Portali MALESIA.ORG » Të Ndryshme

Akademia evropiane e muzikës – Mundësi e konkurimit studentët nga Mali Zi
Akademia evropiane verore e muzikës – viti i dytë

Koha për konkurrim

Nga 14 deri më 24 korrik 2013, në Prishtinë, do te mbahet për herë të dytë Akademia evropiane verore e muzikës . Në këtë Akademi mund të marinë pjesë studentët nga Kosova, rajoni dhe vendet tjera të Evropës.

Studentët nga Kosova dhe vende të tjera, për herë të dytë, do të kenë mundësinë e veçantë që të marrinë pjesë në mësimet e udhëhequra nga profesorët me famë nga vende të Evropës. Po ashtu, studentët do të kenë rastin të takohen edhe me kolegët e tyre nga vendet të ndryshme evropiane. Studentët sivjet do të kenë mundësi mësimi në lëndët e pianos, violinë-çellos, klarinetit, flautës, kitarës dhe këndimit. Mësimet do të zhvillohen nga tre profesor nga Kosova dhe dhjetë të tjerë që vijnë nga Çekia, Gjermania, Austria, Luksemburgu, Serbia dhe Hungaria.

Kjo ngjarje, mbase më e madhja e këtij lloji në Evropën Jug-lindore, organizohet nga ambasadat e Çekisë, Gjermanisë, Austrisë, Hungarisë, Luksemburgut, Zyrës së BE-së, EULEX-in, UNDP-në,, si dhe institucionet e Kosovës: Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Ministrisë së Diasporës, Ministrisë së Integrimit Evropian, Zyra Administrative në veri të Mitrovicës, Komuna e Prishtinës. Pallati I Rinisë, Filharminia e Kosovës dhe  Teatri Kombëtar i Kosovës. I gjithë projekti do të realizohet nga “MUTE Fondation”, një OJQ e specializuar për muzikë dhe teatër.

“Suksesi i vjetshëm dhe përvoja e fituar e më shumë se 60 studentëve nga Kosova, Maqedonia, Shqipëria dhe Mbretëria e Bashkuar është një bazë e mirë për Akademinë e sivjetme. Gjatë kohës sa mbahet Akademia, ne do të dëshironim që ta bëjmë Prishtinën Kryeqytetin e muzikës klasike për tërë rajonin. Ne besojmë se gjatë kësaj kohe shumë evropian që jetojnë Kosovë dhe në shtetet e rajonit do të tubohen në Prishtinë”, thotë autori i këtij projekti ambasadori i Republikës së Çekisë Jiri Dolezel.

Përfaqësuesi i veçantë i Bashkimit Evropian Samuel Zbogar, nën patronatin e të cilit mbahet kjo Akademi shton: “Prishtina gjatë verës mbushet me frymë evropiane, duke ardhur shumë mërgimtar tek familjet e tyre, si dhe ardhja e shumë studentëve nga universitete të tjera nga e gjithë Evropa. Ne, duam që ta bëjmë këtë qytet të ngrohtë, që tashmë është me plotë entuziazëm rinor dhe me skena të pranishme artistike, që do të jetë edhe më i ngrohtë me ndjenjën e muzikës klasike”.

Drejtori Artistik që njëherësh është edhe profesor i pianos Jaromir Klepac, që vjen nga Çekia, shpjegon arsyen e angazhimit të tij në këtë projekt, për dy vjet rresht: “Shtetet e sapo formuara, siç është Kosova, si prioritetet duhet të kenë rritjen e kapaciteteve arsimore dhe ato artistike. Për këtë arsye, përmes këtij projekti, ne po sjellim në Kosovë profesorët e nivelit më të lartë nga shkolla të ndryshme të muzikës së vendeve të Bashkimit Evropian, që t’u mbajnë master klasat bashkë me kolegët e tyre nga Kosova. Njëkohësisht, falë Akademisë, shumë studentë nga vende të tjera evropiane do të vijnë në Kosovë të mësojnë, të shoqërohen dhe të këmbejnë përvojat e tyre”.

