Portali MALESIA.ORG » Opinione & Editoriale

Rrugëtimi nëpër mjegull i shqiptarëve në Malësi
Shqiptarët në rrjedhën historike më tepër ishin të sunduar sesa që ishin sundues. Të ballafaquar me sundues të ndryshëm, vazhdimisht ishin në procesin e asimilimit të substancës kombëtare. Prandaj, sot ka serb, malazez, maqedon, boshnjakë, turq, grekë etj. me rrënjë shqiptare por rrallë dhe gati asnjëherë nuk kemi rast që të kemi të kundërtën. Për fat të keq kjo dukuri vazhdon edhe në ditët e sotme, sidomos në trojet shqiptare në Mal të Zi.

Procesi i asimilimit është në fazën përfundimtare në trevat shqiptare në Rozhajë, Plavë e Guci dhe Tivar, e që këto treva, jo shumë kohë më parë ishin të populluara me shumicë mbi 90% shqiptare.

Fatkeqësisht, ky nuk është fundi, tashmë duket se radhën e ka Malësia e Madhe, e cila veç ka hyrë në procesin e asimilimit dhe me shpejtësi të madhe kjo dukuri po ia gërryen rrënjët e sajë.

Malësia e Madhe vërtet ka një të kaluar të ndritur, me të cilën gjeneratat e sotme krenohen. Parashtrohet pyetja se a kemi pse të krenohemi me të tashmen, dhe a do të krenohet kush në të ardhmen dhe me gjeneratat e sotme?  Pra, nëse kjo tendencë vazhdon me këtë ritëm, a thua do të ketë kush apo me çka të krenohet?

Shqiptarët e Malësisë sot gjinden në një situatë komplekse, me probleme të shumta politike e ekonomike të cilat po shkaktojnë dobësimin dhe rrallimin e “bimës” kombëtarë. Situatë e cila nuk filloj sot, por shumë kohë më parë e cila është në vazhdimësi.

Ndërgjegjja kombëtare në mesin e shqiptarëve këtu është në nivel të ulët dhe dita ditës po zbehët më shumë. Kështu, tkurrja dhe mungesa, e ne shumicën e rasteve mohimi i ndërgjegjes kombëtare po rezulton me shkallën dalluese të humbjes së imunitetit ndaj asimilimit.

Që nga fillim shekulli XX por edhe më herët e deri sot në Mal të Zi, sllavët me aparaturën e tyre ushqyen përbuzje dhe urrejtje ndaj shqiptarëve. Sundues i cili urrente të sunduarit, ku reflektimi i urrejtjes së sunduesit ishte më i madh sesa e kundërta dhe si i tillë ishte dhe është ne përpjesëtim të zhdrejtë!

Duke qenë në numër të vogël, të shtypur, diskriminuar, pa fuqi dhe pa përkrahje para së gjithash nga shteti amë, edhe vet shqiptarët u frustruan duke vënë si barrë dimensionin e frikës e cila kalojë në “bindje”; se të jesh shqiptarë, të flasësh gjuhën shqipe, të duash flamurin shqiptarë, pra të jesh vetvetja, është diçka e keqe, diçka nga e cila nuk përfiton por humbë. Aty dhe qëndron fillimi i dobësimit të ndërgjegjes kombëtare, mohimit të vetvetes.

Përderisa shteti i Malit të Zi identifikohet dhe është tashmë i dallueshëm në qarqe evropiane si një shteti demokratik e qytetarë, duke vendos maskë fallco para Bashkimit Evropian dhe duke proklamuar atë si një bashkim kombesh/shtetesh (ku kufijtë dhe dallimet nuk ekzistojnë), tenton që shqiptarët ti konvertoj në “kozmopolit” duke i zhveshur përfundimisht ata nga çdo element nacional, kurse vet gjithmonë, duke ruajtur nacionalizmin e tyre të theksuar në përmasa tejet radikale në krahasim me ne, pra me nacionalizëm sllav.

Për dobësimin/përkeqësimin e ndjenjës kombëtare, si një formë mjaft efikase për asimilimin më të lehtë të shqiptarëve, pushtetet e kaluara në Jugosllavi, e që vazhdon edhe sot, kanë përdorur metoda të ndryshme, përsëris, metoda që edhe te vet shqiptarët të krijojnë bindje/frikë e që krejt kjo ka kaluar në frustrim, se të jesh shqiptarë do të thotë të dallohesh nga të tjerët, por në kuptimin negativ.

Shtimi i prapashtesës VIĆ (VIQ) mbiemrave shqiptar ishte një metodë e fillimit të asimilimit më të lehtë (e hyrjes në qef malazezëve!). Edhe përkundër lehtësimit të procedurave të përmirësimit të emrit/mbiemrit dhe mundësisë së shkruarjes së tyre në gjuhën shqipe në dokumente zyrtare, shqiptarët ende mbajnë prapashtesën VIĆ në mbiemër.

Nëse emri dhe mbiemri tingëllojnë shqip dhe të shkruara në gjuhën shqipe, në shikim të parë është një vetëdeklarim i asaj që je, gjë e cila shpesh zgjon antipatinë e një punonjësi (sllav) në një zyre, institucion apo shërbim publik (shkollë, spital, polici etj) ndaj një shqiptari i cili kërkon kryerjen e ndonjë shërbimi apo procedure si e drejtë e çdo qytetari. Nga vet fakti që kombësia e tij të jetë e theksuar, ai shpesh mund të diskriminohet në forma të ndryshme. Nëse jo më shumë, atij në vend se të i bëhet një lehtësim, do të përballet me të kundërtën. Prandaj shqiptarët edhe mund të zgjedhin që etnia e tyre të mos bie në sy.

Mbiemri i sllavizuar është një hap drejt boshnjakëzimit të shqiptarëve të besimit islam (një faktor që veç ekziston në Malësi) si dhe sllavizmi i shqiptarëve të besimit katolik.

Edhe sot, te pjesë e madhe e shqiptarëve ne Malësi dhe në treva tjera shqiptare, mbiemrat e sllavizuar janë aktual dhe me ta si të tillë edhe identifikohen. Shkallë kjo qe i ka tejkaluar format e “turpit” individual fisnorë dhe atij kolektiv. Ku aspak nuk është “turp” ti prezantohesh dikujt dhe të identifikohesh si Ivezić, Dedvuković, Ljuljanović, Ljuljdjurović, Berišić, Ujkić, Pepić, Camović, Đonović, Gilić, Đoković. E gjithë kjo kërkon sqarim, ndoshta edhe diçka më tepër kërkon ngritje të zërit dhe mosdegjueshmëri qytetare ndaj kësaj dukuri. Fillimisht, ndoshta do të ishte mirë që këtë vazhdimësi të fillit asimilues nder shqiptarë ta ndërprejnë intelektualët tonë. Ti identifikojmë ata, dhe fillimisht, tu kërkojmë atyre që të kthehen në rrënjë!

Shkollimi është një tjetër faktor i cili është në disfavorin e shqiptarëve. Programi mësimor në shkollat fillore dhe të mesme nuk është adekuat dhe nuk përmbushë kërkesat që nxënësit shqiptarë duhet ti mësojnë, sidomos në historinë kombëtare. Përderisa në nivelin lartë universitarë studentët shqiptarë në Mal të Zi kanë vetëm një mundësi të studimit në gjuhen shqipe, atë të mësuesisë.

Studentët shqiptarë për të studiuar në gjuhën shqipe janë të detyruar të studiojnë në Shqipëri, Kosovë apo Maqedoni, por ka shumë nga ata që nuk kanë mundësi financiare për një gjë të tillë.

Një pjesë tjetër zgjedhin të studiojnë në gjuhën sllave, dhe jo në gjuhën shqipe, duke shpresuar se pas përfundimit të studimeve do ta kenë më të lehtë të punësohen.

Një tjetër dukuri e cila ekziston në përgjithësi në Mal të Zi, e sidomos për shqiptarët, është punësimi në bazë të librezës partiake. Jo rrallë, si parakusht, aplikuesit për një punë, sqarojnë se si (direkt apo indirekt) udhëzohen që së parit të anëtarësohen në partinë në pushtet.

Nga mungesa e ndërgjegjes apo dhe nga situata e vështirë ekonomike këta njerëz harrojnë faktin se bëhen mall për shitje.

Si rezultat i gjendjes së mjerueshme politiko-ekonomike, e theksuar sidomos në trevat ku shqiptarët janë shumicë, emigrimi për dekada të tëra ishte në nivel tepër shqetësues. Shqiptarët nën presion dhe të diskriminuar, por gjithmonë të lehtësuar të emigrojnë, lëshuan trojet e veta më shumë se çdo popull tjetër në Ballkan. Është fakt se 2/3 e shqiptarëve nga Malësia jetojnë në SHBA.

Në anën tjetër shpërngulja e organizuar e boshnjakëve nga viset veriore të Malit të Zi, në Dhe të Zi (Karabushko Pole), që sot numërojnë rreth 3000 banorë, numër i cili rritet nga viti në vit, shtron pyetjen pse pikërisht në Malësi?

Emigrimi i shqiptarëve dhe vendosja e boshnjakëve në Malësi, është një plan i ndërrimit të strukturës demografike të popullsisë e unë do të shtoja, ndryshim të etnisë. Plan ky i cili  po realizohet gradualisht por me sukses.

Malësia e cila ishte gati 100 për qind e populluar nga shqiptarë autokton, tashmë gati është balancuar me jo-shqiptarët.

Pa qit këtu në harresë edhe martesat në mes shqiptarëve dhe këtyre ardhacakëve që vetëm shtojnë dhe përshpejtojnë asimilimin.

Se sa të pranuar dhe të barabartë janë shqiptarët dhe simbolet e tona kombëtare nga ana e shtetit malazez shumë mirë e dëshmon edhe “Ligjit mbi Rendin dhe Qetësinë Publike” i cili sanksionon përdorimin e simboleve tona kombëtare me gjobë në të holla deri në 5000 apo burgim (personi juridik do të dënohet me 2.500 deri në 5000 euro, kurse për personat fizik gjoba do të ishte 100 deri në 500 euro apo 30 ditë burgim).

Se Flamuri ynë kombëtare konsiderohet si ndonjë armë e rrezikshme u dëshmua edhe në aksionin famëkeq të 9 shtatorit të 2006, kur me rastin e bastisjeve policia sekuestroi flamujt shqiptarë si material dëshmues për “terrorizëm”.

Një nder të drejtat themelore të qytetarëve është e drejta për vetëqeverisje lokale. Një tjetër e drejtë e cila i është shkurtuar shqiptarëve. Shqiptarët e Malësisë shpesh herë u përdorën për tregti politike të këtij pushteti, por edhe të subjekteve politike shqiptare. Ky pushtet para çdo zgjedhje ka premtuar Komunën e Malësisë me qendër në Tuz. Kanë kaluar shumë marrëveshje e nënshkrime por çdo herë kanë përfunduar për të ja nisë me një premtim tjetër.

Tashmë lindi një premtim i radhës, duke u mbështetur në “Ligjin për organizimin territorial”, komuna duhet kaluar përmes një referendumi konsultativ. Një metodë tjetër për zvarritjen e kësaj çështje. Një referendum i cili edhe nëse dëshira e qytetarëve kalon, do të varej nga dëshira e pushtetit, i cili qartë se nuk dëshiron një komunë ku shumica (së paku për momentin) është e populluar nga shqiptarë autoktonë.

Popujt e sunduar, të cilët jetojnë jashtë shtetit amë apo nuk kanë shtet amë, përballen me asimilimin. Shqiptarët vërtet kanë shtetin amë, i cili ka detyrë morale por edhe ligjore të i ndihmojnë dhe mbrojnë. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë në Nenin 8, Pika 1 (Republika e Shqipërisë mbron të drejtat kombëtare të popullit shqiptar që jeton jashtë kufijve të saj.), edhe garanton mbrojtjen e shqiptarëve jashtë kufirit politik të saj.

Çka bëri Shqipëria zyrtare në këtë drejtim? Nuk bëri asgjë!

Për Kosovën, shtetin tjetër shqiptarë as mos të flasim. Atë disi po mundohemi me e arsyetuar për faktin se shteti i Kosovës ende është në procesin e formimit. Por, Shqipëria zyrtare dhe diplomacia e sajë, mund të mësojnë nga Serbia, që diplomacia e sajë po bën të pamundurën për mbrojtjen e serbeve brenda shtetit të Kosovës. Po ashtu, edhe nga Mali i Zi i cili kushtëzon Kosovën për shkëmbimin e misioneve diplomatike me njohjen e një bashkësie etnike malazeze e cila jeton në Kosovë, për të cilën kërkon ta njohin me atribute të kombësisë në kushtetutë.  Të mësojnë nga veprimi i shtetit grek, se si veprojnë ndaj pakicës “greke” (shqiptarë të greqizuar) në jug të Shqipërisë, ose nga shteti serb i cili në qytetin e Fierit investon në hapjen e shkollës serbe për disa familje serbe!

Kemi dëgjuar nga zyrtarë shqiptarë që për ndihmën e tyre fillimisht duhet të jemi kompakt në kërkesat tona. Vërtet duhet të ishte ashtu, por shqiptarët në Malësi janë në gjendje aq të mjerueshme, sa që edhe për një fillim të tillë është e domosdoshme ndihma e shtetit amë, e atyre që e kanë për detyrë, se pari  morale e mbi të gjitha kushtetuese.

Subjektet e shumta politike shqiptare në këto troje e kanë humb çdo kuptim. Ato më shumë shërbejnë për tregti dhe dekor… Në fund të fundit ato vetëm pasqyrojnë gjendjen e shqiptarëve këtu.

Jemi në një fazë kritike e cila pa ndihmën e shtetit amë dhe ndërkombëtarizimit të kërkesave tona do të humbët edhe ata pak që ka mbet dhe ne do mbesim në mjegullnajën e rrugëtimeve tona!

R. Ivezaj

Mali i Zi e don Plavë-Gucinë pa shqiptarë
Në tokën arbnore të krahinës komunare të Plavë-Gucisë shqiptarët etnikë (të vetëdeklaruar si të tillë) renditen të dytët për nga popullsia dhe janë ma të përqëndruar në Vuthaj, Martinaj, Hot i Vendit (Hoti mbi Plavë), Kukaj-Krushevë-Vishnjevë-Hakaj, në qytetet Guci e Plavë, etj. Shqiptarët etnikë rradhavijnë pas boshnjakëve (ma së shumtit shqiptarë të asimiluar) dhe dalin para serbëve dhe malazezëve, që janë komunitete kulturore-etnike të ardhun si kolonë e ma së forti të rritun numerikisht me asimilime të shqiptarëve katolik e muslimanë në kohëna të trinjakërisë krajloviçe kundërshqiptare: Nikolla I, Tito e Gjukanoviçi.

Nistue nga numri i përgjithshëm i popullsisë etnike shqiptare përcaktohet edhe përqindja shqiptare e përfaqësimit dhe e punësimit në shtetin e pavarur të Malit të Zi të pas 2006-tës, si në institucione shtetërore e lokale që varen zyrtarisht nga Podgorica apo komuna e Plavë-Gucisë, sipas kërkesave e praktikave të përbotshme demokratike, sipas kushteve e kritereve për antarësim euro-atlantik në BE e në NATO.

Politika shtetërore kundërshqiptare e Malit të Zi gjukanoviçian mbetet tejet diskriminuese ndaj shqiptarëve etnik në Plavë-Guci (realisht – mbi 20 për qind e popullsisë së saj) pasi niveli i përfaqësimit e i punësimit në këtë komunë është mbi katër herë ma i vogël se sa përqindja e duhur zyrtarisht.

Shifrat flasin vetë për këtë komunë alpine me 486 km2 e 14.000 banorë, me tri qëndra lokale (Plavë, Guci, Murinë) dhe shtatë bashkësi lokale.

Në territorin e Plavë-Gucisë janë gjithsej 959 vende pune republikane apo komunare, të cilat plotësohen nga Podgorica ose Plava sipas kritereve të tyne publike e ajzberige.

Shqiptarët etnikë, sipas rregullave demokratike shtetërore dhe arsyes njerëzore, iu takon të kenë mbi 200 vende pune gjithsej në të gjitha nivelet zyrtare të atyshme.

