Portali MALESIA.ORG » Diaspora

Kur bënë dasëm malësori – ndizet vendi !
Beqir SINA, New York

Mbi 800 veta në dasëmën e Dedvukajt – stërnipit të kryetrimit DedGjoLulit

NEW YORK CITY : Në Detroit dhe New York, ku jetojnë edhe pjesa më e madhe e komunitetit shqiptarë, atyre që kan emigruar nga Malësia në Amerikë, dasëmat e malësorve bëhen madhështore. Dasëma më e vogël tregojnë shqiptarët e Amerikës, e malësorëve, ka të paktën 500 vetë, dhe, më e madhja mbi 1500 vetë. Kjo, është një traditë e kahershme e këtyre malësorëve, të cilët këtë gëzim e hare, në çdo mënyrë duan t’a ndajnë me të gjithë farefisin e tyre, miqt, shokët e dashamirët.

Dasëmorë nga te gjitha trojet shqiptare nuk mungojnë në këto dasëma dhe gazmende, ndërsa nuk ka dasëm malësore, pa bajrakun siç e quajn ata flamurin kuq e zi. Në çdo dasëm në ballë të saj – qëndron flamuri Kuqezi dhe ai Amerikan, të cilin e mbajnë dy djelmosha veshur me kostume popullore të kësaj treve. Pastaj hynë çifti i ri i shoqëruar nga çifitet e reja të veshura bukur dhe plot shije, mes këngëve e valleve dhe fëmijëve të luleve.

Një miku im në këtë dasëm, më tha : “Nese jeni të interesuar të mësoni më shumë rreth dasëmave te malësorve, për të parë një festë martesë të vërtetë, ashtu siç mund të keni dëgjuar, urojë që t’ju bie rasti të jeni i ftuar në një mundësi të tillë të mrekullueshme, si kjo e dasëmës, së djalit të Kolë Mirit, dasëm tipike e malësoreve.”

Dasëma – Malësore, nisë qysh nga zbukurimi me simbolet kombëtare të shtëpisë, pritjen nga të zotët e dasëmës, prej tek porta, gostitjen sipas zakoneve, e rite të tjera ku çdo gjë është shqiptare. Festa martesore vazhdon me ceremoninë fetare, e cila mbahet në ambjentet e Kishës, në Altar, aty ku bëhet bekimi dhe kurorëzimi i çiftit. Natyrisht, që çdo gjë kulmon në mbrëmje zakonisht, duke e ndezur më në fund lokalin – ku mbahet dasëma . Të zotët e dasëmës janë ata që do të bëjnë, me respektin që tregojnë, ndaj çdo mysafiri, tavolinë më tavolinë, të kalosh çastet më miqësore dhe më të gëzuar të jetës suaj.

Çka pa dyshim do t’ju lë një kujtim të çmuar, për ju dhe të gjithë mysafirët e kësaj dasëme. Guzhina dhe menuja janë të zgjedhura sipas traditës, ku nuk mungon mishi i pjekur në hell, mezeja e bollshme dhe rakija e bërë vetë. Këngë e valle popullore të kësaj treve, ku dallohen këngët kushtuar heronjëve dhe ato të kreshnikëve të këtyre anëve, ose ngjarjeve të rëndësishme kombëtare, të gjitha së bashku plotësojnë ambjentin e hareshëm, gazmor e festues të kësaj feste martesore, dasëmen mbresalënse.

Mirëpo, ngaqë çdo dasëm shqiptare, sidomos këto që bëhen këtu në diasporë, ka edhe të veçantën e saj – e vogël apo e madhe qoftë ajo, nga Veriu, Shqipëria e Meseme apo Jugu, janë dasëma tradicionale shqiptare, që të kënaqin zemrën.

Kurse, Dasëma e Dedevukajve, lidhet edhe më atë të tragjedisë së 11 shtatorit 2001, ngjarje, e cila kjo tashmë, është kthyer në shpresë dhe frymëzim për brezat e tjerë, mbasi 11 Shtatori 2001, është bërë simbol i bashkimit, dinjitetit dhe krenarisë, së çdo qytetari në SHBA.

Djali i Marash Kolë Mirit, Simon Dedevukaj – stërnipi i kryetrimit DedëGjoLulit, i cili udhëhoqi kryegritjet e para për pavarësinë e Shqipërisë, është një nga tre heronjët shqiptarë që vdiqën më 11 shtator 2001.

Ai, vdiq në moshën 26 vjeçare, duke u bër një prej viktimave të sulmit terrorist,12 vjet më parë, teksa po punonte në katin e 95- të, të Kullës veriore në Qëndrën Ndërkombëtare të Tregëtisë , tragjedisë, ku humbën jetën afro 3 mijë njerëz të pafajshëm. Në ndërkohë, që të shtunën familja Dedvukaj, në New York, pas atij kumti – 12 vjet më pasë, pati një gëzim të madh – martoi me një dasëm të madhe, djalin e tyre – Kolë (Calin) Dedëvukajn .

Vatë Marashi Dedvukaj, në emër të babës së dhëndrrit Marash Kolë Mirit Dedvukaj me vëllëzër e familjen e gjerë iu drejtua mysafirëve të shumtë, me një ftesë ku thuhej se, pjesmarrja e çdo njerit prej tyre në dasëmën e djalit të tyre, u a shtonte atyre gëzimin familjarë, dhe ua rritëte nderën si thonë malësorët. Në ftesën e tyre, ata për këtë dasëm, thonin se :” Kemi nder dhe kënaqësin të veçantë që në emën të Familjes së Kolë Mirit, t’ju ftojmë të merrni pjesë në martesën e djalit tonë Kolë(Calit), i cili me këtë rast fillon jetë të re bashkëshortore, me zonjushën Valbona. E bija, e të nderuemit Zef Marash Kolës Sinishtaj(Malësi)”

Dasëma e madhe e Dedvukajve, nisi simbas zakonit të tyre fetarë, të cilit çifti i mrekullueshëm i përket, atij Katolik ” Kunora dhe Mesha e Shejtë”, të cilat, u celebruan në mesdrekë, të shtunën më 11 Maj 2013, në orën 2:00 – PM (pasdite) në Kishën Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës”, nga i përndershmi Dom Viktor Dedaj

Ndërsa ceremonia e dasëmës filloi në orën 7:00 PM (në mbrëmje) në lokalin e njohur për dasëma e gazmende të shqiptarëve në këtë qytet, “Eastwood Manor” në Eastchesters Bronx – New York, me një bekim të ushqimit dhe lutjes fetare nga i përndershmi Dom Nikolin Pergjini. Grupi muzikor me këngëtarët e njohur nga Malësia, Liria Dedvukaj dhe Lek Dedvukaj e bënë edhe më të hareshme dhe më të gëzueshme këtë dasëm karateristike e Malësorëve në Amerikë.

Intervistë me veprimtarin shqiptar nga Gjermania, z.Nikollë Shabani
Në lidhjen më poshtë keni mundësi të shikoni një intervistë me veprimtarin shqiptar nga Ulqini, i cili është shumë aktiv në diasporën tonë në Europë , por edhe me kontakte të shumta në Tiranë, Prishtinë, Tetovë dhe ndër shqiptarët në Mal të Zi. Pa hyrë në vlerësime të intervistës ua rekomandojmë lexuesve tonë që ta shikojnë dhe vet të bindën se është fjala për një veprimtar që nuk kurrësen kohën dhe mundin për ti kontribuar çeshtjes kombëtare.

Intervista i është dhënë Televizionit shqiptar “Me shqiptarët e Amerikës “ në NY, respektivisht gazetarit Qazim Dodës, gjatë qëndrimit të z. Shabani në SHBA gjatë këtij muajit.

Albert Camaj

Ndizet “zjarri” i pushkeve te Ded Gjo Lulit në diaspore
HOTI NE RRJELLAT SHEKUJVE.

Për AlbDreams nga Ndue GJEKAJ

Ashtu si dikur kur i thirriste Ded Gjon Luli ne kushtrim per lufte , hotjanet u mblodhen te dielen ne sallen e kishes se “Shen Palin” te bashkuar si vllazni në nje takim per te diskutuar rreth mundesise se organizimit te nje simpoziumi shkencor me te njejten titull.Ne emer te grupit organizator fjalen e hapjes e mbajti Lek Leci Gjonaj i cili tha;

FJALA E ZOTIT  LEK LECI GJONAJ

“I nderuari klerik Dom Fran Kolaj, te nderuaem vllazen e motra Hotjan, kam nder dhe knaqsi qe te dal ketu para jush dhe ta hapi ket tubim ne emer te komisjonit te punes qe po merret me pregaditjen dhe organizimin te keti seminarit historiko-shkencor me titullin “Hoti Neper Rrjedhat e Shekujve”. Ju kemi ftuar ne ket tubim vllaznor-hotjan, qe te bisedojm se bashkut si vllazen dhe motra……..bashkarisht dhe siq na ka hije qe gjithkush ta japin kontributin e vet, dhe keshtu te bashkuar te dalim me faqe te bardhe ne ket akcjon qe kemi filluar. Jo pse ne jemi ktu te gjith hotjan, por dihet fare mir se hoti esht legjenda e Malsis dhe krenaria e mbar Shqipnis.  Ne mburremi me nje histori te shkelqyeshme, qe na e lan te paret tona trashigimi, por tani esht detyre e jona qe edhe ne te mundohemi tua lame gjeneratave qe vine.  Historia nese nuk shkruhet e dime fare mir se ajo harroher she mas disa koheve edhe zhduket, prandaj ne si komisjon me iniciativen e Zotni Luke Juncaj, dhe me pelqimin e ne te tjerve, menduem qe ti him kesaj pune duke u bazuar se do ta gjejm perkrahjen nga te ghith ju qe jeni ketu dhe ata qe sjan ketu, qe te ghith bashkarisht te japim kontributin ne menyra te ndryshme qe ky akcjon te kryhet me sukses.  Para tre muajve ne patem edhe nje takim tjeter ketu te kasha e “Shen Palit”, ku mueren per afersisht 50 hotjan dhe u zgjolle nje komisjon pak ma I gjan me perbamje Shtjefen Gojcaj, Luke Juncaj, Gjek Gjelaj, Kanto Dushaj, Rrok Dedvukaj, Gjergj Lajcaj dhe une Lek Leci Gjonaj. Ne ket tubim mori pjes edhe nja shtepija e bajraktarve Mehi Cunmulaj, I cili tha se do ta perkrahin me cka te mundet ket akcjon, por per arsye to kohes smundem me marr pjes ne komisjon.

