Portali MALESIA.ORG » Politikë

Forca i beson PDS-së (DPS)
Megjithëse disa parti nacionale shqiptare kohët e fundit thanë se ata janë të pakënaqur me mënyrën se si Partia Demokratike e Socialistëve, nuk respekton premtimet e dhëna të cilat janë nënshkruar në krijimin e shumicës qeveritare , kështu që nuk përjashtohet mundësia që nga kjo qeveri të dalin edhe ndonjë parti e pakicave, kjo gjë, siç qëndrojnë gjërat tani, nuk do të ndodhë, shkruan gazeta “Dnevne Novine”.

Deputeti Genci Nimanbegu (Forca e Re Demokratike) në një intervistë për gazetën e përditshme ka thënë që beson se marrëveshja do të zbatohet, pasi që për ketë ka diskutuar me Drejtorin Politik të DPS-së Tarzan Millosheviq.

“DPS i ka hetuar pakënaqësinë tonë dhe këto do të ndryshojnë. Unë nuk shoh asnjë qëllim që ata të justifikohen”, deklaroi Nimanbegu.

Ai thotë që problemi nuk është vetëm se nuk janë bërë ndryshimet kadrovike të cilat u takojnë sipas marrëveshjes së nënshkruar, por gjithashtu janë të pakënaqur edhe me realizimin e marrëveshjes lidhur me qellimet programore në objektivat e programit të punës.

Albert Camaj

Mbahet mbledhja e Kuvendit të KU të Tuzit
Në mbledhjen e sotme, të njëzetën me radhë të Kuvendit të KU të Tuzit, u diskutua për dy pika të parapara me rendin e ditës. Pika e parë kishte të bëjë me informatën mbi aktivitetet e deritashme që janë realizuar në rregullimin e shtratit të lumit Urrelë, kurse e dyta mbi propozim vendimin  për plan programin zhvillimor të KU të Tuzit për vitin 2013.

Në fillim u paraqit një informate  cila përshkroi punimet deritashme në lumin Urrelë, e me të cilat krejt opozita nuk ishte e mendimit se është  punuar aq sa edhe njoftoi pushteti . Pra të gjithë këshilltarët opozitar theksuan se dhe përkundër dëshirës së mirë që është dashtë të punohet  në lumin Urrelë, është punuar shumë pak.

Kryetari i Komunës njoftoi se sipas informatave që disponon ai , deri më tani  janë pastruar afro 1000 metra, konstatim me të cilin nuk u pajtuan këshilltarët opozitar, e posaçërisht këshilltari Gjergj Camaj (ASH), i cili theksoi se  më shumë janë shpenzuar në derivate se sa në punën e pastrimit të Urrelës.

Kryetari i komunës theksoi se problemi i Urrelës është i të gjithëve dhe se duhet  të gjithë të japin kontribut, për çgjë u sjell një vendim së bashku me opozitën që të bashkohen  kryetarët e klubeve të këshilltarëve edhe së bashku me kryetarin e komunës dhe të parlamentit të hartojnë një  plan projekt i cili edhe përfundimisht do ti jepte  rregullimin  kësaj çështje kaq të  ndjeshme. Për Pikëm e dytë të rendit të ditës nuk u diskutua aq shumë nga se opozita  u deklarua se , as që duhet të debatohet për këtë pikë nga fakti se është tejet e ndjeshme  dhe se  votimi për të duhet të jet i kujdesshëm, sepse , siç u shprehën, kjo  ka të bëjë edhe me terirotin e KU , e që Podgorica, sipas tyre, dëshiron  të uzurpojë disa teritore  që i përkasin KU të Tuzit.

Për këtë pikë të rendit të ditës nuk u votua nga shkaku se këshilltarët e opozitës braktisën sallën e Kuvendit e  nga ana tjetër pushtetit i mungoi kuorumi që të deklarohet për  këtë pikë të rendit të ditës. /RTCG/ – /MALESIA.ORG/

Partitë shqiptare duarbosh apo duarplot?
Partitë shqiptare të cilat janë pjesë e qeverisë së Malit të Zi nuk  kanë marrë asnjë funksion në Qeveri. Vite me radhë shqiptarët janë përfaqsuar në qeveri me UDSh, parti e cila ka mbajtur edhe ministrinë e pakicave.

Para se të hynë në qeveri partive shqiptare i’u është premtuar nga tre vende ndihmës dhe këshilltar ministri si dhe vende në konsullata. Pas kërcënimeve se do të bojktojnë zgjedhjet presidenciale, PDS partive shqiptare u premtoi mbajtjen e referendumit konsulltativ për komunën e Tuzit në shtator, shkruan Vijesti në një analizë të vet rreth situatës aktuale politike në qeverinë e Malit të Zi.