Deri kohët e fundit, sipas të dhanave nga burime të ndryshme zyrtare, partiake e qytetare, del se në krejt Plavë-Gucinë janë të punësuar mbi 50 shqiptarë.

Rritja e përfaqësimit e punësimit të shqiptarëve në Plavë-Guci është tepër e ngadaltë, gjithësesi e pakët, në nivel të ulët, pavarësisht se së fundit po ndihet një erë e lehtë ndryshimi.

Mjafton veç ky fakt që të shqetësoj me reflektime Bashkimin Europian e Amerikën, po veçmas edhe dy shtetet kufitare të Shqipërisë e Kosovës, që ta kushtëzojnë Malin e Zi në marrëdhaniet e integrimit e të fqinjësisë me zgjidhjen e këtij problemi përditsor të shqiptarëve plavë-gucias. Askush nuk po i kërkon askujt që të veprojnë açik, veçse siç po ban Mali i Zi që e ka njoft shtetin e ri të Kosovës, po nuk janë vendos në Prishtinë e në Podgoricë misionet diplomatike, pasi e kushtëzon me zgjiedhjen e disa çështjeve të (pa)arsyeshme malazeze.

Njihet (ndër)kombëtarisht kontributi politik e plebishitar i shqiptarëve në shpalljen e Pavarësisë së Malit të Zi, ku ka peshën e vet të randësishme edhe krahina e Plavë-Gucisë, e treta komunë për nga popullsia shqiptare, pas asaj të Ulqinit e të Tuzit. Shteti malazez ka mos mirënjohje të pafalshme ndaj shqiptarëve, nuk i vlerëson denjësisht si qytetarë të tij dhe në sjelljet e tij kolonizatore i sheh dhe i trajton shqiptarët si “popull i rendit të dytë apo të tretë”(!)

Kjo duket qartë tek ky fakt skandaloz: policia kufitare në Plavë-Guci i ka 157 vende pune, po dekteri vonë nuk ka shqiptarë të punësuar në rradhët e saj, ndërkohë që vijëkufini me dy shtetet shqiptare fqinjë, Shqipërinë Londineze dhe Kosovën dardane, shtrihet në rreth 80 km gjatësi.

Një tjetër qëndrim tepër racist e mosbesues ndaj shqiptarëve: shteti malazez i merr tre qytetarë të komunitetit boshnjakë në Plavë-Guci dhe i çon në kurse kualifikime për të mësue shqipen, pasi iu duhen për me komunikue me shqiptarët në anën tjetër të kufinit, ndërkohë që shqiptarët etnikë plavë-gucias mbeten pa punë dhe kalojnë si muhaxhir nëpër këto pika kontrolli kufitar tue marrë rrugët e mërgimit të prejkohshëm, ma së shumti në Amerikën përtej Adriatikut e Atlantikut.

Sjelljet koloniale mesjetare të shtetit malazez keqshfaqen edhe në mos përfaqësimin e shqiptarëve etnikë në Plavë-Guci në organet e drejtësisë. Është vetëm një prokuror dhe asnjë gjyqtar. Në zyra të shërbimit informativ malazez të atyshëm nuk ka asnjë shqiptar. Në këto raste kemi përjashtim ekstrem të faktorit e përqindjes shqiptare në këto organe, duke mos pasë në përbërje të tyre të paktën një shqiptar-përkthyes, etj. Ndërkohë që ndihet e domosdoshme pasi numri i hetimeve e i gjykimeve ndaj shqiptarëve është disi i lartë në krahasim me boshnjakët, serbët apo malazezët, edhe për arsyen e thjeshtë se përndiqen shpesh e diferencohen gjithkund për shkak të etnisë shqiptare.

Në policinë e shërbimeve publike nga 83 punonjës (policë e punëtorë administrativ) shqiptarët punësohen vetëm rreth 4 për qind, pavarësisht faktit që shqiptarët janë të dytët në popullsinë e përgjithshme të komunës dhe ka bashkësi lokale si në Vuthaj, Martinaj, etj. me mbi 90 për qind mono-etnike shqiptare. Edhe aty ku jepen dokumente personale edhe për shqiptarët ka 15 të punësuar të komuniteteve të tjera etno-kulturore, ndërsa shqiptarët nuk përfillen në përqindje zyrtare! Një dukuri e tillë negative raciste kaq ekstremiste nuk ndodh as në disa shtete nga ma diktatorialet në botë, si në Afrikë apo në Azi. Këto dëshmojnë se shteti malazez sillet si pushtues, është neo-kolonizator mesjetar.

Absurditete që nuk kanë astenjë shfajësim politik, moral apo zyrtar: në Entin e Punësimit në Plavë nuk ka shqiptar dhe atëherë si mund të thonë se ka interes shtetëror, partiak e komunar për punësimin e shqiptarëve?! Në Drejtorinë e Pyjeve ka 37 vetë të punësuar, kurse shqiptarët zënë vetëm mbi 6 për qind dhe ende ka vende të lira për punësimin e tyre. Paradoksale: në Organin për Kundërvajtje, në Qendren Sociale, në Postë, etj. nuk ka shqiptarë, në Qëndren Parashkollore vetëm 1 shqiptarë, etj.

Në institucionet e larta presidenciale, parlamentare e qeveritare në Podgoricën e Çetinë dhe në selitë e partive politike shqiptare në Ulqin e Podgoricë, e mirëdijnë këtë gjendje të randë në Plavë-Guci, po nuk ndërmarrin hapa të plotë me vullnet politik e njerëzor që ta ndryshojnë realitetin katastrofal të kësaj komune nga ma të varfërat e Europës.

Çështja shtrohet edhe kështu: nëse në organet e drejtësisë, të sigurisë shtetërore e të policisë kufitare e të shërbimeve, të tatimeve, etj. emnimet i ka në dorë edhe Podgorica, kryeqëndra zyrtare e shtetit malazez, po komuna e Plavë-Gucisë me mbi 100 punonjës pse ka vetëm mbi 10 për qind shqiptarë në zyrat e saj?!

Në ente e organizma në varësi të kësaj komune përfaqësimi e punësimi i shqiptarëve kap rreth 8 për qind, një shifër ende e ulët, pasi flitet zyrtarisht për rreth 60 vende pune të mundshme.

Përndryshe: nga 73 vende pune në organizatat komunale të Plavë-Gucisë mund të punësohen rreth 20 shqiptarë, po janë në punë të ndryshme veç nja 5 për qind e tyne.

Tjetra: nga 24 vende pune në shërbimin zjarrfikës nuk ka astenji shqiptar, ndërkohë që përqindja i kërkon 6 vende pune.

Në dhomat e kulturës në këtë komunë ka 27 vende në organikë dhe në to duhet të punësohen  deri në 7 shqiptarë etnikë.

Komuna, pavarësisht nga vështirësitë e (pa)dituna, i ka mundësitë edhe për shtimin e vendeve të reja të punës në shtrirjen gjeo-administrative të Plavë-Gucisë, si në mirëmbajtjen e liqenit të Plavës, në Parkun Nacional, në sektorin e pastrimit e deponimit të mbeturinave (që po i hedhin keqas gjithandej, paturpësisht edhe mbi varret e luftëtarëve të legjendares “Luftë e Nokshiqit”).

Mos përfaqësimi e mos punësimi i rreth 200 shqiptarëve etnikë të Plavë-Gucisë në vendet e tyre të ligjshme brenda përqindjeve të kuotave zyrtare të kushtëzuara nga numri i popullsisë së saj ka problematikat e veta politike, etnike, fetare, etj.

Një prej tyne është zania e vendeve të punës të planifikuara për shqiptarët etnikë me të tjerë të etnisë boshnjake, serbe e malazeze.

Gjithashtu ka ndikue edhe fakti se ndërvite as Podgorica dhe as Plava nuk kanë pasë  vullnet politik e njerëzor për përgaditje perspektive të shqiptarëve etnikë të atyshëm nëpërmjet shkollimit e kualifikimeve të ndryshme për disa vende pune si në shëndetësi, arsim, polici, etj.

Mbi të gjitha theksojmë se mos përfaqësimi e mos punësimi i shqiptarëve etnikë plavë-gucias dhe mos zhvillimi i kësaj krahine komunare të prapambetur ka të bajnë me vetë politikën shtetërore shovene raciste të Malit të Zi që don t’i shpërngulin shqiptarët për në botën e jashtme, që këta ta lëshojnë tokën e vet etnike shqiptare, etj.

Realisht Mali i Zi me demagogji e vello “demokratike” kërkon ta kryejnë përfundimisht proçesin e kolonizimit në Plavë-Guci nëpërmjet shpërnguljeve e spastrimit etnik të shqiptarëve trojenik. Shifrat flasin vetë: në vitin e pushtimit malazez të Plavë-Gucisë në tetor 1912 popullsia shqiptare ishte mbi 77 për qind dhe pas një shekulli shohim se shqiptarët etnikë janë 4 herë ma pak, ndërkohë që  janë mbi  trefishue etnitë e tjera si boshnjakët (mbi 44 për qind), serbët (rreth 20 për qind) e malazezët (mbi 14 për qind).

Gjithçka tashma po dihet dhe shihet: Mali i Zi po lufton ta kthejnë Plavë-Gucinë në një në një vend pa shqiptarë dhe bota shqiptare e ajo euro-atlantike nuk duhet të heshtin ndaj këtij kolonizimi mesjetar në Europën moderne.

Ramiz  LUSHAJ

Plavë-Guci, maj 2013

“Shqipëria e madhe” praktikisht po funksionon
Shqipëria e Madhe nuk është një projekt i parealizueshëm, praktikisht funksionon që tani. Kështu shprehen disa ekspertë të rajonit të Ballkanit. Ata për gazetën “Novosti” madje thonë se më vonë gjithçka do të bëhet “çështje e mbyllur” dhe kjo do të ndodhë pa asnjë konflikt madhor mes shteteve të rajonit.

Historiani dhe politologu serb, Dragan Petroviç thotë se ky projekt ka mbështetjen e SHBA-ve, Britanisë së Madhe dhe një pjesë të mirë të Gjermanisë. Por ai thotë se, nëse vendet e rajonit, si Serbia, Mali i Zi, Maqedonia dhe Greqia bashkëpunojnë atëherë faktori shqiptar nuk do të ketë shanse të realizojë këtë projekt. Vendet që sipas tij nuk e mbështesin këtë koncept janë Franca, Spanjë, Italia, Sllovakia dhe Rumania.

Analisti politik grek, Dimitris Panatojakis, thotë se shqiptarët presin që bashkimi i tyre në një shtet të ndodhë në vitin 2016. Sipas tij Uashingtoni dhe Brukseli kanë shpenzuar shumë për këtë qëllim. Ai thotë se ndoshta “Shqipëria e Madhe nuk do të jetë formale por legalisht dhe praktikisht ajo funksionon që tani sepse kufijtë mes Kosovës dhe Shqipërinë nuk ekzistojnë dhe mes Kosovës dhe Maqedonisë ato janë më shumë imagjinarë se sa real.

Ndërsa politologia kroate Jadranka Poloviç, thotë se, Hillari Clinton vizitoi rajonin dimrin e kaluar ku vetëm në Maqedoni nuk vajti. Kjo sipas tij ishte “dënim me vdekje” për këtë shtet dhe “Shqipëria e Madhe” do të nisë me shpërbërjen e Maqedonisë.

Bashkimi i trojeve shqiptare, nuk është Shqipëri e madhe

Terminologjia Shqipëri e madhe është terminologji e ngarkuar, kryesisht nga njerëz që kanë qenë kundër shqiptarëve, që kanë pas aspirata dhe ambicie kundër interesave të shqiptarëve gjithë andej, tha Afrim Hoti, profesor i së Drejtës Ndërkombëtare.

Ai ka thënë se bashkimi i Kosovës dhe Shqipërisë krijon stabilitet për faktin se hiqen të gjitha stereotipet e shteteve të vogla.

“Bashkimi i shqiptarëve ose bashkimi i kosovarëve me shqiptarë normalisht që i ulë të gjitha kërkesat që mund t’i kenë shqiptarët këndej dhe andej kufirit”, ka thënë Hoti për “Bota sot”. /Telegrafi/

Fuad Nimani – Politikan dhe njeri me kurajo njerëzore
Fuadi Nimani do të mbetet në bindjen e shumicës që e njohën si njeri, politikan dhe intelektual i nderuar, i respektuar dhe i dashur, si një eksponent i rëndësishëm i politikës shqiptare.

Shkruan: Gjekë Gjonaj

Para një viti politikani dhe mësimdhënësi nga Ulqini Faud Nimani ndali frymën e trupit, në moshën 64-vjeçare, pas një beteje të gjatë të vdekjezezës me të. Sot ne duhet ta nderojmë një vit pasi Fuadi u nga nga ne, nga familja, nga shoqëria. Në këtë mënyrë ne shlyejmë një detyrim njerëzor, duke mos e harruar këtë personalitet të dalluar të politikës shqiptare në Mal të Zi, i cili me punën dhe veprimtarinë e tij shumëvjeçare të politkbërjes dhe mësimdhënies ka lënë gjurmët e veta, të cilat gjithësesi meritojnë vlerësim.

Unë personalisht kam patur një raport shumë miqësor, një respekt reciprok, i cili nuk buronte nga përkatësia poltike, por nga marrëdhëniet njerëzore, që kishim me njëri –tjetrin. Ai, për dallim nga disa politikan shqiptarë të cilët në vitet 1997 dhe më pas në bashkëpunim me pushtetarët e kohës pa asnjë kriter e standard profesional të medias, u angazhuan për largimin tonë nga puna, kishte shumë respekt dhe e vlerëosnte punën time modeste si gazetar dhe si studiues. E kishte kuptuar fare mirë gjendjen e pavolitshme financiare të krijuesve shqiptarë, prandaj edhe i ndihmonte financiarisht sa herë që kërkonin nga ai brenda mundësive dhe kompetencave që kishte. Një ndihmë të tillë financiare më ka dhënë edhe mua dy herë, me rastin e botimit të dy librave. Për këtë veprim të tij fisnik, që dëshmon dashurinë dhe përkushtimin e tij që kishte ndaj meje në veçanti dhe kulturës shiptare në përgjithësi, e kam falënderuar personalisht për së gjalli, kurse kësaj herë këtë po e bëj edhe publikisht. Sepse të rrallë janë politikanët tanë që i mbështesin krijuesit, madje edhe me një fjalë të vetme miradie, e jo më me ndonjë para.

Fuad Nimani, për aq sa e njoha unë, ishte njeri i thjeshtë, komunikativ, zemërbardhë dhe fisnik në shpirt. Ishte ndër politikanët dhe intelektualët tonë ndoshta më modest. Nuk kam vërejtur ndonjëherë të ketë përdorur në mënyrë agresive unin, të ishte autoreferencial në gjykimin e vet, të kishte fyer ndokënd, madje as kundërshatrët e tij politikë dhe kritikët kur e sulmonin egërsisht. Si politikan Fuadi nuk i shau kurrë rivalët e tij politikë. Nuk u mor kurrë me emra të përveçëm, por me idetë e tyre, me dukuritë politike në të gjitha kontekstet.

Nimani komunikonte me të gjithë, edhe me ne gazetarët, fuqinë e shtatë. Telefoni i tij ishte i hapur 24 orë për çdo bashkëbisedues. Nuk më ka ndodhur asnjëherë të vetme që Fuadi të mos më jetë përgjigjur në telefonatë apo SMS, qoftë edhe kur ndodhej në udhëtim zyrtar jashtë Ulqinit apo në takime të ndryshme zyrtare jashtë shtetit. Në të gjitha rolet e tij shoqërore, Fuadi u mundua të ndihmonte njerëzit. Ishte një njeri me kurajo të jashtëzakonshme jetësore, deri në momentet kur tinëzarja ia ndali frymën e jetës.

Fuadi kishte përpunuar një teori të vetën për t’u vetëbindur se nuk kishte sëmundjen e rëndë dhe kurrë me askënd, përjashto mjekët e tij, dhe ndoshta të afërmit, nuk ka folur për këtë sëmundje. Kur e pyesja për shëndetin e tij në kohën e kurimit në spitalin e Beogradit dhe më vonë nuk më ankohej kurrë. Fliste me mua sikur të ishte i shëndosh dhe të mos vuante nga sëmundja e pashërueshme. Më bënte të mos llogarisë vdekjen e këtij njeriu i cili do të mbetet gjatë i paharruar në kujtesën time.