Flaka Goranci është njëra nga studentet që vjet shkëlqeu në akademinë e vjetme, kështu e shpjegon përvojën e saj: “Unë e di se Akademia evropiane verore e muzikës  është ngjarja më e rëndësishme arsimore dhe artistike, për muzikën klasike, që është organizuar ndonjë herë në Kosovë. Pjesëmarrja e vjetme, për mua dhe kolegët e mi, ishte një përvojë e çmueshme. Në një ngjarje të këtillë ju mund të mësoni, dëgjoni dhe të takoni shumë miq. Takimi im me profesorin e pianos Desar Sulejmanin dhe sopranon Caroline Merz ishte vendimtar për karrierën time. Ata më ndihmuan të përfitojë profesionalisht, në veçanti në vokalin e këngës gjermane dhe të stileve të ndërlidhura me te. Kjo është një lëmi e rëndësishme në kulturën e tashme të muzikës klasike në botë, që fatkeqësisht nuk ushtrohet pothuajse fare në shkollat tona të muzikës. Mund të them se fal master klas-ve nga viti i shkuar unë jam vendosur në Vienë për t’u specializuar në vokalin e këngës gjermane”.

Presidentja e Fondacionit “MUTE”, Florie Bajoku përkujton se të gjitha informacionet studentët e interesuar, për të konkurruar, për pjesëmarrje në Akademinë verore evropiane të muzikës si: master klas-ët, mentorët dhe kushtet e pjesëmarrjes mund të gjenden në faqen e internetit http://www.musicacademy-ks.com/. Studentët mund të konkurrojnë përmes internetit. Pjesëmarrja e studentëve nga Kosova, Serbia, Maqedonia, Mali i Zi dhe Shqipëria është falas. Ndërsa, për të gjithë studentët që nuk janë shtetas të Kosovës fjetja është siguruar nga organizatori, pa para, në konviktet e Universitetit të Prishtinës. Sipas asaj: “Konkurrimi mund të bëhet që tash deri në ditën e fundit, që është më 15 qershor 2013”.

Probleme teknike, kërkojmë ndjesë
Portali Malesia.Org gjatë 48 orëve të fundit kishte pengesa teknike. Lexuesit, sidomos ata nga kontinenti i Evropës nuk patën mundësi të hapin portalin tonë.

Problemi tashmë u largua krejtësisht dhe duket se gjithçka funksionon në normale.

Në rast se ende ka lexues të cilët kanë problem me hapjen e portalit, nëse portali hapet pjesërisht apo hapet shumë ngadalë, ju lutëm të na shkruani në adresën: stafi@malesia.org duke sqaruar problemin dhe shkruani shtetin dhe qytetin nga ku lajmëroheni.

Stafi Malesia.Org kërkon ndjesë lexuesve për këtë problem, ndonjë komenti që mund të ketë humbur gjatë këtyre 48 orëve të fundit apo ndonjë emaili që eventualisht na keni dërguar. Ju lutemi që ta ridërgoni përsëri.

Me nderime dhe respekt,

MALESIA.ORG

Peizazh nga Lumi Cem (foto+video)
Jemi të vetëdijshëm se jeni lodhur nga artikuj të përditshëm të cilët trajtojnë çështje politiko-shoqërore, të cilat në shumicën e rasteve nuk janë lajmë të gëzueshme; nuk shkojnë në favorin tonë. Prandaj, përpiqemi që kohë pas kohe të publikojmë artikuj ku politika, politikanët e qeveritarët (ende) nuk veprojnë.

Kësaj herë ju sjellim një peizazh të Lumit Cem, pikërisht ujëvarës të ashtuquajtur Njegara.

FOTOGRAFITË

Lumi Cem së bashku me kanionin e vet, me bukuritë e rralla fantastike dhe me ujin kristal të pastër i takon grupit të lumenjve shumë atraktiv dhe më të bukur të Evropës, lum ky që gjatë tërë vitit e posaçërisht gjatë verës është shumë i vizituar nga dashamirët vendas të natyrës por edhe të huaj.

Cemi (lumi i vetëm në Malësi) në këto vise paraqet një potencial të rëndësishëm natyror dhe turistik.

Lumi buron në pjesën perëndimore të Bjeshkëve të Nemuna, në Shqipëri, në kuotën 1650m. Gjatësia e lumit është 62km.

Lumi formohet prej dy degëve kryesore, Cemit të Selcës (22.5km) dhe Cemit të Vuklit (17.9km), të cilat mbasi përshkojnë disa kilometra bashkohen te Tamara dhe formojnë lumin e Cemit.

Cemi derdhet në lumin Moraça, të cilët së bashku furnizojnë me ujë Liqenin e Shkodrës.

Gjatë verës Cemi shndërrohet në një mjedis atraktiv e tërheqës për pushues të ndryshëm që i preferojnë mrekullitë e këtij lumi, ku duhet veçuar pikën e Tërgajës, e cila është bërë vend plazhi, pushim e rekreacion për banorët e Malësisë.

