me emër  e mbiemër  i partisë  ku është ai konkretisht Iniciativës  Qytetare  dhe tha se mu me arritjen e Çunmulajt në IQ ai është larguar.

Kryetari  i KU të Tuzit Abedin Axhoviq ka lindur më 17. Nëntor 1960 në Tuz. Shkollën e lartë, fakultetin e mjekësisë e ka mbaruar në Prishtinë, kurse studimet e specializimit i ka mbaruar në Beograd në vitin 2005. Në vitin 2009 po në Beograd ka mbaruar suspecializimin. Karrierën e tij e ka filluar në institucionin publik në Shtëpinë e Shëndetit në Tuzi ku me sistematizim të vitit 2004 është vendosur në punët e mjekut të zgjedhur te cilën ende e ushtron. Është anëtarë i DPS-së. Nga karriera e tij e pasur politike veçohet funksioni i anëtarit të Këshillit drejtues të PDS-së në Mal të Zi. Krahas gjuhës amtare shqipe dhe gjuhës zyrtare, flet edhe gjuhen franceze dhe atë ruse. Është i martuar dhe është babai i 3 fëmijëve.
Me zgjedhjen e kryetarit te Komunës Urbane te Tuzit Abedin Axhoviq perfundoi seanca konstituive.

Albert Camaj