Në fillim të viteve ’90- të të shekullit të kaluar, Fuad Nimani u bë pjesë e lëvizjeve demokratike të Malit të Zi . Qysh në kohën e pluralizmit u ngarkua politikisht në shërbim të kauzës shqiptare. Ka qenë nënkryetar i Unionit Demokratik të Shqiptarëve ( 1993-1998), kryetar i kësaj partie, të cilën e drejtoi gjatë viteve 1998 – 2002, pastaj kryetar i Komunës së Ulqinit ( 2002-2006), ministër në Ministrinë për Mbrojtjen e Popujve Pakicë dhe Grupeve Etnike në Mal të Zi ( 2006-2009) dhe këshilltar i presidentit të Malit të Zi, Filip Vujanoviq. Ishte Qytetar Nderi i Durrësit.

Në të gjitha këto detyra Fuadi do të mbetet në bindjen e shumicës që e njohën si njeri, politikan dhe intelektual i nderuar, i respektuar dhe i dashur, si një eksponent i rëndësishëm i politikës shqiptare.

Fuad Nimani, pas kësaj frymëndërprerjeje, na lë në një mungesë varfërimi. Ulqinakët e trajtuan njerëzisht si një qytetar të tij, duke e lënë të varroset qetësisht.

Përkujtimi i tij për mua nuk ka dilemë është vetëm një shërbim i meritueshëm.

Republika e Hotit nis qe ne mesjete
Nga Zef Pergega

Hotjanet jetojne ne vendlidje dhe neper shume vende te botes se qyteteruar. Rrenjet e tyre i kane hedhur edhe ne Amerike, kryesisht ne qytetin e Detroitit dhe ne New-York. Jetojme e punojme me ta pa mundur ta njohim historine plot lavdi te tyre.

Jeta ne megrim i ngjan nje molle te kuqe qe deshiron ta ruaj fytyren e bukur dhe te lemuar te saj karshi dhembeve te gjate qe leshojne mbi ta lengun e kafshimit…Hotjanet mbijetojne me zakonet, traditat dhe virtytet me te mira te kulles se malesorit, duke trasheguar edhe ne boten e lire fisnikerine e republikes se Hotit, qe nisi qe ne Mesjeten e pare.

Lord Bajroni, me 11 nentor 1809 i shkruante nenes se tij ne lidhje me Ali Pashe Tepelenen “…ka qene nje luftetar i madh…Bonapardi i dergoi nje kuti duhani me portretin e tij. Aliu i pergjigjet se kutia e duhanit ishte dhurate shume e mire, por nuk donte te fliste per portretin sepse atij nuk i pelqente asgje tjeter me shume se origjinali!”

Ne ne diaspore i kemi ne origjinal portretin e shtate maleve te Malesise. Hotjanet te priviligjuar nga natyra dhe te pabraktisur nga qyteterimi jane pjese e krenarise se shqiptarit ne diaspore, ndaj po perpiqem te them dicka nga toka e ketij ishulli qe i ka rrezistuar fortunave te jetes. Njerezit, prijataret e tyre dhe dijetaret, qe kane patur tembth nacioni dhe kuptim vatre, kane luftuar si per pragun e vet ashtu edhe per tjetrin. Organizimin fisnor dhe krahinor e kane mbeshtetur ne arkitraun shqiptar, per te qene zot ne shtepine e vet mbi disa rregulla ne formen e ligjeve, duke i dhene teritorit fytyren e nje republike.

“…rreth vitit 1300 filluan te trajtohen ne Shqipni si do republika te vogla te perbame prej disa fshatnash e bajrakesh, duke marre me vete dy elemente te reja, nje ushtarak e nje ligjor. Kryetari i fisit quhej kapedan. Ne vitin 1414 bahet jashtezakonisht i forte fisi i Hotit. Me 1415 trajtohet Lidhja Bajrakeve te Mirdites, e cila aso kohe dynte nje ushtri prej 12 mije luftetaresh. Nuk eshte krejt fjale pa mend se keto republika kane patur te kodifikueme ligjet ne vete me nje kanun te perbashket”- shkrun Gjergj Fishta.

Autori i Lahutes se Malesise, me te cilen i dha nje kulmim te jashtezakonshem dhe te paperseritshem deri me sot te poezise liriko-epike, i referohet vepres se shkrimtarit dhe historianit Dr. Suflai, i cili theksonte se aty nga shekulli I 13-te nder qytete te Shqiperise gjindeshin zyra noteriale ku shkruheshin e shperndaheshin lajmet gjyqtare te vendit…ne fillim te periudhes se Venedikut 1398 u gjet ne Durres vetem nder Franceskajt e atjeshem neni 35 i nje statuti i shkruar mbi papir!

Kjo tregon faktin se me pare ne Shqiperi ka patur ligje te shkruara ne pirgamente dhe se disa nga kryetaret e fiseve ne mes tyre edhe ai i pari i Hotit ne Shqiperine kryesisht veriore u lartesuan ne dinasti princore te pavaruar, sic deshmon republika e Hotit dhe ajo e Mirdites me Gjonmarkun kapedan per 575 vjet. Duke qene dere e pare keta princa lidhen drejtperdrejt bese e marreveshje me shtete te medha te Europes. Ky fakt tregon se keto marrje e dhenje, pra shkembime te ndryshme do te jene shenuar ne pergamente dhe do te jene bere ligje te zbatueshme, te cilat keta princa i kane lene mbrapa, por jo te ruajtura nga dora e tyre, por diku tjeter neper arshivat e botes se qyteteruar. Keto ligje te kodifikuara kane nje shembelltyre te ligjeve te kohes se Romes dhe nje analogji me kanunin e mberritur ne ditet e sotme.

Bokardus Monacus, murg francez, vepra e te cilit u shkrua ne menyre krejt paradoksale nga Guliem Adae, Arqipeshkv i Tivarit, pohonte ne vitin 1332:

“Megjithse kane nje gjuhe krejt ndryshe nga gjuha latine, shqiptaret ne librat e tyre perdornin germat latine”

Ky pohim na ben te kuptojme se gjuha shqipe nga shqiptaret ka qene e shkruar para Formules se Pagezimit, po te kemi parasysh edhe studimin e Martin Camajt, i cili qendroi ne librarine e Vatikanit per disa muaj per te zgjidhur enigmen se para Mesharit te Buzukut 1555, shqiptaret duhet te kene patur edhe vepra te tjera se ndryshe si do ta shkruante Buzuku kete veper, qe quhet e para veper e shkrimit shqip.

Historia e nje krahine nuk ka shkeputje me historine e nje krahine tjeter. Kapedanet e Mirdites e ushtruan pushtetin e tyre, duke u mbeshtetur ne 1223 nenet e Kanunit, i cili u mbodh fale punes 30 vjecare te At Shtjefen Gjecovit. Ky pushtet nuk pati ushtri e forca mbrojtese te Sarajave te Gjonmarkut. Kapedanet e Mirdites ishin princa konstitucionale. Kete e verteton Ernest Koliqi dhe At. Zef Valentini. Pra ne kuvendin e popullit ne Shen Pal te 12 bajrakeve vendoseshin ligjet e reja te krahines. Sigurisht edhe hotjanet me republiken e pare te tyre pushtetin dhe ekzistencen e mbeshteten ne ligjet e zakonet e krahines se tyre.

Po cila eshte esenca e kesaj mbijetese te republikes se Hotit?! Se pari eshte ai element njerezor e shpirteror qe ka te beje me tolerancen e brendeshme dhe demokracine ne respekt te ndersjellte qe zhvillohej ne odat e kuvendeve. Eshte mencuria dhe mirenjohja ndaj saj per ti lene kurdohere vendim e pare fjales se pjekur nen kakine e zakonit. Zbatimi me perpikemeri i kanunit si ligji i maleve tona. Lidhja dhe ushtrimi i fese katolike. Duhet kuptuar mire se Hoti kurre nuk tha se une jam dhe tjeter nuk ka. Kjo duket fare qarte edhe sot. Malesoret e Malesise Madhe festat fetare dhe gezimet e tjera familjare i bejne me miq, pa pyetur se nga jane.

Edhe ne kohen e Romes se lashte ekzistonte nje prirje e forte konservative ndaj zakoneve dhe dokeve. Eshte kjo prirje e forte nder fiset e vjetra shqiptare e konkretizuar ne shprehjen “si na lane te paret me kanu” Ne organizimin e komunitetit malesor kemi, krene, pleq dhe vegjeli. Ndersa per fise baritore e luftarake te qeverisura ne baze te nje ligji, jo te shkruar por gojedhanor, te lidhur nga njera ane me psikologjine e fisit dhe nga ana tjeter me eksperiencen e konstitucionit qe i pat lene Roma, njihen fiset e Hotit, Kastratit, Kurbinit dhe te Rodonit. Eshte e drejte te themi se hotjanet si te gjithe fiset e veriut e zhvilluan dhe e konsoliduan traditen ate zakonore dhe ate fetare, duke e ruajtur trashegimine gjuhesore te paprekur nga ndikimet pushtuesve, latin, grek, sllav dhe turq.

Per cdo shqiptar, por edhe hotjane jane te vlefshme fjalet qe i tha Gjon Kastrioti te birit Gjergj Kastroti para se ta rrembenin turqit. “Veshtro biri im kete toke dhe atdheun tend dhe mos e harro kurre!”

Me kete rast vlesoj maksimalisht nismen e hotjaneve ne Detroit, fort te dobishme per historine kombetare, per te organizuar simpoziumin shkencor “Hoti ne rredhat e shekujve” dhe besoj se suksesi eshte i paralajmeruar edhe ne fjalen me plot kuptim te atdhetarit Lek Leci Gjonaj. Besoj se ne kete ngjarje historike do te paraqiten tema edhe per emigrimin, integrimin dhe mbijetesen e hotjaneve ne boten e lire pa harruar rinine. Lektoret shpresoj te jene nga te gjitha trevat, per ti dhene aktivitetit fytyren kombetare pa lejuar kthimin ne qellim ne vetvete. Kam marre pjese ne simpoziumin “Shkodra ne Shekuj” por shkodranet nuk kane thene se te tjeret nuk kane te drejte te paraqesin tema shkencore ne lidhje me Shkodren dhe marredhenjet e saj politike, tregtare, shkencore e kulturore me krahinat e tjera te vendit. Patjeter materialet duhet te botohen.

Shjefen Ivezaj nje rrenje lisi arberor
Nga Zef Pergega

Thone se njeriu lindi nga deti e shqiptari prej dallgeve te tij e ka turrin. Shpesh, shpirti nuk na i perngjan detit qe ngrohet e ftohet ngadale e ne rrembehemi neper bresherin e politikes, shpesh te bere vale.

Njeriu i mire lind nga deti vetem kur ai ka stuhi. E kohet e mbrapshta ia mberrijne, kur rete trazavaqe, si shtrigat e nates leshojne shine.

Shume gjera nga koha jone e mistershme dhe e pakuptuar po kujtoja kur lexova ne “Malesia.org” lajmin e bardhe per 11 vjetorin e muzeut ne Malesi. Mu be sikur nje varke me nje kapiten te rreshkur ne fytyre dhe te regjur ne balle me emrin Shtjefen Ivezaj na e solli ne bregun e lirise. Mu kujtua dita e pare e tetorit 1990, kur mberrita ne Detroit dhe i thashe fratit: “Po sikur emigranti te kete nje dhome muzeale?. Shume vlera do te ishin ekspozuar dhe epitafet do te merrnin nje drite te re, driten e mos humbjes. Fola edhe per projekte te tjera, per librarine, gazeten, radion, televizionin, kulturen…por trushkordhurit ia kishin mbyllur deren vizionit. Dhe ja ku i solli…ne zgripit e urrejtjes dhe shperfytyrimit mes njeri-tjetrit. Liria na ben te eger dhe mosperfilles, kur e mbushim barkun me buke…rendin te glacojne sy, per te mbushur xhapat me dollare, zoti eshte i madh a ka per t’ua fale?! Ani se!

Hej more hej! Malet po flasin me kenge maja krahut. Shtjefen Ivezaj e ka kthyer shtepine ne nje muzeum te vlerave te tradites ne Malesi! Malet, po po, malet gjithmone kuvendojne, per shume gjera dhe pyeten lisat, per kete mrekulli! Lisat e kane marre vesh me kohe se nje rrenje e tyre me emrin Shtjefen Ivezaj e ka kthyer vatren ne muze te rodit te vet. Nuk me eshte dhene rasti te keme lexuar ndonje shkrim per kete njeri, qe shpirtin e ka mozaik stralli ne xherdanin e vatanit. Kam pare disa fotografi ne internet, per kete veper te larte ne kulturen kombetare ne zemer te Lekajve, si nja arke e shenjte e visareve malesore. Ujet rrjedh dhe gerryen…por Engjelli Roje Shtjefen Ivezaj, prushon zjarre. Ne drute e ndezura te tij dua ti ngoh duart dhe ca rreshta ti shkruaj per kete celebrim 11 pranverash. Urime Shtjefen dhe ne te merguarve na prit sot e na prit mot, e ndoshta zgjohemi ketu ne Detroit nga dhjami i trashe mbi vetulla, te te ndihmojne per ate Zot!

Flet për “Epokën e re” prof. dr. Martin Berishaj
Duhet shumë kujdes!

Kujdes me statutin, shtyllën  juridike të pushtetit dhe me  gjykatën e apelit të asociacionit/ bashkësisë

Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Martin Berishaj ka thënë se pala e Kosovës duhet të jetë shumë e kujdesshme në konceptin juridik dhe politik të kapërcimit të niveleve hierarkike. “Duhet të jetë e kujdesshme në shtyllën juridike të pushtetit, mbi të gjitha në Gjykatën e Apelit”.

Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, prof. dr. Martin Berishaj, ka thënë se sa i përket vazhdimit të marrëveshjes pala e Kosovës duhet të jetë e kujdesshme në formulimin e statusit të asociacionit/bashkësisë. “Si rregull statuti i këtij institucioni i bazuar mbi Konventën Evropiane për Vetëqeverisje Lokale e përcakton atë si person juridik i cili e ka stemën e vet, flamurin dhe këngën dalluese (himnin). Këto elemente përcaktohen me vendim të posaçëm të kuvendit e asociacionit/bashkësisë. Jo rastësisht i shpalova këto elemente pasi që jam i mendimit se këto do të jenë pjesë e statutit. Mirëpo, pala jonë duhet të jetë shumë e kujdesshme në konceptin juridik dhe politik të kapërcimit të niveleve hierarkike. Pra, të asaj se asociacioni/bashkësia ka të drejtë lidhje të kontratave ndërkombëtare pa u konsultuar me qendrën. Duhet të jetë e kujdesshme në shtyllën juridike të pushtetit, mbi të gjitha në Gjykatën e Apelit”, ka thënë Berishaj në një intervistë për “Epokën e re”.

“Epoka e re”: Z. Berisha, si e vlerësoni draftmarrëveshjen e arritur në mes të Prishtinës dhe Beogradit?