Sipas kësaj analize tendenca e politikanëve shqiptarë që të distancohen nga PDS më shumë ka të bëjë me përgaditjet për zgjedhjet lokale se sa që ka gjasa që të ndodh. Mundësitë që PDS do të lejojë që partitë shqiptare të dalin nga koalicioni qeverisës janë të vogla duke patur parasysh imixhin qytetar të qeverisjes. Sipas kësaj analize, Forca mund të qetësohet me një kërcënim nga PDS për zgjedhje lokale në Ulqin, pasi mendohet që ngjarjet e fundit politike mund të kenë pasur ndikim në trupin votues shqiptar.

Subjekti tjetër politik i cili është pjesë e qeverisjes, Partia Demokratike me anë të kryetarit të vet është shprehur se koalicioni me PDS është afatgjatë dhe serioz duke mos lënë hapsirë për ndonjë ndryshim të rrugës së zgjedhur, së paku për momentin.

Nësë partitë shqiptare nga zgjedhjet e fundit kanë mbetur  duarbosh apo duarplot do ta përcaktojnë zgjedhjet e ardhshme qofshin ato lokale apo parlamentare. /Ulqini Online/ – /MALESIA.ORG/

Fotomontazh nga Sejdio Ismaili

Gjeka i kënaqur nga koalicioni me DPS – Bashkëpunim afatgjatë edhe serioz
Podgoricë, 8 maj- Kryetari i Partisë Demokratike (PD) me seli në Ulqin, z.Fatmir Gjeka, deputet i Koalicionit shqiptar në Kuvendin e Malit të Zi , duke folur  rreth  raportit me Partinë Demokratike të Socialistëve në pushtet, ditën e mërkurë ka deklaruar se opsioni  i bashkëpunimit  të PD  me PDS, është afatgjatë  edhe serioz.

“Sigurisht se pakicat duhet të jenë të përfqësuara në pushtet, sepse me këtë ndihmojnë, në radhë të parë, popullin e vet. PD, edhe para zgjedhjeve parlamentare të tetorit, e ka  theksuar se bashkëpunojmë  drejtpërdrejt me forcat politike që e kanë njohur Republikën e Kosovës, kanë hapur dyert e shtetit për strehimin e refugjatëve shqiptarë  të përndjekur nga vatrat e tyre në Kosovë, subjekte të cilat angazhohen për integrime  evropiane edhe evroatlantike”,- shprehet lideri i PD, z. Fatmir Gjeka.

Sipas tij, tashmë ka nisur  jetësimi i Marrëveshjes me PDS. Kërkesat tona janë mirëkuptuar edhe nuk lidhen me politikën njëditore ose të një çasti. Koalicioni jonë është i vetmi me prefiks shqiptar  edhe me synime të bashkëpunimit afatgjatë. Në këtë frymë, veprimi dhe përqëndrimi i Koalicionit shqiptar  është orinetuar edhe përqëndruar  drejt  mbrojtjes së interesave  të popullit  shqiptar që na ka dhënë besimin për  t `i  përfaqësuar në institucionet shtetërore të Malit të Zi .E themi këtë sepse me PDS nuk kemi ndërmjetësues edhe në komunikimet tona  potencojmë ato kërkesat  që i shohim me përparësi dhe jetike për shqiptarët në Malin e Zi. Në këtë sens, kemi përkrahjen e votuesve tanë shqiptarë.

“Po përmend këtu vendvotimin në Katërkollë.PD, në zgjedhjet parlamentare të tetorit, por edhe në ato presidenciale kishte një diferencë tepër të madhe kundrejt subjekteve tjera politike. Duhet të jemi objektiv se kërkesat tona që i kemi shtruar , edhe definuar  në Marrëveshje me PDS, nuk  dëshirojmë  të jetësohen  në mënyrë parciale edhe sipërfaqësore”,-  nënvizon  z. Gjeka.

Ai  permend  domosdoshmërinë e investimeve në  viset  tona shqiptare të pazhvilluara në Malin e Zi, duke  ritheksuar përfundimin e  modernizimit të e rrugës  Ulqin- Sukubinë, statusin e Komunës së Malësisë me qendër në Tuz, punësimet në resorët qeveritare, kthimin e pronave, vijën e bregdetit siç  e kërkojmë në Ulqin etj.

