Portali MALESIA.ORG » Rajoni & Bota

Skandaloze: Imami i flet anglisht Xhaferit (Video)
Arben Imami, ministër i Mbrojtjes i Shqipërisë, i është drejtuar në gjuhën angleze homologut të tij shqiptar nga Maqedonia Talat Xhaferri (ministër i Mbrojtjes i Maqedonisë).

Siç transmeton A1 Report, ministri Imami ka bërë një skandal të tillë, duke pasur përballë një ministër shqiptar të mbrojtjes të Maqedonisë. Por, përgjigja dhe fjalimi i ministrit nga Shkupi, Talat Xhaferi ka qenë në gjuhën shqipe.

Vetë ministri Xhaferi ka folur në gjuhën shqipe, edhe pse pjesë e delegacionit të tij ishin ambasadori maqedonas dhe stafi gati i tërë i përbërë nga maqedonas.

Imami ka preferuar t’i thotë në anglisht mbështetjen që Shqipëria i jep Maqedonisë për integrimin e saj në NATO, ndërkohë që ministri Xhaferri duke i thënë “Faleminderit” në shqip gjithë fjalën e tij e mbajti po në gjuhën amë. Një pjesë e përfaqësuesve të mediave dhe opozitës kanë kritikuar dhe ironizuar këtë veprim të ministrit Imami.

Vetë ministri Xhaferri në një prononcim për TV A1 REPORT vlerësoi takimin miqësor dhe nuk donte t’i kushtonte shumë rëndësi këtij takimi. Ndërkohë që jashtë kamerave shtoi se : Kjo nuk do të thotë që unë nuk di të flas në anglisht”. /TVA1/ – /MALESIA.ORG/

Arrestohet Naser Kelmendi
Është arrestuar Naser Kelmendi, një afarist me origjinë shqiptare nga Kosova, me nënshtetësi të Bosnjës e Hercegovinës.

Kelmendi është për një kohë të gjatë në listën e më të kërkuarve të Policisë së Bosnjës, dhe po ashtu kryeson listën e personave më të rrezikshëm në Evropë, të administratës amerikane.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelanikonfirmoi për Radion Evropa e Lirë se Naser Kelmendi është arrestuar nga forcat e rendit, të dielën, por pa dhënë detaje se ku është prangosur i dyshuari, përveç se për të kishte një fletarrest ndërkombëtar.

Bashkë me Kelmendin sipas Policisë së Kosovës, është prangosur edhe një person tjetër për dhënie të ndihmës të dyshuarit Kelmendi.

“Mund të konfirmojmë se me datën 5 maj rreth orës 20, Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar, njëri prej tyre i kërkuar me flet arrest ndërkombëtar. Ndërsa personi i dytë është arrestuar për ndihmë të personit të kërkuar me fletarrest ndërkombëtar. Tani të dy personat janë dërguar në qendrën e ndalimit policor”, tha Kelani për Radion Evropa e Lirë.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Barack Obama, në qershor të vitit të kaluar, pati dërguar në Kongres emrin e Naser Kelmendit, duke e apostrofuar si një njeri të rrezikshëm.

Emri i Naser Kelmendit në “listën e zezë” të presidentit amerikan, gjendet përkrah atij të liderit të kartelës meksikane të drogës, Hoze Antonio Sota Gastemula, dhe atij të tregtarit afgan, Sajed Vazir Shah.

I lindur në Pejë në vitin 1958, Naser Kelmendi kërkohet si shtetas i Bosnjë e Hercegovinës.

Sipas autoriteteve boshnjake, Kelmendi, dyshohet të jetë i përfshirë në shumë aktivitete të krimit të organizuar në Ballkanin Perëndimor, ndërsa ka kohë që është në arrati, dhe vazhdon të mohojë akuzat njëra prej të cilave e cilëson atë si organizator kryesor në tregtinë me drogë në Ballkan.