Berishaj: Që në fillim dëshiroj të qartësohem në mënyrë që mos të keqkuptohem: kjo draft marrëveshje (apo parim mbi marrëveshje) mundëson në sistemin politik të Kosovës një institucion të pushtetit të ndërmjetëm që në disa shtete të Evropës emërtohet me emra të ndryshëm: Rajon, Land, Kanton, Reggio, kurse këtu definohet si asociacion/bashkësi. Natyrisht, emri këtu nuk luan aspak rol, por është me rëndësi të thuhet se këtu formohet institucioni i ndërmjetëm i pushtetit, përmbajtja e të cilit do të shpalohet me përpilimin e statutit, ku do të dalë në pah dekierarkia si model shtresor i participimit në pushtet. Kjo, si alternativë e centralizimit të pushtetit (me ç’rast bëhet fjalë për alternativën e shpërndarjes së forcës politike në nivele të ndryshme në kuptim “zero sum”) situatën tashmë mund ta kuptojmë më mirë në bazë të koncepteve të reja si p.sh: participimin në pushtet (poëer sharing, pooling of sovereignity) e që kjo nuk nënkupton faktin se, më tepër fuqi në një nivel dmth më pak në nivelin tjetër. Në teorinë politike është i njohur fakti se pushtetin e decentralizon ai që e ka pushtetin mbi territor apo një pjesë të tij dhe jo ai që nuk e ka atë. Me të drejtë shtrohet pyetja që ndërlidhet me situatën në veri të Kosovës: kush e decentralizoi aty pushtetin? Këtu, si gjithkund tjetër, pushtetin e decentralizoi ai që atë e kishte, pra, as pala shqiptare (kosovare), as ajo serbe, (këto dy palë ishin aktorë në këtë “lojë”). Pushtetin e decentralizoi BE-ja, gjegjësisht bashkësia ndërkombëtare, e cila edhe do të jetë garantuese për implementimin e saj. Do të ndalesha për ta shpjeguar dimensionin politik, pasi në shumë raste janë paraqitur shkeljet e rendit hierarkik të organizimit territorial gjatë demokratizimit intensiv. Rreziku fshihet në këto dierarkizime territoriale, në faktin e thirrjes në këtë intensivitet të demokracisë së pakontrolluar, duke lënë pas dore llogaridhënien si koncept bazik për realizimin e procedurës demokratike. Së pari, një nga aspektet e ristrukturimit të organizimit territorial hapësinor e që është si pasojë e konfliktit të ngrirë në mes shteteve i përket pikërisht shpërndarjes shumështresore të fuqisë politike dhe, së dyti, ndryshueshmëria e relacioneve në mes nivelit të ndërmjetëm dhe atij qendror. Këto ndryshime shpalohen si efekte të proceseve zhvillimore e që në formë afatshkurtër paraqiten si opsione politike, duke e neutralizuar dhe shlyer intensitetin e konfliktit territorial me disperzion vertikal të sovranitetit. Ky disperzion vertikal i sovranitetit të Kosovës do të ishte emëruesi i përbashkët i kësaj draft-marrëveshje.

“Epoka e re”: Me këtë marrëveshje a shihni dalje jashtë pakos së Ahtisarit?

Berishaj: Kushtetuta si dhe shoqëria nuk është çështje që nuk ndryshon, në veçanti në Ballkan, ku sprovohen mënyra dhe mostra të ndryshme të funksionalizimit të organizimit të jetës politike.

“Epoka e re”: Nga 15 pikat e marrëveshjes, cilat e dëmtojnë më shumë shtetin e Kosovës dhe cilat janë më të favorshme?

Berishaj: Problemi i marrëveshjeve në Ballkan nuk qëndron në faktin se a arrihen ato apo jo, por në faktin se në ç’masë implementohen ato. Së pari, palët si të tilla reflektojnë me një mosbesim bizantin që është mishëruar si formë e kulturës politike në Ballkan, së dyti, ato përshkohen me disa dimensione që çdonjëra palë veç e veç ia jep vetes mundësinë për ta interpretuar atë sipas hamendjes, e deri aty se sa nuk lexohen ato nga njëra dhe tjetra palë deri në fund të faqes, gjë që u jep mundësi të fundbotshme të trajtimit të marrëveshjes sipas dëshirës së tyre. Beteja për interpretim fuqishëm mbështetet në dozën e teatralitetit që palët e kanë shprehur gjatë dialogut siç ishte rasti me “rrahje të tavolinës” nga Thaçi apo Vuçiqi s’ka rëndësi, me ç’rast nuk kishte rëndësi përmbajtja e dialogut si e tillë, por vëllimi i shprehjes dramatike të serbizimit apo shqiptarizmit heroik në stil “…vallah Thaçi shumë trim, qysh ia bani shkaut të shkinës!”.

Të kthehemi te draftmarrëveshja. Nëse interpretimi mbi pika në veçanti zvogëlon ndikimin e kuptueshmërisë politike makiaveliane, që si rregull i reflekton kësaj klase politike, atëherë çdo nen i marrëveshjes e dëmton atë “shtet” të imagjinuar. Shtetin e Kosovës nuk e dëmtojnë demokratizimi dhe sundimi i ligjit, por e kundërta. Klasa politike kosovare 14 vjet me radhë është “pritur dhe toleruar” nga bashkësia ndërkombëtare për ta shtruar sovranitetin në tërësinë territoriale dhe nuk ka rezultuar me sukses. Veriu i Kosovës gjithë kësaj kohe është karakterizuar me mungesë të sovranitetit. Kjo elitë nuk ofroi asnjë ofertë politike për t’i futur qytetarët e asaj pjese në proces të vendimmarrjes politike në “torishtën/vathën” kosovare. Shteti i Kosovës nuk duhet të shikohet si privilegj i një klase politike, por në rend të parë si përgjegjësi ndaj votuesit, i cili, dorën në zemër, harrohet në çastin kur i vjelët vota, dhe ndalemi këtu. Marrëdhënia ndaj qytetarit si bartës të sovranitetit dhe jo elitës politike (siç kuptohet në shumicën e rasteve) është dimensioni i cili e përshkon gjithë marrëveshjen. Kjo marrëveshje është në fakt një mikroplan i rregullimit të statusit të etnisë serbe në Kosovë dhe si e tillë në dimensionin e shpërndarjes vertikale të sovranitetit nuk e dëmton shtetin si nocion. Mirëpo ajo e dëmton në çdo pore të tij shtetin e Kosovës nëse ai vazhdon të kuptohet siç kuptohet ai tash si shtet i mospërgjegjësisë dhe i mosfunksionimit të shtetit të së drejtës. Mëvetësimin politik mund ta definojmë si fenomen të fragmentimit politik, gjegjësisht si kundërthënie të integrimit politik. Karakteristikë themelore e shtetit sovran është kufiri i tij; shteti është aq sovran para se gjithash dhe deri në atë masë sa është në gjendje dhe sa mund të kontrollojë dhe t’i mbrojë kufijtë e vet. Në fakt, shteti sovran nuk ka të bëjë me hapjen dhe mbylljen e kufirit si të tillë, por me faktin sa është autonom dhe në gjendje t’i përcjellë ligjet e veta e jo të huajat.

“Epoka e re”: Cila nga këto pika do të jetë më e vështirë për t’u zbatuar në praktikë?

Berishaj: Bazë për zbatim të kësaj marrëveshje duhet të jenë logjika e hapave të vegjël dhe përcaktimi decid dhe shumë i rreptë i dinamikës nga ana e bashkësisë ndërkombëtare në hapa të realizimit të saj. Çështja e parë që duhet cekur këtu është se bashkësia ndërkombëtare ende nuk ka arritur ta kuptojë qasjen serbe në relacion ndaj shqiptarëve. Serbët dimensionin e barazisë kushtetuese dhe asaj politike në rrafshin faktik në Kosovë me shqiptarë gjithherë e kanë kuptuar dhe do të vazhdojnë ta trajtojnë si nënshtrim. Prandaj, policit serb në Kosovë me rastin e veshjes së uniformës (pavarësisht se do të jenë pjesë e Policisë së Kosovës) atij do t’i aktivohet refleksi i kushtëzuar i njeriut të uniformuar i cili ka një qëllim: nënshtrimin e “palës së pauniformuar”. Pra, asaj shqiptare. Akceptimi dhe ndërrimi i mënyrës së të jetuarit politik në rend të parë, sjellja brenda kornizave ligjore dhe brenda asaj që quhet shtet i Kosovës.

“Epoka e re”: Duke marrë parasysh gjendjen në terren, ka mundur Prishtina zyrtare që në këtë dialog të nxjerrë një marrëveshje më të favorshme?

Berishaj: Dialogu si koncept është tejet i sofistikuar. Këtë nuk e ka paraprirë pala kosovare, por ajo ishte pjesë e tij, do të thosha objekt i saj, mbase e gjithë kjo është përqendruar brenda territorit kosovar. Më lejoni të bëj një digresion të vogël. Para disa vitesh Haris Sillajxhiq më dëftoi një ngjarje shumë interesante nga Dejtoni. Millosheviqi, në një rast, me insistim të Sillajxhiqit, (për të zgjeruar një pjesë të territorit boshnjak në ombrellën serbe), e merr lapsin dhe e pyet se cila pjesë ke dëshirë të mbetet e juaja, Sillajxhiqi i shpjegon dhe ky në mënyrë vehemente e zgjeron territorin boshnjak me një potez të lapsit. Pala boshnjake kënaqet me këtë dorëlëshuarje millosheviqiane, mirëpo posa del nga takimi e kupton se Millosheviqi kishte vizatuar mbi hartën e Bosnjës e jo mbi hartën e Serbisë.

“Epoka e re”: Si do të duhet të sillet Prishtina tash e tutje për t’i riparuar lëshimet me këtë marrëveshje në mënyrë që ta shtrijë sovranitetin edhe në veri?

Berishaj: Konceptualisht mendoj se nuk duhet përdorur termi Prishtina (si palë), por në marrëveshje të tjera të radhës duhet precizuar palët: pra Republika e Kosovës dhe Republika e Serbisë, sepse është normë juridike që çdo marrëveshje në fillim të saj t’i precizojë palët. Pala kosovare mendoj se është e stërngarkuar me dimension të përfaqësimit të saj në rrafshin partiak, në këtë rast të PDK-së! Sovraniteti kosovar nuk do të mbrohet me bindje të fundbotshme partiake, por me ndërgjegje racionale shtetformuese. Sa i përket vazhdimit të marrëveshjes pala jonë duhet të jetë e kujdesshme në formulimin e statusit të rajonit apo si do që të quhet ai. Si rregull statuti i këtij institucioni, i bazuar mbi Konventën Evropiane për Vetëqeverisjes Lokale, e përcakton atë si person juridik i cili e ka stemën e vet, flamurin dhe këngën dalluese (himnin). Këto elemente përcaktohen me vendim të posaçëm të kuvendit të asociacionit/bashkësisë. Jo rastësisht i shpalova këto elemente pasi jam i mendimit se këto do të jenë pjesë e statutit. Pala jonë duhet të jetë shumë e kujdesshme në konceptin juridik dhe politik të kapërcimit të niveleve hierarkike. Pra, të asaj se asociacioni/bashkësia ka të drejtë lidhje të kontratave ndërkombëtare pa u konsultuar me qendrën. Duhet të jetë e kujdesshme në shtyllën juridike të pushtetit, mbi të gjitha në Gjykatën e Apelit.

“Epoka e re”: Z. Berisha, pas kësaj marrëveshjeje në Prishtinë, Thaçi njihet si hero, por edhe si tradhtar. Njëjtë njihen edhe Daçiqi e Vuçiqi në Beograd.

Berishaj: Tradhtia nacionale është çështje e akceptimit kohor. A mund të paramendoni se si do të trajtohej Angela Merkel po qe se me veprime të sotme politike të jetonte në shekullin 19?! Prandaj, personalisht jam i mendimit se duhet të distancohemi dhe të rrimë larg ndaj perceptimeve në stil: pështyje politikanin dhe ngjitja etiketën apo pështyje etiketën dhe ngjitja politikanit.

“Epoka e re”: Do të duhej që kjo marrëveshje të merret për model edhe nga shqiptarët në Mal të Zi dhe në Serbi?

Berishaj: Pikërisht këtë model, që është pjesë e marrëveshjes së sotme, ne shqiptarët nën Mal të Zi e kemi prezantuar si platformë politike për definimin e statusit të shqiptarëve në vitin 2004, duke e dorëzuar në Kongresin amerikan. Kjo kërkesë është ende aktuale dhe si e tillë mundëson realizimin e të drejtave të pakicës kombëtare shqiptare nën Mal të Zi. Studimin lidhur me platformën e kam botuar si libër “Nga hapësira e trojeve në hapësirë të rrjedhave”, në koordinim me CSIS (Center for Strategic and International Studies) nga Ëashingtoni dhe Instituti për Çështje Shqiptare “Albanica” të Lubjanës. Problemi i nivelit të ndërmjetëm të pushtetit (ta quajmë atë si të duam) lehtëson integrimin dhe procesin e kyçjes së individit në procesin e vendimmarrjes. Pikërisht lidhur me këtë, në marrëveshje të radhës ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pala kosovare duhet insistuar që këtë model ta implementojnë edhe për shqiptarët e Luginës së Preshevës. /Epoka e Re/

Nokshiqi: Simbole natyrore
Nga Ramiz Lushaj

Nokshiqi historik, turistik e kulturor në krahinën e moçme dhe të re të Plavë-Gucisë, nga premja natyrore gjeo-fizike me përthyerjen harkore përfundi fshatit, përskej rrjedhës lumore të Limit, e merr mrekullisht “formën e gjysëm hanës”[1] në këtë luginë me bukuri të rralla.

Ky fshat emblematik në natyrë e në jetë i ka të gjitha të mirat e mundshme në krahashtrimjen luginore alpine të tij: lumin përbri e liqenin në afri, rrafshin e malin, vrrinin e bjeshkën Vraçevë, trupimin kryqavijë të rrugëve kalimtare me randësi rajonale, krojet e kopshtijet, pyjet e bletën, peshkun e kaprollin, drutë e zjermit dhe gurët e kullave.

Vendndodhja e privilegjuar gjeo-fizike alpine prej se nga epoka “Akullnaja Riss” (200–130.000 vjet hershmëni antike) dhe ajo e pasme ndërakullnajore, nga formimi i luginave (lugje), liqene (l’keje) e lumenj, nëpër rrjedha kohore të krijimit si vendbanim malor turistik, në ecurinë e zhvillimeve ekonomiko-shoqërore përgjatë periudhave e sistemeve politiko-shoqërore të ndryshme, e kanë kthye realisht e përjetësisht vet Nokshiqin e historisë në një nga simbolet e mrekullive natyrore në Bjeshkët e Nemuna.

Njëri nga ma jetëgjatët e shtatlartët e krahinës biblike të Plavë-Gucisë, Shaban Bali Nokshiqi, në bisedë gjatë një rrugecjeje, bash aty tek Memoriali i Adem Jasharit në Tiranë – pranë Bllokut të Ambasadave, në qershor 2012, na fjalaflet përmallshëm: “Me ndejt edhe pak muaj tek liqeni i Plavës, në rrjedhën e epërme të Limit, në ato lugje e male nga Nokshiqi në Vuthaj, të zgatet jeta…”.

Liqeni i Plavës është një tjetër simbol natyror i Nokshiqit, i formësuar nga shkrirja e  akullnajës së Plavës me 35 km gjatësi dhe 200 m lartësi, që ka prejardhje glaciale-morenike dhe rrokën një sipërfaqe ujatokë rreth 250 km2 në “Alpet Shqiptare të Veriut”.[2]

Në shtratin tokësor të kësaj akullnaje,[3] në rrënjët e dy maleve kundruall, në 907 m. lartësi mbidetare, u krijua ky liqen nga ma të bukurit në Ballkan, me kufij hapësinor 1.990.007 m2, me 9.1 m. thellësi dhe me 690. 950 m3 vëllim ujëmbledhës.[4]

Burri i ditun i Nokshiqit, Haxhi Smajl Efëndi Adem Mekuli, shpesh e thoshte në xhaminë e tij në fshatin e vet dhe në qytet të Plavës, në odat e kuvendet malësore: “ky liqen është dhuratë e Zotit”.

Në rrethatim të liqenit të Plavës i kanë pasë vendverimet bjeshktare mëkambës romak[5] të provincës ilire dhe zyrtarë të lartë të tyre (kuestorë, prokuratorë, legatë), dinastia e Nemanjasve, [6] priftërinj të Patriakanës së Pejës dhe të Manastirit të Deçanit,[7](në territorin verior disa vendbanime ishin “metohi” – toka në shërbim të kishës,[8]si në Plavë, rrethina të Limit, në Guci, etj.). Autoritete politike-administrative-ushtarake të Perandorisë Otomane si Kara Mahmut Pasha, përndryshe Veziri i Shkodrës, kanë pas ngrit aty “rezidenca verore” – biles edhe sot një breg mbi liqen të Plavës dhe një majemali në Guci  ende thirren “Maja e Vezirit”.