Z. Gjeka  është optimist se, në bashkëpunim edhe mirëkuptim me PDS, do të realizohen këto synime të Koalicionit shqiptar. /Ulqini-Online/ – /MALESIA.ORG/

Vasel Sinishtaj fton deputetet shqiptarë të braktisin pushtetin
Funksionari i Iniciativës Qytetare – Tuz, Vasel Sinishtaj, fton Forcën të braktisin qeverinë për arsye të shkeljes së aneks marrëveshjes të cilën ajo parti e ka nënshkruar me DPS-në dhe të anulojnë dëgjueshmërinë ndaj kryeministrit Milo Djukanovic.

“Pasi nuk respektohet aneks marrëveshja, kam pritur që Forca të braktisin qeverinë. Ata nuk duhet ta zvarrisin këtë hap, sepse ata mirë e dinë se ajo që është nënshkruar nuk po respektohet”, deklaroi Sinishtaj për “Dan”.

Ai theksoi se nuk pret që nga qeveria të largohet Partia Demokratike e Fatmir Gjekës, sepse siç tha ai, ata janë zëvendësues të Unionit Demokratik të Shqiptarëve.

“Partia Demokratike pas zgjedhjeve parlamentare i dha përkrahje të parezervë qeverisë së Milo Djukanovic. Gjeka pati qëllimin të bëhet deputet, e sikur të kishte marrë më shumë vota do të bëhej ministër dhe nuk do të konsultohej me anëtarët dhe votuesit e tij për asgjë”, tha Sinishtaj.

Ai vuri ne dukje se statusi i shqiptarëve në Mal të Zi është duke u përkeqësuar në vend se ai të përmirësohet.

“Shqiptarët humben edhe ata që kishin, para së gjithash mendoj në numrin e mandateve parlamentare. Kam pritur që të paktën opozita të japë mbështetjen në këtë drejtim dhe të fillojnë ndryshimin e ligjit zgjedhor dhe atë të organizimit territorial. Në këtë mënyrë ata do të kishin hapur rrugën për një mbështetje të kandidatit të tyre, Miodrag Lekic, dhe kjo është arsyeja pse kam thënë para zgjedhjeve se as opozita nuk meriton përkrahjen e shqiptarëve”, deklaroi Sinishtaj.

Afera “Snimak”, siç tha ai, pasqyron mënyrën se në çfarë metode DPS mori votat edhe në zonat me shumicë shqiptare, e cila sipas tij, është shembulli më i qartë i abuzimit të burimeve shtetërore për qëllime elektorale.

Deputeti i Forcës, Genci Nimanbegu, dje ka shprehë pakënaqësi në lidhje me zbatimin e marrëveshjes së nënshkruar me DPS-në dhe që së shpejti organet e partisë do të shqyrtojnë hapat e ardhshëm në lidhje me pjesëmarrjen në qeveri.

Pesë muaj më parë ne kemi nënshkruar një marrëveshje dhe ende nuk ka përmirësime cilësore në bashkëpunim. Procesi po ecën shumë ngadalë, kishte thënë Nimanbegu.  /MALESIA.ORG/

Nimanbegu i pakënaqur – Forca, braktisë qeverinë?
Pas daljes së përkohshme të Partisë Liberale nga koalicioni me partinë më te madhe qeveritare DPS-në, nuk përjashtohet mundësia që nga kjo qeveri të dalin edhe ndonjë parti e pakicave, duke aluduar në Forcën e Re Demokratike, shkruan gazeta DN.

Si shkak për këtë, shkruan po i njëjti burim, është se DPS nuk respekton premtimet e dhëna të cilat janë nënshkruar në krijimin e shumicës qeveritare.

Deputeti Genci Nimanbegu (Forca e Re Demokratike) në një intervistë për gazetën e përditshme ka thënë se deri me tani nuk ka progres kualitativ në lidhje me marrëveshjen e koalicionit dhe që së shpejti do të bashkohet kryesia e partisë për të vendosur për vendimet e ardhshme lidhur me pjesëmarrjen në qeverinë malazeze.

Do të analizohet çfarë është bërë deri tani dhe pastaj do të merret një vendim për pjesëmarrjen në koalicionin qeveritar.

“Pesë muaj më parë ne kemi nënshkruar një marrëveshje dhe ende nuk ka përmirësime cilësore në bashkëpunim. Procesi po ecën shumë ngadalë”, ka thënë Nimanbegu.

Pas zgjedhjeve në muajin tetor të vitit të kaluar DPS ka siguruar shumicën qeveritare duke ju falënderuar marrëveshjes së nënshkruar për formimin e koalicionit pas-zgjedhor me partitë e pakicave, koalicionit shqiptare “Forcës për Bashkim” (Forca, Iniciativa Qytetare dhe Lëvizjes Perspektiva), Partisë Boshnjake dhe Iniciativës Kroate. Në shumicën qeveritare gjendet edhe koalicioni tjetër shqiptar i kryesuar nga Partia Demokratike, pjesë e të cilës janë edhe Lidhja Demokratike dhe Alternativa Shqiptare.