Zëdhënësi i policisë së Kosovës Baki Kelani ndërkaq tha për Radion Evropa e Lirë, se për ekstradimin e tij do të vendosin autoritetet gjyqësore.

“Tani mund të flas vetëm për punën e cila bie në domen të policisë dhe për çështje për procedurat e ekstradimit, janë çështje që i përkasin njësive përkatëse”, tha Kelani.

Këshilltari i ministrit të Drejtësisë Driton Lajçi tha për Radion Evropa e Lirë se do të jetë vështirë të gjendet procedurat ligjore për ekstradimin e të arrestuarit Naser Kelmendi, por se kjo gjë do të ndodh meqë bëhet fjalë për respektimin e konventave ndërkombëtare.

“Me Bosnjën çështja e ekstradimit është pak e komplikuar, për faktin e ky shtet nuk e njeh shtetin e Kosovës. Me Bosnjën nuk kemi marrëveshje për ekstradim, siç kemi me disa shtete të rajonit dhe disa shtete të BE-së”, tha ai.

“Mirëpo me këtë rast duhet të kërkojmë ndihmën e EULEX-it, sepse EULEX-i ka kontakte direkte me autoritetet e Sarajevës, dhe natyrisht ne jemi që të respektojmë këto konventa ndërkombëtare, dhe gjithashtu të kontribuojmë në luftën e krimit të organizuar dhe çfarëdo dukurie negative në rajon”, tha ai.

Sipas këshilltarit politik të ministrit të Drejtësisë, Kosova dëshiron të ketë bashkëpunim me autoritetet e Bosnjës, dhe në pamundësi të kësaj është e detyruar që çështjen e Naser Kelmendit t’ia lë në duart e EULEX-it.

Kjo për arsye siç thotë ai se në kuadër të rregullave dhe marrëveshjeve bilaterale, është misioni evropian ai i cili mund ta bëjë ekstradimin e Kelmendit, i cili siç tha ai, do të ndodh.

“Jo nuk e besoj [se nuk do të ekstradohet], për faktin se autoritetet e EULEX-it kanë mundësi, sepse ai është misioni i BE-së, dhe si me thënë, do t’i gjendet baza legale që të bëhet ekstradimi. Nuk do të jetë e lehtë, është komplekse, për një fakt të rëndësishëm, jo për fajin e Kosovës, por, për faktin se Bosnja e Hercegovina nuk e njeh shtetin e Kosovës, dhe ata nuk duan që  të kenë autoritete direkte me autoritetet e Kosovës”, sqaroi Driton Lajçi për Radion Evropa e Lirë.

Misioni Evropian për forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë, ende nuk është përgjigjur se cilat procedura do të ndjek për ekstradimin e të kërkuarit nga Bosnja.

Mediumet kanë shkruar më herët se Kelmendi gjendet në arrest shtëpiak në vilën e tij në Dubai, ku hetuesit amerikanë e kontrollojnë lëvizjen e tij.

Naseri, djemtë e tij Elvisi, Liridoni dhe Besniku, dhe vëllai i tij Beçiri, thuhet se zotërojnë një numër të bizneseve në Bosnjë, Mal të Zi, Serbi dhe Kosovë duke përfshirë hotele dhe një kompani kamionësh. /REL/ – /MALESIA.ORG/

Rama-Meta firmosin marrëveshjen, përshëndeten nga Boris Tadic
“NGJALAT E LALËZIT”, DYSHES TË SË MAJTËS, IU MBETËN NË FYT EDHE NË SHKODËR

Nga Ramiz Lushaj

Nga eventet e sotme politike të së majtës nuk mbetet ma astenji mëdyshje për diten e nesërme: Çështja KQZ është një veprim/tari antikombëtar/e (!)

E para vjen me lindjen e diellit përmes mjergullës.

