Dashuria për vendlindjen dëshmohet me vepra

ferma vuthajKur muarrem rrugën e mërgimit qe te gjithë jemi nisur me shpresën se një dite do te kthehemi. Ëndrra
e vendlindjes nuk shuhet kurrë ne jetën e çdo mërgimtari. Vitet ikin e shpresat veniten sepse realiteti jetësor e bën te veten dhe dritarja e mundësisë se kthimit gjithnjë vazhdon te tkurret. Vitet e 80-ta ishin vite kur Plave Gucia kjo trevë shqiptare lulëzonte nga rinia e jone e cila po edukohej dhe emancipohej me thesarin i dijes ne Universitet e Kosovës. Mirëpo vitet e 80-ta përjetuan edhe eksodin e Madhe te rinis tone nga Plava e Gucia, eksod
qe e la vendlindjen tone gjysme te zbrazet .

Vendlindja jonë e gjymtuar nga plaga e mërgimit dhe e mos perspektives ekonomike pret qe sot shpresën e jetës dhe të ardhmërisë te ia kthejnë po ata që dikur e lan te vetmuar, vendlindja pret që bijtë e saj ta mbrojnë at sot në formë tjetër duke ia kthyer vendlindjes së tyre perspektiven dhe gjallërinë që e kishte dikur dhe gjat historisë.

Sot vendlindje e jonë pret që dashurin tonë ta dëshmojmë me investime konkrete që banoreve vendas që nuk e braktisen at të u’a kthejmë shpresën përmes investimeve dhe që vendoreve të u’a lehtësojmë jetën e tyre përmes mundësisë së punësimit dhe qe ata mos ta braktisin vendlindjen tone te çmuar Plavë Gucinë.

Kohëve te fundit jemi duke vrenjtur një trend te shtimit te interesimit te bashkëvendësve tone për te investuar kapitalin e tyre dhe qe me veprat e tyre këta bashkëvendas po dëshmojnë atdhedashurinë ndaj atdheut. Investimet e tilla janë shumë domethënëse duke pasur parasysh se këto investime janë ne fazën e fillestare qe ngjall shpresat qe kapitali i tubuar i Plavë Guciasëve të bëhet forcë dhe fuqi ekonomike e trojeve tona të lara me gjakun e te parëve tonë.

Investimi në Vuthaj i bashkevendasit tonë Genc Q Gjonbalaj që jeton në Zvicër për ndërtimin e fermës së viçave është investimi i par konkret në këtë fshat qe si qellim ka punësimin dhe aktivizimin e mundësive të shumta në lëmin e blegtorisë që kan Vuthajt dhe vendbanimet e tjera ne Plavë Guci. Në komunikim me Gencin kuptuam se Ferma e tijë në fillim do te ketë rreth 150 viça dhe se tregun e shitjes e ka të garantuar në tregun Evropian.

Genc Q Gjonbalaj u lind dhe rrit ne Vuthaj me kushte te rënda ekonomike, por siç thotë Genci me modesti sa ma te rënd që e kisha jetën aq ma te fort dhe te thellë dhe brumosur e kam dashurin ne shpirtin tim për Vuthaj dhe Plavë Gucinë.

Ka edhe investitor bashkevendas tonë qe dëshirojnë qe përmes investimeve të tyre të gjejnë veten ne vendlindjen e vet por edhe institucionet komunale e ne veçanti subjektet politike shqiptare duhet te jen forcë motivuese për investitorët potencial, dhe qe ti inkurajojnë ata e jo qe me veprimet jo racionale te tyre të krijojnë një klimë
të disfavorshme për investimet e bashkatdhetarëve tanë gjegjësisht te Diaspore tonë

Nga Esad GJONBALAJ