Marrëveshja e nënshkruar me Forcën, Partinë Bonjake dhe Iniciativën Kroate parasheh përmirësimin e statusit të pakicave në Mal të Zi, përmirësimi i cilësisë së jetës në komunat e pazhvilluara, përshpejtimi i integrimeve evropiane e euro-atlantike.

DN shkruan se shqiptarët nuk do të presin shumë gjatë që DPS të respektoj premtimet. Duke gjykuar fjalët Nimanbegut, ata nuk do të veprojnë si liberalët duke i ofruar DPS-it një afat për zbatimin e marrëveshjes.

Ai sqaron se është muaji i pestë që nga nënshkrimi i marrëveshjes dhe se afatet janë në rrjedhë. /MALESIA.ORG/

Opozita e Malësisë shfaq pakënaqësinë për ardhjen e fshehtë të z/kryebashkiakut të Podgoricës në Dinoshë
Camaj : Mugosha ia dorëzon fanellën lojtarit rezervë

Siç njofton gazeta e perditshme “DAN”, ardhja sekrete e nënkryetarit të Kryebashkiakut të Podgoricës Vladan Vuçeliq me qëllim që banorëve të këtij fshati t’ua paraqesë një version të punuar të Planit Urbanistik për fshatin Dinoshë mund të nënkuptohet se Kryebashkiaku Mugosha ia dorëzoi fanellën lojtarit rezervë, mendon Nikollë Camaj, këshillëtar i Lidhjes Demokratike në KU të Tuzit.

Kryebashkiaku Mugosha kishte njoftuar javën e kaluar se ai do të vizitonte Dinoshën me qëllim që banorëve të këtushëm t’u paraqesë Planin e Zhvillimit të këtij fshati. Megjithatë, në vend të tij, dy ditë më parë në Dinoshë u shfaq Vladan Vuçeliq.

Kur në mars erdhi deri tek incidenti në Dinoshë, Mugosha kishte përdorur një fjalor i cili nuk është e përshtatshme për një Kryetar Bashkie, por është i përshtatshëm për Mugoshën.

Për këtë mendoj se dinoshjanët s’do ta mirëpritshin me kënaqësi, prandaj ai çoi dikën që ende nuk i ka shpenzuar kreditë tek banorët. Kryebashkiaku ska çka të kërkojë në Dinoshë. Unë mendoj se me këtë ai sikur do të tregojë se në Kryeqytet ështe e pashmangshme që të vihet deri te ndryshimet dhe se ata mund të llogarisin në njerëz të tjerë.

I vetdishem se po largohet, me siguri përpjeket për të zgjidhur disa gjëra në favor të Kryeqytetit dhe jo për të mirën e banorëve tanë. Përderisa ardhjet në Dinoshë janë të fshehta, nuk mund të vlerësohen si pozitive. Unë shpresoj se Dinoshjanët e kanë hetuar këtë dhe do ti thonë “Goodbye Charli” . Mendoj se me këta Mugosha ia jep fanellën lojtarit rezervë, thekson Camaj.

Sipas Camaj, në Dinoshë shkojnë msheftas gjithmonë kur kanë në plan diçka që nuk është “e ndershme, e drejtë dhe e përgjegjshëme për qytetarët”. Kur shkohet msheftas shkohet me qellim që të fitohet përkrahje në mënyrë që ma vonë dikush mos të kundërshtojë planet e tyre. Të gjithë e dime se Donoshjanët i kundershtohen urbanizimit të fshatit, e për ndryshe është edhe kontradiktore që të urbanizohet Dinosha përderisa nuk kemi urbanizuar qëndrën e Komunës Urbane të Tuzit.

E gjithë kjo flet për qëllime jo të ndershme në raport me Malësinë dhe perpjekjet e tyre për të përfituar her njërën palë, her tjetrën. Nëse kemi parasyshë rezultatet e zgjedhjeve të fundit, ata nuk kanë më mbështetje në Malësi – thotë Camaj.

