Breshëri shkatërron prodhimet bujqësore në Malësi

bresheri-bujqesiKanë mjaftuar vetëm disa minuta që puna dhe investimet e një viti të kryera në bujqësi nga banorët e fshatrave Nënhelm, Koderbudan dhe Sukruq të shkojnë dëm nga breshëri. Breshëri i natës së kaluar ka dëmtuar të gjitha prodhimet bujqësore, si domatet, specat, shalqi, rrush, grurë, misër etj.

Kryetari i shoqatës së fermerëve të Malësisë Smaj Çunmulaj shprehet se në 60 vitet e tij nuk kishte pas rast të shohin breshër të tillë.

Kjo nuk është hera e parë që prodhimet bujqësore në këto fshatra të dëmtohen nga kushte atmosferike.
Prodhuesit shprehen se nuk presin dëmshpërblim nga shteti, pasi as deri me tani nuk i ndihmuan asnjëherë.

Një prodhues nga fshati i Nënhelmit sqaron se breshëri i ka shkaktuar dëme të mëdha, rreth 25.000 euro. /MALESIA.ORG/

bresheri-bujqesi 02 bresheri-bujqesi 03bresheri-bujqesi
bresheri-bujqesi-5bresheri-bujqesi 04