Bisedimet e fshehta me Malin e Zi i paralizuan shqiptarët e Amerikës

lek-lulguriIsh deputeti shqiptar në Parlamentin e Malit të Zi Lek Lulguri (Lekë Lulgjuraj) e dekonspiron lojën e ndyrë të pushtuesit malazez që po e përdorë për të propaganduar përmes mashave të veta shqipfolëse në SHBA.

Në Mal të Zi flitet shumë për një gazetë shqipe të kontrolluar nga qeveria e cila deklarohet se është ndarë nga Pobjeda dhe në politikën e vet redaktuese ka për qëllim hipnotizimin e shqiptarëve përballë procesit të asimilimit dhe shfarosjes së faktorit shqiptar në trojet e pushtuara nga Mali i Zi.

Në një prononcim të Lek Lulgurit për opozita.com thuhet:

“Mali i Zi bën politikë,të cilën shqiptarët e mjerë nuk ë kuptojnë,por na qesin sa e sa herë për krye ujit pa e pirë. Gazeta “Koha Javore” ishte disa herë para shuarjes, por falë angazhimit të partive shqiptare ajo mbeti në këmbë. Ishin kërkesat e tyre të vazhduashme që ajo të ndahet nga Pobjeda dhe të financohet drejtë për drejtë nga shteti,ku Kuvendi Republikan nuk kishte tjetër rrugëdalje.
Diaspora shqiptare nga Mali i Zi organizojnë disa demonstrata të fuqishme kundër udhëheqësisë më të lartë të atij shteti sllav dhe anti-shqiptartë cilat atyre nuk u konvenojshin dhe nuk u shkojshin për shtati, e sidomos Gjukanoviqit dhe Krivokapiqit.
Diplomacia malazeze nëpërmjet ambasadorit Darmanoviq dhe disa “lobistëve” shqiptarë organizoi në Washington në zyrën e kongresmenit Eliot Engel takimin me Gjukanoviqin,edhe ata fill mbas demonstratës që ju bënë me rastin e takimit të tij me zëvendë-presidentin Biden.

Qëllimi i këtij takimi në Washington dhe i atij më vonë në konsullatën malazeze në New York me kryetarin e kuvendit Krivokapiq ,ishte zbutja e diasporës, kthimi dhe bashkëpunimi i tyre me organet shtetërore malazeze me të cilën ata fituan legjimitetin e plotë para bashkësisë ndërkombëtare e sidomos asaj evropjane se edhe shqiptarët e Amerikës i paskan me vete, dhe simbas politikës së tyre meritat kryesore për financimin afatgjatë të kësaj gazete duhet me ja mbështetur shqiptarëve në Amerikë. Dhe nuk është aspak me u çuditur që 10 shoqata nga Mali i Zi që veprojnë në Amerikë kësaj here nuk do ti organizojnë demonstrata delegacionit të Malit të zi me në krye Krivokapiqin me 5 Shkurt 2015 në Washington,DC si rezultat i këtyre bisedime të fshehta. “

Lek Lulguri para shumë vitesh themeloi Lidhjen Demokratike të Shqiptarëve në Mal të Zi dhe ishte deputet në parlamentin e këtij shteti ku cilësohet si kundërshtari më i ashpërt i pushtuesit malazez. Për këtë arsye u detyrua të emigronte në SHBA.Mirëpo dinamikën e veprimtarisë së tij kundër Malit të Zi e vazhdon në të njëjtin ritëm.

Kohëve të fundit redaksia e opozita.com ka pranuar shumë informata për organizimin e shqiptarëve të Amerikës me prejardhje nga trojet që aktualisht janë të pushtuara nga Mali i Zi. Në informacion thuhej se është thirrur një protestë paqësore para vendit ku mbahen lutjet e mengjesit në Washington, DC. Mirëpo, kjo nismë e shoqatës Malësia e Madhe nga Michigan nuk u përkrah nga shoqatat që veprojnë në New York.

Në muajin shtator 2014, të udhëhequr nga një veprimtar kontravers Cafo Bogaj në New York i cili shquhet për lidhjet e tij me qeverinë dhe opozitën e Malit të Zi, disa shoqata që veprojnë në New York patën një takim të fshehtë me kryetarin e parlamentit malazez z. Krivokapiq. Duke e ditur se ai do të jetë present në lutjet e mëngjesit në Washington, DC të gjitha shoqatat që kishin lidhje me të e refuzuan pjesmarrjen në këtë protestë për të cilën ishte nxjerrur leja në emrin e veprimtarit Nikollë Gojçaj i cili jeton dhe vepron në Michigan.

Lekë Leci
Lekë Leci

Kryetari i Shoqatës Malësia e Madhe në Michigan, Lekë Leci deklaroi se “herave tjera do t’I mbajmë protestat kundër Malit të Zi edhe nëse nuk na përkrahin ata që janë të ndikuar nga Gjukanoviqi dhe Krivokapiqi sepse gjendja e shqiptarëve në ato troje të pushtuara është shumë e rëndë dhe ne duhet të punojmë në të gjitha mënyrat për ta ndalur diskriminimin e tyre.”