Ndersa Kryetari i Kuvëndit të KU të Tuzit Fadil Kajoshaj mendon se Mugosha kurrë nuk do të vijë në Dinoshë dhe kështu gjithëherë do të çoj dikënd në vend të tij. Gjiçka që propozon Kryebashkiaku Mugosha është kunëdr dëshirës së banorëve. Vuçeliqit i kam thënë se propozimi që e kanë ofruar për Planin e zhvillimit, për Dinoshën nuk do ta përkrahin as qytetarët dhe as Kuvëndi i KU të Tuzit. Ne do të paraqesim vërejtjet tona me shkrim – tha Kajoshaj. Ai shtoi se KU e Tuzit me 21 shkurt i ka dërguar letër organizatorit, ku kanë kërkuar që në projekt të përfshijnë kopshtin e fëmijëve , qëndren për kulture si dhe një klub penzionerësh. As qytetarët e as Komuna nuk kanë kërkuar që në plan të përfshihën kapela dhe zgjerimi i varrezave. Ata që kanë parashikuar zgjerimin e varrezave do të thotë se shkojnë kundër dëshirave të fshatarëve të Dinoshës dhe kjo është më shumë se keqdashje – thotë Kajoshaj.

Albert Camaj

Referendumi – akt antikonstitucional
Anton Lulgjuraj, kryetarë i Forumit Demokratik për Integrim, shprehët se është kundër mbajtjes së referendumit konsultativ për komunën e Malësisë.

Referendumi konsultativ për statusin e ardhshëm të Komunës urbane të Tuzit është antikushtetues dhe bie ndesh me parimet dhe vlerat e të drejtave fundamentale dhe demokratike të Evropës, shkruan në deklaratën e FDI-së e nënshkruar nga Lulgjuraj.

Lexoni deklaratën e plotë:

Pasi që pushtetit aktual në nivel qëndror iu dha edhe mbështetja politike për të bërë “çfarë të dojë”, nga partitë politike “shqiptare” në territorin e Malësisë, vjen radha e miratimit të akteve “ligjore” për të vënë në pikëpyetje fatin dhe të ardhmen e Malësisë së Madhe. Fjala është për mbajtjen e “referendumit konsultativ” për Komunën e Malësisë. Akt që do të na kushtojë rëndë! Në kohën kur laicizmi politik dhe juridik ka arritur majën e ajsbergut në Malësi, përgatiten “lojëra” që do të dëmtojnë pozitën e shqiptarëve në këtë trevë. Rënja e qetësisë absolute, heshtja e tepruar, tentativa për të dëmtuar harmoninë fetare nga ana e pushtetit, plaçkitja e pronave, frika në masë galomane, diskriminimi në bazë të etnisë (mos përfaqësimi në organet shtetërore), distancimi nga premtimet parazgjedhore të politikanëve që sot janë me Qeverinë, papunësia në skajet më të larta, varfëria në masë, mungesa e perspektivës, mungesa e planeve vizionare për të ndërtuar një të ardhme më të mirë, mos organizimi i shoqatave për mbrojtjen e të drejtave tona, maskilizmi i tepruar duke treguar që jemi mbrapa në kohë për të patur aspiratat që gjoja i kemi tani duke mohuar gruan si shtyllë e shoqërisë, pozita e vështirë e banorëve në zonat malore, kanë bërë që qytetarët e Malësisë të “kënaqen” me këtë “kafshatë” që kanë!

Për të disatën herë, deklaroj publikisht se jam dhe do jem kundër “referendumit konsultativ” sepse bjen ndesh me parimet dhe vlerat e të drejtave fundamentale dhe demokratike të Evropës në të cilën jetojmë. Këto të sanksionuara në Konstitucionin e Malit të Zi, në Konventën Evropiane për Vetëqeverisje Lokale dhe Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Ka filluar viteve të fundit të flitet se do bëhet një “referendum”. Njëherë u tha se do bëhet në 2008! Pastaj u tha se do bëhet në 2011! Pastaj u tha se do bëhet në prill të 2013! Më në fund thuhet që do bëhet deri në shtator të 2013! E kush e din se kur do bëhet, por kjo ka pak rëndësi, sepse për ata, e rëndësishme është që do bëhet! Këto lojëra, të sajuara për të demoralizuar dhe për të turbulluar mendjen e qytetarëve të Malësisë, me keqardhje e them që ia kanë arritur qëllimit!

Në fillim (në vitin 2008), një grup i këshilltarëve në pushtetin e Komunës Urbane të Tuzit, atëbotë ishte dakord që të bëhej referendumi, por njerëz të filtruar e kundërshtonin! Pas pak kohe, të njëjtit njerëz ishin kundër referendumit. Ndërsa në muajt e fundit të vitit të kaluar, asnjë nga këshilltarët në kuvendin e KU të Tuzit (e kam fjalën për përfaqësuesit shqiptar), nuk ishte kundër këtij akti, gjoja “demokratik” për themelimin e vetëqeverisjes lokale. Pra, siç e shihni dhe e dini edhe ju vetë, brenda 4 viteve, “përfaqësuesit” tanë kanë ndryshuar qëndrim 360o! Kjo tregon paditurinë, mungesën e një platforme, përjashtimin e bashkëpunimit me faktor kompetentë, mos sinqeritetin për elektoratin, mashtrimin në masë, keqpërdorimin e besimit!