Cemi vërtetë posedon bukurinë natyre por në të njëjtën kohë ka nevojë për ruajtjen dhe promovimin e kësaj bukuri. /MALESIA.ORG/

Lajmërim – 11 vjetori i Muzeut Etnografik të Malësisë
Me rastin e 11 vjetorit të Muzeut Etnografik të Malësisë, presim vizita në Lekaj, më 1 Maj 2013 në ora 12:00.

Marrin pjesë intelektual nga Malësia, Shqipëria, Kosova dhe diaspora, si dhe Shoqata “Labeatët” nga Malësia e Madhe.

Vizitorët do ti argëtojnë Ansambli “Shqiponja” nga Malësia.

Ju mirëpresim!

Organizator: Gjokë Luli (përgjegjës i kulturës në Komunën e Kastratit)

Kryetari: Shtjefën Ivezaj

Për tu dhënë punonjësve tuaj kuptimë, filloni me Misionin
Nga Martin M. Bojaj

Është e pamundur që të keni një jetë të bukur nëse jeta nuk ka kuptim. Dhe është shumë e vështirë që të keni një jetë kuptimplotë pa punë e cila ka kuptim. -Jim Collins

A e ndjeni se ju keni një punë që ja vlenë për ta bërë? Nëse është kështu, ju jeni në mesin e atyre më me fat prej lexuesve të këtij artikulli. Nëse jo, ju jeni në mesin e shumë prej atyre që e ndjejnë se puna juaj – gjë për të cilën ja kushtoni aq shumë orë të zgjuara – ka pak kuptim. Për më tepër, puna është thjesht një mjet për të arritur një fund, ku njerëzit vuajnë gjatë punës së tyre në shpresë për të gjetur kohë për ato gjëra që kanë rëndësi më shumë:, familja, besimi, hobit, pushimet, madje edhe për të shikuar TV. Puna është thjesht diçka që duhet duruar.

A duhet të jetë kështu? Unë nuk mendoj kështu. Gjatë karierës sime, unë kamë parë se jeta e njerëzve gjatë punës është pasuruar në masë të madhe kur ata ndjehen se janë duke bërë përparim në punë e cila për ta është kuptimplotë – me fjalë të tjera, kur ata mendojnë se janë duke bërë një ndryshim në botë. Praksa tregonë se kur organizatat u japin njerëzve një sense kuptimi në punën e tyre, kjo nuk është vetëm e mir për punonjësit, por kjo strategji është kritike për ndërtimin e një organizate të shëndetshme – një që funksionon mirë dhe është konkuruese.

Pse është kaq i rëndësishëm kuptimi? Sepse kur njerëzit gjejnë kuptim në punë, ata gjithashtu ndjejnë një sens të pronësisë. Puna do të thotë diçka personale në këtë rast. Dhe kur njerëzit e ndjejnë pronësinë e punës, ata janë më të përkushtuar për atë punë, thelbësisht më të motivuar, më të angazhuar. Dhe kjo e bënë për performancë më të mirë në të gjitha dimensionet.

Për fat të keq, shumë kompani as që nuk përpiqen ta bëjë punën kuptimplotë për njerëzit që e bëjnë atë. Menaxherët në kompanitë e tilla duket se mendojnë se shpërblimi financiar (pagesa) është arsye e mjaftueshme për punonjësit për të dhënë më të mirën e tyre. Por motivimi i jashtëm (ekstranzik) vetëm kaq larg shkon. Kjo nuk i motivon njerëzit të jenë të angazhuar shumë apo krijues. Madje deklaratat e misionit të disa kompanive dështojnë, duke u fokusuar vetëm në vlerën e aksionarëve, konkurencën në treg, ose për të qëndruar jashtë telasheve. A do të ju frymëzonte kjo deklaratë misioni?

Objektivi kryesor i kompanisë është për të maksimizuar vlerën afatgjate të zotëruesve të aksioneve, duke rrespektuar ligjet e juridiksionet në të cilat ajo operon dhe në të gjitha kohët duke rrespektuar standardet më të larta etike.

Kompania XYZ Sh.p.k.

