Barazim i fortë, me Francën e fortë

shqiperi franceShqipëria ka barazuar me rezultat 1-1 ndaj Francës në ndeshjen miqësore të luksit të zhvilluar në Stade de Rennes.

Ndeshja filloi me një atmosferë të mirë në Stade de Rennes ku rreth 5000 tifozë shqiptarë u përkujdesën për të motivuar luanët tanë, të cilët ishin në disponim nga minuta e parë.

Qysh në minutën e parë ishte Lorik Cana ai që rrezikoi me një goditje me kokë, për të goditur shtyllën, e cila e tronditi Francën.

Më pas Trikolorët u heshtën dhe u dëgjua vetëm kënga shqiptare në stadium, teksa mezi e morën veten francezët, të cilët dominuan në posedim.

Por, pas një ndërprerje tjetër ishte Mavraj ai që rrezikoi nga gjysmëdistanca, pas një skeme mirë të përgatitur, që kaloi vetëm pranë portës.

Franca më pas arriti të rrezikojë edhe një herë tjetër, me Balajn që reagoi mirë në zonë për të larguar topin nga rreziku i mundshëm.

Në fund të pjesës së parë (40′), kombinimi i ushtruar funksionoi. Elseid Hysaj harkoi te Mërgim Mavraj, i cili me kokë shënoi golin e bukur për epërsinë e Shqipërisë.

Me këtë gol Shqipëria e mbyll pjesën e parë, ku ka edhe një epërsi. Kjo është vetëm një miqësore, andaj priten edhe zëvëndësime nga trajneri dhe rezultati është i parëndësishëm.

Në pjesën e dytë më mirë e nisi ekpi jonë, ku Lenjani rrezikoi me dy goditje mjaft të mira portën e Lloris, teksa Franca rrezikoi e dominoi, por nuk arriti me raste konkrete.

Edhe Cikalleshi ishte pranë golit të dytë, por kapiteni francez bëri që Trikolorët të mendojnë një barazim.

Në minutën e 73-të i inkuadruari Griezmann me një goditje të fuqishme realizoi nga mbi 20 metra për 1-1.

Deri në fund rezultati nuk ndryshoi dhe ndeshja përfundoi me barazim.

Të martën Shqipëria zhvillon miqësoren tjetër ndaj Italisë në Genoa. /Telegrafi/