E shoh të nevojshme që të bëj një shpjegim në lidhje me aktin më denigrues që shqiptarët në trevën e Malësisë do të përballen në muajt në vijim.

Referendumi është instituti më i përhapur dhe më i rëndësishëm i demokracisë si rezultat i sovranitetit të popullit. Fjala referendum rrjedh nga latinishtja që dmth: “për të cilin duhet informuar”. Referendumi është institut i të drejtës ndërkombëtare publike, që shërben për: ndarjen dhe bashkimin e shteteve duke formuar konfederatën ose federatën. Referendumi është edhe institut i të drejtës Konstitucionale, që shërben për miratimin e ligjeve të ndryshme, të cilat mund të sjellin ndryshime rrënjësore në shtetin përkatës, ose miratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, ose anëtarësimin në një nga organizatat ndërkombëtare. Në referendum, zakonisht, zgjedhësit përcaktohen për njërën nga alternativat PRO ose KUNDËR.

Klasifikimi i formave të referendumit bëhet në bazë të faktorëve të ndryshëm siç janë:

-     Baza juridike për mbajtjen e referendumit;

-     Obligueshmëria e vendimit nga referendumi;

-     Efekti i vendimit nga referendumi;

-     Çështja për të cilën vendoset me referendum;

-     Koha e zbatimit të referendumit.

Për nga baza juridike dallojmë dy lloje të referendumit:

1.   Referendumi i detyrueshëm dhe

2.   Referendumi konsultativ ose këshilldhënës;

Do trajtoj vetëm referendumin konsultativ, me qenë se ai ka të bëjë me kauzen tonë, në mënyrë që edhe ju ta keni një ide më të qartë se me çfarë kemi të bëjmë.

Referendumi konsultativ ose këshilldhënës: është ajo formë e të vendosurit të drejtëpërdrejtë të zgjedhësve, në të cilin akti që është objekt i referendumit nuk miratohet, por përmes referendumit vetëm shpreh mendimin rreth tij. Ky përkufizim, na tregon qartë se objekti në referendumin konsultativ (që do të jetë “jeni pro apo kundër Komunës së Malësisë”), edhe nëse votohet me shumicë PRO, nuk ka asnjë detyrim Qeveria që të respektojë mendimin e sovranit, nga vetë fakti që thjesht merret vetëm një mendim (opinion). Ky lloj referendumi, zhvillohet në kufij të përcaktuar të territorit të Malësisë nga ana e pushtetit qëndror dhe jashtë vullnetit të qytetarëve të Malësisë dhe për të duhet të shprehen edhe pjesa e popullsisë me origjinë jo – shqiptare. Pra, votohet edhe aty ku ka pësuar ndryshim demografik popullata vendase autotktone. Votimi i kësaj pjese popullate me origjinë jo – shqiptare mund të sjellë humbjen e statusit të Komunës së Malësisë dhe të sjellë në pikëpyetje fatin e popullit autotkton! Këtë projekt të pushtetit qëndror e vlerësojmë si kurth për të pastruar popullin autokton shqiptar në territorin e Malësisë! Ne duam të bashkëjetojmë me të gjithë qytetarët e Malësisë, qofshin këta shqiptar apo jo, por duhet që për fatin tonë të shprehet vetëm populli autokton shqiptar sepse duhet cilësuar si pasuri shtetërore siç e përkufizon Konventa Ndërkombëtare për Popujt Autokton dhe Fisnorë.

Duke qenë se referendumi është i ideuar nga Partia në pushtet së bashku me satelitët e saj, në terma të përgjithshëm paraqet këtë situat:

-     Referendumin do ta shpallin kur ata të vlerësojnë se “e kanë situatën nën kontroll”. Më ketë dua të them që nëse zhvillohet referendumi, partia në pushtet e ka të parashikuar rezultatin.

-     Rasti i dytë është, nëse në mënyrë hipotetike, Malësia me shumicë shprehet PRO Komunës së Malësisë, përsëri kjo nuk është e garantuar, sepse politikisht i është dhënë mundësia që pas përmbylljes së referendumit, të jetë përsëri pushteti ekzekutiv ai që do vëndosë për fatin e Komunës së Malësisë. Por, duke qenë se vullnetin e tyre e njohim shumë mirë prej dekadash, Ne e dijmë se cili do jetë qëndrimi i tyre.

