Biblioteka e Tuzit pasurohet me libra shqip (Foto + Video)

medium_IMG_8223Iniciativë e mirëpritur, në një datë të bekuar!

Tuz, Malësi (7 mars 2015) – Sot, në ambientin e Bibliotekës publike të Tuzit, pikërisht në Festën tonë Kombëtare të 7 Marsit, Ditës së Mësuesit, u zhvillua aksioni për grumbullimin e librave me qëllim të pasurimit të kësaj biblioteke me libra në gjuhën shqipe.

Iniciatorja e kësaj fushate, Enisa M. Gjokaj u shprehë më së e kënaqur me aksionin i cili do të ndikojë ndjeshëm në pasurimin e bibliotekës me libra në gjuhën shqipe. Ajo falënderojë donatorët nga Kopliku – Malësia e Madhe, Tirana, Prishtina, Peja, Tetova, Shkupi, Ulqini si dhe ekipin i cili ndihmoi në realizimin e kësaj fushatë; Liridona Sinishtaj, Aldita Dukaj, Teuta Gjokaj dhe bashkëshortin e sajë Hysein Gjokaj.

Në aksionin e zhvilluar sot ishte prezent edhe Zv. Ambasadori i Shqipërisë në Podgoricë, z. Elvin Islamaj, i cili dorëzoi një numër të konsiderueshëm të librave, si dhe Kryetari i Shoqatës Patriotike “Malësia e Madhe – Nderi i Kombit” nga Kopliku i Malësisë së Madhe z. Sytki Ndrecaj i cili gjithashtu dorëzoi rreth 100 libra.
Të pranishëm ishin edhe publicisti Ndue Bacaj, gazetari nga Kopliku Gezim Vuçaj, punonjës të arsimit dhe qytetarë dashamirës të librit shqip.
Nga grupi letrar Jehona recituan Liridona Dukaj dhe Ermina Palaj.

Sipas fjalëve të organizatorëve, gjatë kësaj fushate janë grumbulluar rreth 600 libra në gjuhën shqipe, kurse pritet që ky numër të rritët në një mijë.

“Dëshiroj të falënderoj donatoret e shumtë të cilët na dhanë mbështetje, duke filluar nga dashamirësit e librit dhe ekipin që e mundësoi këtë fushatë, Liridona Sinishtaj, Aldita Dukaj. Teuta Gjokaj dhe bashkëshortin tim Hyseinin. Një falënderim të veçantë udhëheqësve të fushatës në Pejë – Bekim dhe Azra Lajçi, në Prishtinë z. Jakup Krasniqit, Gazeta Epoka e Re dhe Libraria Buzuku. Në Tiranë kunatin tim Nusretin, Artën dhe familjen e saj, Dorian Koçi, Blendi Fevziu dhe Besnik Mustafaj. Kryetarin e Shoqatës Patriotike Malësia e Madhe z. Sytki Ndrecaj dhe Ecovolis. Në Tetovë – Bibliotekën e Qytetit, z. Bardhyl Mahmuti, poeteshën Sadije Aliti, Altrim Bajrami dhe mësuesen Shpresa Sinani., gjithashtu dhe fondacionin Dauti Comerc në Shkup. Në Ulqin librarin Arti z. Gazmend Çitaku. Dhe në fund I falënderoj bashkëqytetarët e mijë që kontribuan në Malësi”, u shprehë Enisa M. Gjokaj.

“Biblioteka posedon 6 mijë ekzemplar në dy gjuhë me tituj të ndryshëm, por më së shumti ka beletristike. Romane tregime, poezi, drama. Dhuratë librash më së shumti kanë dhanë nga Kosova Maqedonia, Shqipëria, Ulqini e deri me sot shumë pak nga Malësia. Nga fushata e grumbullimit janë dhuruar 600 libra”, sqaron bibliotekistja Lulë Nikprelaj.

Biblioteka e cila gjendet pranë QKI “Malësia” është bibliotekë paralele e asaj të Podgoricës. /MALESIA.ORG/


medium_IMG_8227 medium_IMG_8228 medium_IMG_8231 medium_IMG_8247 medium_IMG_8251 medium_IMG_8262
medium_IMG_8238medium_IMG_8257medium_IMG_8259medium_IMG_8261 medium_IMG_8266