Prandaj Vllazen te dashtun Hotjan, ju e dini se dikush ghitheher duhet fidhuar dicka, per ta aprovuar dhe ndihmuar te tjerat, dhe duke u kosultuar edhe me njerzit e arsimuar qe ka hoti ketui dhe ne vendelindje bjem dakord me nje ghe te tille.  Prandaj ne ghithmon e kemi ditur dhe e dim se pa ju ne nuk arrim asgja, port e gjith se bashkut si vllazen, jemi te sigurt se do tja arrijm qellimit.  Sice ndoshta edhe deri tani jeni vu ne dijeni kemi menduar te bejm nje seminar shkencoro-historik ketu ne Detroit, sepse ketu jan edhe kushtet dhe rrethanat me te favorshme, dhe keshtu per dy dit rradhazi te arrijm ket project. Kemi menduar qe ne Seminar te ftohen 10 apo 12 studijues, dhe historian te kesaj lamije qe me punimet e veta, e qe diten e par ata do te ligheronin per temen “Hoti neper rrjedhat e Shekujve”, kurse diten e dyt te mbahet nje mbramje festive per te ghithe Shqiptaret pa dallime.  Esht menduar qe nga keto ponime dhe fjalime studijuese te shkruhet nje liber qe do te mbetet ne historin kombetare si ma e kompletuar deri sot, dhe ku mesiguri jan shume gjana qe ne i dim, por do te ket edhe plot aso qe ne nuk I dime ase neve, por qe me randesi duhet te ua lame trashigimi gjeneratave qe vine mbas nesh, qe keshtu edhe ata ta din prejardhjen e babave, gjysheve dhe stergjysheve te tyre.  Jemi ma se te sigurt se ne vllaznit e Hotit ashtu si e kemi treguar vetin edhe neper kalvare te veshtira historike, do te dim edhe tani te bashkohemi, dhe qe e kemi shum me te lehte se te paret tone, pra te bashkohemi rreth kesaj iniciative te buker qe kemi filluar, dhe kontributin e te qjitheve, me ndihmen e zotit dhe oren e Hotit do tja dalim me faqe te bardhe.  Une kam respect per te gjith juve, dhe te ju them te verteten se skam dal ketu para jush me u tregua ma I mir, ma I mencur ase ma I merituar se ju, por mbasi komisjoni ma vuni per detyr, une me ghith shpirt e pranova qe te jam ne mesin tuaj, dhe te jap kontributin tim si te gjith ju.  Mendoj se gjat ketij tumimi madheshtor do ta respektojm te gjith njani tjetrin gjat fjales dhe propozimeve qe do te keni ghat kesaj mbramje.  Ju lutem si vllazen dhe duke e ditur se smund te mendojm te gjith njedhoj, dhe as qe duhet te bejm nje gje te tidhe, por randesin per ket takim dhe per ket ngjarje, duhet ta kuptojm te ghith njedhoj, dhe jam I bindur se do te respektojm njani tjetrin gjat projekteve dhe propozimeve qe do te lindin nga ky tubim.  Ju jene te gjith ne dijeni se per te arritur ket sukses duhet angazhim shum I madhe, duhet mund dhe sakrifica kohore dhe financjare, prandaj duhet angazhimi dhe perkrahaja juaj qe te ghith ta japim kontributin e vet ne menyra te ndryshme dhe aftesi te ndryshme, ashtu sikur ndertuam shtepin e heroit ton kombetar Ded Gjon Lulit qe te ghith e dham ka nje gur, per ta ndertua ate muze, edhe tani ta japim ka nje ndihme sa per nje shkronje qe ta shkruejm si esht me se miri ket histori.  Komisjoni do te ju raportojn per te gjitha arritjet dhe veshtiresit qe mund te hasim gjat rruges drejt realizimit te ketij projekti madhor. Nje gje duhet ta dim te gjith se Hotin e kemi te gjith njesoj, pa marre parasysh se cilit teritor I takojm, kendej apo andej kufirit, ketij apo ati teritori, te kesaj apo asaj vllazeri. Per ne HOTI ka qen esht dhe duhet te mbetet nje dhe I pandare. Ju pershendes ju qe jeni ketu, dhe ata qe nuk jan ketu por jan me ne neket akcjon qe kemi fidhuar te ghith se bashkut. Kuptohet se ase mundesit si kemi te gjith njesoj, kush sa te mundet, qoft edhe nje fjal e mir esht me se e nevojshme ne keto momente.  Duem te shkruejm nje histori te vertet, nje histori reale pra dhe te merituar qe ka pas dhe ka hoti neper shekuj. Me ket raste dote kujtome te kaluren tone, te sotmen dhe se bashkut per te nesermen, dhe do te mbetemi gjithmone ne sherbim te Hotit, kombit dhe atedheut, dua ta perfundoj me ate qe kan pas than shqiptaret neper histori se oren cuat e ka hoti gjithmon, edhe na duhet ta vertetojm edhe kesaj here. Ju faleminderit, rrnoft Hoti, rrnoft Malsia, rrnoft, Shqipnia dhe rrnoshi edhe te gjithe ju dhe dalshim faqebardhe……………….”

Te panishmit qe moren ffalen theksuan se eshte me se e domosdoshme te organizohet nje simpozium i tille pasa hoti ka nje histori te lavdishme ne cdo kulle pllame e gure te truellit te tije

Dom Fran Kola ne fjalen e tij tha se ne e mbeshtesim fuqimisht kete inisjative dhe se hoti e gjith malsia jane themelet e historise sone kombetare.Ai ju beri thirrje hotjanve qe te mbeshtesim dhe te ndihmojme inisjativa te tilla te cilat i sjellin tekopinjoni publik kombetar dinjitetin e atyre qe dhane jeten per liri..

Në foto autori i fotoreportazhit Ndue GJEKAJ

Diskutanti Shtjefen Gojcaj theksoj se Ne vllaznine e hotit ka shume e shume ngjarje pasi Hoti i ka parapri historise kombetare ne te gjitha kohra.. En e kete drejtim theksoj ai, historia ka shkuar krejt pak deri tani.PO keshtu diskutanti Luke Juncaj tha se familja hotjane ka kaluar konfrontime e ballafaqime te shumta gjate historise, dhe kjo me se shumti u abuzue sidomos per keto 100 vjetet e fundit, prandaj ky simpozium do te plotesoje ne detaje historine e lavdishme te malit hotit.

Doktor  Gjek Gjelaj shpalosi para vllaznise se hotit nje projekprogram te shkurter te ketij simpoziumi te cilin e kishte dedajuar mire.Ai theksoj se studimet- , ligjeratat kushtuar Hotit gjate shekujve do te perfshijne te gjitha fushat e jetes, por kryesisht  perqendrohen ne Histori,etnografi, sociologji,politiko shoqerore, kulturore sociale etj.Po keshtu z.Gjeke lexoj dhe temat e propozuara nga grupi organizator qe do te bahen ne kete simpozium te cilat ishin shperndare ne te gjitha sferat e jetes.Ne kete takim e moren fjalen dhe shume diskutant tjre si Rrok Dedvukaj i cili tha se jam bindur se si gjithmone Hoti do te jete bashke per ta kurorezuar me sukses kete veper qe i kushtohet historise gjakut te derdhur  te hotjanve kreshnike dhe kesaj historie te lavdishme.

Rreth ketij organizimi pati dhe shume pyetje te cilat u sqaruan dhe u ra me mirkuptim.

Ashtu si gjithmone hotjanet zemerbardhe e bujar si gjithmone, nuk e kursyen xhepin e tyre per te sponsorizua kete veprimtari me rendesi te vecante por vetem per hotin por per gjithe shqiptarine. Vetem ne kete bashkim ku moren pjese rreth 100 veta, u bashkuan rr 41 mije $.Fushata per grumbullimin e te hollave vetem sa ka fillue nga vllaznia e hotit dhe ne te ardhem mendoj se do mblidhen dhe shuma te tjera te pasi ne program jane planifikuar edhe veprimtari te tjera si ngritja e nje permendore per 74 hotnit qe u pushkatuan ne Qyteze me 1919, permendoren per heroin Zef Prel Martini qe historia shqiptare per trimerine e heroizmin e tije e ka quajtur nje Oso Kuke te dyte si dhe restaurimin e munomentit te Ded Gjo Lulit ne han te Hotit.

Si gjithmone mali i hotit u prine gjith bajraqeve te malsiseprandaj dhe ky rast mendoj se duhet te merret ne konsiderate edhe nga krahinat tjera per tu perkujdesur per historine e tyre pasi kohet e fundit disa historiane po perpiqen ta shtremberojne prejadhjen dhe historine e landishme te kombit tone.

FOTO NGA TAKIMI I VLLAZNISE SE HOTIT NE MICHIGAN TE SHBA-se

Në Michigan përkujtohet 102 Vjetori i Kryengritjes së Malësisë (foto)
Shkruan: Pjeter Jaku

Para se të vinim te mbrëmja

Në Bibkliotekën e Kishës së Shën Palit, e cila dalngadalë po merr profilin e një biblioteke funksionale me shtimin e rafteve dhe fondin e librave, Don Fran Kola kishte thirr një drekë në nderim të mysafirve të ardhur për Kryengritjen e Malësisë. Veç të ftuarve kryesorë, të cilët do përmenden në këtë shkrim për pjesën e aktivitetit kryesor, kishte edhe aktivistë të njohur nga komuniteti shqiptar në Michigan, si Konsulli i Nderit të Shqipërisë në Michigan, Ekrem Bardha, Kryetari i Degës së Vatres për Michiganin, Pishtari i Demokracisë Alfons Grishaj, Kryetari i Shoqates “ Malësia e Madhe” Pashko Gjokaj, aktivistë të njohur Julian Çefa, Kujtim Qafa, Toni Jynçaj, Donika Bardha, bisnesmeni Paulo Shkreli, Mondi Rakaj, Petrit Doda etj.

Gjatë drekës biseda u përqendrua në problemet e komunitetit si dhe në ato të vendit prej nga vijmë. Forma bashkëbiseduese qe më shumë afër një dialogu të Ambasadorit me të pranishmit, i cili mori pyetje dhe sugjerime nga Dr. Gjon Buçaj, Kryetari Ballit, Adriatik Alimadhi, Don Fran Kola, Konsulli i Nderit Ekrem Bardha, Kujtim Qafa, Alfons Grishaj, Donika Bardha e ndonjë tjetër.

Mbrëmja festive

Pashko Gjokaj

Të dielen me 07 Prill 2013, në Sallën “ Gjergj Kastrioti” të Qendrsë së Shën Palit, nga ora 7:00 Pm deri afer ores 01:00 Am u përkujtua 102 Vjetori i Kryengritjes së Malësisë, një nga ngjarjet më të njohura të historisë tonë. Mbrëmja festive në përkujtim të kësaj ngjarje ishte nën kujdesin e Shoqatës Patriotike-Atdhetare “ Malësia e Madhe” dhe Këshilli i Kishës së Shën Palit. Fjalën e mirëseardhjes e mbajti Kryetari i Shoqatës, Pashko Gjokaj, pasi më parë kishin hyrë flamurtarët, në krye të të cilëve printe veterani i njohur Vasel Ujkaj, pas hymneve të flamujve Shqiptar dhe Amerikan, që u interpretua nga e njohura Ermelinda Paparisto, dhe pas mbajtejes së një minuti heshtjeje në kujtim të rënëve në këtë betejë.

Moderator të këtij aktiviteti ishin Ndue Gjekaj dhe Eliza Lulgjuraj, një e re e lindur në Amerikë, por që fliste për t’u pasur zili gjuhën shqipe.

Moderatoret, Ndue Gjekaj dhe Eliza Lulgjuraj

Mbrëmjen përkujtimore e nderonin me pjesëmarrjen e tyre: Ambasadori i Shqipërisë në Amerikë, Gilbert Galanxhi me zonjen e tij si dhe atashetë ushtarak Albert Mullai dhe Everest Haxhi, Konsulli i Përgjithshëm në Amerikë, Dritan Mishta me zonjen e tij, Kryetari i Federatës Panshqiptare “ Vatra”, Dr. Gjon Buçaj me zonjën e tij, Kryetari Ballit Kombëtar Shqiptar, njëkohëshëm Zevendës Ministër i Transporteve të Republikës së Shqipëris, Adriatik Alimadhi me një ekip të partisë së tij, etj… Nga përsonalitetet amerikane ishin Majori i qyetit Sterling Heights dhe menxheri i Shelby Township.

Pas fjalës së mirësardhjes përshëndeti Don Fran Kola, famullitar i Kishës së Shën Palit dhe , Dom Ndue Gjergji nga Kisha katolike “ Zoja Pajtore” në Michigan. Don Fran Kolaj pasi falenderoi pjesëmarrsit në përkujtim të kësaj ngjarje historike dhe bekoi darken, ndër të tjera tha:

Don Fran Kola

“Nuk janë malet e vrazhda, as jeta e vështirë, që e bëjnë malësorin në veçanti, e shqiptarin, në përgjithësi, guximtar e të fortë. Jane virtytet e Nderit, Burrerise, Beses,Urtise,Drejtesise,Bujarise, Trimërisë dhe Mikpritjes, që ia forcon zemrën, ia mbush syrin me shkëndija e shpirtin me guxim, aq sa të mos i trembet asnjë armiku, asnjë rreziku, as luftës, as gjakut, as vdekjes! Pra, jane virtytet qe ia mbajnë njeriut moralin lart ne çdo rast;e bëjnë krenar, e nxitin t’i besoj vetes dhe t’i beje ballë çdo së keqeje.”

Gërshetimi i programit muzikë dhe përshendetje ishte realizim i bukur, sidomos me vallet e fëmijeve interpretuar mjeshtrisht prej tyre nga puna e koreografes së njohur, Joli Paparisto. Fjalën kryesore për këtë ngjarje historike e mbajti Lekë Camaj, malësor përndryshe me banim e punë në Kosovë, një nga shqiptarët e nderuar në lidhje me çeshtjen e Kosovës, të cilin serbët e kishin pasur gjithëmonë në shenjester.