-     Nuk do të zhvillohet në të gjithë territorin e Malësisë së Madhe. Kjo tregon që Plani është që disa pjesë si Koja, Korita, Poprati, Rakiqi, Vrellat, Kakarriqi, Omerbozhajt etj, mos të votojnë (shprehen) për Komunën e Malësisë!

-     Nëse i referohemi klasifikimit të formave të referendumit të cituara më lartë, vërejmë në pika të shkurtra: baza juridike është e hartuar nga komisione përkatëse në organe shtetërore me dirigjenca thellësisht politike, duke shkelur minimalisht katër akte juridike që në hierarki do të ishin: Konventa ndërkombëtare për popujt autokton dhe fisnor; Konventa Evropiane për të Drejtat dhe Liritë themelore të Njeriut; Konventa Evropiane për Vetëqeverisje Lokale, Konstitucioni i Malit të Zi. Nëse i referohemi obligueshmërisë, vërejmë që edhe nëse bëhet referendumi, rezultati i tij nuk është i obliguar për tu respektuar. Kjo lehtëson arsyetimin e Malit të Zi përpara faktorit ndërkombëtar. Nëse i referohemi efektit të vendimit nga referendumi; ai është plotësisht negativ për këto arsye:

1.   Nëse nuk kalon referendumi për Komunë, atëherë i hapen rrugët pushtetit që të veprojë politikisht mbi territorin e Malësisë së Madhe duke përfunduar aktin e ndryshimit të strukturës së popullsisë, të plaçkisin pronat, mos të zhvillojnë infrastrukturën, mos të zhvillojnë ekonominë, të rrisin papunësinë, të krijojnë kushtet për “dëbim kolektiv” etj;

2.   Edhe nëse referendumi kalon me shumicë votash që Malësia ta ketë Komunën, nuk është i detyruar pushteti Ekzekutiv që ta zbatojë. (shiko më lartë përkufizimin e referendumit konsultativ);

3.   Cënohet parimi i sigurisë juridike. Kjo do të thotë që edhe pse shumica e Malësisë (për aq sa u jepet mundësia) mund të shprehet me referendum, mos zbatimi nga ana e qeverisë e vullnetit të votuesëve tregon mos funskionim të shtetit të së drejtës dhe parimit të sigurisë juridike;

4.   Cënohet e drejta e votës për të gjithë qytetarët e Malësisë! Ky është edhe një aspekt tjetër për ta trajtuar “referendumin konsultativ” si akt anti-konstitucional!

5.   Efekti negativ i referendumit, nëse në mënyrë hipotetike nuk kalon, atëherë Pushteti ka gjithë fuqinë dhe legjitimitetin për të sjellë vendim që mos të themelohet Komuna e Malësisë, sepse vullneti i popullit ka qenë KUNDËR Komunës, etj.

-     Nëse i referohemi aspektit kohë: shohim që është plotësisht në duart e qeverisë për të vendosur edhe për datën se kur do të mbahet referendumi. Kjo tregon mos seriozitet dhe lojë të ndyrë me qytetarët e Malësisë. Është kulmi i poshtërimit dhe degradimit të qytetarëve.

Dua të sqaroj edhe mënyrat e fitimit të Komunës së Malësisë pa “referendum konsultativ”:

1.   Të eliminohet “referendumi konsultativ” me vendim të Gjykatës Konstitucionale dhe kjo e fundit të detyrojë Qeverinë të respektojë instrumentat ligjorë të brendshëm dhe ndërkombëtar.

2.   Me Vendim të Këshillit të Ministrave të Malit të Zi të vendoset që pa asnjë hezitim, pa asnjë zvarritje të mëtutjeshme, të themelohet Komuna e Malësisë.

3.   Tirana dhe Prishtina zyrtare, të kërkojnë me këmbëngulje që Malësisë ti jepet Komuna pa asnjë kusht. Si hap i parë duhet që përfaqësuesit tanë politik në Parlamentin e MZ-së dhe në Kuvendin e KU-së të japin dorëheqjen dhe të kërkojnë ndërmjetësimin e Tiranës, Prishtinës, Ambasadës së SHBA-së dhe Ambasadës së BE-së.

4.   Të merren në shqyrtim elaboratet e hartuara nga FDI-ja dhe në bazë të tyre të themelohet Komuna e Malësisë. Ne kundërshtojmë rreptësisht hartimin e elaborateve të tjera (që po flitet ditët e fundit se do jenë përsëri), sepse pas elaboratit tonë për Fizibilitetin e Themelimit të Komunës së Malësisë qëndrojnë shumë ekspertë, si të brendshëm ashtu edhe të jashtëm!

5.   Të themelohet një grup nga Malësia në bashkëpunim me trojet e tjera shqiptare në Mal të Zi dhe të fillojnë punën për të realizuar këtë ideal në mënyrat e cituara më lartë.