Sapo PDIU ”parti e Rezolutës Çame”, etj. u fjalafol realisht se do të nënshkruante marrëveshje parazgjedhore me PD në mazhorancë menjëherë u gurgac keqas në origjinë dhe pas-shpine kjo PBDNJ (“parti e grekëve”- siç vetëquhet jo rrallë apo e thërrasin shpesh). Hapi i parë: “de facto” e tërhoqi “antarin” e saj nga KQZ. Jani Jani ishte “i treti në bronx” që pas “ngrirjes” u “shkri”. Hapi i dytë: PBDNJ hyri në koalicion me PS, bash në zyrën e saj në Tiranë, pranë kishës ortodokse ma të madhe në Shqipëri të ngritun nga Janullatosi.

E dyta vjen pas fshehjes së diellit në mes të reve me shi.

Aleanca koalicioniste në mes LSI e PS u deklarua si (jo) për koinçidencë më 1 prill 2013 në ditën e 68-vjetorit të “Masakrës së Tivarit” ndaj mijëra shqiptarëve (të marsit 1945) nga paraardhësit e socialistëve të sotëm serbë e malazezë.

Si për ta dëshmue këtë mjafton edhe fakti tjetër: vendi i beslidhjes së tyne ishte Shkodra e Rozafës legjendare.

Shkodra është edhe vendi tragjik ku kësokohe prilli 1945 ishin tri grupimet e dyta shqiptare që po rrugëtonin për në “Frontin e Adriatikut” (Trieste), që po rrugëtonin përmbi gjurmët e gjakut të vllaznëve të vet të marsit 1945, që u vranë në Shkodër dhe i masakruan masivisht e barbarisht në Tivar.

Festa e beslidhjes do të vazhdojnë edhe nesër në Budva të Malit të Zi, diku afër Tivarit, diku afër vendrrugëtimit të shqiptarëve të Kosovës që po shkonin në frontin e luftës në Trieste.

E treta: pasi dielli fshihet prapa maleve rrënjase iliro-shqiptare.

Socialistë nga ma ekstremist pohojnë publikisht se “iu vjen keq po është e vërtetë”(!). Ku e kanë fjalën? Tek dhimbja shqiptare ma e madhe e ditës së sotme antikombëtare.

“Kumbara” i besëlidhjes PS-LSI në qytetin e Gentit e të Teutës, të Balshajve e të Bushatllinjëve, të Fishtës e Ndre Mjedës, është fatkeqësisht një farë Boris Tadiç, një psikolog klinik në detyrë profesionale (i nevojshëm për Ramën), një politikan serb që ka lind në Sarajevë dhe rrit e arsimue në Beograd, ish president i Serbisë (2004-2012), president nderi i Partisë Demokratike Serbe (antare e Partive Socialiste Europiane). Ky politikan mik idealor i Ramës në kohën e detyrës së tij ishte (e mbetet) kundër pavarësisë së Kosovës. Ka deklarue se “Serbia nuk do ta njohë kurrë Kosovën”, biles që diten e shpalljes së saj i kërkoi OKB të anullojnë urgjentisht aktin e lartë të Pavarësisë.

Presidenti i Partisë Demokratike Serbe, Dragan Gjilas, bashkëmoshatar me kryesocialistin Edi Rama, të dy lojtarë basketbolli në fusha sporti e në politikë, njani ish kryetar i bashkisë së Tiranës në tre mandate e ky tjetri kryetar aktual i Beogradit, që janë të përkushtuar në bashkëveprime ideo-politike për humbjen e të djathtës kombëtare në Shqipërinë Londineze.

Në Shkodër, kryeqëndren e Veriut të Shqipërisë Londineze, shkuan liderë të së majtës shqiptare, po në mes tyne nuk mund të gjesh asnjë kryetar partie me historik që të jetë nga Veriu i Shqipërisë (!)