Lekë Camaj

Ai i dhuroi Shoqatës “ Malësia e Madhe” një vepër arti ( pikturë), ku ishin portretet e Dedë Gjo Lulit dhe Kolës ( të birit), realizuar sipas një fotoje të Marubit.

Dr. Gjon Buçaj

Takimin e përshendetën Ambasadori Galanxhi, Kryetari i “Vatrës” Dr. Buçaj, Kryetar i Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi, Majori i qytetit Sterliung HTS, menaxheri i Shelby Twp.

Simon Sinishtaj recitoi një fragment nga “Lahuta e Malësisë” e Gjergj

Adriatik Alimadhi

Fishtës, ndërsa në fund folën edhe Lulash Palushaj e Rrok Doka Junçaj. Përkujtimi i ngjarjeve të tilla, sidomos për brezin e ri, është me të vërtetë arritje e edukimt atdhetar në diasporë, kjo më së shumëti meritë e qendrave fetare dhe veçanërisht qendres së Shën Palit, e cila ka marrë rolin kryesor në këtë fushë të rëndësishme. Nuk ka asnjë aktivitet, duke përfshirë edhe dasmat e ditëlindjet, aktivitetet kulturore, ngjarjet historike, deri tek takimet në dukje jo të kësaj rëndësie, që në këtë qendër të mungoi Flamuri, kënga patriotike, vallja e bukur shqiptare e deri tek pijet e gatimet tradicionale të një cilësie shumë të mirë.

Fjala përshëndetëse e Ambasadorit të Republikës së Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gilbert Galanxhi

Gilbert Galanxhi

I nderuar z. Pashko Gjokaj

President i shoqatës shqiptaro-amerikane “Malësia e Madhe”

I nderuar Don Fran Kolaj

Drejtues i komunitetit katolik të Kishës së Shën Palit

I nderuar z. Ekrem Bardha

Konsull i Përgjithshëm Nderi i R.Sh. në Michigan

Të nderuar pjesëmarrës dhe të ftuar,

Motra dhe Vëllezër,

Ju sjell përshëndetjet më të përzemërta dhe vlerësimet më të larta

të qeverisë shqiptare dhe të Ministrit të Punëve të Jashtme të sapoemëruar

z. Aldo Bumçi, për punën e palodhur dhe përkushtimin

shembullor në ruajtjen e historisë, traditave, gjuhës e kulturës sonë

të lashtë.

Gjithashtu, më lejoni t’ju falenderoj nga zemra për mundësinë që

më krijuat mua dhe bashkëshortes time, si dhe stafit të

Ambasadës, për të marrë pjesë në këtë ceremoni përkujtimore,

mbresëlënëse dhe kuptimplotë, në përvjetorin e 102-të të

Kryengritjes së Malësisë së Madhe – djepit dhe kështjellës së

shpirtit liridashës të kombit shqiptar.

Ashtu siç është cilësuar nga shumë studiues, patriotë e shtetarë,

Kryengritja e Malësisë së Madhe ishte preludi i Pavarësisë, ishte

kushtrimi mbarë-shqiptar i brezave liridashës për t’i dhënë fund një

herë e mirë pushtimit dhe zgjedhës otomane; sa bukur e ka

përshkruar At Gjergj Fishta këtë kushtrim:

“Se me sodit emni i Zotit,

Ç’ka jemi nipa t’Gjergj Kastrioitit,

E shqiptarë që i thom na vetit,

Ma duva nuk i mbajmë mbretit”.

Të nderuar pjesëmarrës,

Sot ne përkujtojmë me nderim të thellë emra fort të ndritur që i

dhanë jetë, gjak e motiv Kryengritjes; përkujtojmë Dedë Gjo Lulin,

Mehmet Shpendin e Isa Boletinin, Çun Muçën e Baca Kurtin, Ndue

Gjonin e Hilë Mosin, Risto Siliqin e Luigj Gurakuqin, e shumë e

shumë të tjerë që me pushkë e penë gdhendën historinë e lirisë;

nderojmë Grudën e Hotin, Kastratin e Shkrelin, Plavën e Gucinë,

Kelmendin e Tuzin, Shkodrën e Nën-Shkodrën, që ndezën

shkëndijën e lirisë për gjithë Shqipërinë.

Lavdi të përjetshme të gjithë këtyre emrave pishtarë për Lirinë e

Pavarësinë e Kombit Shqiptar!

Në 24 mars 1911, burrat e burrneshat e Malësisë së Madhe ndezën

shpresën e shqiptarëve që Flamuri i Kastriotit të valëvitej sërish i

lirë mbi çdo oxhak shqiptar; që gjuha jonë e lashtë dhe e bukur

shqipe të flitej e shkruhej në çdo cep të trojeve shqiptare; që një nga

popujt më të lashtë të Ballkanit, populli shqiptar, të kishte shtetin e

vet, të lirë e të pavarur.

Historia dëshmoi se përpjekja titanike e filluar në 24 mars 1911 i

dha zemër gjithë trojeve shqiptare, që njëra pas tjetrës bashkuan

zërin, mendjet, pushkët e gjakun, për të kurorëzuar në 28 nëntor

1912 shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë.

Për të ndeuar historinë, më lejoni të falenderoj Kishën Katolike

Shqiptare për kontributin dhe rolin e pamohueshëm historik në

dobi të kësaj kryengritjeje, por edhe të pavarësisë së Shqipërisë në

tërësi. Mendjet e ndritura dhe patriote të klerikëve katolikë

shqiptarë të kohës, me vetëdije e largpamësi, me qartësi politike dhe

diplomaci bashkëkohore, arritën të ngrihen mbi interesat e një

grupimi fetar për t’i dhënë jetë idealit shumë-shekullor të mbarë

kombit shqiptar që kurrësesi nuk mund të hiqej nga kujtesa

kombëtare shqiptare, idealit që jetonte për çdo shqiptar në Heroin

tonë Kombëtar, Gjergj Kastriotin Skënderbeun, në sallën e të cilit

edhe sot jemi mbledhur.

Të nderuar pjesëmarrës,

Historia ka treguar dhe vazhdon të tregojë se shqiptarët kurrë nuk

kanë bërë as edhe një luftë të vetme pushtuese; në të kundërt, ndër

shekuj kanë luftuar vetëm për lirinë dhe nderin e tyre. Nuk është e

rastit që Zoti e bekoi kombin shqiptar me Nënë Terezën, nënën

shenjtore shqiptare që e nderon mbarë njerëzimi. Ndër shekuj kemi

pasur dhe vazhdojmë të kemi heronj, të shpatës, pushkës e penës,

por mbi të gjitha, të fjalës së Zotit.

Vëllezër e Motra,

Jemi krenarë që jemi shqiptarë, sepse kemi me Çfarë dhe me Kë të

krenohemi. Sot, të mbledhur këtu në këtë sallë të shenjtë, me

mijëra kilometra larg trojeve shqiptare, në këtë vend të bekuar që

quhet Shtetet e Bashkuara të Amerikës, jemi që të gjithë

dëshmitarë se dashurinë për Atdheun e mbajmë të gjallë, se

zakonet, gjuhën, traditat e kulturën shqiptare kemi ditur ta

përcjellim nga njeri brez tek tjetri, se patriotizmin shqiptar dimë ta

mbajmë gjithmonë ndezur dhe do ta trashëgojmë tek brezat që do

vijnë, në trojet shqiptare, por edhe kudo ku shqiptarët jetojnë e

punojnë.

Zoti ju bekoftë!

Zoti e bekoftë Kombin Shqiptar!

Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe diasporën

shqiptare që jeton e punon këtu!

I përjetshëm qoftë emri dhe kujtimi i Heronjve të Kryengitjes së

Malësisë së Madhe!

Ju faleminderit.

Foto nga aktiviteti:

Preke Gjokaj duke pritur Ambasadorin dhe atasheun ushtarak
Everest Haxhi

Hyrja e flamujve

Grupi i valleve te Kishes se Shen Palit￼

Pamje nga salla

Nga e majta ne te djathte: Gjeto Ivezaj, Kujtim Qafa, Donika Bardha
dhe Nikoll Pepa

Deklaratë për opinion – Shoqata Atdhetare Malësia e Madhe
Me keqardhje dhe me ankth përcollëm ngjarjet e fundit të Malësi, në Dinoshë dhe në gjimnazin e Tuzit dhe, si Shoqatë atdhetare që jemi, ndiejmë obligim vëllazëror që të bëjmë një apel për mirëkuptim e tolerancë siç ka hije ndër vëllezër, në mënyrë që Malësia ta kapërcejë edhe këtë hile të pushtetit malazias të cilit i konvenojnë vetëm shqiptarët e përçarë. Të nderuar bashkëvendës, ne nuk duam nga larg të ju mbajmë leksion as të mbajmë krahun e dikujt, duke apostrofuar fajet e cilësdo palë, por të ju themi se presim nga ju që t’i qaseni kësaj çështje me seriozitetin e plotë, të lëni anash divergjencat minore, sepse ka shumë më tepër çështje madhore të cilat na bashkojnë. Loja e pushtetit para referendumit për komunë të Malësisë është shumë e dukshme, sepse ata shohin se deri te referendumi dhe te komuna e plotë duhet të vihet dhe e vetmja shpresë iu ka mbetur obstruksioni, respektivisht minimi nga brenda i krejt procesit, gjë që mund të arrihet vetëm përmes krijimit të pakënaqësisë midis shqiptarëve, në rend të parë mbi baza konfesionale. Nuk besoj se e kemi harruar aksionin policor “Fluturimi i shqiponjës”, me ç’ rast qe lëkundur besimi, por derisa ne mezi po arrinim të kapërcenim atë rast, ata krijojnë rasti tjetër. Pse vallë ne duhet të biem në kurthet e një pushteti kaq dashakeqës ndaj nesh. Prandaj ju lutemi të mos lejoni që të bëheni vegël qorre e pushtetit hileqar dhe të prishni harmoninë shekullore ndër shqiptarë që len Malësinë pa të ardhme, por bëjuni një, se vetëm me harmoni të plotë mund t’i bëni ballë dhe ti jepni një goditje të papritur këtij pushteti që është mësuar të na përdorë vetëm për nevojat e veta. Apeloj tek prijsit fetare ,politikanet dhe te gjithe te tjeret qe te marrin pergjegjsine qe ju takon.. Duhet ditur se ketu nuk mund te kete pale fituese ose humbese,ose jemi te gjithe fitues ose te gjithe humbes.

SHOQATA ATDHETARE “MALESIA E MADHE” Detroit -Michigan 03/29/2013

Pashko Gjokaj – Ruzhdi Gjokaj

…Ti nderojme me shume malesoret!
BAMIRESIA ESHTE VEPER APOSTOLIKE

ZEF PERGEGA

Bamiresia eshte veper apostolike. Thellesi e bekimit ne qiellin e perendise. Ajo lindi me njeriun per jetuar si manifest ne fytyren dhe shqisat e tij, per te rrjedhur ne arteriet e gjakut, per te ushqyer njeriun ne nevoje, sic ushqehet besimtari me korpin e Shelbuesit.

Bamiresia eshte veper e madherueshme, qe tregon pasqyren e arte te shpirtit njerezor, boten e qenesishme te rodit te banorit te tokes. Bamiresia apo sic quhet ndryshe humanizmi i ka te njejta ne shkelqim rrezet si ato te diellit. Bamiresia me frymen e saj e bashkon qiellin me token.

Kur je ne atdhe, pra kur mengjezet i cel me hapat e tu dhe mbremjet i mbyll me shpinen e diellit, jeta kalon si prrenjt e vershueshem ose e thene ndryshe si shiu i pa perfillshem. Atdheun edhe mund ta shkelesh me indiferencen tende…por kur je larg ne mergim atdheu eshte super dhimja. Te gjithe miradinat e botes ti kesh ne kopshtin tend, kur te mungon atdheu te mungon gjithcka, ndaj dhe humanizmi, bamiresia dhe nevoja e njeri-tjetrit eshte si nevoja per ajrin.

Ne grigjen e kishes katolike te Shen-Palit dhe te asaj “Zonja Pajtore” ne Detroit, kam pare ate qe as nuk me shkonte kurre ndermend. Kur qellon te futesh neper paretet e bamiresise se antareve te shoqates “Malesi e Madhe” tek porta e thesareve te galerise se saj, do te takosh jo vetem nje malesor, por shume prej tyre.