Opozita.com

16 Comments

  1. Prshndetje Lek Lulguri shum artikuj ci po i shkrue jan te verteta me diten ci u arratise prej Malsiet hala ni Shqiptar nen mal te zi nuk pat gucim e zemer si ti Lek kur ishe Deputeti i Malsis ne Parlamentin e Malit te Zi me i ba kurr kushi liderat e Podgorices e me kerkue drejtat tona ✊

    • L L po fut percarje dhe me keto sjellje te tije po kryen sherbimin e agjenturave te Malit te Zi. Eshte met si nje qyqe e vetmuar dhe ja qe facebook na e bani te famshem. Me vije keq qe ky si nje burr tani plak i malsis dhe me ndihm sociale nga shteti amerikan, ne vend qe te bashkoj vllezrit (po nuk i shkon kush mrapa) e vet sebashku me nja15 patriota te facbookut me shit pollavra popullit. Te merresh me rresna se si po merret nje malsor asht jo burrni dhe tradheti kombetare. Po cka bani ky zotri per trojet e veta konkrete e pollavra e ofendime. Te gjitha se cka i thot jan rrena dhe fabrikime te nje spiuni malazias TURP per ket burrec

  2. Eshte me se e cuditshme pse nuk ka protesta nga shqipetaret Po ne vend ku ndodhe akti qe eshte, Po ne vendin Am ku ndodhin trazira.
    Por jo duhet ata qe shkojne ne shtet te huaj qe kan me se Pali nga 3 4 mije dolla ne muaj Dhe jan gjithmon bark ngir …
    Ok mbase Dhe u paralizuan nga amerika
    Por mos guxon ti perluesh politikant te cilet ne vend te vet e mbajten pushken Dhe vajten ne dyluftim, qe ne shpi kthehen me koke larte edhe nese nuk paten 50 lek me ble nje buke per tja cuar familjes vet.
    Eshte e leht te luftosh kunder nje ekrani e pak me veshtire ne perballje te drejt per drejt

    Ne perballje me egzistencen e vet Dhe familjes vet

    Gjith te mirat me rrespekt
    AGAMEMNON

  3. Kjo nuk asht gja e re as befasuese. Ish jugosllavia dhe tash mal i zi i kane pase dhe i kane agjentet (shqiptar!) e vete per me shkatrrue shqiptaret. Diaspora ka kontribue dhe kontribon por nji proteste e vogel ne podgorice do te ishte ma me randsi se keto qe bahen neper prendim.

  4. Rrofshi te ty Lekat. Ai I Lecit dhe Ai I Gurit. Kesi herojsh kombetare I duhen Malesise. Ne vendelindje dhe ne diaspora. Njeri per bashkim kombetare, tjetri kryetar i Akademise te shkencave te fisit te Hotit. Akademija e shkencave dhe Bashkimi kombetare te dyja ne Detroit. Njeri na Mayer’s, tjetri ne Restoran. Dikur ne Vitoje dhe ne Marshime te brigadave te punes. Dikujt ju ckyen cizmet dhe tjetrit ju kuqen faqet.
    Perpara Malesi. Edhepse me darke falas, nese present do ishin kene kater Palushaj nga 10 mije dollare, nuk ishte dashte kush tjeter.

    Urime Malesi ne Opozita.com. E dijme se na nevoiten par dollare. Per te vazhduar emisionin.

    • O ti FUSHA e sorrave, mos ja fut kot se L L nik e ka asnje antar dhe nuk i shkon mrapa as familja e vet e la ma Malesija se Malesija ka BURRA qe ta dridhin venin e jo nje pllavraxhi si ky agjent u Jugosllavis se Titos…..
      Ky njeri asht i damshem dhe antishqiptar me trego ti FUSHA E SORRAVE cka na paska bere L L per Malesin . Rezultati dihet: ASGJA

  5. Une mendoj se cdo person qe e quan L L s eshte vet s dhe kurrkushi. L l ka legjitimitet te kerkoj qe te org protesta.
    Nen 1 sepse eshte ish deputet, nen2 eshte perfaqsuas i shoqates Malesia e Madhe.Te kerkoj org i protestave, dhe aio qe thot ne lidhje me anulimin e protestes eshte shume e vertet.
    L L eshte nje atdhetar i paster, por ama ka pas raste qe ka bere edhe gabime, kjo noshta per arsye se nuk eshte kshillua me njerzit qe i njohin gjanat, dhe qe kan tituj shkencor dhe merren vesh se si funksionon politika lokale e me gjer.
    Ketu kushdo qe te shkruaj, nje artikull nuk del i pa sham. sepse jane malsor ata qe lexojn e komentojn e dihet se na jem pak inaxhor e nga inati i madhe bejm komente negative, edhe aty ku thuhen gjera pozitive.