Në këtë “beslidhje” në Shkodër të dyshes PS e LSI, që kryemotiv nuk ka as zhvillimin e integrimin e Shqipërisë po veçse frymojnë “kundër Berishë”(!) ishin edhe disa liderë të tjerë “internacionalistë” të PSE-së. Veçohet dyshja majtiste e Malit të Zi, dy liderët kundërshqiptarë dhe ish miq të Millosheviçit, kryeministri e kryetari i Partisë Demokratike të Socialistëve, Milo Gjukanoviç dhe presidenti aktual Filip Vujanoviç, të cilat do të tubojnë socialistët ballkanikë edhe në Budva më 23 prill 2013. Çfarë miqësie i ofrojnë këta Shqipërisë e shpreh vetë Vujanoviçi teksa iu deklaroi më 3 prill 2013 partive politike dhe qytetarisë shqiptare në Tuz: “Krajl Nikolla ka luftue për çlirimin e Pavarësinë e Shqipërisë” (!)

Tërheqja e tre antarëve të KQZ nga opozita e sotme është një veprimtari antikombëtare, jo pse është një kurth politik prej hejcekurit, të paktën që nga 11 tetori 2012, me qëllim për ta kthye në opozitë në KQZ mazhorancën qeverisëse, etj., po edhe nistue nga faktet e 22 prillit 2013 që janë antikombëtarizëm shqiptar, aq ma keq kur kryhen në “ditët e gjakut” të tragjedisë së Tivarit dhe në “kumbari” të inter(nacionalistëve) ortodoks serbë e malazezë.

Arrestohet i dyshuari i dytë për terror në Boston
Policia amerikane, pas një dite plotë tension, ka arrestuar të dyshuarin e dytë për sulm me bomba në maratonën e Bostonit, ku humbën jetë tre qytetarë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën. Bëhet fjalë për Dzhokar Tsarnaev (19).

Ndjekja e këtij të dyshuari ka zgjatur më shumë se 20 orë, përderisa policia e ka kapur të plagosur.

Gjatë këtij aksioni, që në orët e para, ishte vrarë vëllai i tij Tamerlan (26).

“U kap!!! Gjahu ka përfunduar. Hetimi mbaroi. Terrori mbaroi. Drejtësia fitoi. I dyshuari u kap”, ka raportuar policia.

Raportohet se i dyshuari ishte fshehur në një barkë të parkuar në oborrin e një shtëpie në Watertown.

Disa orë më herët, autoritetet në Boston thanë se e kishin tërhequr urdhërin, që banorët të qëndrojnë brenda në shtëpi, pas aksionit të dështuar të policisë për ta gjetur vendin se ku fshihej i dyshuari.

Aksioni i policisë zgjati gjithë ditën, e në të morën pjesë mijëra policë me armatim të rëndë.

Boston, 2 terroristët janë vëllezër nga Çeçenia, njëri vritet

BOSTON – Pas kontrollit shtëpi më shtëpi të policisë, një i vrarë dhe tjetri i arratisur.

Janë dy vëllezër çeçenë, 26 dhe 19 vjeç dy terroristët e cilësuar si përgjegjës për tragjedinë e Bostonit.

Bëhet fjalë për Tamerlan Tsarnaev, 26 vjeç, i cili mbeti i vrarë këtë mëngjes dhe Dzhokhar A. Tsarnaev, 19 vjeç, për momentin në arrati. E bëjnë të ditur burime të sigurisë së brendshme.

Ai që po kërkohet është një student i Cambridge Ringe and latin school dhe e quan veten “ïslamik”me sa lexohet në profilin e tij në Facebook-un rus”.

Në profil Tsarnaev thotë se, “ka studiuar  (me gjasë në fillore e më pas) në Makhachkala, në republikën kaukaziane të Daghestan dhe se njeh tre gjuhë (rusisht, çeçenisht dhe anglisht). Objektivi i tij kryesor deklarohet se janë paratë dhe karriera.

Transportet rrugore janë bllokuar në gjithë Massachusetts për të kapur të arratisurin, deri në një urdhër të ri. Dy të rinjtë ishin të armatosur dhe me eksplozivë nëpër çanta; edhe me kapakë tenxheresh me presion, të transformuara në bomba, të cilat kanë tentuar t’i shpërthejnë kundër policisë.

