Bardhi dhe Sinishtaj presin kërrigën e deputetëve

Mehmet-Bardhi-Genci-Nimanbegu-Vasel-SinishtajKryetari i LDnëMZ-së dhe Iniciativës Qytetare Mehmet Bardhi dhe Vasel Sinishtaj janë shprehur se presin rotacionin në bankat e deputetëve në mënyrë që të marrin vendin në Kuvendin e Malit të Zi.

“Nik Gjeloshaj qëndron në vendin tim. Ai duhet të jepte dorëheqje që prej 22 tetorit, ndërsa afati i fundit ishte 6 nëntori”, tha Bardhi për “Dnevne novine”.

Sinishtaj tha se priste reagim më të shpejt nga Forca e Re Demokratike, sepse kjo gjendje zgjat gati dy muaj.
Ai shtoi se tek Genci Nimanbegu situata është specifike, sepse me ndërprerjen e funksionit të deputetit ai humb dhe vendin e kryetarit të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi (KKSh).

Sinishtaj tha se priste plotësimin e marrëveshjes, sepse, siç theksoi, kur ne njëri tjetrin nuk e respektojmë, si mund të presim që të tjerët të na respektojnë.

Shqiptarët në Kuvendin malazez përfaqësohen me dy deputet të dalë nga dy koalicione të cilat përbëhen nga 6 subjekte politike e të cilat ndajnë dy mandate në tre pjesë. /MALESIA.ORG/