Ekspertizat botërore të firmave konsulente, flasin për burimet e “përforcimit të kuptimit” që menaxherët mund të marrin hapa kërkimor të punonjësve për të mbështetur angazhimin e punonjësve. Këto burime vinë nga vehtja (duke siguruar familjen), dhe në planë më të gjerë drejt njerëzve të tjerë (të cilët punojnë si pjesë e një ekipi apo organizate të mirë, funksionues, dhe të rrespektuar; duke pasur një ndikim pozitiv mbi konsumatorët; duke kontribuar komunitetit ku jeton ose kombit), dhe më në fund në nivelin më të gjerë (që i shërbejnë shoqërisë, duke ndihmuar njerëzit në mbarë botën). Punonjësit do të jenë të angazhuar më së fuqishmi  në punën e tyre, kur ata e perceptojnë se i shërbejnë secilit prej këtyre qëllimeve në një farë mënyre.

Për të arritur këtë, liderët kanë dy detyra. Së pari, ata duhet të komunikojnë me të punësuarit se si puna e tyre kontribuon në këto burime të kuptimit. Shpesh, deklarata e misionit e artikuluar qartë është vendi për të filluar. Bëni krahasimin e këtyre dy deklaratave misionare të korporatave me atë që kam cituar më lart:

Misioni ynë: për të frymëzuar dhe ushqyer shpirtin e njeriut – një person, një filxhan dhe një lagje në një kohë.

Starbucks Coffee

Ndertoni produktin më të mirë, shkaktoni asnjë dëm të panevojshme, përdorni biznesin për të frymëzuar dhe zbatuar  zgjidhjet e krizës së mjedisit .

Patagonia

Këto deklarata u  japin njerëzve një kuptim të asaj se si përpjekjet e tyre do të kontribojnë për jetën e konsumatorëve, komuniteteve dhe botës që ata ndikojnë.

Për fat të keq, shumë shpesh, deklaratat e misionit rezultojnë të jenë thënje bosh mbi vlerat që nuk gjejnë jetë çdo ditë nga menaxherët brenda organizatës. Pra, kjo është detyra e dytë e liderit: ta ecin fjalën e deklaratës së misionit. Si jeta tregon, organizata duhet të mbështesë aftësitë e punonjësve për të arritur qëllime kuptimplota. Në kompanitë më të mira, ku punonjësit janë të angazhuar dhe performanca shkëlqen, liderët në të gjitha nivelet respektojnë punonjësit dhe vazhdimisht përpiqen për tu dhënë atyre autonomi, ndihmë, burime, dhe kohën që atyre u nevojitet për të bërë një punë të shkëlqyer.

Për shkak të motit shtyhet aksioni i pastrimit të ambientit
Për shkak të motit me shi, sot nuk do të zhvillohet aksioni për pastrimin e qytetit me rastin e Ditës së Tokës, por shtyhet për të mërkurën me datën 24.04.2013 në të njëjtë orë në të njëjtin vend!!!

Ju faleminderit për mirëkuptim!

OJQ Koha Jonë

Me 22 Prill, në Ditën Ndërkombëtare të Tokës, OJQ Koha Jonë organizon aksion për pastrimin e ambientit.

Lexoni lajmërimin e OJQ Koha Jonë:

OJQ “Koha Jonë” me datën 22.04.2013 me rastin e Ditës së Tokës, do të organizojë aksion qytetar për pastrimin e qytetit. Aksioni do të fillojë në ora 12.00 nga ndertesa e Komunës Urbane të Tuzit përmes qendres së Tuzit deri te Gjimnazi “25 Maj”. Në të njëjtën mënyrë të gjitha shkollat fillore në fshatrat e Malësisë, në mënyrë të organizuar do të pastrojnë ambientet ku ata kalojnë një pjesë të mirë të kohës së tyre.

Ftojmë të gjithë qytetarët e Malësisë që ditën e hënë, më datën 22.04.2013 në ora 12, mrapa ndërtesës së Komunës Urbane të Tuzit të na bashkangjitën në këtë aksion qytetar në mënyrë që të gjithë bashkë të tregojmë qytetari dhe të ndergjegjësohemi që ambientet ku ne jetojmë duhet ti mbajmë sa më paster.

/MALESIA.ORG/

Shënimi i 6 Prillit – 102 vjetorit të Kryengritjes së Malësisë së Madhe
Kryengritja e Malësisë së Madhe e vitit 1911 është ndër ngjarjet më të rëndësishme në historinë e kombit shqiptarë, e sidomos për ne malësorë. Të parët tonë luftuan për çlirimin nga pushtimi osman dhe pavarësinë e Shqipërisë, treguan fqinjëve dhe Evropës se shqiptarët janë një komb që kërkon liri dhe pavarësi.