Ata janë konfrontuar me dhjetëra policë pas vrasjes së një polici. Disa bomba i kanë braktisur në vendin e përleshjes, e të cilat po ekzaminohen nga një robot anti-bombë. Tamam si në skena filmash: një dëshmitar ka folur me New York Times për “dy burra”, që qëllonin pas një SUV Mercedes të zi kundër dhjetëra policësh nga rreth 70 metra largësi.

Një makinë policie është qëlluar aq shumë, sa ka humbur kontrollin, duke u përplasur me dy makina të tjera të parkuara. Një polic ka mbetur i plagosur rëndë. Përleshja ndodhi pak orë pas të shtënave në Mit gjatë të cilave mbeti i vrarë një polic.

Dy të dyshuarit e atentatit të Bostonit (tashmë njëri i vdekur, tjetri në arrati) janë rezidentë në ShBA. /Shekulli/ – /MALESIA.ORG/

Arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi
Sot është nënshkruar Marrëveshja ndërmjet Kosovës e Serbisë. Nënshkrimin, me iniciale e kanë bërë kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë Ivica Daçiq.

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, ka thënë se negociatat kanë përfunduar, tekstit i janë vënë inicialet nga të dy kryeministrat.

“Dua t’i uroj të dy për vendosmërinë dhe guximin që kanë pasur gjatë këtyre muajve. është e rëndësishme që ajo që po shohimt ani është një hap më larg nga e kaluara dhe për të dy një hap më afër Evropës”, u ka thënë Ashton gazetarëve në Bruksel.

Për marrëveshjen në të cilën i kanë vënë inicialet e emrave të tyre, Hashim Thaçi dhe Ivica Dacic, kanë folur para gazetarëve në Bruksel.

Kryeministri Hashim Thaci ka thënë se marrëveshja e arritur garanton sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës.

Sipas tij, kjo është njohje de jure e Kosovës nga ana e Serbisë.

Thaçi ka thënë se pret që shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën, ta bëjnë këtë sa më parë, duke shfaqur shpresën se Kosova shumë shpejt do të bëhet anëtare e OKB’së.

Ndërkaq, Kryeministri i Serbisë, Ivica Dacic, ka deklaruar se ekipi serb ka marrë një ofertë shumë më të mirë, për të cilin vendimin përfundimtar do ta marrë kreu shtetërorë i Serbisë gjatë takimeve të fundjavës në Beograd.

Dacic ka thënë se Ashton rreth pranimit përfundimtar të marrëveshjes do të njoftohet të hënën në mëngjes.

Pika kontestuese për palën serbe, ajo me numër 14, që ka të bëjë me anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, sipas Blic, është riformuluar dhe parasheh që Serbia dhe Kosova mos ta bllokojnë njëra-tjetrën në procesin e integrimeve europiane.

Tekstin i kësaj marrëveshjeje:

1. Do të ketë një Asociacioni/Bashkësi me shumicë serbe në Kosovë. Anëtarësia do të jetë e hapur për secilën komunë tjetër nëse anëtaret aktuale pajtohen.

2.    Bashkësia/Asociacioni do të krijohet me statut. Shpërbërja e saj do të ndodhë vetëm një vendim të komunave pjesëmarrëse. Garancionet ligjore do të jepen me ligjin përkatës dhe ligjin kushtetues (duke përfshirë shumicën prej 2/3.

3.    Strukturat e Asociacionit/Bashkësisë do të ndërtohet në bazën që e parasheh statuti aktual i Asociacionit të Komunave Serbe, si Presidenti, zv/president, Kuvendi dhe Këshilli.

