Boks: Nuri Seferi i papërmbajtshëm, mposht edhe Perdomon

Nuri SeferiNuri Seferi vesh kuqezi Arena Halle të Berlinit, duke i shtuar një tjetër fitore gjerdanit të tij të sukseseve.

37-vjecari arriti suksesin e 35 të një karriere vërtet për tu admiruar duke mposhtur me vendim unanim të jurisë 36 vjecarin nga Venezuela Gysmur Perdomo në një mbrëmje ku spikati krenaria kombëtare.

Ishim të shumtë shqiptarët në Union Halle të Berlinit me Tajsonin Shqiptar që nuk i zhgënjeut jo vetëm me performancën në ring por dhe me shpalosjen e ndjenjave kombetare me flamurin kuqezi mbi supe e hartën e Shqipërisë etnike të stampuar në uniformë. Seferi e filloi mirë që në raundin e parë ku edhe pse normalisht sekondat e para dy boksierët preferuan të studionin njëri tjetrin. Gjithsesi dominimi i Seferit erdhi në rritje konstante në raundit e dytë ndërsa në të tretin e vuri Perdomon me shpatulla jo pas murit por pas litarëve, duke ndezur brohoritjet e tifozëve shqiptarë në arenën berlineze. Presioni i Seferit erdhi duke u shtuar në raundin e pestë kur lodhja te kundërshtari amerikano jugor ishte evidente dhe boksieri nga Gostivari për pak sa nuk arri ta hidhte knock out.

Presioni i Seferit erdhi në rritje duke guxuar gjithmonë më tepër, deri në raundin e tetë kur venezueliani i vetëdijshëm për inferioritetin deri në atë moment u përpoq të përmbyste gjithshka duke u bërë më agresiv, një situatë që zgjati pak sekonda me Perdomon që ishte carë në nofullën e majtë. Në sekondat e fundit Seferi tendosi dhe një sulm të fundit ndërsa gongu final erdhi bashkë me brohorimat e shqiptarëve për Nuri Seferin që morri pa asnjë hezitim dhe vendimin unanim për fitoren nga juria, me një paraqitje vërtet të mirë që ngjall krenari në kombëtare të ngjyrave kuqezi anembanë botës./aSport/MALESIA.ORG/