Poeti e shkenctari Esad Mekuli (Nokshiqi), i lindun në bregore të liqenit më 17 dhjetor 1916, kryetar i parë i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, i pagëzuar “bard i letërsisë shqipe në Kosovë”, në poezinë “Në liqenin e Plavës” adhuron me nostalgji: “Ja ku më ke, Liqen i dashur: mu në bregun tënd / – të ëndërruar, të dëshiruar /…bukuri e vendlindjes…” [9]

Limi lumgjatë 220 km është një nga simbolet natyrore ma përfaqësuese të Nokshiqit

historik e turistik.

Grykon nga liqeni i Plavës dhe trupaton nëpër toka të bajrakut të Arzhanicës (komunës së

dikurshme të Murinës) tue mbledhë nga të dy anët tarracore ujna nga lumenj si Bebëza – në lindje të Plavës, sheu i Pepajve, i Arzhanicës, etj., ndërsa nga e djathta – prej shpateve e rrafshit tw fshatit Nokshiq i vargavijnë sheu i Ujkanit, i Groshit, i Hysëve (Hysenaj-Mekulëve), i Stajve, i Micanit e i Ranishës. Në të djathtë të tij shtrihen Nokshiqi, Velika, Zhanica (Ar-zhanica) e Komorani (Komoraça), kurse në të majtë Brezovica (Brezare) dhe Pepajt. Në ecjen e tij ujëplot Limi e ndanë përgjysmë Murinën (ish qendër zyrtare), pastaj rrugëton duke e lanë në të djathtë Mashnicën dhe në të majtë Vizitoret e Ulëta me Qafë Previ (Prejvija) dhe Kullën e Sheremetit, shtegton përmes Llugave drejt Suqeskës tue i kalue Andrijevicës në të majtë dhe shkue drejt komunave të Beranit e të Bjellopojës deri në pikëpjekjen ujore me lumin Drina(Drinus në Bosnjë – emën me rrënjë ilire).[10]

Lugina në rrjedhën e epërme të Limit cilësohet edhe si “Ultina e Epërme e Limit”, që përfshin disa vendbanime etnike shqiptare të mëdha e të vogla si: Nokshiqi, Murina, Arzhanica (Arat e zhagituna të Nikës),[11] Pepajt, Brezovica, Velika, Komorani, Mashnica, të cilat tashma janë të populluem pothuaj tanësisht me popullsi etno-kulturore si malazeze, serbe, boshnjake etj.

Faktikisht Limi gjeo-historik lundron në toka të lymta (Lim-Lym)[12] duke rrjedhanisë nga lumi i Vermoshit në bjeshkë të Kelmendit të Gurit dhe është i vetmi lumë i Shqipërisë Londineze që shtegton nga perëndimi drejt lindjes, çka i mundësoi Shqipërisë prej vitit 1992 pjesmarrjen në Organizatën e Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi (BEDZ),[13]një nga nismat e veprimtaritë shqiptare me mjaft përfitime strategjike-politike dhe ekonomiko-financiare. Kur Vermoshi hyn në territorin shqiptar të Malit të Zi, në krahinën e Plavë-Gucisë, tue marrë emnin “Gërçar” (ngricë) dhe teksa teposhtet nga Gucia, tuj u bigue me lumin e Vrrujës (ujë i vrullshëm) emnohet ndryshe: lumi Luça (Luca) që delton në liqenin e Plavës, të cilin sipas gazetës “Vreme”: “agallarët dhe bejlerët e Gucisë e patën ruajt me xhelozi”.[14]

Limi ujaecë edhe nëpër troje etnike shqiptare gjersa derdhet në lumin tjetër  Tara, që sapo hyn në territorin gjeopolitik të Bosnje-Hercegovina e merr emnin tjetër:  “Drina”, degë e pellgut ujëmbledhës të Danubit që bahet pjesë e Detit të Zi.

Kryetari i Fondacionit Plavë-Guci me seli në Nju Jork, mjeshtri i fotografisë artistike, veprimtari i njohur Alex Selimaj, në një mesazh elektronik më pohonte se “mrekullitë e natyrës shqiptare përgjatë rrjedhës së Limit, nga Gërçari në grykderdhjen e epërme liqenore dhe në rrethina të Nokshiqit të japin pamje që i mahnitin mërgimtarët e botës në Tempullin e Demokracisë”.[15]

Një tjetër simbol natyror i Nokshiqit është krahina e Plavë-Gucisë në shtetin artificial të Malit të Zi që shtrihet në një territor komunar me 486 km2 dhe mbi 14.000 banorë, ku shqiptarët etnik janë ma të përqëndruar në Vuthaj, Guci, Hotin e Vendit, etj.

Shkambi i Vujkut në “Bjeshkët e Nemuna” në palcën e tij të gurtë e ndan tragjikisht  tokën etnike shqiptare në tre shtete ballkanike: Mali i Zi (Plavë-Gucia), Shqipëri (rrethet Tropoja, Malësia e Madhe) dhe Kosova (komunat Peja, Deçani).

Ky shkamb ngrihet si një memorial i padrejtësisë shekullore ndaj krahinës etno-historike të Plavë-Gucisë, të cilën e pushtuan përgjakshëm malazezët në tetor 1912, e aneksuan territorialisht me Traktatin e Londrës (1913), proçes kryejnë spastrim etnik dhe asimilim të pandalun shoven sllav ndaj shqiptarëve trojenik (sidomos këtej shek. XVII), ndjekin politika shtetërore  të varfërimit të tejskajshëm të saj, etj.

Plavë-Gucia, historikisht, në shekujt e fundit i ka dy qytete të randsishme në hartën politiko-ekonomike të Shqipërisë së Veriut: Plava (kryeqendër aktuale) dhe Gucia (prej kohësh e quajtun “Qytezë e Kelmendit”).

Nokshiqi është një  nga vendbanimet alpine (të mëdha e të vogla) të Plavë-Gucisë si:  Martinaj, Vuthaj, Hoti i Vendit (Hoti i Kujit), Pepaj, Velika, Brezovica (Drezovica), Metehu, Arzhanica (Ar-Zhanica), Gërnçari (Gërçari), Komarusha (Komoraça), Hakaj, Krusheva (Dardha), Murina, Vojosella (Vonasella), Doli, Zabeli (i Hotit të Vendit e tevona i bajrakut të Vuthaje), Dosugjeja me Zagrajë, Bogajiçi, Gjyriqi, Kolina, Mashnica, Jasenica, Përnjavori, Skiqi (Skiçi), Vishnjeva, Kukajt, Budovica.

Ky fshat alpin, rrënjas arbnor, me jetnim në tokën e fisit të fuqishëm ilir të Autariatëve të

antikitetit, kufitohet me vendbanime historikisht shqiptare: nga ana perëndimore me Pepaj, nga lindja me Metehin, nga jugu me Brezovicën dhe nga veriu me Velikën.

[1] Shaban Bali  Nokshiqi. Historia e Familjes Nokshiqi. Kujtime (Dorëshkrim). Tropojë-Teksas, 2010.

[2] Ami Boué. Shqipëria: (në Turqinë Europiane). Përktheu: Ilirjana Angoni. Tiranë. Plejad. 2012 / Ky albanolog  i hershëm e përdor termin e masipërm qysh në vitet ’40 të shek. XIX /

[3] Dr. Dragan Rodic, Geografija Jugoslavije I, Naucna Knjiga Beograd. 1981. fq. 72 (Në Alpet Shqiptare, kah veriu dhe lindja, u lëshuan edhe disa akullnaja të tjera  si e Gucisë, Jasenicës, Gërbajës, Komariqit dhe ato të Rozhajës,  të Pejës (nga e cila u krijuan ajo e Rugovës – Lumabardhit dhe e Deçanit), etj.

[4] Predrag Gjuroviq, Osman Gërgureviq, Mirella Gjuroviq, Aleksandër Petroviq. Gjeografia 2. Enti i Tekteve dhe Mjeteve Mësimore, Podgoricë, 2008.

[5] Mëkambësit emëroheshin në krye të Provincës me mandate njëvjeçar në administrimin e saj duke pasë edhe funksionin e lartë gjyqësor, të politikës fiskale, të komandimit të ushtrisë, etj./ Kuestorët ishin drejtues të financave,  prokuratorët – drejtues të degëve të ndryshme të ekonomisë, legatët – kryenin detyra në ushtri e në gjyqe, etj./

[6] Elmaz B. Plava.  Plava e Gucia në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare: kujtime dhe dokumente historike. Monografi –Përgadit për botim nga Prof. Dr. Marenglen Verli. Botoi: ShB “Marin Barleti”. Tiranë, 1955.

[7] E njoftun ndryshe edhe si Kisha e Gashit. Mbi truall etnik shqiptar dhe mbi themele kishtare katolike u ngrit Manastiri i Deçanit, që për shumë kohë e shpeshherë edhe fetarët e saj i kishte shqiptarë, biles në të ndodhen edhe dhurata të Skënderbeut, etj. Një fakt është domethanës: Manastiri i Deçanit , siç shprehet  edhe vet  Krisobula e v. 1330, u ndërtue në tokën e shqiptarit Hasan Kuçi, etj.

[8] Krisobula si ajo e Manastirit të Deçanit e v. 1330, i njohin disa vendbanime në krahinën e Plavë-Gucisë  si “prona të kishës – në shërbim të kishës”, ku aty thuhet se disa banorëve iu jep të drejtën e peshkimit në liqenin e Plavës, etj

[9] Esad Mekuli. Qëndresë urtie (botim përkujtimor). Akademia e Shkencave dhe Arteve e Koosvës. Prishtinë. 1995.

[10] Hofrat Dr. Karl Patsch – Profesor i rregullueshëm e botuer në Universitetin e Vjenës. Ilirët. Studim historik. Biblioteka Albanologjike. Përktheu: Karl Gurakuqi. Tiranë, 1923.

[11] Hasan I. Gjonbalaj e shpjegon ma hollësisht etimologjinë e emnit Zhanica në veprën e tij studimore “Zhanica, Pepaj, Nokshiqi”.

[12] Dr. Ejup Mushoviq, (boshnjak me origjinë shqiptare) (1930-1995) në veprën e tij “Novi Pazari me rrethina” argumenton se emri “Lim” burimon prej shqipes “lumë”.

[13] Në BEDZ marrin pjesë: Shqipëria, Armenia, Azerbajxhani, Bullgaria, Gjeorgjia, Greqia, Moldavia, Rumania, Rusia, Turqia e Ukraina dhe Serbia, Mali i Zi (prej v. 2003 si pjesë e Unionit Serbi-Mali i Zi dhe prej v. 2006 si shtet më vete).  Maqedonia ende nuk ka perfundue procedurat e ratifikimit per shkak të problematikave të emnit të saj. BEDZ shtrihet në 20 milionë km2 dhe ka rreth 340 milionë banorë. Me statusin e vëzhguesit në BEDZ janë: SHBA, Franca, Italia, Gjermania, Austria, Polonia, Sllovakia, Çekia, Bjellorusia, Kroacia, Tunizia, Egjipti dhe Izraeli.

[14] L. Iveziqi. “Nën degën e Bjeshkëve të Nemuna”. Gazeta “Vreme”, Beograd. 5 gusht 1940.

[15] Bisedë e 21 nëntorit 2012 në komunikim online (Facebook). Në prill 2013 kryetar i Fondacionit Plavë-Guci u zgjodh  mr. Esad Gjonbalaj.

Sytki Ndrecaj largohet nga detyra pas ndryshimeve të fundit politike
Sytki Ndrecaj

Lexoni letrën e plotë:

FALENDERIM

Të nderuar bashkëmalësorë e bashkëshqiptarë.

Si pasojë e ndryshimeve të fundit politike të ndodhura në vendin tone me datën 18.04.2013 më është komunikuar largimi nga detyra e N/Prefektit të Malësisë së Madhe.

E megjithate nuk mund të qendroja në heshtjen e këtij largimi pa falenderuar të gjithë bashkëmalësorët e bashkëshqiptarët me të cilët kam patur nderin më të madh të bashkëpunoj për të bërë më të miren e mundshme për treven time Malësi e Madhe.

* Ndaj falenderimi më i pare i përket pikërisht këtij komuniteti malësorë që pavarsisht vijes kufitare jam munduar ta heq nga termi duke përdorur kurdoherë një Malësi të Madhe pa kufinj ndarës.

* Gjithashtu deshiroj të falenderoj të gjithë ata institucione e drejtuesit e tyre në nivel qëndror e lokal me të cilët kam bashkëpunuar për nxitjen e thithjen e investimeve, hartimin e projekteve të mëdha që i kanë shërbyer e i shërbejnë pafundësisht banorëve të Malësisë së Madhe e më gjërë.

* Ashtu siç dua të falenderoj për bashkëpunimin të gjitha shoqatat, grupacionet, individ të ndryshëm me të cilët i vetmi term pune ka qënë mbrojtja e interesave të komunitetit malësorë, të trashigimisë etnokulturore, të historisë, të artit, kulturës, sportit etj. të trevës tonë Malësi e Madhe.

* Falenderoj drejtuesit e komuniteteve fetare që me prezencë personale në kultet fetare apo në takime e tubime të ndryshme të ndodhura nëpër Malësi të Madhe e kudo në mbarë treven shqiptare përçuam vlera të larta morale për bashkëjetesë ndërfetare e krahinore.

* Falenderoj mediat vizive e të shkruara qofshin ato lokale, kombëtare e ndërkombëtare si dhe portalet Malësia.org e Albdreams.net e të gjithë ata gazetarë e gazetare më të cilët kam përcjallë mesazhin e bashkimit, paqes, mirëkuptimit, tolerancës, mirëqënies ekonomiko-sociale etj.

* Falenderoj të gjithë ato organizma vendas e sidomos ata të huaj (si OSBE-ja, BE-ja etj.) të cilët me bashkëpunimin e frytshëm u munduam të sjellim risi në marëdhëniet pushtetare, funksionimin e tyre, rritjen e nivelit të administrimit të pushteteve me qëllim që ato të jenë më afër komunitetit e për komunitetin në Malësi të Madhe.

* Ashtu siç pjesmarrja ime në përkujtime datash historike për gjithë treven si përkujtimi i  Kryengritjes së Malësisë së Madhe 1911 të udhëhequr nga patrioti e luftetari Ded Gjon Luli i cili me trimat e tij me 6 Prill 1911 ngriti në Bratilë të Deçiçit pas rreth 450 vitesh flamurin e Gjergj Kastriotit-Skenderbeu e ku kulminacionin e pati festimi i 100-vjetorit të kësaj Kryengritje. Pjesmarrja në pervjetorët e Muzeut të vetëm Etnografik në Lekaj të Tuzit, muze i ngritur nga etnografi dhe fotografi i njohur Shtjefen Ivezaj. Prezenca në takimet e Shoqatave të të Persekutuarve, të Veteranëve e Familjeve të Dëshmorëve të të gjitha luftrave për liri, mbrojtje të territoreve shqiptare e për Pavarsinë e Shqipërisë. E gjithashtu edhe për të rënët në mbrojtjen e demokracisë në vendin tone e kudo në botë etj. etj.. Të gjitha këto përkujtime më kanë lënë mbresa të jashtëzakonshme.

* Nuk mund të lë pa përshendetur të gjithë ato miq, shokë, dashamirës e familjarë me të cilët kemi kaluar momente gëzimesh në festa të ndryshme lokale, fetare etj. e pse jo edhe momente hidhërimesh kur vdekja largonte nga kjo botë njerëz të dashur të zemrës, intelektual me emër që me vepra të tyre të mira i kanë bërë nder vehtes, Malësisë së Madhe e gjithë Kombit Shqiptarë.

* Një falenderim deshiroj tu dërgoj gjithë diasporës malësore e shqiptare në shumë shtete të botës por në veçanti asaj në SHBA me të cilët gjatë kontakteve bashkëpunuese e komentuese kemi rritur edhe më lart vlerat e Malësisë së Madhe tashmë trevë e njohur në gjithë botën për mikpritje e bujari, burrëri e trimëri, besë e bashkëjetesë ndërfetare etj..