Ishte ky një hap që i parapriu Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë në Vlorë, një vit më vonë.

Megjithëse të parët tonë për këtë tokë luftuan deri në pikën e fundit të gjakut, ne sot nuk japim kujdesin e duhur ndaj tyre, duke mos iu kushtuar kujdes të duhur datave të rëndësishme historike.

Ishte 100 vjetori i Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, ku Malësia u dallua nga të gjitha trojet ku flitet shqip. U dallua për pasivitetin e saj. Në të gjitha trojet shqiptare u ndie festimi. Në Malësi, pothuaj kaloi pa asnjë organizim të nivelit që duhet të kishte kjo festë.

Pa ndonjë organizim të përmasave që meriton, kaloi edhe 6 Prilli; 102 vjetori i ngritjes së Flamurit Shqiptarë në Bratilë në kuadër të Kryengritjes së Malësisë.

6 Prilli në Malësi u shënua në disa organizime të vogla e të ndara. LDnëMZ Dega e Malësisë e përkujtoj këtë datë duke vizituar Bratilën, Shtëpinë Muze të Dedë Gjon Lulit dhe Muzeut Etnografik të Malësisë në Lekaj.

Forumi Rinor i Alternativës Shqiptare organizoj një mbrëmje festive me këngëtarin Adrian Lulgjuraj.

Iniciativa Qytetare vizitoi Shtëpinë Muze të Dedë Gjon Lulit dhe Muzeun Etnografik të Malësisë në Lekaj.

Shoqata Kulturo-Artistike “Dedë Gjon Luli” organizoi pritje në Shtëpinë Muze të Dedë Gjon Lulit.

Sipas informatave që posedojmë, këto ishin të gjitha aktivitetet në kuadër të 102 vjetorit të Kryengritjes së Malësisë së Madhe. /MALESIA.ORG/

Lidhja Demokratike në Mal të Zi – Dega e Malësisë vazhdon traditën e vet

Më 6 prill 2013 LDnëMZ-Dega e Malësisë, në vazhdën e aktiviteteve të veta programore, bëri homazhë në Bratilën legjendare, me rastin e 102 Vjetorit të Kryengirtjes së Malësisë. Me këtë, kjo Degë vazhdon traditën e vet të filluar që në prillin e vitit 1991 dhe që atëherë në forma të ndryshme ka shënuarë këtë datë dhe që atëherë, aktivistët e sajë, çdo vit u ngjitën në Bratilë.

Kësaj radhe aktivëstët dhe simpatizantët e LD-së, përpos homazhit në Bratilë, vizituan edhe Shtëpinë Muze të Ded Gjo Lulit dhe Muzeun Etnografik të Malësisë në Lekaj. Të pranishëmve në Bratilë u drejtua Kryetari i Degës Malësisë z.Nikollë Camaj, i cili duke i përshëndetur dhe falenderuer pjesmarrësit u tha se me këtë aktivitet LDnëMZ dëshiron të shërbejë si urë lidhëse midis atyre që dhanë jetën për liri dhe atyre që do të vijnë pas nesh. Kryetari Camaj, duke polemizuar me pohimin e Filip Vujanoviq se Shqipërinë e ka çliruar Mbreti Nikollë tha se mu kjo luftë është dëshmia më e madhe se Malësinë dhe Shqipërinë e kanë çliruar Shqiptarët. Sipas Camaj është e pa pranueshme që shqiptarët që ishin në sallë i duartorkitën një pohimi të tillë të Filip Vujanoviq.

Të pranishëmve u drejtua edhe z. Gjelosh Ivezaj i cili ishte kandidat për deputet i kësaj partie dhe aktivistë i dalluar derisa migroi në SHBA. Ai falenderoi organizatorin për kujdesin që po tregon për shënimin e datave të rëndësishme nga e kaluara jone, për çka, siç u shpreh ai “kjo Degë meriton çdo lëvdatë”.

Si edhe çdo herë tjetër edhe sivjet, vendasi, pinjoll i fisit të Dedë Gjon Lulit, Martin Dedvukaj, kishte përgatitur një koktei për pjesmarrësit e këtij homazhi.

Shtëpisë Muze të Dedë Gjon Lulit, aktivistët e rinjë, Teuta Gjokaj dhe Shtjefën Gjonaj i dhuruan dy libra nga biblioteka e LDnëMZ, me qellim që edhe kjo të bëhet tradicionale dhe të pasurohet biblioteka e këtij Muzeut.

