Bratilë, përkujtohet 6 Prilli (foto+video)

medium_IMG_5289Tuz, Malësi (06/04/2014) – Sot në Bratilën e Deçiqit legjendar u organizua shtegtimi nga LDnëMZ për nder të 6 Prillit, datës së Kryengritjes së Malësisë.

LDnëMZ organizon tanimë plot 23 vite që nga formimi i saj shtegtim për në Bratilë, për tu bërë homazh heronjëve Malësor dhe për ti nderuar ata.

Në Bratilë ishin poashtu të pranishëm edhe Shoqata Kulturo Artistike “Dedë Gjo Luli” dhe disa anëtarë të kryesisë së Alternatives Shqiptare.

Fjalën hyrëse për tu dëshiruar mirëseardhje të pranishmëve e mbajti Fran Dedvukaj, ku edhe ftoi që të mbajë fjalimin e rastit anëtarin e kryesisë së Degës së Malësisë së LDnëMZ z.Prëlë Ujkaj.

Në fjalim Prelë Ujkaj foli për aktivitetet që LDnëMZ i shënon vit pas viti për datat e rëndësishme kombëtare dhe rajonale, poashtu i falënderoj të gjithë të pranishmit dhe anëtarët, simpatizantet e këtij subjekti politik duke theksuar:

“Unë si anëtarë i ri i kryesisë së degës së Malësisë të LDnëMZ e ndiej veten afër me qëndrimet dhe hapat që subjekti jonë ndërmerr dhe i mban. Nder të tjera ia vlen të ceki se vite me rrallë jemi organizator i tubimeve të ndryshme dhe shënimin e datave historike, nder të cilat për 23 vite me rrallë që nga formimi i partisë bëjmë shtegtimin në Bratilën legjendare për ti nderuar dhe lavduar heronjtë tanë kombëtarë me të cilët Shqiptarët kudo që ndodhen krenohen. Dhe që meritojnë të ju bëjme homazhe sepse dhanë shumë për Malësinë dhe mbarë Kombin Shqiptarë!”

U fol edhe për historinë e datës së 6 Prillit : “Është tentuar që kryengritja të shpallet si një luftë pro-malazeze, sepse qeveria e atëhershme malazezët u paska dhënë do armë malësorëve dhe se në kryengritje merrnin pjesë edhe shqiptarët që jetonin nën Mal të Zi, por, edhe dëshirës së knjazit, që Kryengritja të ketë këtë karakter, iu dha shqelm me faktin se malësorët nuk pranuan të luftojnë nën flamurin e tij, dhe se në Bratilë u valvit shqiponja dykrenare dhe jo trobojnica malazeze.”

Në fund të fjalimit z.Prelë Ujkaj ftoi gjithë të pranishmit që të marrin pjesë në protestat paqësore që i organizoi FDI , me përkrahje të LDnëMZ dhe poashtu akuzoi regjimin Malazez për politika jo të drejta antishqiptare dhe mosplotësimin e të drejtave elementare të popullates Shqiptare në Mal të Zi :

“Kemi vendosur të përkrahim Protestën Paqësore që e Organizon Forumi Demokratik për Integrim kundër politikës antiShqiptare që qeveria e hajdutëve po e bën ndaj Shqiptarëve, kështu që ju bëj ftesë qe të gjithë këtu të pranishmit në ora 14:00 të shkojmë para Komunës dhe ti themi MJAFT njëzëri këtij regjimi.” –ishin fjalet e anëtarit të ri të LDneMZ të degës së Malësisë.

Si dhe viteve tjera, pinjolli i shtëpisë së Dedë Gjon Lulit, Martin Kola Dedvukaj shtroi koktei për të gjithë pjesëmarrësit.

Albert Camaj

medium_IMG_5267medium_IMG_5285 medium_IMG_5289 medium_IMG_5294 medium_IMG_5295 medium_IMG_5301 medium_IMG_5302 medium_IMG_5305 medium_IMG_5309