Gjatë gjithë periudhës mbi trevjeçare të drejtimit të Institucionit të N/Prefekturës Malësi e Madhe jam munduar të bëj më të miren e mundshme për banorët dhe treven time të dashur duke punuar me përkushtim, ndërshmëri, profesionalizem e larg ngjyrimeve politike, fetare e krahinore dhe për tri gjëra unë jam krenarë të cilët jo vetëm që ndodhen gjatë ushtrimit të detyrës së N/Prefektit Malësi e Madhe por më kryesorja kanë qënë edhe predispozicionet e mia ndër më kryesoret:

* Ndërtimi i rrugës Shkodër-Hani i Hotit i sjellur në standartet më bashkëkohore duke shkurtuar jo vetëm distancat kilometrike por edhe nxitjen e bisnesit vendas e në veçanti rritjen e cilësisë së komunikimit dhe thithjen e investimeve të huaja për ti shërbyer mirëqënies së komunitetit malësorë këtu duke ndikuar patjetër edhe në standartin e jetesës edhe tek bashkëmalësorët tanë andej kufirit;

* Bashkëpunimi i ngushtë me pjesën tjetër të Malësisë së Madhe andej kufirit ( që padrejtësia historiko-shekullore edhe pse në tokat e tyre amtare i vendosi me forcë nen sundimin e Malit të Zi ). Falë këtij bashkëpunimi me të gjithë aktorët politiko-pushtetarë, shoqëroro-kulturorë, historiko-etnografik, me intelektual e njerëz të artit e sportit arritem të largojmë barrierat kufitare duke bërë të mundur tashmë bashkimin e zemrave për të gjithë bashkëmalësorët.

* Marrja e Urdhërit të Lartë “ Nderi i Kombit “ për Malësinë e Madhe dhënë nga Presidenti i Republikës z. Bujar Nishani me 25 Nëntor 2012 në kuadër të 100 vjetorit të Shpalljës së Pavarsisë, ngritjes së Flamurit Kombëtarë dhe krijimit të Shtetit Shqiptarë. Ky akt do mbetët edhe momenti më i veçantë në jetën time.

Ju premtoj se puna ime nuk do të mbesi vetëm nën suazen e drejtimit të N/Prefekturës pasi kontaktet e mia me gjithë ato që unë përmenda më lartë do vijojnë edhe më pas duke ofruar mundësitë e mia mendore e fizike kurdoherë në shërbim të bashkëmalësorëve të mi e trevës time Malësi e Madhe. Ashtu siç nuk do kursej asgjë për ti parë malësorët e trevën time edhe më të lartësuar.

Zoti i bekoftë malësorët e trevën Malësi e Madhe.

Me respekt për gjithë ju. Bashkëmalësori juaj Sytki Ndrecaj Koplik, Malësi e Madhe.

Krajl Nikolla i Malit të Zi nuk është simbol i shqiptarëve
Reagim ndaj tezës së zezë të presidentit malazez, Filip Vujanoviç, shpall më 3 prill 2013 në Tuzin shqiptar, para partive e qytetarisë shqiptare: “Krajl Nikolla ka luftue për çlirimin e pavarësinë e Shqipërisë”(!)

Nga Ramiz Lushaj

1.

Real-politika kombëtare mbarëshqiptare duhet të mësohet të vlersojnë me dinjitet ma të lartë shqiptarinë etnike në Mal të Zi për historinë e sakrificat e saj biblike mijëravjeçare.

E ngrej këtë çështje të ditës për një arsye madhore: nuk duhet të lejojmë boshllek etno-historik e politiko-shoqëror për këto treva etnike shqiptare në këtë shtet të vogël ballkanik, sepse do na e për/mbushin me shovinizëm e egërsi kundërshqiptare liderë malazias si presidenti Vujanoviç, i cili më 3 prill 2013 deklaroi pavërtetësisht e paturpësisht në Tuzin shqiptar, para partive e qytetarisë shqiptare sikur “Krajl Nikolla ka luftue për çlirimin e pavarësinë e Shqipërisë”(!)

Kjo tezë e zezë e presidencës malazeze kërkon shqiptarisht reagime mbarëkombëtare.

Në asnjë vend apo kohë, në asnjë mënyrë apo rast, krajl Nikolla i Malit të Zi nuk mund të flamurtarizohet si simbol malazez, as i çlirimit e pavarësisë shqiptare në shekullin e kaluar dhe as për bashkëjetesën e sotme politike, kulturore e shoqërore në mes të shqiptarëve e malazezëve në shekullin e sotëm në këtë shtet të vogël ballkanik.

Kjo për arsye historike e politike tragjike: Krajl Nikolla është kryeshtetari malazez ma gjakatar ndaj shqiptarëve dhe në kohën e mbretërimit të tij e trefishoi territorin e Malit të Zi me pushtime të përgjakshme e aneksime të padrejta të tokave etnike shqiptare.

Një dëshmi historike: Nikolla I ishte një frankofon i thekun bashkë me mixhën e tij (princ Danilo I, 1826-1860) dhe hallen e tij në Trieste, gjersa e xhelozuan edhe Rusinë cariste. Nikolla I u shkollue në Lycée Louis-le-Grand në Paris dhe mundohej të ishte i modeluar në jetë si një “parisian”. Nikolla I pas trashëgimit të fronit të princit të Malit të Zi ma të parën udhanisje (1867) e kreu në Paris, me vizitën tek perandori francez, Napoleoni III. Pavarësisht nga këto lidhje, atribute e merita frankofile gazetari e deputeti francez, Z.D. Estournelles, në një konferencë zyrtare, në një letër të hapur botue në media në Paris në mars 1920, i drejtohet këtij kryekrimineli malazias me urrejtje e përbuzje të madhe për krimet e përgjakshme e mizore të  kryera ndaj shqiptarëve: “Më vjen turp të quhem njeri, kur edhe mbretit të Malit të Zi i thonë njeri” (Revista “Dituria”. Nr. 1. Tiranë, 1929).

Tashti, një shekull ma vonë, i perifrazoj Vujanoviçit: Më vjen turp të quaj ty, o  president shoven kundërshqiptar, si  një “politikan i moderuar” siç ta ka ënda vetjake e politika oborrtare, pasi në karrierën tande si ministër i Drejtësisë dhe i Brendshëm (1993-1998) apo kryeministër i Malit të Zi në shtetin e fundit federal jugosllav, ishje fuqimisht me mendje, zë e hapa “pro” kriminelit Millosheviç dhe tani në shtetin tand sovran malazez je një “krajl Nikolla” i vogël, siç e paraqite veten edhe në dy raste në Tuzin shqiptar: me aksionin shoven “Fluturimi i Shqiponjave” më 9 shtator 2006 dhe me këtë deklaratë presidenciale të 3 prillit 2013.

2.

Dinastia Petroviç – Njegoshi, pjellë vija-genetike e të cilës vargavjen edhe krajl Nikolla I, ia nisi rrugëtimit politik e fetar si “gjak blu” sllav-serb në një fshat në shpatina të malit Llovçen (në brendi të parkut të sotëm nacional në komunën e Çetinës) me Danilo I (1670-1735).

Ai ishte një ortodoks serb i Mitropolitit të Çetinës, i njoftun ndryshe edhe si “Peshkopi Danilo” (1697-1735). Ai ishte i mveshun si “Princ”, i vetreklamuar si “Duka i Tokës Serbe”. Ai po ngrinte një “Peshkopatë-princore” të artikuluar deri në kufijtë e legjendës. Ndërkohë as vet nuk e miradinte nëse “peshkopata princore” do të ishte realisht një shtet si ky “Mali i Zi”i sotëm. Në v. 1732, dy vjet pa ik nga kjo botë, në një tekst të shkruar me dorën e tij mbi një ungjill të dhanun dorazi si dhuratë për Patriakanën e Pejës, duke u vetëmburr me atë frymën tipike sllave, nënshkruan: “Danil Njegosh, peshkop i Çetinjës, kreu i tokës serbe”.

Mbi një shekull ma vonë edhe princ Nikolla I – i shtati brez i dinastisë Petroviç-Njegoshi, në fillesat e veta politike duke qënë Princ i ri në fron i Malit të Zi ishte antar i organizatës “Rinia e Bashkuar Serbe” në Principatën e Serbisë (1866-1871).

Pas ndalimit të saj, ky princ malazez e themeloi në Çetinë (1871) organizatën “Bashkimi Serb për Çlirim”.

Asnjana nga këto dy organizata nuk e mban si përbarës a të përveçëm emnin “malazez”(!) Kjo ndodhte për faktin se këta liderë ndjeheshin ende serbë në gjak e në shpirt përgjatë proçeseve historike-politike të krijimit të këtij shteti artificial sllav, të formësimit të “kombit malazez”(!), që ende edhe sot ka mbetë një shtet multietnik, ku asnjë nga kombësitë etnike apo pakicat etno-kulturore të tij nuk e ka shumicën e popullsisë.

Këto dy organizata kishin platformë shovene kundërshqiptare dhe në përbamje të tyne kishte kriminelë të gjakderdhjeve të pafajshme shqiptare. Vet organizata e krijueme nga krajl Nikolla (1871) rreth shtatë vite para Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, kishte antarë disa kriminelë të njoftun botënisht për masakra të kryera ndaj shqiptarëve, si vojvoda i pashpirt Masho Vrbica (1833-1898) nga Banja-Lluka e Hercegovinës, i shkolluem në Akademinë e Artilerisë në Shën Petersburg të Rusisë, komandant artilerie në Luftën e Grahovacit (1858), në Tivar (nëntor 1877), etj. dhe ministër i Punëve të Brendshme të Malit të Zi (1877) apo, tjetri: kuçasi faqezi, vojvoda poet, Mark Milani (1833-1901) analfabeti që komandonte ushtrinë malazeze-serbe në dy betejat e Luftës së Nokshiqit (1879-1880), etj.

3.

Mali i Zi – ky “fëmijë i paligjshëm euro-otoman”- ia ka fillanis në mesjetë rrugëtimit etno-historik si klan ortodoks sllav në një territor rreth 1.500 km2.

Studiuesit malazezë Predrag Gjuroviq, Osman Gërgureviq, Mirella Gjuroviq, Aleksandar Petroviq në tekstin shkollor “Gjeografia” (botim zyrtar i ETMM. Podgoricë, 2007) e saktësojnë këtë truall si “madhësi fillestare” të këtij shteti që për shqiptarët e djeshëm e të sotëm është pushtues, asimilues, shfrytëzues. Asokohe, ky ”shtet”, përfshinte vetëm katër krahina: e Rijekës, e Katundeve, e Cermnicës dhe e Leshanit. Kjo sipërfaqe, sipas një përllogaritjeje, ishte diçka sa komuna e sotme metropolitane e Podgoricës, përndryshe: pak ma i vogël se tri komunat dikur tokë e popullsi shqiptare si Plavë-Guci, Beranë, Rozhajë.

Princi-peshkop Danilo I, kryepari i dinastisë kundërshqiptare Petroviç-Njegoshi (prej nga doli edhe kundërshqiptari i rradhës, Krajl Nikolla) ishte themeltar i lidhjeve ruso-malazeze.

Vetëm në v. 1715 kur shkoi për vizitë në Shën Petersburg tek Cari i Rusisë, Pjetri i Madh e dritëpă në prag e horizont perspektivën e një shteti të ardhshëm sllav në aleancë me rusët e stepave dhe në kurriz të territoreve etnike shqiptare, që tevona në hartën gjeo-politike të botës  do të merrte emnin e derisotëm të një shteti sovran “Mali i Zi”, herë si monarki e herë si republikë.

Perandori autokrat rus, Pjetri i Madh (1682-1725) e njofti zyrtarisht Danilo I si “princ-peshkop” në Çetinë (si edhe Kisha Ortodokse Ruse), i dha në përcjellje e periodikisht ndihma të mëdha ekonomike, financiare e ushtarake, i kërkoi ngritjen graduale të një ushtrie mësymëse, i siguroi zgjerimin e territoreve drejt kufinit otoman (në toka etnike shqiptare), etj.

Dy hapa diplomatik të jashtëzakonshëm i ndërmori Perandoria Ruse: ngritja e menjëhershme e një konsullate (ambasade) ruse në “peshkopatën princore” të Çetinës dhe, tjetra: i bani presione të fuqishme e të pandalshme Portës së Lartë për lëshime graduale e epokale ndaj “peshkopatës” (Mali i Zi) në territore të reja (shqiptare) dhe në ecje drejt autonomisë e pavarësisë së saj.

Kur princi-peshkop Petar II i dinastisë së Petroviç-Njegosh po largohej nga kjo botë prej sëmundjes së randë të tuberkulozit nisi rivaliteti i përkohshëm në senat, tubime e në rrugë për pasuesin e fronit në mes të vëllait të paraardhësit, Pero Tomovit, që donte të ishte veçse “princ’ (jo peshkop) dhe Danilo II që “donte” të ishte sipas traditës kotorrase “princ-peshkop”. Në këtë duel të pambyllun doli ma i fituar Danilo II, i cili mori votëbesimin e shumicës së klaneve (fiseve). Kah vjeshta e vitit 1851 ndërmori një udhëtim politiko-fetar në Vjenë dhe pastaj shkoi në Rusi me pretekstin për t’u shugurue si “peshkop i Malit të Zi”. Atje, në Shën Petersburg, u takua zyrtarisht me Carin e Rusisë, Nikolla I, të cilit i mori një akt-dokument që e njihte si “Princi Danilo I i derës së Petroviç-Njegushi të Malit të Zi”.

Aleatja strategjike ma besnike, Perandoria Ruse, i kishte dhanë bekimin “Principatës së Malit të Zi”.

Kur u kthye në Çetinë në pranverë të vitit 1852, Danilo I (mixha i Krajl Nikolla I) pas shekujsh të sundimit teokratik të “peshkopatës princore”, e ndryshoi statusin e tij e të vendit të vet. Principata u bă laike dhe vet u bă i pari princ laik malazez derisa vritet me atentat në portin e Kotorrit më 13 gusht 1860.

Kaq kupolë mbi krye dhe frymim në gjithçka ishte Perandoria Ruse për Principatën e Malit të Zi saqë edhe për martesën politike në kishën e luginës të Llovçenit të princit 19 vjeçar në fron, Nikolla I, me çikën kotorrase 13 vjeçare, Milena Vukotiç, u desh të merrej bekimi i Car Aleksandri II i Rusisë. Ky mision u krye në vitin 1860 duke shkue në Shen Petersburg vet i ati i Milenës, vojvoda Petar, një nga pasanikët ma të mëdhenj të principatës, mik i ngushtë i derës e derteve me Mirkon – babën e krajl Nikolla I dhe një nga kundërshqiptarët ma ekstrem duke marrë pjesë në luftëra dhe dhanë fonde të shumta e të shpeshta.

Aliazhore ishte e mbetet kjo lidhje ruso-malazeze. Kjo duket edhe sot kur rusët blejnë toka bregdetare e në thellësi të Malit të Zi, kryejnë investime strategjike, etj. Ndihma e aleatit të madh e të prejkohshëm ishte aq e madhe, e pazëvendsueshme, saqë malazezët e quajtën ndër shekuj Rusinë si “Nana e Madhe”.

Në fundshekullin XIX, në kohën e krajlit Nikolla I, kur popullsia në Mal të Zi ishte mbi 200 mijë banorë, malazezët e serbët deklaronin në zyra e rrugëve të Kotorrit: “Ne dhe Rusia bëhemi 200 milionë banorë”.

4.

Pas Rusisë, Franca, e prirur si prosllave, në vitin 1855 e ngriti në Çetinë konsullatën (ambasaden) e vet, të cilat kishin një personel të madh në këtë qytet të vogël. Ato i kryenin (ndër)lidhje e detyra diplomatike me Malin e Zi dhe me fuqitë e tjera të kohës që e rrethatonin këtë “peshkopatë” apo “principatë” malazeze si Perandoria Otomane, Perandoria Austriake (Austro-Hungareze), Republika e Venedikut, etj., me shqiptarët etnikë paqësorë e kryengritës përgjatë lumenjve Tara, Cem e Moraça dhe bregdetit Adriatik nga liqeni i Shkodrës në Tivar.

Këto dy ambasada në Çetinë, përfaqësuese të gjithëpushtetshme e të jashtëzakonshme të dy perandorive të mëdha Ruse e Franceze, e ngritën me art e mund nëpër shekuj historie shtetin artificial të Malit të Zi.