Malesoret jane njerez fisnike, bujare, te bute, te qete, krenar, te bardhe ne shpirt, te ndjeshem dhe te aryeshem, kalores te humanizmit dhe vlerave njerezore. Ne fakt malesoret ne Amerike jane kurora me vezulluese, ku shendrisin traditat tone te vyera, zakoni i odes se burrave, kenga dhe ciftelia, lahuta dhe mrizi i zanave, logu i bjeshkeve dhe vallja e nuseve, aty ku demostrohet trimeria dhe nderimi, aty ku shfaqet, si ne nje legjende madheshtia e eposit, flaka e flamurit dhe fytyra e shqiptari ne nje Shqiperi ne miniature. Pa malesoret e Malesise se Madhe nuk do te guxonim ti thonim vetes shqiptar. Se shqiptar nuk do te thote se ke emrin dhe vendlindjen ne pasaporte, por shqiptar je kur e prezanton veten si te tille me menyren shqiptare.

Per cdo rast njeriu e ka patur deren hapur nga malesoret. Nje lajm eshte thene dhe ndihma nuk ka munguar. Nuk kane pyetur malesoret a eshte nga veriu apo nga jugu, a eshte katolik apo musliman, por me dore te bekuar ata vetem kane dhene. Malesoret e Malesise se Madhe kane bere ate qe nuk e ben nje shtet. Shtatoret e Nana Terezes, permendoren e Heroit tone kombetar Gjergj Kastrioti, 12 milion dollare per ngritjen e kishave, 1, 5 milion ne ndihme te Kosoves, disa mijra dollare per te semure te ndryshem, 600 mije dollare vetem per Malesine, mijra dollare per studetat dhe per gjuhen shqipe ne universitete. Kur njeriu meson per keto shifra te medha bamiresise mund te pyes veten:

-Po keto malesoret jetojne ne pallate perrallore ta lara me are dhe me sherbetore?! Jo vella i dashur, ata punojne naten e punojne diten, shkojne me ore te tera dhe kthehen ne mbremje te sigurojne jeten e familjes. Ka vuajtje te medha, por bamiresia i tyre eshte hyjnore dhe zoti u kthen me dhurata te shenjta.

A i nderojme ne malesoret ashtu sic ata e meritojne?! A i respektojme ne malesoret sic na respektojne ata ne ?! Mendoj se jo. Madje ne nje menyre apo nje tjeter e keq perdorim bujarine e tyre.

Ditet e fundit kryetari i shoqates atdhetare Malesia e Madhe, Pashko Gjokaj organizoi nje takim me antaret e saj dhe aktivistat e komunitetit per ndihma ndaj familjeve ne nevoje ne vendlindje ne Malesi. Nuk erdhen shume njerez. E nderuan kete takim shoqata “Dukagjini” e “Kastrati”, kur ka 35 te tilla, pati 3-4 kosovare e dy mirditor, asnje…tjeter. U mbodhen ne pak minuta 23 mije dollare. Kisha shtroi nje darke falas.

Malesoret jane fetar te dedikuar. Ata, te paren gje pas si bejne kryq nderojne te tjeret. Bamiresia e tyre eshte veper apostolike. Le te perulemi me respekt para tyre dhe te meditojme.

Shoqata Malsia e Madhe eshte kryeshoqata ne Detroit. Ajo eshte atdhetare dhe demokratike e vetmja qe deri tani ka bere zgjedhje te lira dhe te hapura ne prani te gazetareve dhe mediave te komunitetit.

Shqiptareve nen Mal te Zi, Shqiperia ua ka kthyer shpinen, Kosova nuk ua ve veshin dhe nuk po i mban premtimet, megjithese nga malesoret e Amerikes veshen uniformen e UCK-se dhe shkuan ne frontin e pare te llogoreve te luftes. Mali i Zi projekton asimilimin dhe ne Shkoder ta ve kufirin… Ne asnje tubim butaforik partiak dhe elektoral ne thirrjet per Shqiperi Etnike, teritori dhe shqiptaret e Malesise se Madhe nuk vjen ne pytje!

Te harrosh apo te nencmosh vepren e malesoreve te Malesise se Madhe i ke vene balte karakterit dhe lirise se shqiptarit.

Me rastin e 60-vjetorit të lindjes së atdhetarit dhe aktivistit shqiptar në Nju Jork, Gjergj Dedvukajt
Gjergj Dedvukaj kultivues dhe ruajtës i vlerave kulturore të shqiptarëve të Amerikës dhe ushqyes i ëndrrës së Bashkimit kombëtar

Shkruan Besim Muhadri, Nju Jork

Restoranti i Gjergj Dedvukaj që ndodhet në Arthure Avenue të Bronxit (Nju Jork)  njëkohësisht është edhe seli e aktiviteteve të shumta kombëtare. Seli  dhe qendër e takimeve të shumta të grupeve, jo vetëm kulturore, por edhe të atyre politike. Atë e kanë vizituar personalitete të shquara të jetës politike dhe kulturore të Amerikës. Në mesin e atyre që kanë qenë në “Giovani’s”  të Gjergj Dedvukajt në “Arthure Avenue” të Bronxit është edhe ish presidenti  i SHBA, Gjorgj Ë. Bush (Juniori). Po ashtu, në këtë restorant, ka qenë edhe ish sekretarja e shtetit, zonja Hilari Klinton, ish prefekti i Nju Jorkut, Rudoloph Giuliani, e shumë e shumë personalitete të tjera. Të jetës politike amerikane, si senatorë e kongresmenë. Aty kanë qenë dhe vazhdojnë të frekueentojnë vazhdimisht personalitete të jetës shoqërore dhe politike nga Shqipëria, Kosova dhe viset e tjera të banuara me shqiptarë. Po ashtu, gjatë kohës së luftës së UÇK-së në Kosovë, në restorantin e Gjergj Dedvukajt janë bërë shumë takime dhe janë marrë vendime të rëndësishme për financimin e luftës së Kosovës. Për këtë dëshmojnë fakte, qoftë me anë të dokumenteve të ndryshme, qoftë të fotografive të shumta, shkrime nëpër gazeta, të cilat ai i ruan me shumë kujdes.

Po cili, në të vërtetë, është Gjergj Dedvukaj dhe cila është veprimtaria e tij?

Gjergj Dedvukaj, baba i katër fëmijëve, i Nikut, Pjetrit, Franit dhe i Dritës si dhe bashkëshort i Shaqe Dedvukajt, që në moshë të re ka kontribuar shumë për çështjen kombëtare, në afrimin dhe bashkimin e shqiptarëve nga të gjitha viset e vendit, pa dallim feje, krahine apo krahu politik, sepse qëllimi i tij ka qenë uniteti kombëtar dhe ndihmesa për çështjen madhore kombëtare. Një kontribut të jashtëzakonshëm për vite me radhë ka dhënë në zhvillimin e aktivitetit të Klubit “Jusuf Gërvalla”, në kuadër të të cilit u zhvilluan aktivitete kulturore, sportive dhe arsimore. Për vite me radhë në kuadër të këtij Klubi funksionoi Klubi i Futbollit “Kosova ‘81”, pastaj Shkolla “Naim Frashëri” e viteve të fundit edhe Ansambli “Bashkimi Kombëtar”. Promotor i të gjitha këtyre zhvillimeve, por jo vetëm i këtyre, në çdo kohë ishte Gjergj Dedvukaj. Përherë i palodhur, përherë i gatshë për të dhënë atë që mundi dhe diti. Për të kontribuar për popullin e tij, për vëllezërit dhe motrat shqiptare, qoftë për atë që jetonin në Kosovën e robëruar dhe viset e tjera shqiptare të robëruara, qoftë për ruajtjen e etnitetit shqiptar në diasporë, për ta ruajtur nga asimilimi. Në ballë të aktiviteteve kulturore që për qëllim kanë ruajtjen e gjuhës, traditës dhe kulturë shqiptare. Ndërmarrës i shumë iniciativave për të mirën e kombit të tij. Aktualisht kryetar i Ansamblit apo Shoqërisë Kulturore “Bashkimi Kombëtar”, iniciativa për themelimin e të cilës i lindi gjatë marrjes me aktivitete në Klubin “Jusuf Gërvalla”, përkatësisht pas shuarjes së këtij klubi, që ishte një humbje e pakompensueshme për komunitetin shqiptarë të Nju Jorkut.

I lindur më 1953 në katundin Spin të Hotit, Gjergj Dedvukaj për hallet kombëtare, si i ri mësoi nga babai Pashko Marku, që ishte një burrë shumë i nderuar në Malësi. Ishin kohë të vështira atëherë. Varfëri e madhe dhe mungesë e çdogjëje. Në fshat por edhe në Malësi, në atë kohë askush nuk kishte çifteli. Baba i Gjergj Dedvukajt, Pashko Dedvukaj, i cili i binte ngapak çiftelisë një ditë del në pazarin e Pejës dhe blen një çifteli dhe një radio, sepse në fshatin e tij në atë kohë nuk kishte as radio. Ata ishin të parët në fshat që blenë radio, nga ato radiot e mëdha që ishin aso kohe. Shtëpia ku lindi dhe bëri fëmijërinë e hershme Gjegj Dedvukaj ishte në mal, mbi gjithë katundin dhe më afërta me themelet e shtëpisë ku më 6 prill 1911 Dedë Gjo Luli, pas Skënderbeut ngriti flamurin kombëtar. Pas kësaj kohe Gjegji, që ishte i vogël dhe shkonte në shkollën fillore të fshatit nisi t’i binte çiftelisë ngapak. Meqë ishte instrumenti i vetëm jo vetëm në familje, por edhe më gjerë, babai i tij jo gjithmonë e linte t’i binte, sepse kishte frikë se do ta thyente. Shpesh ia merrte nga dora dhe e fshihte diku kua ai nuk mund te gjente, por ia jepte vetëm kur ishte edhe ai aty. Ndërkaq, kur është fjala për radion, Gjegji shpesh e merrte atë, e nxirrte jashtë në shkallët e shtëpisë dhe ia lëshonte zërin, për ta dëgjuar emisionin e Radio Tiranës për shqiptarët jashtë atdheut. Ia lëshonte zërin në mënyrë që ta dëgjonin tërë fshati.

Gjegji në atë kohë vazhdonte mësimet në shkollën fillore në fshatin e lindjes dhe deri në klasën e tetë udhëhoqi grupin e shkollës, ku u mor me rënien e çiftelisë, të cilës u mësua t’i binte pasi që babai ia kishte blerë në pazarin e Pejës. Në kuadër të këtij grupi ishin edhe disa shokë të tij, të cilët jepnin shfaqje në festat e ndryshme në ambientet e shkollës. Një ditë ai përfundoi shkollën tetëvjeçare dhe ishte koha për të vazhduar mësimet në shkollën e mesme, mirëpo kushtet ishin shumë të vështira për të bërë një gjë të tillë. Pashko Dedvukaj, ndonëse kishte dëshirë të madhe, nuk kishte mundësi t’i çonte fëmijët e tij  në Prishtinë dhe gjetiu në Kosovë, ku në atë kohë shkolloheshin shumica e shqiptarëve që jetonin në trojet e tyre, mjerisht të mbetura nën administrimin e Jugosllavisë, përkatësisht të Malit të zi, ku përveç shkollimit fillore, shkollimi i mëtejmë në gjuhën shqipe ishte i ndaluar. Babai i Gjergj Dedvukës, duke parë se situata nuk është e mirë, sepse UDB e shikonte me sy të keq, një ditë vendosi të merrte rrugën e mërgimit dhe të shkonte në Amerikë me krejt familjen. Mori nënën e tij, mori bashkëshorten (do të thotë nënën e Gjergjit) dhe krejt fëmijët dhe erdhi në Amerikë. Ishte viti 1969, kur Pashko Dedvukaj, bashkë me familje arriti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mirëpo me vete nuk e kishte marrë djalin e madh, Gjergjin, i cili në atë kohë vazhdonte mësimet për prift në Split. Gjergj Dedvukaj thotë se i kishte vazhduar mësimet për prift ngase nuk kishte kushte për vazhdimin e shkollimit diku tjetër, ndërsa aty në Split ku shkollohej për prift shkolla ishte falas, në të cilën shkollë ai ndoqi mësimet dy vjet. Mirëpo, pas shkuarjes në SHBA të pjesës tjetër të familjes ai u detyrua të ndërpresë shkollën dhe t’i bashkohet pjesës tjetër të familjes që tashmë ishin në Nju Jork. Por, para se të shkonte në SHBA ai fillimisht qëndron në Itali (siç ishin disa procedura para se të niseshin për në SHBA). Gjatë kohës së qëndrimit të tij në Itali ai merret me futboll, sepse, pas muzikës atë e kishte për pasion. Në vitin 1970 arrin në Amerikë dhe meqë i pëlqente sporti, veçanërisht futbolli, edhe këtu vazhdon të merret me këtë sport, ndonëse në SHBA nuk ishte shumë i popullarizuar. Në Amerikë, bashkë me bashkatdhetarët e tij shqiptarë, formojnë një grup dramatik, ku vënë në skenë dramën “Shtatë shaljanët” e Ndrekë Lucës. Kjo ka ndodhur më 1972. Në atë kohë edhe në Amerikë jeta ishte e vështirë. Gjegj Dedvukaj nuk vazhdova shkollimin e mëtutjeshëm, sepse sapo arrin i vdes e ëma, e cila ishte në moshën 39 vjeçare. Babai i tij, i cili ende nuk e kishte marrë vetën në Amerikë jetonte ende në kushte shumë vështira ekonomike, ndërsa Gjergji, që ishte më i madhi nga vëllezërit, duhej t’i bëhej krah dhe të mbante familjen e cila po përjetonte momente të rënda të jetës.

