Botohet romani “Hisja e Gjergj Kastriotit” nga Martin M. Bojaj

Hisja e Gjergj Kastriotit - Martin M BojajGjatë gjithë jetës, ne ruajmë informatat e mbledhura nga përvojat dhe përpiqemi në një farë mënyre tu japim kuptim. Kur ne nuk jemi në gjendje që plotësisht të kuptojmë gjërat që ndodhin në jetën tonë, ne shpesh e hedhim jashtë këtë informacion. Duke bërë këtë, ne jemi duke i ofruar vehtes një perspektivë të ndryshme, duke i dhënë vehtes leje që të mendojnë më qartë rreth ngjarjeve dhe emocioneve të vështira ose shpesh herë hutuese. Arti është një nga mënyrat në të cilat njerëzit zgjedhin të mishërojnë mendimet e tyre.

Brenda artit, mënyrat e shprehjes ndryshojnë, por romanet janë një mjet shumë i fuqishëm me të cilin njerëzit mund të ndajnë nganjëherë koncepte konfuze, nganjëherë krejtësisht të qarta dhe ndjenjat me të tjerët. Qëllimet mund të jenë drejtuar në një gamë, si: artistët mund të duan thjesht të ndajnë diçka që ka prekur jetën e tyre në një farë mënyre, ose ata mund të duan të marrin ndihmë për të qetësuar ankthin apo pasigurin. Romani »Hisja e Gjergj Kastriotit « është nga çdo pikë e spektrit: temë, qëllim, ngjarje apo emocion i imagjinueshëm. Disa rrezhda do të flasin për lexuesit e caktuarë më shumë se të tjerët, por është gjithmonë e rëndësishme që të mbahet në mend se çdo verzion është zëri i artistit, i një mendje që ka nevojë të ndjejë këtë botë, e një zemëre që ndjen efektet e çdo moment në jetën e kësaj bote, dhe ndoshta të një kujtese që po përpiqet të mbesë mbi sipërfaqe. Megjithatë, duke kujtuar të djeshmet tona i jepin lindje formave tona të shumta të shprehjes.

Romani është botuar në shtëpinë botuese Botimet Enciklopedike në Tiranë, Ministria e Kulturës, Rinisë e Sporteve, Republika e Shqipërisë, nga drejtori i saj i përgjithshëm, profesor Arben Xoxa. Kjo shtëpi botuese në organikën e saj përfshin mbi 100 bashkëpunëtorë nga të gjitha fushat e kulturës, arsimit dhe shkencës shqiptare. Që nga dita e krijimit të saj (1991) ajo ka botuar mbi 300 tituj nga studiuesit më në zë të institucioneve shkencore dhe universitare, libra  informativë, botime nga historia dhe traditat kombëtare, metoda për mësimin e gjuhëve të huaja, fjalorë të shumëllojshëm, manualë për specialistët dhe profesionistët, letërsi artistike nga autorë shqiptarë dhe të huaj. Personalitete të shquara i kanë dhënë shtëpisë botuese Botimet Enciklopedike të drejtën ekskluzive të botimit të të librave të tyre në gjuhën shqipe.

Dukuria thelbësore që mbizotëron në këtë roman është fakti që rryma filozofike e determinizmit shpaloset përmes institucionit të Besës shqiptare. Besa te shqiptarët nuk kuptohet thjesht si një fjalë e dhënë dhe e mbajtur, por edhe si armëpushim sipas kanunit, si besnikëri, mbështetje, siguri e sa e sa elemente të tjera që respektohen me përpikëri qoftë nga shqiptari kundrejt shqiptarit, qoftë nga shqiptari kundrejt armikut e mikut të huaj. Dhënia e Besës është aq e rëndësishme, saqë ai që e jep atë, kur është burrë i qëndrueshëm e i pathyeshëm moralisht, është në gjëndje të humbasë gjithçka për të mos e thyer!

Kjo përbën edhe idenë filozofike të romanit.

Me pak fjalë, Besa përcaktohet në roman si “fuqi morale e teorisë dhe e vetëmohimit”, që vështirë se mund të kuptohet nga popujt e tjerë, e që vështirë se e gjejmë te ndonjë popull tjetër.

Duhet theksuar se Besa, në vetvete përmban disa parime të pashmangshme moderne, që luajnë një rol shumë të rëndësishëm edhe në trendin e normave juridike aktuale perëndimore, si ato që rregullojnë ekonominë e tregut, ashtu edhe ato që lidhen me kodin civil, kodin penal e deri te të drejtat e njeriut.

Hisja e Gjergj Kastriotit - Martin M Bojaj 2Romani në fjalë shpalos ngjyrat e thekshme dhe sakrificat e skajshme të mbajtjes së Besës, të asaj Bese dhënë Atit të vet nga një djalosh malësor, që u betua se do të sillte në shtëpi diplomën e universitetit, përderisa fati i tij ishte i determinuar: “artisti më i madhë i gjithë kohërave, por pa diplomë univerzitare” shkruhej në librin e madhë, ku ishin të shkruara fatet e të gjithë njerëzve. Kjo ishte ëndra e Atit të tij, por, nga çasti kur u bë pjesë e Besës së djaloshit, u kthye në një detyrim moral të pathyeshëm, që udhëhiqte veprimet e tij.

Janë zgjedhjet e personazhit në roman që i japin fizinomi dhe karakter Besës. Éshtë ai që zgjedh a do të jetë e mira e vet dhe e Atdheut të vet; është ai që zgjedh nëse duhet të besojë që fati i tij është i shkruar/determinuar apo jo! Me një fjalë, jemi Ne që zgjedhim jetën tonë, fatin tonë!

Romani është shkruar me një stil ku mbizotëron naracioni filozofik dhe ku ndërthurret në mënyrë të spikatur lidhja midis traditës dhe modernes në pikpamjen historike, filozofike, psikologjike, por edhe në atë estetike.

Publikimi i këtij romani është kulmi i përpjekjeve të shumë individëve: redaktorë, redaktorë asistentë, grafik dizajnerë, artistë, administratorë, zyra që kanë kontribuar në prodhimin e këtij romani. Unë jam mirënjohës për ndihmën dhe mbështetjen tuaj.

Martin M. Bojaj