CAS i jep 3 pikët Shqipërisë për ndeshjen ndaj Serbisë

tifozetDrejtësi më në fund për Shqipërinë. Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë i dha Shqipërisë 3 pikët në tavolinë për ndeshjen e ndërprerë me Serbinë, duke bërë drejtësi për ngjarjet e Beogradit.

CAS publikoi në orët e para të kësaj të premteje vendimin duke i dhënë fitoren 3-0 në tavolinë Shqipërisë.

Pas këtij vendimi, Shqipëria ngjitet në vendin e dytë të grupit, me 10 pikë.

Kryeministri Edi Rama e përshëndeti këtë vendim me anë të një postimi në Twtter: “Supeeeer! Ja ç’ domethënë drejtësi europiane! 3 pikë për Kombëtaren kuqezi në Beograd!!! /MALESIA.ORG/