Si u hap Klubi “Jusuf Gërvalla” dhe cili është aktiviteti i  Gjergj Dedvukës në këtë Klub?

Kur flasim për Klubin “Jusuf Gërvalla”, i cili për vite me radhë kishte zhvilluar aktivitetin e tij në Nju Jork, është e pamundur që të mos përmendet emri dhe kontributi i Gjergj Dedevukës. Dhe për këtë ai tregon vet: “Para së të formohej Klubi “Jusuf Gërvalla” ne kishim një qendër që quhej “Naim Frashëri”, përmes së cilës kemi zhvilluar aktivitete rreth dy vite. Pas tri jave të vrasjes së Jusuf Gërvallës dhe vëllait të tij Bardhoshit e Kadri Zekës, më 1982 në Gjermani, hapëm Klubin që ia dhamë emrin “Jusuf Gërvalla”, në po të njëjtin vend, këtu në Bronx. Faktikisht ndërtesa ku ishte selia e Klubit, ishte e Rrok Nikçit, i cili na lëshoi vendin dhe aty u bashkuam prej të gjitha trojeve shqiptare. Ishim ne anëtarët e Klubit të mëparshëm që quhej “Naim Frashëri”, dhe shumë të tjerë nga të gjitha viset shqiptare. Mirëpo shumica ishim malësor, nga Malësia e Madhe, sepse kishim ardhur më herët këtu, ndërsa kosovarët sapo kishin filluar të vinin në Amerikë. Në të njëjtën kohë ishim të lidhur ngushtë më misionin shqiptar pranë OKB-së, prej të cilëve furnizoheshim me libra, gazeta e revista nga Shqipëria, si “Zëri i popullit”, “Bashkimi”, “Zëri i rinisë”, “Shqipëria e re” e shumë gazeta e revista të tjera që dilnin në atë kohë në Republikën Popullore Socialiste të Shqipërisë. U zgjodh kryesia e Klubit Kombëtar “J. Gërvalla” dhe pastaj aktivistët u ndanë që të hapin degë të ndryshme. Si fryt i këtij aktiviteti të Klubit, së pari është hapur Shoqëria Kulturo-Artistike “Dedë Gjo Luli”, nën të cilin emër kemi zhvilluar aktivitetin rreth tri vjet dhe gjithmonë në suaza vullnetare dhe pa asnjë kompensim. Kemi marrë pjesë nëpër aktivitete në ndryshme kombëtare këtu në SHBA, në mesin e komunitetit shqiptar, por edhe në Festivalin kombëtar të Gjirokastrës më 1983 dhe 1988. Pastaj, po në kuadër të Klubit, është hapur shkolla shqipe me emrin “Naim Frashëri”, që ka funksionuar dhjetë vjet, madje edhe pas mbylljes së Klubit. Meqë në mesin e anëtarëve të Klubit kishte njerëz që e donin sportin dhe merreshin me të, u vendos që të formohej edhe një ekip futbolli, të cilin e emëruam “Kosova ‘81”, sepse sapo kishin ndodhur demonstratat studentore të tetëdhjetenjëshit, klub i cili për disa vite me radhë dhe në mënyrë shumë të suksesshme e vazhdoi aktivitetin. Po në kuadër të Klubit “Jusuf Gërvalla” u hap edhe radiostacioni “Zëri i Malësisë”.

Në kuadër të klubit zhvilloheshin shumë aktivitete. Në mesin e atyre njerëzve që zhvillonin aktivitet dhe kontribuonin në aspektin kulturor dhe kombëtar, ishte edhe rapsodi i mirënjohur kosovar, Bajrush Doda. Gjergj Dedvukaj thotë se ky rapsod na ka ndihmuar shumë në afirmimin e vlerave folklorike kombëtare këtu në Amerikë.  Mirëpo, pas disa vitesh shumë të suksesshme, vjen momenti më i padëshiruar, ai i shuarjes së aktivitetit të Klubit “Jusuf Gërvalla”, që ishte  një goditje e rëndë për komunitetin shqiptar të Nju Jorkut. U mbyll një Klub, i cili, bashkë me Ligën Shqiptaro-Amerikane, kishte bërë një punë shumë të madhe në afirmimin e çështjes kombëtare shqiptare, veçanërisht në sensibilizimin e opinionit botëror për çështjen shqiptare të Kosovës. Vendimi për mbylljen e klubit aktivistit të shquar dhe të palodhur Gjergj Dedvukajt i vjen befasishëm dhe e përjetoi shumë rëndë. Pas këtij momenti komuniteti shqiptar në Nju Jork për një kohë vazhdon të jetojë i paorganizuar dhe filloi të humbiste interesimin për aktivitete kulturore.

Shuarja e aktivitetit të Klubit dhe formimi i Shoqërisë Kulturo-artistike “Bashkimi Kombëtar

Mirëpo, megjithë shuarjen e Klubit, kjo nuk ndodhi edhe me SHKA “Dedë Gjo Luli”, sepse ishte Gjergj Dedvukaj ai që kujdesej për aktivitetet e kësaj shoqërie. Pastaj u hap Shoqata “Dedë Gjo Luli”, të cilës vendosën t’ia ndërronin emrin dhe t’ia jepnin një emër më gjithëpërfshirës, siç ishte Bashkimi Kombëtar. “Vendosëm t’ia jepnim këtë emër sepse nuk dëshironim që të shkonim me dy emra, ngase në mesin e Shoqatës “Dedë Gjo Luli” kishte anëtarë që ishin edhe anëtar të Shoqërisë Kulturo- Artistike “Dedë Gjo Luli”. Nuk donim të ishim njëkrahinor, por me një përfshirje më të gjerë të komunitetit shqiptar që jetonte dhe vepronte këtu në Nju Jork, sepse në mesin tonë kishim anëtarë nga të gjitha viset shqiptare. Dhe që nga ajo kohë e deri më tani jemi duke ecur me këtë shoqëri, me të cilën kemi marrë pjesë pothuajse në të gjitha festivalet”, spikat në mes tjerash Gjergj Dedvukaj.

Dhe formimi me këtë emërtim në mesin e komunitetit u prit mirë dhe kjo po vazhdon edhe gjatë kësaj kohe. Fillimisht kishte probleme të vogla, për shkak të ndonjë propagande kundër bashkimit kombëtar. Ashtu sikurse që ishte edhe me Klubin Kosova ’81 që njerëzit frikoheshin të shkonin e të luanin, sepse njerëzit e UDB-së që operonin  në Nju Jork bënin presion të vazhdueshëm duke iu thënë se nëse luani për këtë klub, e keni të ndaluar shkuarjen për vizitë familjeve në atdhe. E njëjta gjë ndodhte edhe me Bashkimin Kombëtar. Mirëpo me kalimin e kohës gjithçka erdhi duke rënë në vendin e vet. Bashkimi Kombëtar, siç thotë Gjergj Dedvukaj tash nuk është pengesë, sepse përmendet edhe në Mal të Zi, edhe midis Serbisë, Maqedoni dhe njerëzit nuk e kanë problem të shkojnë lirshëm dhe të vizitojnë vendlindjet e tyre atje.

Aktivitet e SHKA “Bashkimi Kombëtar”

Kur flet për SHKA “Bashkimi Kombëtar”, e cila u formua në vitin 1998, Gjergj Dedvukaj ndien një krenari të madhe. Kur kujton rrugëtimin e kësaj shoqërie, vështirësitë etj., ai thotë natyrisht se asgjë nuk ishte e shtruar me lule. Kishte pengesa, vështirësi, mirëpo gjithçka u tejkalua dhe sot ndihet krenar që ka bërë gjithë atë rrugëtim të mbushur suksese dhe krenari kombëtare. Ai kujton pesë gjashtë vitet kur në Nju Jork, bashkë me misionin shqiptar që në atë kohë ishte në OKB kanë marrë pjesë në festën e flamurit, pra 28 Nëntorin, kur në hotelin Sheraton në Manhatten mblidheshim rreth dymijë-tremijë shqiptarë për të festuar së bashku festën e flamurit. “Në atë kohë, thotë Gjergj Dedvukaj, nuk kishte shoqatë tjetër me përjashtim lëvizjes sonë, pra Klubit “Jusuf Gërvalla” dhe misionit shqiptar që ishte pranë OKB-së. Ishin edhe disa grupe të tjera, si ballistët, zogistët etj., që e festonin këtë ditë ndaras nga ne, mirëpo ata ishin shumë pak në krahasim me ne. “Vatra” ishte kundër misionit shqiptar. Më pas, pas luftës së Kosovës kemi bërë shumë aktivitete, si epopenë e Adem Jasharit, por edhe festa të tjera, si festën e 28 Nëntorit, atë të pavarësisë së Kosovës. Përveç këtu në Nju Jork, aktivitete kemi bërë edhe në vende të tjera të SHBA-së, si në Detroit etj.”

Një ndër momentet më emocionuese për Gjegj Dedvukajn është ai i pjesëmarrjes për herë të parë në festivalin e Gjirokastrës. Kjo kishte ndodhur në vitin 1983, traditë që vazhdoi edhe në vitet 1988, 2004, 2009. Shkuarja e shqiptarëve të Amerikës në një kohë kur ende nuk kishte rënë regjimi komunist dhe Shqipëria nuk kishte marrëdhënie diplomatike me SHBA-të, ishte një storie interesante dhe shumë e veçantë. Prezantimi i tyre si Grupi nga Amerika dhe paraqitja me këngën Ku po shkoni djem të ri, kujt ia leni këtë Malësi, me tekst të Sali Manit, të kënduar nga Gjergj Dedvukaj dhe vëllai i tij, Gjoni, këngë që për tematikë kishte ikjen e të rinjve në mërgim dhe braktisjen e atdheut, lënien djerrë të tokave të të parëve, kishte sjellë shumë emocione, shumë lot në mesin e të pranishmëve që përcillnin festivalin folklorik kombëtar në Kalanë e Gjirokastrës.

Vargjet: Ku po shkoni djem të ri/ Kujt po ia leni këtë Malësi/ Ku po i leni babë e nanë/ Kullat kujt ia keni lanë, janë vargje të thurura me shumë mall e lot. Gjatë interpretimit qanin ata që i interpretonin, që i digjte malli i atdheut, por edhe të pranishmit që e dëgjonin. Ajo këngë më pas u bë shumë e popullarizuar dhe vazhdoi të këndohej në Kosovë, Shqipëri, Mal të Zi, Maqedoni dhe kudo ku kishte shqiptarë. U këndua atëherë e vazhdon të këndohet edhe tani pas 30 vitesh.

Shoqëria Kulturore “Bashkimi Kombëtar” ka marrë pjesë edhe në shumë festivale e aktivitete të tjera kulturore, qoftë në organizimet kulturore të shqiptarëve të Amerikës, qoftë edhe në festivale të tjera, si në Rapsha të Malësisë së Madhe, pastaj në Berlin e gjetiu. Ne festivalin e Rapshës SHKA “Bashkimi Kombëtar” ka marrë pjesë në  vitet 2000, 2003, 2005 dhe 2009, festival që pos me pjesëmarrje e kanë mbështetur edhe materialisht.

