Nisur nga situata aktuale politike, sot në Malin e Zi, e cila në shumë segmente, sa i përket realizimit dhe avancimit të drejtave të shqiptarëve, ka stagnim, madje në disa rrafshe kemi zvogëlim e kthim mbrapa, si rezultat i politikës injoruese e diskriminuese të pushtetit të Malit të Zi, sidomos pas Referendumit të 21 majit 2006 për pavarësinë e Malit të Zi, ku po na mohohen, jo vetë të drejtat natyrore e historike, kombëtare e politike, por po na mohohen edhe të drejtat e arritura, si është rasti me Ligjin Zgjedhor etj., por edhe si pasojë e mungesës së koordinimit të veprimit politik aq shumë të nevojshëm, të subjekteve politike shqiptare në Malin e Zi, në cilësinë e kryetarit të partisë së parë politike shqiptare nga fillimi i shumëpartiakësisë, sot në Malin e Zi dhe të politikanit më të vjetër si edhe duke marrë parasysh realitetin – zgjedhjet e parakohshme parlamentare tashmë të paralajmëruara për tetor të këtij viti
THËRRAS
MBLEDHJE KONSULTATIVE TË SUBJEKTEVE POLITIKE SHQIPTARE
dhe propozoj këtë
R e n d d i t e
KONSULTIME PËR MARRËVESHJE PËR VEPRIME TË PËRBASHKËTA TË SUBJEKTEVE POLITIKE SHQIPTARE NË DRITËN E LIGJIT TË RI ZGJEDHOR, NË PRAG TË ZGJEDHJEVE TË PARAKOHSHME PARLAMENTARE DHE SITUATËS AKTUALE SHOQËRORE, EKONOMIKE E POLITIKE
Mbledhja do të mbahet, të premten, më 20. 07. 2012, në sallën e Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Ulqin. Mbledhja fillon në orën 17:00.
Propozoj që secili subjekt të marrë pjesë deri me dy përfaqësues.
Në Podgoricë, më 17. 07. 2012 Mehmet BARDHI
Ftesa u dërgohet:
- Lidhja Demokratike në Mal të Zi, Mehmet Bardhi
- Unioni Demokratik i Shqiptarëve, Mehmet Zenka
- Forca e Re Demokratike, Nazif Cungu
- Iniciativa Qytetare, Vasel Sinishtaj
- Alternativa Shqiptare, Gjergj Camaj
- Partia e Prosperitetit Demokratik, Ali Rexha
- Bashkimi Demokratik i Shqiptarëve, Ali Doda
- Perspektiva, Amir Hollaj
- Partia Demokratike, Fatmir Gjeka
- Këshilli Nacional i Shqiptarëve, Tahir Tahiri








20/07/2012 at 19:43
Po kjo ftesa e zt.Bardhit eshte ne rregull sikur te kish treguar noj rezultat ne te mire per Shqiptaret ne MZ. Po sa mendon Bardhi te jete kryetare i LD ne MZ, per tere jeten. Kjo eshte e turpshme qe 20 vite kurrfare rezultateve si- Fidel Kastro dhe me flet per demokraci. Ia lesho dikuj ma te ri ne LD se jemi lodhe me metalitetin Ballkanik te “LIDERVE”
07/09/2012 at 06:06
zt Bardhi juve e kini ni detur te shtir se pse mos kjoshi antishqiptar e pro shkja asht shtir me kalzua rezultate te mira juve bardti vachdoni si deri tash se ju ekini kalzua veten si shqiptar i mir aht kolaj me kritikua por ata ci u kritikojn vec e kalzojn veten se cka jan juve bardhi munta kqurni veten ne pasqur pa u trupnua u dishroj cdo te mir u lutem mos naloni punen tuoj se uqini me rrethe malsia kosova e shqipnia u njohin si burr te mir patriot e shqipttar te nershim urime e cdo te mir ne jeten tuj