Në Muzeun Etnografik, në emer të LDnëMZ të pranishmit i përshëndeti anëtari i kryesisë z.Albert Camaj, ndërsa poezinë e vet kushtuar flamurit e recitoi z.Lekë Nikprëlaj.

Shërbimi informativ i LDnëMZ

Lajmërim – LDMZ 6 Prill në Bratilë
6 Prilli, Dita e krenarisë sonë, po afron!

102 vite na ndajnë nga Prilli i lavdisë së madhe!

22 vite u bënë që kur Lidhja Demokratike, Dega e Malësisë, e shënon këtë datë historike.

Edhe sivjet ne vazhdojmë traditën tonë, ngjitjen në Bratilë!

Në shenjë respekti për sakrificat që i bënë Malësorët, ne bëjmë këtë shtegtim-homazh dhe përkulemi para atyre gurëve të larë me gjakun e tyre. Vlerësojmë se respekti për ta nuk shprehet vetëm përmes fjalëve të mëdha, koncerteve, shpenzimeve dhe ngjarjeve megalomane, por përmes sakrificave, sado të vogla, që bëjmë duke e ndarë këtë ditë për Ta dhe duke u ngjitur në vendin ku Ata vun themelet e Shqipërisë, siguruan lavdinë për vete dhe krenarinë kombëtare për ne.

Të shtunën, më 6 prill, LDnëMZ, Dega e Malësisë, organizon daljen në Bratilë.

Ftojmë anëtarët, simpatizantët dhe adhuruesit e tjerë të kësaj date të na bashkëngjiten.

Tubohemi para zyrës së LDnëMZ në ora 9:30. Nisemi menjëherë pas takimit.

Lavdi kryengritësve!

Lidhja Demokratike, Dega e Malësisë

Urime për Festën e Pashkëve
MALESIA.ORG

Urimet më të përzemërta me rastin e Festës së Pashkëve të gjithë shqiptarëve të besimit Katolik.

Këto Pashkë le të ringjallin zemërgjerësinë, tolerancën, respektin dhe dashurin në mes njëri-tjetrit.

Për shumë mot Pashkët!

“Vërtetë ne kemi Bajram e Pashkë, por Shqiptarinë e kemi bashkë” At Gjergj Fishta

Don Fran Kola - Famullitar i Kishës së Shën Palit (Rochetser Hills, Michigan)

Pashkët nuk janë asgjë tjetër përveçse kalimi nga vdekja në jetë, nga robëria në liri, nga errësira në dritë, ku nuk e ka fjalën e fundit rrasa apo guri i varrit, errësira, e keqja, por jeta, liria, dashuria dhe varri mbetet i zbrazët etj, me fjalë të tjera kremtohet triumfi i jetës, i dashurisë dhe i lirisë.Përshëndetje me rastin e Pashkëve

Si obligim meshtarak, por edhe si një i afërmi Juaj, uroj gjithë besimtarët katolikë të Famullisë së Shën Palit dhe jo vetëm kaq, uroj gjithë shqiptarët kudo që janë:

Gëzuar e për shumë vjet Pashkët, festën e Ringjalljes, festën e jetës dhe të dritës, festën e çlirimit nga robëria, nga zinxhirët e vdekjes, duke menduar gjithëmonë se guri i varrit nuk është fjala e fundit!

Jemi në kohën e dritës dhe të veprave të mira. Le të mendojmë për pak çaste se si Papa Francesku i Parë erdhi, siç tha Ai, nga fundi i botës dhe ne e pamë tek u lante këmbët 12 të burgosurve, sepse edhe ata janë njerëzit e Zotit, si të gjithë ne!

Le të jetë ky shembulli model për të gjithë ata që janë në shërbim të njerëzve!

Sytki Ndrecaj- N/Prefekt Malësi e Madhe.

Në këtë ditë të gëzuar për mbarë komunitetin katolik siç jenë Pashkët kam kënaqësinë që në emrin tim personal dhe të Institucionit që drejtoi t’ju uroj Gëzuar Pashkët.

Kjo festë përcjelltë për secilin nga ju e familjet tuaja vetëm gëzime, harmoni, paqe, tolerancë e humanizëm. Gjithashtu kjo festë le të shërbejë për më shumë dashuri e bashkëjetesë vëllazërore për të gjitha familjet malësore duke festuar së bashku festat e njëri-tjetrit pa dallime fetare e krahinore.

Edhe njëherë GËZUAR PASHKËT. Me urimin më të mirë për gjithë treven tonë Malësinë e Madhe.