Partitë politike që iu bashkangjiten PDS – së, është dashur që këtë ligj ta godasin në Gjykatën Konstitucionale të Malit të Zi për antikonstitucionalizmin e tij. Fatkeqësisht, ekzistojnë dyshime tek organet e drejtësisë që edhe po të goditej ky akt në Gjykatën Konstitucionale, kjo e fundit do ta linte në fuqi, por nuk kemi të drejtë të paragjykojmë. Në lidhje me këtë të fundit, dua ta përmbledh me një citim të Gjyqtarit të shquar Britanik Lord Bingham i cili ka thënë që: “më të vërtetë ekzistojnë vende ku gjykatat dhe gjyqtarët ishin dakord me qeverinë. Por këto nuk ishin vende ku shumica prej nesh dëshironte të jetonte”!

Iur. Anton Lulgjuraj

Kryetar i Forumit Demokratik për Integrim

Rezultati paraprak i zgjedhjeve në territorin Malësisë
Këshilli Shtetërorë i Zgjedhjeve sot shpalli rezultatet paraprake të zgjedhjeve presidenciale për të gjitha vendvotimet në Mal të Zi.

Duke u bazuar në të dhënat e KShZ-së, në territorin e KU TUZ / Malësisë, me 24 qendra votimi, me të drejtë vote ishin të regjistruar 10.418 qytetarë të Malësisë. Nga këta, 5.102  apo 49 % votuan, kurse 5.316 apo 51 %  qytetarë me të drejtë vote nuk votuan.

Kandidati i DPS-së, Filip Vujanovic fitoi 4.312 vota kundrejt kandidatit opozitarë Miodrag Lekic i cli fitoi 522 vota.

Numri i fletëvotimeve të pavlefshme është 268.

Nëse bëjmë krahasim me zgjedhjet parlamentare të vitit të kaluar, vërejmë se partia në pushtet DPS, ka ruajtur përkrahjen në Malësi. Megjithatë, bie në sy pjesëmarrja në votime, ku vitin e kaluar në territorin e Malësisë votuan 61.8 % e qytetarëve me të drejtë vote.

Në zgjedhjet e vitit të kaluar ishin 10.152 qytetarë me të drejtë vote. Votuan 6.276 apo 61.8 % kurse 3.876 apo 38.2 % nuk votuan. Numri i fletëvotimeve të pavlefshme ishte 58.

Numër i ulët i daljes në votime veçanërisht dallohet në Ulqin, ku vetëm 38.9 % e qytetarëve me të drejtë vote morën pjesë në këto zgjedhje. Vujanovic në Ulqin mori 4804 vota, kurse Lekic 1879. Fletëvotime të pavlefshme kishte 699.

/MALESIA.ORG/

Fiasko e koalicionit DPS-Forca-PD-UDSH në Ulqin
Zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi prodhuan një rezultat shumë të ngjeshur në mes dy kandidatëve për president, atij të pozitës Filip Vujanoviq dhe të pavarurit Miodrag Lekiq por që është përkrahur nga opozita. Mbrëmjen e të dieles të dy kandidatët kanë shpallur në një farë mënyre fitoret respektive por njëherazi kanë bërë thirrje që të priten rezultatet e Komisionit republikan zgjedhor. Se kush do të jetë presidenti i ardhshëm i Malit të Zi pritet që të dihet ditët në vazhdim.

Poashtu këto zgjedhje janë pritur me interesim se çfarë do të ndodhë në trupin votues shqiptar. Pasi Komisioni republikan zgjedhor akoma nuk ka dhënë rezultatet, mediat njoftojnë së në vendet të banuar nga shqiptaret ka pasur një numër më të vogël të daljes në zgjedhje se në ato parlamentare të vitit të kaluar.

Siç shkruan Vijesti, kandidati Vujanoviq që është përkrahur nga subjektet politike PDS, Forca, PD dhe UDSH në Ulqin ka pasur rreth 4800 vota më pak se sa kanë marrë të gjitha këto subjekte në zgjedhjet parlamentare të vitit 2012 ndërsa kundërkandidati i tij Lekiq ka pasur rritje për rreth 300 vota krahasuar me po të njëjtat zgjedhje. Numri i votave të fituara në Ulqin sipas Komisionit zgjedhor komunal për kandidatët respektiv është si më poshtë:

Filip Vujanoviq – 4804 vota të fituara,

Miodrag Lekiq – 1879 vota të fituara.

Dalje në zgjedhje presidneciale  në qytetin e Ulqinit deri në ora 17 ka qenë rreth 24.01% e votuesve. /Ulqini Online/