4.    Në përputhje me kompetencat e dhëna nga Karta Evropiane për Vetëqeverisje dhe ligji kosovar komunat pjesëmarrëse duhet do të jenë në gjendje të bashkëpunojnë për të zbatuar fuqitë e tyre bashkërisht në krejt Asociaionin . Asociacioni/Bashkësa do të ketë mbikëqyrje për zhvillimin ekonomik, arsim, shëndetësi dhe planifikim urban e rural.

5.    The Asociacioni/Bashkësa do të ketë të tjera kompetenca që mund ti delegohen nga pushteti qendror.

6. Bashkësia/ Asociacioni duhet të ketë një përfaqësues në autoritetet qendrore dhe për këtë qëllim të ketë një ulëse në Këshillin konsultativ për komunitete. Në ndjekje të këtij roli parashikohet një funksion monitorues.

7. Duhet të ketë një forcë policore të quajtur Policia e Kosovës. Të gjithë policët në veri të Kosovës duhet të integrohen në strukturën e Policisë së Kosovës. Pagat do t’i marrin vetëm nga Policia e Kosovës.

8. Pjesëtarët e strukturave tjera të sigurisë serbe do t’iu ofrohet një vend i njëjtë në strukturat kosovare.

9. Do të ketë një Komandant Rajonal të Policisë për katër komunat me shumicë serbe (Mitrovicë Veriore, Zvecan, Zubin Potok dhe Leposavic). Komandanti i këtij rajoni duhet të jetë serb shtetas i Kosovës i nominuar nga Ministria e Brendshme nga një listë e dhënë nga  4 kryetarët e këtyre komunave në emër të Asociacionit.

10. Sistemi i drejtësisë do të integrohet në kornizën ligjore të Kosovës dhe do të operoj brenda kësaj kornize. Gjykata e Apelit në Prishtinë do të formoj një panel të përbërë nga shumica e gjyqtarëve serb të Kosovës për t’u marrë me të gjitha komunat që kanë shumicë serbe.

11. Një njësit i Gjykatës së Apelit, i përbërë nga stafi administrativ dhe gjyqtarët do të jenë të vendosur në Mitrovicën veriore, ( Gjykata e Qarkut e Mitrovicë). Secili panel i divizionit të lartshënuar, do të jetë i përbërë me një shumicë të gjyqtarëve të Kosovës. Gjykatësit përkatës, do vendosin varësisht nga natyra e rastit në të cilin janë përfshirë.

12.. Zgjedhjet komunale do të organizohen në komunat veriore në vitin 2013, me lehtësimin e OSBE-së në koordinim me ligjet e Kosovës dhe standardet ndërkombëtare.

13. Diskutimet për Energji dhe Telekomin do të intensifikohen dhe përfundohen para 15 qershorit.

14. Janë pajtuar që asnjëra palë nuk do të bllokojë ose inkurajoj të tjerët të bllokojnë palën tjetër në rrugën drejtë BE-së.

15. Një komisioni i zbatimit do të themelohet nga të dyja palët, me lehtësimin e BE-së. /REL/ – /MALESIA.ORG/

ShBA, shpërthim në Boston gjatë maratonës, 2 të vdekur, dhjetëra të plagosur (video)
Janë të paktën 2 të vdekur dhe rreth 100 të plagosur në bilancin provizor të dy shpërthimeve. Disa burime sigurie flasin për një ose më shumë bomba pas shpërthimit.

Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, ishte në një konferencë për shtyp kur e informuan për shpërthimet në Boston. “E kisha ndezur televizorin në zyrën time dhe në pamje të parë dukej atentat. Nuk njoh asnjë detaj dhe se cilat janë shkaqet”, ka pohuar Biden i cituar nga Ap.

Urat e Bostonit mbi lumin Charles janë mbyllur.

Pas shpërthimeve është mbyllur nga autoritetet edhe hapësira ajrore. Bëjnë të ditur mediat maerikane. Është mbyllur edhe një nga linjat kryesore të metropolitanës.

Presidenti amerikan, Barack Obama, është informuar nga bashkëpunëtorët e tij mbi shpërthimet në Boston.