Këshilli Nacional i Shqiptarëve në Malin e Zi

Këshilli  Nacional i Shqiptarëve në Malin e Zi, uron të gjithë besimtarët e  krishterë  për  festën e Pashkëve.

Festa e  Pashkëve  na  kujton  ngadhënjimin e jetës  dhe  ringjalljen e shpresës, për ditë më të mira. Është dita e përjetësisë, ditë e besimit tek Zoti dhe besimit te vetvetja.

Festa e Pashkëve është moment reflektimi , jo vetëm për besimtarët e krishterë, por dhe për të gjithe shqiptarët pa dallim feje,  me qëllim afrimin dhe përkushtimin më të madh si ndaj njëri-tjetrit ashtu dhe ndaj kombit që i takojmë, për të mirën e brezave që vijnë.

Për ne shqiptarët sot, ky duhet të jetë motiv dhe  më e fuqishëm  se kurrë, për tu mbyllur gojën atyre që tradicionalisht nuk na e kanë dashur dhe nuk na duan të mirën as sot!

Dhashtë Zoti që kështu të bëhet.

Gëzuar e për shumë vjetë  Pashkët, mirësi dhe lumturi në familjet Tuaja!, përfundon urimi i nënshkruar nga kryetari i KNSh-së Tahir Tahiri

LDnëMZ

Të nderuar besimtare dhe besimtarë,

NË EMËR TË ANËTARËVE, UDHËHEQJES, SIMPATIZUESVE TË LIDHJES DEMOKRATIKE NË MAL TË ZI DHE NË EMRIN TIM TË  GJITHË QYTETARËVE TË BESIMIT KATOLIK JU UROJMË  FESTËN E PASHKËVE.

PAÇI SHËNDET, BEGATI DHE HARMUNI NË ÇDO FAMILJE DHE TE ÇDO INDIVID.

MEHMET BARDHI,

KRYETAR i LD në MZ

PARTIA DEMOKRATIKE – ME FAT E PER SHUME MOT PASHKET

Partia Demokratike me seli ne Ulqin, perzemeresisht ju uron besimtareve shqiptare te ritit katolik festen e Pashkeve , duke uruar shendet, lumturi dhe progres ne shtepite e tyre.

“Kjo feste le te jete festa e tolerances, mirekuptimit dhe dashurise mes shqiptareve , te te gjitha besimeve te te gjitha kulturave, traditave dhe dialogut te qytetarise”,- uron PD.

Sherbimi per informim i PD-se.

KNSh organizon konferencën shkencore ”Masakra e Tivarit 1945”
Këshilli Nacional i Shqiptarëve në Malin e Zi organizon konferencën shkencore “Masakra e Tivarit 1945”.

Konferenca do të mbahet në Ulqin me  30 dhe 31 mars 2013.

Më poshtë keni programin e plotë të kësaj konference.

PROGRAMI

E shtunë, më 30 mars 2013

Ora 9:00 – 10:00  SEANCA HYRËSE

Hapja e Konferencës dhe përshëndetje

Udhëheqin seancën:

- Mehmet Bardhi

- Uran Butka

- Muhamet Shatri

- Lendita Ahmetaj

-Tahir Tahiri

- Fjala e hapjes: Mehmet Bardhi

- Fjala përshëndetëse: Tahir Tahiri, kryetar i  Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Malin e Zi

- Përshëndetje eventuale nga të ftuarit

Pushim për kafe

Ora 10:15 -  13:30   SEANCA I

Udhëheqin seancën:

-  Beqir Meta

-  Jusuf Bajraktari

- Ana Lalaj

- Qerim Lita

- Tahir Tahiri

1. Jusuf Bajraktari

“Masakra e Tivarit-rast Sui generis”

2. Beqir Meta

“Masakra e Tivarit sipas dokumenteve jugosllave”

3 Ramë Manaj

„Burimet Arkivore në Agjencionin Shtetëror të Arkivave të Kosovës për Masakrën e Tivarit“

4 Uran Butka

“Masakra e Tivarit dhe përgjegjësia e shtetit  Shqiptar”

5.Muhamet Pirraku

“Kush është përgjegjës për Masakrën e Tivarit 1945”

6. Qerim Lita

“Masakra e Tivarit në burimet e Arkivit shtetëror të Maqedonisë”

7. Sherbo Rastoder

8.Rrahman Parllaku

9.Endrit Musaj

“Pasqyrimi i Masakrës së Tivarit në  historiografinë shqiptare pas vitit  1945 – 1990”