Astenjiherë nuk do të arrinte Mali i Zi me forcat e veta të krijonte shtetin e sotëm përballë fuqive të tjera të mëdha perëndimore e lindore të tokës ndër/kontinentale euro-aziatike e të përtej detit Adriatik e hapësirave të Mesdheut; përballë hegjemonisë të klaneve sllave në Ilirikum (Ballkan) apo shteteve të tyre autonome si Serbia, etj.; përballë qëndresës vetëmohuese të shqiptarëve etnikë për mbrojtjen e tokave të tyre etnike nga aneksimi pansllav e prosllav.

“Peshkopata” e të quajtunit Mal i Zi në kohën e fillesave të dinastisë Petroviç-Njegoshi me ma të parin princ-peshkop Danilo I (1696-1735), vetëm pas kthimit të tij nga Rusia (1715)  e (ri)nisi aktivisht misionin shtetformues në këtë vend gjeo-strategjik dhe ia mbrrini brenda kohëjetës së tij që t’i rritin me dyfishim territoret e veta, duke i shtrirë deri në 3.000 km2 (Po aty. Gjeografia. Podgoricë, 2007). Kjo “peshkopatë-princore” për nga madhësia territoriale mund të krahasimohej me një sanxhak (liva) të vogël të asaj kohe.

Historia dëshmon se pjesa ma e madhe e territorit të Malit të Zi qyshse kësokohe, në mesjetën e hershme, ishte shqiptare: Udhëpërshkruesi europian, Jakob Spon i Lyonit (1675) qytetin e Budvës në jugperëndim të Malit të Zi të sotëm e cilëson si kufi skajor “që kanë venecianët në Shqipëri”. Sulltan Sulejmani II i Perandorisë Otomane (1688) lëshonte fermanin për të shtypë “Shqipërinë kryengritëse në vise të Kuçit e të Palabardhit”, sot vise të asimiluara pothuaj në gjithçka nga klani sllav malazez. Udhëpërshkruesi otoman, Evlie Çelebiu (1660/1662) realonte “Kosova ishte pjesa më e gjallë e Shqipërisë”, ku pjesë etno-historike e vilajetit të saj ishin edhe Plavë-Gucia, Berana, etj..

Kur erdhi në krye të ”Principatës” mixha i Krajl Nikollës, princi-peshkop Danilo II (1851-1852) apo i thirruni ma pas zyrtarisht princi Danilo I (1852-1860), sipas udhëzimeve e mbështetjes që kishte marrë nga Rusia perandorake, (më pas edhe nga Franca) ia filloi luftës me Portën e Lartë (1852) për caktimin e kufinjëve të principatës së tij laike.

Princi Danilo I me prijës ushtarak të vllain, vojvodën Mirko (baba i Krajl Nikolla I) i mundi otomanët në Betejën e Ostrogut (1853) dhe në Betejën e Grahovës (1 maj 1858). Këto luftna me fitore, veçmas kjo e fundit, patën jehonë ndërkombëtare. Fuqitë e Mëdha u (vet)detyruan që në nëntor 1858 të caktojnë një komision përfaqësues për të shënjue  kufinin mes Malit të Zi dhe Turqisë.

Kësokohe, dinastia kundërshqiptare Petroviç-Njegushase e krajl Nikolla I, vetë mixha i tij – princ e baba i tij – vojvodë, në vitin 1858 ia rritën sipërfaqen shtetit të vogël të Malit të Zi deri në 4.700 km2 duke i marrë gjithato territore etnike shqiptare si Kuçin, Vasojeviçin, etj. në komunat e sotme Kolashin, Mojkovac, Zhabljak, Pljevlja, Bijelo Polje, etj

Këto toka ishin të pasardhësve të fiseve të shquara iliro-arbnore të ardianëve, autariatvëe, dardanëve alpinë, liburnëve, skirtonëve, atienitëve, medunëve, balunëve, dalmatëve, etj.

Këto toka ishin prona të shqiptarëve arbnorë shekuj ma para se Sllavët e Jugut të turreshin në dyert e Kinës, shekuj ma herët se fiset serbe të vinin në krahina të Bjellorusisë së sotme apo të thirreshin nga bizantinët si “barrikadë njerëzore mbrojtëse” nga sulmet e barbarëve

5.

Krajl Nikolla i Malit të Zi në disa breza ka veprimtari kundërshqiptare të përgjakshme, ka krye masakra ndaj shqiptarëve, që në kohën e sotme, po të gjykohen nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë do të dënoheshin si “krime kundër njerëzimit”, si “genocid”, etj. dhe nuk do ta përveçonte asgja nga “kasapi i Ballkanit”, Sllobodan Millosheviçi, një nga kundërshqiptarët ma të egër të të gjitha kohërave.

Baba i tij. vojvoda Mirko Petroviç-Njegoshi (1820-1867) poet, ushtarak, diplomat, njeri karizmatik, që pas Betejës së 28 prill – 1 maj 1858 e mori dhe titullin “Duka i Madh i Grahovës”, ishte vllai i madh i princit-peshkop Danilo II ( princit laik Danilo I), që kryeheret e vetëpërjashtoj veten për të qënë princ i Malit të Zi. Ai është një faktorët real që e çoi Malin e Zi drejt shkëputjes nga Perandoria Otomane dhe pavarësisë së tij. Në luftë me otomanët  ishte një prijës luftarak i jashtzakonshëm.

Vojvoda Mirko shquhej edhe si pro rus i madh. Vllai i tij, princi Danilo I, kur pă se fuqitë europiane si Franca, Austro e Serbia si dhe Porta e Lartë donin me çdo mjet e me çdo formë ta minonin ndkimin tepër të madh të Perandorisë Ruse në Mal të Zi, kur pă se Rusia pas disfatës me Otomanët në Luftën e Krimesë (1854) nuk pati forcë plotore me i mbrojt kërkesat e Malit të Zi  për pavarësi e zgjerime territoriale në Kongresin e Parisit (1856), shkoi në Francë me shpresë për njohje të pavarësisë malazeze dhe, pas takimit me Napoleonin III, mori ndihmë financiare (200.000 franga në vit), etj. Kjo u përkthye nga ultranacionalistët malazezë si “tradhëti ndaj Rusisë” dhe i vllai i tij, Mirko, iu kthye një ndër armiqtë më të egër të tij.

Ky, baba i krajl Nikolla I, vojvoda Mirko, ka qënë një kundërshqiptar i vendosur, njeriu kriminel që ka krye me dorën e vet masakra nga ma çnjerëzoret në historinë shqiptare e ballkanike si në v. 1856 ndaj fisit shqiptar të Kuçit. I vrau 17 burra luftëtarë të aftë për pushkë  dhe 230 të moshuar e fëmijë të vegjël në djepe dhe në barkun e nanave shqiptare. Një tjetër masakër të pashembullt kreu edhe ndaj fisit shqiptar të Palabardhëve (Bjellopavliçëve), etj.

Vojvoda i pashpirt Mark Milani nga Kuçi historik shqiptar, ky tradhtar i gjakut të vet shqiptar dhe mik i ngushtë i idealeve e armëve me krajl Nikollën, poet e shkrimtar, e përshkruan masakrën e Kuçit: “Kuçët” të cilët i takuan të parët vëllezërit kuç (të deleguarit, R.L.) dhe vojvodë Mirkon (baba i krajl Nikollës, R.L.) me ushtrinë, u vranë dhe u prenë të gjithë, e pastaj gjysmën e fshatit e vrau pushka dhe e preu thika.Nuk u kursyen as fëmijët në djep, pa dallim a ishin djem apo vajza, sepse secili ngutej mos po ia grabiste tjetri dhe mos po e fitonte për këtë medaljen ose kryqin e atë mos po e linte pa nderë. Kështu, edhe pleqtë e të sëmurët, edhe sikur të mos mund të çoheshin nga pleqëria ose sëmundja, u prenë dhe kokat ua çuan në vendin ku duhej, që të mos iu harrohej numri. Me një fjalë: kishte edhe të gjymtë, ose të verbër, ose sakatë, të shurdhër, memecë, të ndarë që nuk përzihen me njerëz, por quhen gërbaluqë, edhe prej këtyre ndonjërin e preu kësaj here shpata ose thika”.

Vjehrri i krajl Nikollës, vojvoda Peter Vukotiç, ishte kundërshqiptar i madh dhe mori pjesë në disa luftëra të viteve ’50 të shek. XIX, përkrah mikut të tij, vojvodës Mirko Petroviç-Njugoshi.

Po ia përmendim vjehrrin sepse ka pasë ndikim tepër të madh në jetën e kraj Nikollës për disa arsye: Ishte mik i derës e derteve, i luftës e valutës, me derën e Petroviç-Njegoshëve, veçmas me degëzimin e Mirkos, për ma tepër fjalathuhet se ky pansllav e pro rus mund t’ia ketë vnue edhe emnin. Dy vojvodët Mirko e Peter e kryen fejesën e Nikollës 12 vjeçar me Milenën 6-vjeçe në vitin 1853 për të konsolidue aleancën e shumëfishtë ndërveti. Në vitin 1856, pas kthimit nga masakra e Kuçit, ngaqë i vdiq nana Jelena Vojvodiç e mbeti jetime, e çoi në derën e vojvodë Mirkos deri më 8 nëntor 1860 kur kryen martesën e tyre politike. Vjehrri vojvodë e ndoqi jetën e aktivitetin e Nikollës kur studionte në Trieste dhe në Francë, ku u sëmurë randë nga pneumonia në mushkëri e mbeti në shtratin e paravdekjes, si dhe i krahagjendej me këshilla e ndihma edhe kur hypi në fron si princ i Malit të Zi.

Në këtë truall, në këtë derë, në këtë vargnim princor e shoqëror kundërshqiptar u lind e u rrit krajl Nikolla i Malit të Zi, një nga armiqtë historik nga ma të mëdhenjtë kundër shqiptarëve në të gjitha kohërat.

Dimitrije Tucoviç (1881-1914) themelues i Partisë Social-Demokrate Serbe, teoricien dhe udhëheqës i Lëvizjes Socialiste në Mbretërinë e Serbisë; organizator dhe udhëheqës i Konferencës së Parë Ballkanike Socialiste (Beograd, 7-9 janar 1910); pjesëmarrës në Kongresin e Internacionales Socialiste në Kopenhagen (1910), korrespondent i gazetave serbe “Radničke novine” dhe “Borba”, luftëtar serb me gradën kapiten në divizionin “Morava”, në luftërat ballkanike, i cili ishte edhe në pushtimin e trevave shqiptare (1912-1913); autor i librit “Serbia dhe Shqipëria”, etj, dëshmon mendësinë bio-politike e historike të urrejtjes së tyne gjakatare ndaj shqiptarëve etnik: “Princi  nuk e pret malaziasin ndryshe, por me pyetjen: “Ku je ore trim, a preve mjaft koka të turqve e të shqiptarëve?”.

6.

Krajl Nikolla i Malit të Zi edhe 12 fëmijëve të tij ua përcolli në gene (me gjakun e tij e qumështin e nanës) dhe i rruganisi në jetë si veprimtar të vendosur kundërshqiptar, të cilëve iu duhet marrë tokat dhe jetët njerëzore.

Në kohën e tij (bashkë me mbretin e Danimarkës) thirrej “babagjyshi i Europës”, ”baba i ligjshëm i Europës”, pasi kreu martesa me dinastitë europiane si në Rusi, Serbi, Itali, Gjermani, etj. duke u fijelidh me të gjitha monarkitë e Europës (në fron ose në mërgim).

Princesha Ljubica – Zorka (1864-1890) u martue me Petar Karagjorgjeviç – mbret i Serbisë (1804-1813) që pati pasardhës Aleksandrin I të Serbisë (1842-1858). Nga ana tjetër, me diplomacinë e tij, kreu lidhje edhe me dinastinë tjetër serbe të Obreneviçëve; djali i tij Mirko (1879-1918) u martue me Natalija Konstandinoviç (kushëri i Aleksandrit I Obrenoviç), dhe patën një pasardhës: princin Mikael të Malit të Zi. Historia mbarëshqiptare ka fol në të gjitha kohënat për veprimtarinë e dy dinastive rivale serbe Karagjorgjeviç e Obrenaviç për tokat e aneksueme përgjakshëm e padrejtësisht si ato të Sanxhakut (Novi Pazar), të Nishit, të Kosovës, etj.

Dy martesa i kreu në derën perandorake të Romanovëve të Rusisë: princesha Anastasija – Stana (1868-1935) pati dy martesa të njëpasnjëshme me dy nipat e perandorit Nikolla I, kurse princesha tjetër, Milica (1866-1951) u martue me Duka i Madh Peter Nikollaviç i Romanovëve. Nga të gjithë kombëtarët shqiptarë dihen qëndrimet e veprimet kundërshqiptare të Rusisë në të gjitha etapat historike.

Princesha Jelena (1873-1952) u martue me  mbretin e Italisë, Viktor Emanueli III duke u fronëzue Mbretëresha Elena e Italisë (1900-1946), Perandore e Etipisë (1936-1941) dhe mbajti kurorën e tradhtisë e të pushtimit si “Mbretëreshë e Shqipërisë” (16 prill 1939 – 8 shtator 1943), e dekorueme edhe nga Papa Piu XII (1937), etj.

Historia shpejt do t’i çpaloj fletët e saj dhe aty, në mes tjerash, do të mësojmë se zgjidhje tjetër do të merrte çështja e Shkodrës (në tetor 1912-prill 1913) dhe e Pavarësisë së Shqipërisë (1912) nëse nuk do të ishte kjo lidhje e krajl Nikolla I i Malit të Zi me Kurorën Mbretërore të Italisë.

Kundërshqiptari i përjetshëm, krajl Nikolla i Malit të Zi, kaq i etun ishte në gjakderdhje e aneksime të tokave shqiptare saqë ia nisi tetë ditë para koalicionit katërsh ballkanik Luftës së Parë Ballkanike në trojet etnike shqiptare, saqë i nisi grupime ushtarake malazeze jo vetëm për të marrë Shkodrën, po edhe të bënte kryeqytet të Malit të Zi vendmbledhjen historike të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Krajl Nikolla ishte zyrtarisht kryekomandanti i ushtrisë malazeze. Në këtë luftë kishte mobilizue gjithë mbretninë e tij me mbi 300 mijë banorë. Ushtria kishte mbi 30.000 luftëtarë të  inkuadruem në tri grupime: Grupimi i Verilindjes – i dislokuem në Zhabjak, Kolashin e Andrijevicë; Grupimi i Qëndres dhe Grupimi i Jugut (Bregdetit) për të kraharrethue Shkodrën, pushtue portin e Shëngjinit, qytetin e lezhës, etj.

Njëkohësisht, në zjarrin e rrjedhat e saj i futi  (i)direkt, hapur ose nëndheshëm, edhe fëmijët e tij për pushtimin e Shqipërisë, që presidenti Vujanoviç thotë se “ndihmoi në çlirimin e pavarësinë e Shqipërisë”(!)

Simbolika e përzgjdhur mjeshtrisht nga krajl Nikolla dëshmon se ai donte medoemos jo “çlirimin”(siç zezon Vujanoviçi), por pushtimin e aneksimin e tokave etnike shqiptare:

Përzgjedhja e parë: ma të parin objekt të fillimit të luftës e piketoi kalanë shqiptare të Deçiçit, aty ku para një viti, më 6 prill 1911, kryengritësit shqiptarë të prirë nga legjendari Dedë Gjo’ Luli e ngritën Flamurin Kombëtar Shqiptar.

Përzgjedhja e dytë: djali i tij 33 vjeçar, princi Mirko (mbante emnin e gjyshit kriminal ndaj shqiptarëve të Kuçit, etj.) do të qëllonte me top në drejtim të fortesës së Deçiçit, në kthjellje të  9 tetorit 1912, tue shënue sinjalin e luftës ballkanike.

Përzgjedhja e tretë: Grupimin e Qëndres e drejtonte djali i tij 41 vjeçar, princi Danilo (mbante emnin e të parit të vet bio-historik, Danilo I) i cili u nis në mësymje pushtuese më 9 tetor 1912 në drejtimin Tuz-Koplik-Shkodër, me 21 batalione, 11 bateri artilerie me 36 topa, 13.000 ushtarë efektivë.