    • O vedhau im Lek pse ky shkrim, pse cka eshte objektiva e tij??? Per bese sja ke qedhua forte kesaj pune dhe me shkrime si kjo vetem i bene dem me se shumti vehtes e ateher edhe ceshtjes shqipare te popullit tone ne Mal te Zi. Ti ke met ne ate modin e dikurshem kur fjala ishte si gjyle topit e te thuajshe dicka eshte e madhe se shumica skishin guxim te flisnin sit. Por sote more Lek fjalet jane lire, e kane peshe teper te vogel ne krahasim me kohen tende. Pra dikur te kokoriseshe ishte pune e madhe se nuk kokorisej kush a sote po u kokorise kot eshte marrezi por tani duhet te prodhosh per te kene dikushi. Nuk e di se pse fajson njenin e tjetrin, ti je udheheqes i deges se Shqiperise Natyrale e nuk organizove asni protest e asnisend deri sot. A thua se te ndaluan edhe ty Malazezet? Para se te bejsh me gisht prej tjereve more Lek shiqoje vehten ne pasqyre ne sy se dvet se cka po ban ti, e apo ben mire a po jo. Mos u ngut bre burre me etikua njerez e organizata se per zotin e zhyt vehten aq shume sa pese centa vlere nuk mbet ne ty.

    • Une mendoj se ti 007 te vish ne Amerike e te na organizosh protesta por mos e harro flamurin Malazez. LL nuk eshte asnifar perfaqesuesi i Sh M M mose je ti fisfiriqi qe e quan vehten eksperte i te drejtave nderkombetare. Ku e more tane ket ekspertedhek kaq shpejte he mosozot ma keq po si i qorron njerzit keshtu mendja e madhe e zdine te mendojne.

  6. Gjume letaragjik dimeror! pushke te lagura po na dalin keto shoqata atdhetare te New Yorkut. Jane veshur ne pizhame e i ka kape semundja e gjumit – somnabul. Me shtatqind dreqen! demostratat leni per neser, s,dihet c,sjell nata?
    Lek Leci e lek Lulgjuri, valle a thoni se keta xhevahiret e New Yorkut po behen ura e dikujt? …….servilizem, paraja e huaj e shkreta me shite vellaun tend.

    • O sa i pa moraleshem mundesh te jesh, si nuk te vije TURP te merresh me rrena. Burri duhet ti argumentoj gjerat e jo si nje grua e keqe te kokoriset pa kurrfar konarit. Asht marri e jo njerzi kur dikush qe ka pak vlere njerzore te nalet e emndoj se cka asht ka flet e jo e gjun fjalen si lopa baglen. Po a dini o ju te gjor e koka te boshatisura dhe se a kupton termi tradhetar. Mos njellosni burrat ma te mire te diaspores se do merrni mallkimin e zotit. Ju spiun te Gjukanoviqve e krivokapiqve ju LLLLL

      • @Asdreni – ti po i nencmon femnat ap jo? Mos e fole ate ne sy te Merkel se te ha dreqi:)

  7. Sidoqofte, perfaqesit e shoqatave te Diaspores treguan profesionalizem dhe maturi ndaj sulmeve te Lekes dhe disa idhtareve te ti.

    Parimisht, shumica ashte ne te drejt!

    • vetem syreti 20 vjete ma i ri kallxon shume per gurin. jo i sakt.
      ky e ka shoqaten e tije, pse nuk ban ai por mson tjert cka me ba.
      ashte shtir me e marre vesh kete matuf. belda ky e ka problemin qe shume e kane kur plaken. por hamadreq edhe kur a ken i ri jekshtu a kene vec tue bertite ci edhe veshmadhit ja ka kalua,

  8. MOS E PERMEND VITOJEN SE MUND TE NA DHIMBI KOKA. SA PER KONTRIBUT UNE PREJ KOSOVES, BAVARIS , FRANCES E NEW YORK KAM KONTRIBUA AQ SHUME SA KISHA ME TA BELE KARABUSHKO POLJEN ME DIJTE SE TI NUK E SHET PRAP. E MUA ME ISHTE DOKET TYRP ME TRADHETI ME NDEJTE NE STOL TE NJE AVOKATI ME TE NJOHUR SHQIPTARE NE SHBA QE TASH E PAR KA MYSAFIR NE SHTEPI KONGRESMAN DHE SENEATOR. PLUS ASHT KUSHRINI I DED GJON LULIT. POR AJO ASHT DETYRA E SEKLETARIT. E SA PER PALUSHAJ KAM THANE QE TE KISHIN DHANE 4 VETE SA NJE PALUSHAJ TI KISHE MUJTE ME HANGER NE ATO DARKA FALAS DERI SA TE VDEKESH.

  9. kunder malit te zi duhet protestuar ne xhdo koh dhe ne xhdo vend qe tna ipet rasti

Comments are closed.