Nëse flitet për sukseset e arritura në këto evenimente kulturore, duhet të thuhet se ato kurrë nuk kanë munguar. Pos në festivalin e Gjirokastrës ku nuk janë futur në konkurrencë për çmime, pra ku nuk i kanë pranuar si grup garues por vetëm si grup përshëndetës, në festivalet e tjera, si në dy festivalet e fundit të Rapshës, përkatësisht më 2005 dhe 2009 kanë zënë vendet meritore. Në kuadër të grupeve garuese më 2009 si grup e kanë zënë vendin tretë, ndërsa solisti Haki Krasniqi zë vendin e parë më kengën për dëshmorin e kombit, Vezir Ademaj.

Në Gjermani, në Berlin më 13 nëntor të vitit 2004 zënë vendin e parë, me ç’rast marrin mirënjohjen “Ansambli i flamurit”. Pjesëmarrja në këtë manifestim kulturor ka ndodhur menjëherë pas pjesëmarrjes në festivalin e Gjirokastrës. Shkuarja në festivalin e Gjirokastrës shoqërohet nga një atmosferë tepër madhështore në mesin e pjesëtarëve të ansamblit. Shkuarja për herë të parë në Shqipëri e shumë anëtarëve të cilët kishin lindur e rritur në Amerikë dhe pritja madhështore nga ana e nikoqirit të festivalit dhe në përgjithësi popullit gjirokastrit e më gjerë ka mbetur e paharruar në kujtesën e të gjithëve e në veçanti të atyre që kishin shkuar për herë të parë atje e që ishin lindur e rritur në Amerikë. Të pushtuar nga një entuziazëm i madh, kur kthehen në Amerikë gjejnë ftesën për pjesëmarrje në festivalin e Berlinit. “Kishim vetëm një muaj kohë për përgatitje, thotë Gjegj Dedvukaj. U tregova anëtarëve se kishim një ftesë të tillë dhe se ishte e vështirë të përballohej edhe materialisht shkuarja në Gjermani, ku së paku na duheshin 50-60 mijë $, aq sa na u desh që të shkonim në Gjirokastër, mirëpo që të gjithë pranuan që të mobilizoheshin dhe të bënin ç’është e mundur që të shkonim në Berlin. Na u desh të linim shumë gjëra personale, familjet, bizneset etj. dhe t’i përvisheshim punës e të shkonim atje. Mirëpo nuk u zhgënjyem, sepse u shpallëm më të mirët. Dhe kjo flet  shumë”, thotë Gjegj Dedvukaj.

Ndërkaq, kur e pyet Gjergj Dedvukaj se a mendon se ka bërë mjaft për kulturën shqiptare, për ruajtjen e vlerave kulturore të kombit të tij, ai, pa u menduar shumë, të përgjigjet: “Ndonëse kemi punuar pareshtur, prapë se prapë mendoj se është dashur të bëjmë më shumë. Megjithë se nga gjiri i ansamblit tonë kanë dalë emra të njohur, madje që kanë hyrë edhe në Holivud, siç është Albert Stanaj, mendoj se është dashur të bëhej edhe më shumë. Qëllimi ynë është vërtet ruajtja e vlerave tona etnokulturore, ruajtja nga asimilimi i etnisë shqiptare këtu në diasporë, por qëllim yni është edhe përtëritja e ansamblit me njerëz të ri, sepse vetëm kështu ne kemi arritur diçka. Shpesh kam biseduar me shokët, si Shaban Lajçin, Tomë Gjergjin, Haki Krasniqin etj. se çka duhet të bëjmë më tutje. Kemi shumë kërkesa nga populli, nga komuniteti ynë që në mesin e ansamblit tonë të jetë qoftë djali apo vajza e atij apo e këtij. Kjo ka ardhur si rezultat i punës së palodhur dhe shumë sakrifikuese të të gjithë neve. Koloriti i veshjeve kombëtare nga të gjitha krahinat e atdheut, interpretimet e ndryshme dhe mjaftë të suksesshme të anëtarëve tanë nëpër festivale që behën këtu në mesin e shqiptarëve të Amerikës, e veçanërisht në festivalin tradicional që organizon Kisha “Zoja e Shkodrës” në Harsdale këtu në Nju Jork, ku marrin pjesë shumë grupe dhe solistë nga e gjitha diaspora shqiptare e Amerikës, festival që përcillet nga tremijë veta, ka bërë që të kemi kërkesa të shumta nga prindërit shqiptarë që këtu të anëtarësohen bijtë dhe bijat e tyre. Kjo edhe ka ndodhur, mirëpo problemi është te mungesa e vendit të duhur për zhvillimin e aktivitetit. Dhoma që kam në biznesin tim Xhovani pica është e ngushtë dhe nuk lejon që të bëhen shumë aktivitete. Një ditë iu thash shokëve, ta hapim një shkollë shqipe, ku përveç mësimeve që do të bëhen për disa lëndë në gjuhën shqipe, do të bëhej edhe mësimi i këndimit, me luajtje me instrumente muzikore popullore shqiptare siç është çiftelia, vallëzimi etj. Dhe  kjo ndodhi me të të vërtetë (sot kemi një grup prej 25-30 fëmijësh të moshave të ndryshme deri në 14 vjeçare, ku vallëzojnë, këndojnë dhe natyrisht edhe mësojnë. Mësuesja e muzikës, Albina Zajmi, që është një mësuese e përgatitur mjaft mirë, e cila ka kryer shkollën e muzikës në Tiranë, është edhe këngëtare, këndon këngë operistike dhe u bie të gjitha veglave, madje edhe çiftelisë. Ajo është vërtet pedagoge e mirë dhe punon me takt pedagogjik dhe është shumë e pranueshme për fëmijët”.

Gjergj Dedvuka, krahas aktiviteteve të shumta kulturore, prioritet ka edhe biznesin, nga i cili siguron ekzistencën e familjes. Mirëpo të marrit me aktivitete kulturore dhe kombëtare shpesh i shkakton marrje kohe dhe ngecje në biznes, sepse të merresh me të dyja është punë e vështirë e veçanërisht në Amerikë, ku jeta është shumë dinamike, mirëpo kur këtë vend, sikur edhe pjesën më të madhet globit e ka përshirë kriza ekonomike. Megjithë këto vështirësi, këto sfida, ai mundohet t’ia dalë disi dhe kurrë nuk është bërë “pishman” pse është marrë me aktivitete kombëtare dhe kulturore duke lënë anash biznesin.

Sipas tij, biznesi është një punë që duhet ta bëjë përditë për të jetuar, sepse kjo të mundëson edhe marrjen edhe me aktivitete kulturore. Bie fjala në festivalin e vitit 1988 e ndonjë tjetër, Gjergj Dedvukaj të gjithë pjesëmarrësit i dërgon me financat e tij. “Sikur të kisha punuar me një rrogë të thjeshtë ta zëmë javore, thotë ai, kjo do të kishte qenë e pamundur, mirëpo marrja me biznes ma ka mundësuar këtë. Në atë kohë unë i kisha punët mirë me biznes dhe dëshiroja që çështja kombëtare të ecte përpara. Më vonë filloi të bie puna dhe gjërat erdhën dukë u vështirësuar. U desh të kërkonim mbështetje nga ndonjë donator, por edhe nga vetë anëtarët. Përveç kësaj, na është dashur që të japim para të mëdha për senatorët dhe kongresistët amerikanë të cilët duhet të flisnin për Kosovën. Kjo natyrisht se na ka kushtuar, por ka dhënë edh rezultate”.

Nga kjo bisedë shihet se Gjergj Dedvukaj pos me folklorin, është marr edhe me Ligën shqiptaro-amerikane, që do të thotë me çështjen e Kosovës. Kjo natyrisht se është sakrificë dhe do angazhim të madh, mirëpo këtë ai e ka parë gjithmonë si obligim kombëtar, të cilin duhet ta kishte çdo shqiptar me vetëdije të plotë kombëtar.

Jezu Krishti im janë Skënderbeu dhe Adem Jashari

Kthimi nga Gjirokastra dhe më pas nga Berlini, ku rrëmbyen çmimin e parë, në selinë e Gjergj Dedvukës shkon për të bërë një reportazh gazetari, tash editori i gazetës shqiptaro-amerikane “Ylliria”, Vehbi Bajrami, i cili pasi përgatit reportazhin që do ta botonte në një nga numrat vijues të gazetës, ku do ta botonte në një nga faqet më meritore, siç është ajo e mesit ilustruar me fotografi kolor, e thërret në telefon Gjegjin dhe i thotë: Dua të marrë opnionin tuaj në lidhje me titullin që dua t’iua vëjë reportazhit. Po çka të  të them, o Vehbi, i thotë Gjergji. Ti je gazetar, gjeje vet titullin. Jo, i thotë Vehbiu, dua të marr mendimin tënd se ashtu dua. Pasi që gazetari ishte këmbëngulës, më në fund Gjergj Dedvukaj i thotë: “Meqë po insiston, atëherë shkruaje kështu siç të them unë: Nuk kam ba asgja çka asht dasht me ba. Po si kështu, ti ke bërë mjaft, i thotë Vehbiu. Jo, i ia kthen Gjergji. Unë ende nuk e kam përfunduar programin tim kombëtar. Unë nuk jam Adem Jashar që kam shkrirë veten me 50 e më shumë anëtarë të familjes me më vu lapidar, por kam punua atë që kam mundur dhe që e kam ndie obligim ta punoj. E kam lanë edhe veten keq, ashtu edhe familjen dhe ka qenë rrezik t’i humbja edhe fëmijët, por për fat kjo nuk ka ndodhur”.

Gjergj Dedvukajn shpesh e kanë kritikuar pse nuk ka shkuar në kishë, sepse rrallë e fare shkon atje, por ai nuk ka pasur kohë t’i japë ndonjë përgjigje. Ai thotë se këtë e ka bërë për shkak të mungesës së kohës, por edhe për shkak të asaj se ai nuk ka ngarkesa fetare. “Unë, në radhë të parë e shoh kombin më të madh se fenë. Jezu Krishti im janë Skënderbeu e Adem Jashari”, shprehet ai, i bindur plotësisht se ka të drejtë.

Shkolla shqipe e Bronxit dhe funksionimi i saj

Një nga dëshirat e mëdha të Gjergj Dedvukës ka qenë ajo e hapjes së një shkolle laike shqipe në Nju Jork. Ai ka punuar edhe më parë në atë shkollën që kishte emrin “Naim Frashëri” që p[unonte në kuadër të Klubit “Jusuf Gërvalla: Për dhjetë vite me radhë Gjergji ka qenë përgjegjës i asaj shkolle. Dhe kur flet për atë shkollë dhe atë kohë të funksionimit të saj, ai flet me nostalgji dhe me shumë krenari. “I merrja katër fëmijët e mi e të shokëve dhe duke i bashkuar prej të gjitha anëve, i dërgoja në shkollë me një minibus. Më ka ndihmuar Bekë Bruçaj si mësues, pastaj Gjergj Domgjonaj. Dhe kështu kemi ecur, mirëpo nuk patëm mundësi ta mbanim shkollën, sepse pas mbylljes së Klubit “Jusuf Gërvalla” prindërit nuk i binin më fëmijët. Si përgjegjës i asaj shkolle natyrisht se nuk e ndieja veten mirë dhe pas mbylljes së saj kam qenë shumë i mërzitur dhe vazhdimisht më ka brejtur dëshira që ta hapnim prapë një shkollë shqipe, në të cilën do të mësonin fëmijët shqiptarë. Këtu ka shkolla shqipe, natyrisht, por në kuadër të shoqatave e të krahinave të ndryshme shqiptare dhe të kishave e të xhamive, mirëpo mua gjithmonë më ka trokitur dëshira që të kishim një shkollë e cila do të ishte e të gjithëve e jo vetëm e një krahu krahinor apo fetar, sepse kjo nuk i bën mirë kombit dhe komunitetit shqiptar që jeton dhe vepron në Nju Jork e kudo në Amerikë”.