Në shkurt të vitit 1912 krajl Nikolla ndërmori një vizitë zyrtare në Shën Petersburg gjoja për të kërkue ndihma për (rreth 15 mijë!) “refugjatët malësorë shqiptarë” që kishin kalue në “territore” të mbretnisë së Malit të Zi, po qëllimi ishte ajzberig. Ai kërkoi ndihma të gjithanshme politike, ekonomike, ushtarake e diplomatike “për të pushtuar toka të Shqipërisë si Shkodrën, Plavën, Gucinë, Gjakovën, Pejën dhe deri Prizrenin” (Edith Durham. “Brenga e Ballkanit”, v. 1905).

Në dy betejat e Luftës së Nokshiqit (1879-1880) krajl Nikolla i Malit të Zi shkoi edhe me flamuj të Rusisë, katër prej tyne iu dorëzuan nga Alia Pashë Gucia (i shoqënuem edhe nga Smajl Uk Bruçaj i Vuthajve, etj.) në Stamboll në vitin 1881 personalisht sulltan Abdulhamid II (Kumtime nga S.Ahmetaj, R. Dedushaj, etj.). Në luftën ballkanike (1912) krajl Nikolla donte me rihy prapë me “flamur të Rusisë” për ta kthye Prizrenin ose, fundja, Shkodrën në kryeqytet të Malit të Zi, sepse në synimet aneksuese për territore shqiptare kishte rivalitete përplasëse edhe me Serbinë.

7.

Krajl Nikolla i Malit të Zi bani disa luftna me Perandorinë Otomane, tue fillue nga viti 1862 (mbi dy vjet pas fronëzimit) dhe deri në vitet para e pas Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Erdhi një moment historik në mes tyne. Ishte viti 1883, kur shkoi për vizitë zyrtare në Stamboll. Atje u takue me Sulltan Abdulhamid II (1876-1909), me të cilin lidhi miqësi të pafundme.

Kjo duhet (vet)kuptue kështu, siç është në realitet e në kontekst historik: krajl Nikolla I kishte “dorë të lirë” nga otomanët (turku) në asimilimin e spastrimin etnik të shqiptarëve me një “demokraci  të butë e të idhtë”, siç po ban pas dy shekujsh lideri përmgjasues i tij, kryeministri Gjukanoviç.

Perandoria Otomane kishte kohë para mjaltimit me krajl Nikollën që po i “tradhtonte”, si me thanë “hijshëm” e pistë, shqiptarët në trevat e veta etnike nga  Budva e Tivari deri në Pljevlja e Rozhajë. Kufini perëndimor i perandorisë ishte në dyert e Malit të Zi. Sa herë i kërkonte Rusia e Franca apo ndonjë tjetër konçesione iu jepte tokat shqiptare dinastisë Petroviç-Njegoshe.

Perandorisë Otomane këto toka nuk i dhimbeshin, sepse toka perandorake kishte boll, sepse këto toka i kishte larg, sepse nuk donte “probleme” në kufij të saj, etj.

Kompromiset e Portës së Lartë me disa fuqi europiane për tokat shqiptare në Malin e Zi të sotëm ishin fatkeqësi kombëtare shqiptare, sepse edhe vet Perandoria Otomane, nga koha e pas Tanzimatit (1839) po kthehej dora-dorës në një vend të varur, në një gjysëm-koloni e fuqive të mëdha europiane.

Historiografia shqiptare duhet të gjurmojë më shumë në lidhjet e Malit të Zi me Portën e Lartë, kryesisht në mes të krajl Nikolla I e të Sulltan Abdulhamid II në kohën pas vitit 1883, sepse gjatë kësaj kohe shumë kryengritje kanë “heshtur” në këto treva luftarake të Shqipërisë së Veriut gjatë shek. XIX. Ato filluan (çuditërisht!) pas vdekjes së Sulltan Abdulhamid (1909) deri në Shpalljen e Pavarësisë Kombëtare Shqiptare në Vlorë më 1912.

8.

Krajl Nikolla parapëlqente të merrej me mitet e kahershme sllave. Kur i shpalli luftë Perandorisë Otomane (1876) e tregëtoi argumentin mitik sikur ishte një “hakmarrje për Betejen e Fushë Kosovës” (1389).

Në fakt kjo luftë e krajl Nikollës ishte lufta e pambyllun e vitit 1862 kundër otomanëve dhe vazhdim i projektit pansllav në aneksimin e tokave shqiptare (nën Perandorinë Otomane në të pesë vilajetet: Shkodrës, Kosovës, Manastirit, Janinës, Selanikut). Kjo luftë ishte rebus i takimit të para nëntë viteve me perandorin francez, Napoleon III (1852-1870), i takimit të para tetë viteve me Carin e Rusisë, Aleksandri II (1855-1881), etj.. Kjo luftë ishte edhe subvension (pro)sllav e kundërshqiptar që ishte demonstrue edhe rrugëve të Kotorrit (1871) nga i dërguari misionar i carit rus, princi Dolgorukov, që shpërndante shuma të mëdha në mes të popullit të atyshëm serbo-malazez, etj.

Ky krajli malazez, Nikolla I, qëndroi 58 vjet në fronin e princit e të mbretit të Malit të Zi, ma shumë se çdo ushëheqës tjetër në historinë e shtetit malazez prej nga “peshkopata princore”  e Petroviç-Njugoshëve deri tek republika e sotme e Gjukanoviçit.

Krajl Nikolla qëndroi në pushtet edhe ma shumë se sa vet Tito i Jugosllavisë Avnjoiste, aqsa ka vite jete presidenti i sotëm i Malit të Zi, Filip Vujanoviç.

Krajl Nikolla në këto 58 vite e mori Malin e Zi me territor principate rreth 4.700 km2 (me aneksim edhe të tokave etnike shqiptare) dhe mbi 80.000 banorë (në mes tyre edhe shqiptarë etnik) dhe e rriti sipërfaqen e principatës e mbretnisë malazeze rreth tre herë, deri në 13.812 km2.

Krajl Nikolla me dinastinë e tij Petroviç-Njegoshe, në vitet para dhe pas Kongresit të Berlinit (1878) dhe në Konferencën e Ambasadorëve në Londër (1913), etj. i aneksoi me gjakderdhje të pandalun dhe me traktate të padrejta  9.112 km2 sipërfaqe nga territoret shqiptare etnike në vilajetet e Shkodrës e të Kosovës.

Ky truall etnik shqiptar është gati pothuajse sa Çamëria me rrethina (nën Greqi), sa Sanxhaku Shqiptar (Novi-Pazari), sa Nishi shqiptar (nën Serbi) etj. Këto janë “Kosovat e vogla” që iu morën Shqipërisë së Vërtetë me mbi 100.000 km2.

Në kohën e mbretërimit të tij krajl Nikolla ishte një “kult i malazezëve”, etj. , sepse ky e bani Malin e Zi principatë e mbretëri sovrane, e bani shtet real e potencial, ia trefishoi territoret gjeo-politike të shtetit (në kurriz të shqiptarëve etnik), kreu asimilimin në sllavë (malazezë, serbë, boshnjakë) të një pjese të madhe të trevave etnike shqiptare, etj.; përforcoi ortodoksizmin sllav në përballje me katoliçizmin e muslimanizmim, etj.

Krajl Nikolla po arrinte në një “mit” nëse nuk ia ndërprente mbretërimin dinastor fundlufta (1918) e të merrte rrugët e mërgimit duke vdek në moshën 79 vjeçare në Francë (1 mars 1921) dhe ish-mbretëresha Milena në moshën 75 vjeçare në San Remo (Itali). Në kohën e Jugosllavisë mbretnore apo republikane, veçanarisht në periudhën e komunizmit, mbeti disi jashtë vëmendjes zyrtare, po brenda shpirtit të etnisë së tij malazeze, etj.

Në vitin 1989, i riduhej pansllavizmit e nacionalizmit serb e malazez në Ballkan edhe “miti i krajl Nikollës”.

Jugosllavia komuniste po e ndjente ramjen e “Perdes së Hekurt”, etj. Ishte 600 vjetori i Betejës së Fushë-Kosovës (ma sakt: Fushë Dardania) dhe kësokohe lundronin zëra se nacionalizmi serb e ai malazez duhej ta shihnin situatën si “ringjallje të Krishtit”(!). Ultranacionalisti Sllobodan Millosheviç, president i Republikës së Serbisë, siç dihet botnisht, e provokoi ringjalljen e nacionalizmit serb kundër shqiptarëve në Fushë-Kosovë më 15 qershor 1989.

Në Republikën e Malit të Zi dyshja drejtuese e saj, Branko Kostiç – kreu shtetëror e kryetar i Lidhjes Komuniste Jugosllave për këtë republikë, i lindun në Çetinë si dhe Radoje Kontiç – kreu i ekzekutivit të kësaj republike, i lindun në Nikshiq, të dy malazezë të besimit ortodoks, në bashkërendim e bashkëpunim me struktura të tjera paralele e eprore, gjykuan se erdhi rasti i mrekullueshëm për ngritjen e “mitit të krajl Nikollës”.

Në vitin 1989 i morën eshtrat e krajl Nikollës e krajleshës së tij Milena (dhe të dy vajzave beqaresha: Xenia e Vera) dhe i sollën në atdheun e vet. I rivarrosën në Çetinë, në qytetin ku nisi Mali i Zi, ku ngrihet godina presidenciale e “pushtueme” tash tre-katër mandate nga Filip Vujanoviç – idhtar i krajl Nikollës. U rizgjue edhe ultranacionalizmi malazez, që kurrë nuk kishte fjetur siç keqmendonin internacionalistët komunistë malazias apo sllav.

Në evenimente të veçanta historike apo elektoriale si në fushatën e Referendumit të vitit 2006 për shkëputjen e Malit të Zi nga Unioni Serbi-Mali i Zi dhe daljen më vete si shtet i pavarur e sovran u (keq)përdor edhe “miti i krajl Nikollës”. Kësaj here ishte edhe si një kundërvënie kundër figurës së (ç)mitizuar të kriminelit tjetër kundërshqiptar, Sllobodan Millosheviçit.

Politika shtetërore e Malit të Zi, e komandueme në nivele të larta kulmore të shtetit nga “klani malazez”, në vitin 2008 “Mitit krajl Nikolla” i dha një dimension tjetër të ri duke ngrit e përurue një memorial për Betejën e Grahovës. Kjo u ba në nderim të babës të krajl Nikolla I, në nderim të “Duka i Madh i Grahovës”, vojvoda Mirko Petroviç-Njegoshi, që e kryesoi këtë luftë, në nderim të njërit prej kundërshqiptarëve ma gjakatar në historinë kombëtare shqiptare.

Ndokush mund të dvetin: Pse po ringrihet kaq shumë “miti i krajl Nikolla I” në këto vite të demokracisë në Malin e Zi?!

Në këtë shtet të vogël ortodoks ballkanik “klani politik-ekonomik-policesk malazez” po e përdorë një “diktaturë demokratike”, një “diktaturë të bardhë” (!) ndaj etnive apo komuniteteve etno-kulturore. Ky “mit” e përligj këtë lloj sjelljeje politiko-policore, përjashtuese e përveçuese, etj. të kupolës malazeze. Kjo është ma e ashpër dhe e pandalshme në trevat etnike shqiptare në Mal të Zi, ndaj popullsisë etnike shqiptare, të cilët ndodhen të diskriminuem nga përfaqësimi në nivele të larta shtetërore (dikur shqiptarët kishin një ministër, etj.), nga ligji i ri zgjedhor, nga mungesa e investimeve në komunat me shumicë shqiptare si në Plavë-Guci, etj., nga politikat e “spastrimit etnik të butë” të vendbanimeve shqiptare, nga mosdhania e statusit komunë më vete të komunës urbane të Tuzit, nga ndamja mëdysh e komunës së Plavë-Gucisë, etj. etj.

Malit të Zi i duhet “miti i krajl Nikollës” për identitet malazias të vendit të vet dhe në faqe e sy të ndërkombëtarëve. Iu duhet ky mit sepse po vjen në rritje rivaliteti nga komuniteti etno-kulturor serb në këtë shtet, se Kroacia fqinjë po ushtron trysni demokratike për kroatët e vet, se po zgjohet nga ndjenja kombëtare edhe faktori politik shqiptar duke largue mjegullnaja të partive politike shqiptare etj., sepse Gjukanoviçi, Vujanoviçi e Krivokapiç (kryetar i parlamentit) ndoshta nuk do të rizgjidhen edhe një tjetër mandat, etj. etj.

Presidenti Filip Vujanoviç, i brumuar mbi një çerek shekulli si serb (Beograd, 1954-1981), në po kaq kohë i kultivuar si malazes (i ardhun në Podgoricën shqiptare, 1981-2013), mbi një gjysëm shekulli i blinduar në qënien e tij shpirtërore e politike si kundërshqiptar, që edhe në biografi të tij publike i fsheh në mënyrë enigmatike prindrit e vet, don t’na shtrembërojnë paturpësisht historinë kombëtare shqiptare në tribuna të tilla elektorale presidenciale (Tuz, 3 prill 20013) dhe kërkon t’na e servirin politikisht krajl Nikollën si simbol të shqiptarëve (të paktën në Mal të Zi!).

Vujanoviç, teza jote e zezë e “mitit krajl Nikolla” në këtë kohë të zhvillimeve demokratike dhe integrimeve euro-atlantike nuk i shërben aq fort idhullit tand politik e shpirtëror, Gjukanoviçit, që cicen e cicërijnë zëra tue e thirrnue “Krajl Nikolla i ditëve tona”(!) Kjo i shkon për shtat Gjukanoviçit që e ka hipotekue postin e kryeministrit, që e mbiquan veten “baba i Pavarësisë të Malit të Zi”, që është një “gospodar”, që i ka nxjerrë armët e brezit ndaj kroatëve në fillimet të demokracisë dhe i mban në brez “armët e politikës shovene” kundër shqiptarëve etnikë në këtë shtet të vogël, me dy të tretat e tij tokë etnike shqiptare.

Teza jote, Vujanoviç, nuk i shërben as demagogjisë tande elektorale si “president i të gjithëve e për të gjithë” (!). Nuk i shërben as faktit demografik politik se asnjë etni apo komunitet nuk është shumicë në Malin e Zi dhe as realitetit politiko-fetar të kthimit të  dhunshëm të etnive të tjera në etni tjetër e në  fe ortodokse si të shqiptarëve katolikë në ortodoks serb apo malazezë dhe të shqiptarëve muslimanë në boshnjakë, etj.

Vujanoviç, me tezën tande të (ri)ngritjes së “Mitit të krajl Nikollës” nuk na tremb aspak ne shqiptarëve etnik as në Ulqin e në Plavë-Guci, as në Mitrovicë e në Luginën e Preshevës, as në Tiranë e në Shkup. Nuk i tremb as ndërkombëtarët euro-atlantik për antarësim në NATO apo në BE. Nuk i tremb as serbët, as boshnajkët, as kroatët në shtetin tand sovran.

Teza jote presidenciale është e zezë, siç është i zi vet malazezi krajl Nikolla për shqiptarët etnik në të dy anët shqiptare të kufinit, në të gjitha faqet e historisë shqiptare, në vargavijen e breznive shqiptare që ua përgjakët jetët njerëzore e rrëmbyet tokat etnike në këta shekujt e fundit.

Kur Dimitrije Tuçoviq, udhëheqës i të majtës serbe i vrarë më 1914 në betejën Kalubara, gazetari-toger që mori pjesë edhe në pushtimin e trevave shqiptare (1912-1913), kur lexoi shkrimet e Mark Milanit për masakrat e vojvodës Mirko Petroviç-Njegusha në Kuç dhe kur dëgjoi me veshët e vet dhe pă me sytë e tij për  masakrat e të birit, krajl Nikolla i Malit të Zi, e shkroi më 9 tetor 1913 një letër mediatike me titullin “Tërbimi Malazias”. Kjo është e vërteta historike dhe aktuale. Asgja ma tepër nuk mund t’i shtoj fjalathanies së sllavit Tuçoviq. Teza e zezë presidenciale e Vujanoviçit për “mitin krajl Nikolla” është “Tërbimi Malazias i rradhës”.