Adriana Dedivanaj, fituese e “Miss Bjeshka 2014”

IMG_6808Më 03 gusht 2014 nën organizimin SH.K.A “Besa”, ditën e festës së bjeshkatarëve, Shën Shtjefnit, u mbajt manifestimin, tashmë tradicional, Logu i bjeshkës, “Miss Bjeshka 2014” në Koritë.

Programin e përcolli një numër i madh shikuesish, të cilët fillimisht morën pjesë në meshën e shenjtë, e pastaj ndoqën manifestimin e organizuar nga SH.K.A “Besa”.

Në konkurrencë për bukuroshen e bjeshkës morën pjesë 4 vajza malësore. Ato ishin: Adriana Dedivanaj, Monika Dushaj, Marina Berishaj, si dhe Vera Ujkaj.

Juria ishte e përbërë nga Kristina Lekoçaj, Martin Ulaj si dhe Rrok Palushaj.

Përcjellëse e parë dhe e dytë u zgjodhën Marina Berishaj dhe Monika Dushaj , kurse kurora e bukurisë i takoi Adriana Dedivanaj, të cilës kurorën ia dorëzoi Monika Vulaj , mbajtësja e kurorës e vitit të kaluar.

Juria zgjodhi dhe veshën më të bukur të nusërisë, që i takoi Vera Ujkaj.

Këtë vit ishte mundësuar edhe vota nga publiku, e që me votat e publikut më së shumtit u votua Adriana Dedivanaj.

Programi  vazhdoi me muzikë, ku të pranishmit i argëtoi  Dj Buqi.

Albert Camaj

IMG_6763 IMG_6764 IMG_6772 IMG_6774 IMG_6776 IMG_6785 IMG_6787 IMG_6788 IMG_6789 IMG_6794 IMG_6797 IMG_6800 IMG_6807 IMG_6808 IMG_6811 IMG_6816 IMG_6820 IMG_6821

 

Miss Bjeshka 2014 Koritë

https://www.youtube.com/watch?v=0fqu952aYdw

Miss Bjeshka 2014 Koritë SH.K.A “Besa”

https://www.youtube.com/watch?v=or4ac1zMQ2Q

Miss Bjeshka 2014 Koritë

https://www.youtube.com/watch?v=dHcuYdGDSIk