Dhe më në fund vendos që një dëshirë të kamotshme ta bënte realiet.  Në lokalin e tij, në dhomën që e ka të rezervuar për aktivitete kulturore e kombëtare, e cila i shëmbëllen edhe një muzeu etnografik ai fton Mustafë Qosjen, që ishte kryetar i fondit për Plavë e Gusi, pastaj Ymer Ahmetajn, sekretar i atij fondi, të cilëve iu thotë: “Kam vendos me e hap një shkollë shqipe këtu, sepse i ka ardhur koha. E shoh se të dy jeni njerëz të duhur që mund të më ndihmoni dhe të bëhemi tre e më pas dua të thërrasim nga një përfaqësues nga të gjitha trojet shqiptare, në mënyrë që të bisedojmë”.

Kështu edhe ndodhi, pas një takimi, ku përveç dy të përmendurve më lart, ishin edhe shumë të tjerë, pothuajse nga të gjitha viset, si Dr. Hasan Ademaj, intelektual dhe humanist nga Gjakova, Shaban Lajçi nga Rugova e Pejës, aktor dhe aktivist i palodhur në fushën e kulturës dhe njëherësh edhe pjesëtar i Bashkimit Kombëtar, Zef Bala, biznesmen dhe  aktivist i shquar si dhe shumë e shumë të tjerë, të cilët, pas takimeve të njëpasnjëshme, vendosën të thërrisnin edhe konsullin e Shqipërisë dhe atë të Kosovës, Driton Mishton dhe Arta Ramën. Dhe pas disa takimeve u vendos që të hapej shkolla shqipe në Bronx, Me rastin e hapjes së kësaj shkolle, më 15 janar të vitit 2011, ishin prezentë edhe dy konsujt e lartpërmendur, të cilët prenë edhe shiritin. Me hapjen e kësaj shkolle sikur u realizua një pjesë e programit kombëtar të Shoqërisë kulturo- artistike “Bashkimi kombëtar”.

Shkolla filloi punën e saj me mjaft sukses dhe shoqërohej nga një entuziazëm nga të gjithë themeluesit dhe përkrahësit e saj. Mirëpo me kalimin e kohës, në sipërfaqe dalin edhe pengesa, të cilat i krijojnë shqetësime Gjergj Dedvukës, i cili jo pak shprehet i hidhëruar: “Populli ynë është aq i mirë sa edhe i keq nganjëherë, shprehet Gjergji. Ppo e them këtë, sepse për 35 vite të aktivitetit tim kam shumë përvoja. Jemi euforikë. Japim fjalë të mëdha, por kur vjen puna lodhemi shpejt. Bordi i shkollës ka 11 anëtarë, mirëpo gjysma e më shumë e këtyre anëtarëve të këtij bordi nuk e kanë dhënë asnjë cent. Madje nuk vinë as në takimet që duhet të jenë. Ata le që nuk kanë dhënë nga xhepi i vet, por as nuk kanë kërkuar nga ndonjë donatorë. Mësuesit duhet mbajtur. Madje disa le që nuk punojnë dhe nuk ndihmojnë, por edhe bëjnë propagandë nëpër kafe në dëm të shkollës. Gjë nuk japin e pengojnë nga jashtë. Pesë ndihmojnë e gjashtë shkatërrojnë. Kjo e vështirëson punën  tonë, aktivitetin tonë”, thotë Gjergj Dedvukaj.

I shqetësuar për pengesat që i behën projektit të tij Gjergj Dedvukaj përmend për të mirë anëtarët e Bordit të shkollës, Mustafë Qosjen, Sabri Gjonin, Dr. Hasan Ademajn, të cilët siç shprehet ai, “janë njerëz që ndihmojnë dhe kanë dëshirë të flaktë që gjërat të ecin përpara”.

Sipas Gjergj Dedvukajt, njerëzit më të rrezikshëm janë ata që nuk punojnë, që nuk ndihmojnë, por vetëm shantazhojnë. Këta njerëz ai i quan njerëz me tendenca të sëmura. Ai tregon se si pas hapjes së  shkollës, kur lajmi ishte lansuar në gazetë, shkon njëri në lokalin e tij dhe i thotë:

“E hapët shkollën, a?”

“Po, i thotë Gjergji.”

“Kam dashur ta hap unë.”

“Mirë, po pse nuk e hape?- ia kthen Gjergji’

Dhe këso tipash ka shumë në Nju Jork e kudo ku jetojnë e punojnë shqiptarët. Këta, thotë Gjergj Dedvukaj asgjë nuk punojnë, vetëm kritikojnë gjithandej kafeneve e mejhaneve ku rrinë e dehen shqiptarët këtu në Arthur Avenue të Bronxit.

Megjithatë mësimi u zhvillua dhe me mjaft sukses. Për një kohë të shkurtër pati rezultate të theksuara. Mirëpo duhet punuar ende më komunitetin në mënyrë që ai të bindet që t’i dërgojë fëmijët në shkollë, ku do të mësonin gjuhën shqipe. Por në këtë drejtim ende ka mungesë mendësie dhe duhet punë, angazhim, por edhe përkrahje.

Kur u hap shkolla shqipe në Bronx, në janar të vitit 2011, një plak nga Malësia, i cili e dërgonte nipin e tij në shkollë i  thotë Gjergj Dedvukës: “Gjergji, dy herë gjatë jetës sime këtu në Amerikë e kam ndie veten mirë dhe krenar. Njëherë kur u formua batalioni Atlantiku dhe u nis për në luftën e Kosovës dhe hera e dytë, tash hapja e kësaj shkolle. Vërtet ia keni qëllue”.

Këto fjalë të këtij plaku janë për t’u vlerësuar dhe flasin shumë.

Në këtë pikë shihet se Gjergj Dedvukaj është i zhgënjyer, por nuk dorëzohet. Ai ka edhe planet që dëshiron t’i realizojë përmes ansamblit “Bashkimin Kombëtar”. Në mesin e anëtarëve të këtij ansambli ka njerëz që kanë kryer shkolla të larta të muzikës, ka instrumentistë të talentuar të veglave popullore shqiptare, ka aktorë, deklamues shumë të talentuar të cilët me përvojën e tyre jetësore dhe profesionale janë të gatshëm të japin kontributin e tyre në fushat që kërkohet të japin. Ansambli në fjalë është komplet shkollë. Madje njëri nga njohësit e folklorit shqiptar, prof.dr. Agron Fico, i cili për disa vite jetoi dhe veproi në Nju Jork, duke parë punën dhe aktivitetin e Gjergj Dedvukës dhe duke parë rezultatet e këtij Ansambli, në një shkrim të tij, të publikuar në një gazetë, Shoqërinë Kulturo-Artistike “Bashkimi Kombëtar” e quajti Instituti të folklorit.

Qëllimi i Gjergj Dedvukës dhe i shokëve të tij është që kur të shkojnë në festivale kombëtare të vjetrit një ditë të ulën dhe t’i shikojnë të rinjtë në skenë duke performuar talentin e tyre. Kjo është jo vetëm dëshirë, por edhe detyrë e vazhdueshme e Gjergj Dedvukajt dhe e shokëve të tij Shaban Lajçit e Tomë Gjergjit që përherë i ka në krah dhe punojnë pa u lodhur.

Një dëshirë që si duket do të mbetet vetëm dëshirë e Gjergjit dhe e shokëve të tij si edhe e shumë shqiptarëve që jetojnë dhe veprojnë në Nju Jork, është hapja e një qendre kulturore shqiptare, në të cilën shqiptarët mund t’i zhvillonin aktivitetet e tyre kulturore, sepse ambientet në lokalin e Gjergj Dedvukës janë të ngushta dhe nuk ofrojnë atë që duhet. Gjergji thotë se ata që punojnë në kultivimin dhe ruajtjen e kulturës kombëtar e kanë për obligim që të angazhohen maksimalisht në këtë drejtim. Bie fjala, thotë ai, ndonjë multimilioner shqiptarë ( që këtu në Nju Jork ka mjaft) mund ta blejë një objekt të tillë dhe ta lëshojë për shfrytëzim për mërgatën shqiptare këtu, mirëpo nuk e bën, sepse nuk ia di vlerën kësaj pune. Dedvukaj thotë se për mundësinë e hapjes së një qendreje kulturore shqiptare në Nju Jork që nga viti 2005 ka marr premtime nga kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, mirëpo deri më tani nuk është realizuar një premtim i tillë. Dhe kjo është duke i shkaktuar humbje të pakompensueshme shqiptarëve. Dikush mund të thotë se kjo nuk është ashtu, mirëpo a ka më humbje më të madhe se sa të asimilohesh si popull, kur i ke të gjitha mundësitë për të mos e bërë një gjë të tillë. Kur ke mundësi të ruash etnitetin tënd, kulturën tënde, gjuhën tënde. Kërkesat për hapjen e  një qendreje të tillë kanë qenë e vazhdueshme, sa herë që kanë ardhur delegacionet shqiptare, por edhe në konsullatën shqiptare dhe atë të Kosovës, por nuk ka ndodhur që të realizohet kjo kërkesë. Por duhet ta dimë se hapja e Qendrës Kulturore Shqiptare këtu në Nju Jork është shumë e nevojshme. Për këtë do të bindemi vetëm kur ta shohim funksionimin e saj, thotë Gjergj Dedvukaj.

FHM zgjodhi kryesinë e re
Fondi Humanitarë “Malësia” me qendër në New York, në mbledhjen e mbajtur me 21 Shkurt 2013, zgjodhi kryesinë e re e cila do të udhëheqin këtë organizatë për një mandat dyvjeçar, njoftojnë nga kryesia e këtij fondi.

Për kryetarë të ri u zgjodh z. Ëjllo Berishaj. Nënkryetarë z. Anton (Noja) Sinishtaj, sekretarë z. Kolë Cacaj kurse arkëtari i ri i fondit u zgjodh z. Gjon Ivezaj.

Kryesia e re, deklaroi, se gjatë mandatit të tyre do të vazhdojnë punën e tyre me transparencë ku do ti mbesin besnik programit edhe në të ardhmen. /Malesia.Org/

U zhvillua darka humanitare e Shoqatës Atdhetare “Malësia e Madhe”
Javën e kaluar, me 3 shkurt, në sallën e Kishës Katolike “Shën Pali” në Michigan u zhvillua darka humanitare tashmë tradicionale për bashkim fondesh.

Kjo shoqatë tashmë dhjetë vite ndihmon Malësinë në nevojat e saja. “Malësia e Madhe” me donatorët e sajë, deri me sot ka kontribuar me rreth 600.000 dollarë amerikan në ndihma humanitare drejt Malësisë dhe banorëve të sajë që kishin më së shumti nevojë.

Në darken e fundit humanitare u bashkuan rreth $ 23.000.

Hapja e darkës u bë nga kryetari i ri i kësaj shoqate z. Pashko Gjokaj.

Më poshtë lexoni fjalimin e plotë të kryetarit si dhe listën e donatorëve të kësaj darke.

Pashko Gjokaj, kryetarë i Shoqatës Atdhetare “Malësia e Madhe”

Vellezer e motra, dashamires te Malesise dhe shoqates Malesia e Madhe mirembrema. Ne emer te kryesise se shoqates Malesia e Madhe dhe ne emrin tim nga zemra ju uroj te gjitheve mirseardhjen ne pervjetorin e dhjete jubilare te themelimit .Kjo darke humanitare tashme eshte bere tradicionale dhe ne e organizojme cdo vit per grumbullime fondesh , eshte nje sofer bujare ku te gjithe ju tregoni bujarine dhe solidaritetin me vellezrit dhe motrat tuaja ne vendlindje, per hallet dhe brengat e tyre.

Meqense jemi edhe ne prag te 5 vjetorit te pamvarsise se kosoves ju uroj te gjitheve ,gezuar me shprese se ne te ardhmen do te bashkohemi te perkujtojm pervjetoret e bashkimit kombetare.

Pershendes dhe falenderoj per pjesmarrje ne mbramje;perfaqesuesin e shoqates kosova Mikel Dema me te gjithe kryesine e shoqates qe jane ketu sonte,

kryetarin e shoqates se burgosurve dhe perndjekurve politik shqipetar nen mal te zi per michiganin Dode Lucaj ,kryetarin e deges se vatres per miciganin Alfons Grishaj,,kryetarin e shoqates se intelektualve Nua Ivanaj,kryetarin e shoqates kastrati Nikolle Veshti,kryetarin e shoqates Dukagjini Nikolin Shyti,kryetarin e shoqates kulturore Fran Gjoka,kryetarin e shoqates Rrapsha Anton Lajcaj .Ne emer te veteranve te ceshtjes kombetare pershendes Kole Gojcaj,i falenderoj qe jane me ne sonte afaristet e njohur Agim Lumani dhe Nua Ftoni.