Në zonën e dy shpërthimeve janë gjetur edhe dy bomba të tjera të pashpërthyera. E bën të ditur Ap.

Gjendje vigjilence edhe në Uashington pas shpërthimeve në Boston; zona përpara Shtëpisë së Bardhë përgjatë Pennsylvania Avenue, është mbyllur për trafikun pedonal.

Dy shpërthime të qëllimshme gjatë maratonës së Bostonit, që kanë provokuar të plagosur. Pikërisht në një nga zonat më qendrore të qytetit, Copley Square.

E bën të ditur Boston Globe në Twitter. Policia e Bostonit ka pohuar se gjatë shpërthimeve pranë zonës së maratonës kanë vdekur 2 vetë. E pohon këtë Fox News.

Sipas mediave amerikane janë “dhjetëra të plagosur”, disa të mjekuar në vendngjarje.

Policia e Bostonit, e cila ka konfirmuar saktësisht shpërthime në orën 2:50 me orën lokale në nisje të maratonës, është duke verifikuar mundësinë e një bombe të pikasur në Mandarin Hotel, një hotel me pesë yje në Back Bay. E bën të ditur Cnn.

Skena terrori dhe paniku tek publiku. E bëjnë të qartë këtë disa imazhe të transmetuara nga televizionet amerikane në çastin e një shpërthimi afër vendit të maratonës së Bostonit. Cnn flet për të paktën 6 të plagosur, por shumë vetë mund të kenë qenë viktima nga çmenduria e njerëzve për t’ia mbathur nga paniku.

Imazhet televizive tregonin se si në çastin e shpërthimit disa atletë, që ishin duke prerë shiritin dhe disa fotografë ranë përtokë, ndërsa nga mbrapa u ngrit një re tymi e dendur nga e cila pas pak sekondash doli një turmë njerëzish duke ikur. Sa i përket tribunës ku ishte vendosur publiku, ajo u shkatërrua.

Një reporter i një televizion lokal të New England afër vendit të shpërthimit ka parë një nga viktimat që ka humbur të dyja këmbët. “Isha kaq afër, ishte e tmerrshme. Kam ndjerë forcën e shpërthimit. Njerëzit ia mbathnin. Kam parë viktima ngado”, ka thënë Jackie Bruno i Necn.

Lenox Hotel i Bostonit është evakuuar pas shpërthimit në maratonë. E bën të ditur Boston Globe. /Shekulli/ – /MALESIA.ORG/

Mali i Zi “shpëlarës i parave”
Zyra e Policisë Evropiane – EUROPOL – ka thënë se pastrimi i parave në Mal të Zi është “problem serioz”.

“Mali i Zi ka problem me pastrimin e parave, sepse paratë e fituara në mënyrë ilegale, investohen në shpenzime dhe punë legale”, thuhet në raportin e kësaj zyre, të cilin e transmetojnë mediat në Podgoricë, transmeton REL.

Sipas tij, është ende e paqartë se çfarë lidhjesh ka kapitali i fituar në këtë mënyrë me autoritetet shtetërore. Nën vështrim special janë manjatët rusë, biznesi i të cilëve ka qenë i dyshimtë për policinë evropiane me vite të tëra.

“Milionat e fituar në mënyrë ilegale në Rusi, shpesh përfundojnë si investime të pastra në hotele apo vila, në bregdetin e Malit të Zi”, thuhet në raport.

Drejtoria për Parandalimin e Pastrimit të Parave në Mal të Zi ka thënë se raporti i EUROPOL-it, i publikuar në media, nuk është dokument zyrtar. /INA/ – /MALESIA.ORG/

Koreja zbulon planin për sulm bërthamor në SHBA (Video)
Koreja e Veriut publikoi një video propagandistike me planin e sulmin bërthamor në Shtetet e Bashkuara. Sipas “planit të sulmit” të treguar në video, Koreja e Veriut do të nisë katër bomba bërthamore drejtë SHBA-ve.