10.Mehmet Bardhi

“ Të ikurit që i shpëtuan Masakrës në Monopolin e Duhanit në Bregun e Tivarit dhe strehimi i tyre në familjet në rrethinë”

11. Zef Osmani

„Studimi i subjektit njeri-pjesëmarrës në Masakrën e Tivarit“

12.Ana Lalaj

“Masakra e Tivarit, tipar dhe kulm i dhunës ushtarake jugosllave në Kosovë”

13.Banush Pllana – dëshmitar

Ora 13:30 – 15:00  DREKA

( vetëm për referuesit në konferencë)

Ora 15:00 -  18:00  SEANCA II

Udhëheqin seancën:

- Mehmet Kraja

- Frasher Demaj

- Agim Vinca

- Endrit Musaj

- Basri Lika

14. Muharrem Dezhgiu

“ Roli i divizioneve e brigadave të Shqipërisë  në ripushtimin  jugosllav të Kosovës e  viseve të tjera, si edhe në Masakrën e Tivarit”

15. Fehmi Rexhepi

“Masakra e Tivarit në historiografinë Shqiptare”

16 Mehmet Kraja

„Disa aspekte politike të masakrës së Tivarit“

17 Frasher Demaj & Lendita Ahmetaj

„ Masakra e  Tivarit sipas deshmitarëve të kohës“

18. Zeqirja Neziri

“Ekzistenca, fiktivja dhe historikja”  (Dy ngjarje lidhur me Tivarin në dy romane të  Mehmet Krajës)

19. Zymer Neziri

20. Isa Xhaferi

21. Armando Boce

“ Roli i Partisë Komuniste Jugosllave në krijimin e konsolidimin e pushtetit komunist  në Shqipëri”

22. Begzad Baliu

„Masakra e Tivarit e parë nga sytë e pjesëmarrësve të saj“

23.Romeo Gurakuqi

“Rrënjët historike të Masakrës së Tivarit”

24. Nail Draga

“Masakra e Tivarit, vazhdimësi e politikës antishqiptare”

25.Ahmet Halimi – dëshmitar

Ora  18:00 -  18:30  Diskutime

Pushim për kafe

E dielë, më 31 mars 2013

Ora 9:00  -  10:00   SEANCA III

Udhëheqin seancën:

- Muhamet Pirraku

- Ramë Manaj

-  Romeo Gurakuqi

- Ismail Doda

- Mehmet Bardhi

26. Agim Vinca

“Masakra e Tivarit në letërsinë shqipe”

27. Muhamet Shatri

“Masakra e Tivarit kulminacion i dhunës dhe terrorit kundër shqiptarëve në gjysmën e parë të vitit 1945”

28. Demë Mulliqi

„Përjetuesit e komunës së Pejës të Masakrës së  Tivarit, sipas dëshmitarëve të gjallë”

29. Metë Shatri

„Masakra e Tivarit: e kurdisur dhe e gjykuar me harresë“

30.Daut Bislimi

“Masakra e Tivarit ne historiografinë shqiptare”

31. Ismail Doda

“Burime gojore për Masakrën e përgatitur në  Tivar (1 prill 1945 ) dhe pasojat e saj”

32. Smajl Smaka

„Masakra e Tivarit,  sfidë për historinë“

33. Basri Lika

“Masakra e Tivarit, vendimet që e shkaktuan”

34. Ibrahim Berjashi

“Tragjedia e fshehur”

Ora 10:15  – 10:45  Diskutime

Ora 10:45   – Fjala e mbylljes

Pushim për kafe

Ora 11:30  -14:00  Vizitë në vendin e masakrës

- Monopoli i Duhanit, Tivar (në Breg të Tivarit)

Ora 14:00  – 15:00   DREKA

( vetëm për referuesit në konferencë)

Shënim 1: Studiusit  nga  jashtë Ulqinit do të akomodohen në hotelin “Mediteran”

Pritja nga organizatori  prej  orës 17:30  të premten, më 29. 03. 2013

Shënim 2: Konferenca  punimet do t’i zhvillojë në sallën e hotelit “Mediteran”

Shënim 3: Koha  për leximin e kumtesës është deri në 10 min.

Kumtesat e shkruara  dhe një kopje e tyre në formë elektronike i  dorëzohen sekretarisë për botimin e tyre

Vërejtje: Akomodimi dhe ushqimi janë të parapara vetëm për referuesit në konferencë.