Darka tradicionale “Si dikur në Rapshë të Hotit”

f-h-rapshaN J O F T I M

Në kuadër të aktiviteteve vjetore,Fondi Humanitar Rapsha,organizon darkën e katërt më rrallë tradicionale “Si dikur në Rapshë të Hotit”.
Darka do të mbahet ditën e shtunë më: 6 Dhjetor 2014, në sallën e Kishës së Shën Palit, duke filluar në ora 6:00 të mbrëmjes.
Gjatë kësaj mbrëmje do të keni rastin të argëtoheni me këngët dhe muzikën e grupit të mirënjohur, Bashkimi (Gjon dhe Lena Lulgjuraj nën orkestrimin e Ilir Lajçaj), këngëtarën e njohur Lirie Dedvukaj – Sinishtaj, si dhe Grupin e valleve pran Kishës së Shën Palit, nën koreografin e Joli Paparisto. Gjithashtu me disa pika folklorike do të ju argëtoj, Shoqëria Kulturo-Artistike Rapsha në mëgrim.

Në kuadër të këtij organizimi jan të ftuar të marrin pjesë të gjitha familjet me origjinë nga Rapsha e Hotit me banim në Sh.B.A.
Kjo darkë ka për qellim bashkimin dhe njoftimin ndërfamiljar, si dhe grumbullimin e fondeve për të ndihmuar bashkvendasit tonë në Vëndlindje.

Hyrja është falas .  Mirë se Vini !!!
Me rrespekt : Fondi Hunanitar Rapsha