Caqet që Koreja e Veriut dëshiron të godas në SHBA, sipas xhirimeve, janë Washingtoni, Los Angelesi, Hawaii dhe një vendndodhje e papërcaktuar në Amerikën Qendrore, në shtetin Arkansas.

Videoja, sipas USA Today, të shtunën është postuar në faqen Uriminzokkiri, që është në pronësi të qeverisë, e edhe në YouTube.

Tensionet në gadishullin Korean mbesin të larta. Koreja e Veriut sot refuzoi ofertën e fqinjëve për nisjen e bisedimeve paqësore. Nga Pheniani është thënë se fjala është “për mashtrim të rafinuar që maskon agresivitetin e Koresë së Jugut.”

Burime amerikanë thonë se Koreja e Veriut së shpejti do të testojë edhe një herë sistemin e saj të raketave, por nuk presin teste të reja bërthamore. Koreja e Veriut kërcënon me sulm bërthamor Shtetet e Bashkuara, por amerikanët janë të bindur se Koreja e Veriut nuk ka raketa që mund t’i godasin ata. /Telegrafi/

Koreja e Veriut, në gjendje gatishmërie për sulm ndaj SHBA-ve
Koreja e Veriut thotë se ka vënë seri raketash në gjendje gatishmërie për sulme në SHBA, bazat ushtarake në Paqësor dhe Korenë e Jugut.

Mediat shtetërore raportuan se lideri Kim Jong, ka thënë se “ka ardhur koha për të larë hesapet me imperialistët amerikanë”.

Aeroplanët bombardues të Shteteve të Bashkuara, kanë kryer stërvitje në Korenë e Jugut, raporton Rel.

Ushtria amerikane ka bërë të ditur se dy bombarduesit B-2 kanë fluturuar nga shteti i Misurit në rajonin jugkorean.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Chuck Hagel, u ka thënë mediave se vendimi për të dërguar dy bombarduesit B-2, në Korenë e Jugut, kishte të bënte me ushtrime normale.

Hagel tha gjithashtu se gadishulli Korean, dhe Shtetet e Bashkuara janë të përgatitura për çdo eventualitet nga Pheniani.

“Ne, duhet ta bëjë të qartë se këto provokime nga veriu janë marrë shumë seriozisht dhe ne do të përgjigjemi”, ka deklaruar Hagel.

Koreja e Veriut të mërkurën ka paralajmëruar se “lufta mund të shpërthejë në çdo moment”. /Telegrafi/

Kosova dhe Shqipëria, adhurueset më të mëdha të SHBA-ve në botë
Sipas sondazheve të fundit të lëshuara nga Gallup, lidershipi i Shteteve të Bashkuara ka ruajtur mbështetjen e plotë në gjashtë shtete, në të cilat prijnë Kosova e Shqipëria.

Katër te tjerat janë Irlanda, Mbretëria e Bashkuar, Holanda dhe Italia.

Megjithatë, sipas sondazhit, udhëheqësja e SHBA-së ka dështuar që të marrë mbështetje në shtetet si në Francë, Spanjë dhe Suedi, ku miratimi ka rënë në nivelin e vitit 2011.

Pikëpamjet për lidershipin amerikan kanë vazhduar që të përkeqësohen në shtetet e goditura nga kriza ekonomike, si Hungaria, Kroacia, Maqedonia e Austria.

Rusia, thuhet ta ketë zëvendësuar Serbinë në vitin 2012, si një shtet evropian me miratimin më të ulët për lidershipin amerikan, vetëm 14 për qind.

Në sondazh thuhet se imazhi i udhëheqjes amerikane gjatë vitit të katërt të Barack Obamës si president, ka qenë më dobët sesa në vitet paraprake.

Miratimi mesatar i lidershipit amerikan në 130 shtete ka qenë 41 për qind në vitin 2012, krahasuar më 49 për qind sa ishte në vitin e parë të Obamës si president. /REL/