Alternativa Shqiptare – Ngjarjet e ditëve të fundit të dhunshme dhe të paprënushme

alternativa-shqiptare1Nuk mund të rrinim pa reaguar ndaj një mori ngjarjesh që kanë ndodhur diteve të fundit në Mal të Zi. Fillimisht duhet të jemi të qartë, dënojmë çdo akt dhune, kudo ai bëhet, e sidomos dënojmë aktet e dhunës ndaj shqiptarëve kudo që ato ndodhën.

Mediat në Mal të Zi kanë folur shumë mbi ndeshjën që është zhvilluar të martën në Beograd, mes përfaqësuesës së Serbisë dhe Kombëtarës tonë, ndonjëhere edhe duke keqinformuar rreth asaj se çfarë realisht ka ndodhur, megjithatë ne nuk duam ti futemi ekspertizës së ndeshjës, por një gjë mund ta themi me bindje të plotë se çdo njeri i cili e ka parë ndeshjën dhe ka një llogjikë të pastër, është në gjëndje të konstatojë se është ushtruar dhunë ndaj kombëtarës tonë.

Kthehemi në ngjarjet që kanë pasuar me përfundimin e kësaj ndeshje. Opinioni publik në Mal të Zi duhet një herë e mirë ta mësojë dhe të pajtohet me faktin se shqiptarët edhe pse të ndarë në disa shtete jemi një popull i pandarë shpirtërisht dhe kombëtarisht. Ngjarjet e ndodhura gjatë ditëve pas ndeshjes, të cilat kanë qenë në përgjithësi të dhunshme janë të paprënushme. Duhet të mësohemi me faktin se të gjithë kanë të drejtë të mbeshtesin popullin e vet. Nxënësit e Gjimnazit “25 Maj” në Tuz nuk kanë bërë asnjë gjë tjetër përveç se kanë mbeshtetur kombëtarën e tyre, për këtë gjë nuk kishte pse të ushtrohej dhunë ndaj tyre, as nga nxënësit tjerë, por as nga punonjësit e policisë që kanë për detyrë të mbrojnë qytetarët dhe jo ti dhunojë ato, për këtë arsye ju bëjmë thirrje organeve kompetente të marrin masa për të dënuar ushtruesit e dhunës.

Deklarata e nënkryatarit të Parlamentit të Malit të Zi dhe disa deputeteve të Frontit Demokratik janë të paprënueshme, në vend që të dënonim aktet e dhunës, ata marrin guximin dhe bëjnë thirrje të dënohën organizatorët, pra Tifozat Kuq e Zi që mbeshteten kombëtarën e tyre në Malësi, Ulqin dhe Plavë. Tifozat Kuq e Zi në Malësi, Ulqin, Plavë dhe në çdo vend tjetër kanë mbeshtetjën e plotë të Alternativës Shqiptare, ata do vazhdojnë të ekzistojnë, të veprojnë dhe të punojnë pa marrë parasysh dëshirën e disa individëve, që në vendet ku jetojnë shqiptaret të mos festohet dhe të mos valvitet flamuri jonë kombëtarë. Ne ju bëjmë thirrje të pajtohën me faktin se Kombëtarja dhe Tifozat Kuq e Zi janë pjesë e popullit shqiptarë, janë ata që çdo ditë e më shumë afrojnë dhe do afrojnë popullin shqiptarë me njëri tjetrin.

Incidenti i ndodhur në Ambasadën e Shqipërisë në Podgoricë është një akt barbarë, që tregon kulturën dhe civilizimin e nxitësve dhe kryesve të veprimit. Ata që bëjnë këto akte duhet të dënohën dhe një herë e mirë të mbrohet dhe të përfundojë dhuna ndaj Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Podgoricë.

Sot në një gazet që operon në tregun e Malit të Zi, në qoftë se mund ta quajmë gazetë, por në fakt është një copë letër që shpërndan propagandë, urrejtje dhe të paverteta, në faqën e parë të saj ka lansuar një titull që një njeri normal nuk mund ta shkruaj. Me siguri që personi në fjalë dhe krejt struktura e kësaj “gazete” janë larg realitetit dhe jetojnë në një botë të tyrë të izoluar. Ne do kërkojmë që kjo gazetë të marrë dënimin që meriton dhe të hiqet sa më parë nga tregu, për shkak të ofendimeve të papara ndonjëherë ndaj një populli autokton.

Nëpërmjet përfaqësuesit tonë në Parlament në rastin e parë të mundshëm këto do i themi edhe aty, do angazhohemi fuqishëm të mbrojmë interesat tona kombëtarë, që akte te tilla të papranueshme të marrin fund një herë e përgjithmonë.

Alternativa Shqiptare