Me kete rast falenderoj te gjithe donatoret tone qe na kane perkrahur ne projektet tona gjate gjithe ketyre viteve, pa ndihmesen e te cileve sukseset tona do te ishin shume me te vogla. Nder ta do te vecoja disa pesona te cilet kane lene gjurme me ndihmat e tyre per shoqaten sone ,ata jane;konzulli i nderit i republikes se shqiperise, zoti Ekrem Bardha,afaristi dhe humanisti Pjeter Stanaj,antari i kryesise se shoqates, aktivisti Malote Ivezaj ,afaristi dhe humanisti Paloke Camaj si dhe prijsi e kesaj qendre fetare dhe kombetare,don Fran Kola i cili ne emer te kesaj qendre bashke me menaxherin e kesaj salle Fran Ivezaj dhe stafin e punes shtrojne ket darke falas per te gjithe te pranishmit .Kjo na mundeson qe te gjitha mjetet e grumbulluara ne kete mbremje ,shkojne ne ndihma per malesine ,per c’gje ne i falenderojme pa mase.

Me ndihma te konsiderueshme kan ndihmuare veprimtaret dhe humanistet Toni Juncaj,Zef Dedivanaj,Marash Nucullaj Fran Pjetri Ivezaj,Zef Vulaj,Mark Gojcaj,Gjoke Pjetri Gjolaj,Gjok Gojani,Pashko Gjolaj,Gjon Lulgjuraj nga florida ,Bujar Mamusllari,Rrok Gjoka Juncaj,Prel Dedvukaj,Simon Gjoni Sinishtaj,Pashko Gjelaj,Martin Nikolla Berishaj,Mark Ivanaj ,Luigj vulaj,Zef Vucinaj,Anton Micakaj e shume te tjere

Pershendes te gjithe antaret e kryesise se shoqates M e M per punen e frytshme dhe sakrificat e medha per keto dhjet vite sa ne veprojme dhe i falenderoj per detyren qe me besuan qe dy vitet e ardhshme te udheheqi kete organizate.Pergezoj te gjithe kryetaret e deritanishem te cilet me pune dhe sakrifica te medha krijuan nje emer te mire te kesaj shoqate si ketu ashtu edhe ne vendlindje.I falenderoj ne emer te kryesise dhe ne emrin time; Pjeter Berishaj, Prenk Ivezaj, Luke Juncaj, si dhe kryetarin deritanishem Gjergj Ivezaj.Ne emer te gjithe neve falenderoj me te moshuarin e kesaj shoqate zotin Marash Ulaj i cili gjat gjith kohes eshte antare i kryesise dhe kontribon edhe pertej mundesive te tije.

Falendroj edhe mediat e komunitetit qe e perciellin kete mbremje sonte. televizionin e shqiptareve te micigenit me gazetar Rafael Floqi,ACTV me pronar Armand Shtiza.

Falenderoj kengetaret e mirenjohur te cilet me zerin e bukur falas na argetojne ket nate; Fran Gjoken dhe instrumentistin Beko Gjelaj

Mbasi qe jemi ne pervjetorin jubilar, vlen te ceket ne pika te shkurtra si erdhi deri tek formimi i kesaj shoqate. Ne nje kohe kure fatet e Kosoves dhe trojeve tjera nen ish jugosllavi ishin ne udhekryq, kur makineria serbe donte te zhdukte cdo gje shqiptare, ky komunitet te udhehequr nga veteranet e ceshtjes shqiptare, njerez te cilet nje pjes te mire te jetes ja dedikuan kombit, te organizuar e shperndare neper grupe te ndryshme i bashkoi kushtrimi per atdheun. U bashkuan me dhe rreth fondit Vendlinja Therret, mobilizuan Malet e Malesise dhe grumbulluan me se 1 milion dollare, furnizuan UCK-ne me armatime te ndryshme,Pjestar te ketij komuniteti,mes tyre te rinje te lindur ne Amerike muaren pushken, veshen uniformen e UCK-se dhe dolen ne malet e Kosoves.

Keta patriote shkruane historine e ketije komuniteti, duke e rradhitur nder me te rendesishmit ne diasporen gjitheshqiptare, nderuan jo vetem vehten dhe familjet e tyre, por ngriten larte emrin Malesor dhe Malesi e Madhe, vendosen nje gure te madh ne themelet e shtetit te Kosoves.

Ne momentin kur Kosova e mori rrugetimin e vet drejt pavaresise, lindi ideja qe ky grup aktivistesh te mos shperndahet por te krijohet nje shoqate e cila do te merret me nevojat e ndryshme qe kishte Malesia, ne ato kohe te liga. Keshtu dhe ndodhi ne u krijuam si shoqate me emrine Malesia e Madhe, trungun e te ciles e pebejne e vazhdojne ta perbejne te njejtit njerez te cilet punuan e vazhdojne te punojne se bashku kurdohere qe ka nevoj kombi.

Bashkevendas te dashtun,

Shoqata jone eshte e hapur per bashkpunim me te gjitha shoqatat, asociacionet shqipetare dhe individet qe punojne dhe veprojne ne SHBA dhe vendlindje, e si qellim kane ruajtjen dhe promovimin e vlerave kombetare, historike dhe kulturore te shqipetarve si ne komunitetin tone ketu ashtu edhe ne trojet tona sterrgjyshore. Me ndihmen tuaj mundohemi qe sadopake te zbusim varferine, te ndihmojme te semurit, si dhe nxenesit dhe studentet te cilet kane talent por mundesi te vogla financiare per shkollim. Une nuk do te doja te iu marre kohen me shumat financiare dhe projektet qe kemi financuare. Per kete arsye ne kemi botuare nje broshure e cila gjindet ne tavolinat tuaja nga e cila mudeni hollesishte te informoheni per punen dhe projektet qe ju dhe ne kemi realizuare se bashku.

Pervec ndihmave financiare ne, me demostrata dhe protesta, peticione te ndryshme, si dhe me kontakte te ndryshme ne senat dhe kongres Amerikan, me diplomat evropjan dhe me perfaqsues te dy shteteve shqiptare, kemi ngritur zerin per burgosjet dhe diskrinimet politike qe u behen bashvendasve tane. Poashtu, jemi angazhuar fuqishem qe shqiptareve ne trojet e tyre t’u mundesohet ushtrimi i plote i pushteti lokal si dhe perdorimi i lire i simboleve tona kombetare

Vllezer e motra, ne situaten ne te cilen gjendet Malesia sot, ajo ka nevoje te vazhdueshme per ne. Besoj se ne sado qe te bejme per te, kurre nuk do mundemi ti cborcohemi…. Prandaj, apeloj qe te gjithe se bashku ti bashkojme forcat per te miren e saj ne menyre qe me fuqine tone te bejme me te miren e mundshme qe, nese jo t’ua zgjedhim, se paku t’ua lehtesojme barren dhe brengat me te cilat ballafaqohen vellezerit dhe motrat tona ne vendlindje. Jam i bindun se kjo pergjegjesi rendon ne ndergjegjen e secilit prej nesh.

Ne biseda te ndryshme me shume prej jush, dikush mendon se eshte mire me ndihmuar studentet te shkollohen, dikush te semurit dhe skamnoret, kurse te tjere ndonje projekt tjeter qe cmohet si i rendesishem apo i nevojshem per Malesine. Ne te gjithe te interesuarve ju ofrojme mundesi, qe se bashku ju dhe ne mundemi te krijojme grupe pune ne te cilat te gjithe mund te kycemi sipas deshires dhe projekteve ne te cilat secili prej nesh beson se mundet te kontriboje. Sepse, ne fund te fundit, ne nuk e duam me shume se ju Malesine dhe besoj se te gjithe ne vuajme te bejme dicka te mire per vendin tone.

Vellezer e motra edhe nje here ju falenderoj per pjesmarrjen tuaj, per kontributet tuaja, zoti ju bekofte ju dhe familjet tuaja, te gjithe shqiptaret dhe Shtetet e Bashkuara te Amerikes.

Lista e donatorve dhe shuma totale e te hollave te grumbulluara ne darken e organizuare nga shoqata atedhetare Malesia e Madhe Me 02-03-13:

Ekrem Bardha $1000

Luke Dedvukaj $1000

Agim Lumani $1000

Pjeter Stanaj $1000

Pashko Gjokaj $1000

Gjon Lulgjuraj{FL}$500

Gjeto Ivezaj $500

Ndue Ftoni $500

Mark N Lulgjuraj $500

Gjovalin Gegaj $500

Gjergj Ivezaj $500

Leke Gjonaj $500

Mark K Gojcaj $500

Rrok Gj Lulgjuraj$500

Malote Iveza $500

Prenk Gjokaj $500

Gjoke Gojani $500

Pashko Gjelaj $500

Gjoke L Gjokaj $500

Gjeto Vulaj $500

Gjoke P Gjolaj $500

Luigj Gjokaj $365

Tome Gjokaj $350

Martin Ulaj $300

Gjergj Vulaj $300

Paloke Vulaj $300

Martin Gjolaj $300

Gjoke Juncaj$250

Kasem Ramaj 200

Zef Vucinaj $200

Viktor Dushaj$200

Lulash Palushaj$200

Shtjefen Palushaj$200

Rrok Gjelaj $200

Prenk Ivezaj $200

Luke Sinishtaj $200

Nrek Gjolaj $200

Shtjefen Berishaj $200

Nike Z Lucaj $200

Zef Gjonaj $ 200

Simon Gj Sinishtaj $200

Nikolle T Lulgjuraj $200

Paloke Lulgjuraj $200

Viktor Camaj $200

Pashko M Dedivanaj $200

Nua Nikollaj $200

Daniel Palushaj $200

Fran Gjoka $200

Marash Ulaj $100

Beko Gjelaj $100

Anton Lajcaj $100

Anton Juncaj $100

Miran Lekocaj $100

Nikolle Dedvukaj $100

Luigj Vulaj $100

Gjoke Micakaj $100

Antone Micakaj $100

Rroke Dedvukaj $100

Nikolle Gjonaj $100

Prenk Z Dekaj $100

Nikolin N Celaj $100

Marash Bojaj $100

Nikolle Stanaj $ 100

Mikel Demaj $100

Rrok D Juncaj $100

Kole T Dedvukaj $100

Fran Ll Ivezaj $100

Kole Gojci $100

Pashko Gojcaj $100

Gjoke Gojcaj $ 100

Lindon Lajcaj $100

Anonim $ 100

Vilson Sinishtaj $ 100

Mark Thaci $100

Gjon Marku $100

Tome N Lulgjuraj $100

Dede {Deshku}Dushaj $100

Nua Ivanaj $ 100

Dede P Gojcaj $100

Pjeter Vulaj $100

Nike KalaJ $ 100

Gjergj Gjonaj $50

Nikolle perkaj $50

Sokol Ivanaj $5o

Petrit Dodaj$50

Nikolle Veshtaj $50

Zef Pergega $ 50

Gjon Pashku $50

Shoqata atdhetare ”Malësia e Madhe” organizon darkë humanitare për grumbullim fondesh
Shoqata atdhetare, ”Malësia e Madhe”, fton të gjithë donatorët dhe dashamirët e shoqatës në Detroit dhe më gjerë, se me 3 Shkurt 2013, në ora 7:00 të mbrëmjes, në sallën e Kishës së Shën Palit; shtron darkë festive dhe humanitare për grumbullim mjetesh, si qellim rritjen e fondeve për nevojat që ka Malësia jonë e dashur.

Vlen të theksohet se deri tani ne dhe donatorët tonë kemi kontribuar në Malësi me shuma të konsiderueshme afro $600,000.

Ju rikujtojmë se ne si shoqatë jemi ligjërisht të regjistruar në shtetin e Michigan-it si organizate jo profitabile, kështu që donacionet mund të i arsyetoni në taksat tuaja personale apo të bizneseve tuaja.

Darka do të servohet me koktej dhe ushqime të bollshme. Të ftuarit do të i argëtojnë këngëtar të mirënjohur të komunitetit.

Hyrja falas !

“Malësia e Madhe” 49920 Van Dyke ,Shelby twp. MI.8317

Për info. më të hollësishme ju mund të kontaktoni;

Pashko Gjokaj – kryetar

586-530-0373

Gjergj Vulaj – sekretar

248-730-1441