“DASMA E MALËSISË” fiton çmimin e parë “Mujë Krasniqi”

78o78oShoqata “Dedë Gjon Luli” nga Hoti-Malësia mori pjesë edhe këtë vit në festivalin tradicional “I këndojmë lirisë” që u mbajt ne Klinë për të katërmbdhjeten herë me rradhë, filloj me 05 qershor dhe u ndërpre për shkak të tragjedisë që ndolli në termoelektranen Kosova A dhe vazhdoj me 17 dhe 18 qershor 2014 i cili mbahet në datëlindjen e Komandant Mujë Krasniqi-Kapuçi.
Festivali Folklorik “I këndojmë lirisë” u dedikohet të gjithë dëshmorëve të kombit dhe perjetsohet heroizmi i tyre me këngë e valle epike nga grupet artistike nga të gjitha trojet shqiptare.

Festivali u mbajt nën patronatin e Kryetarit të Komunës Z. Sokol Bashota.

Në festival muarën pjesë mbi 700 festivalist për tri netë me radhë, mbi 40 ansamble artistike grupe rapsodësh e mysafir.

Shoqata “Dedë Gjon Luli” në këtë festival u paraqit me “Dasmen e Malësisë” ku ata defiluan nëpër sheshin e Klinës si dasmor me nuse, kurse në skenë u paraqiten kështu:

1.    Ardhja e dasmorve e shoqëruar me kangen “Kaperceva dy tri male”, e udhëhequr nga Anton Pashku Nicaj
2.    Kang per krye krahut Marash Dushaj
3.    Pritja e dasmorve me kangen “O ti lulja e frashnis bardhë”
4.    Kcim malsorçe nga Gjelosh Gjelaj dhe Lulë Nicaj
5.    Qitet molla e nuses, sillet nusja rreth gjarmit, e puth djali i prëhnit e gjith kjo shoqërohet me kangen “O Çunmula” kenduar nga Pjeter Nicaj dhe grupi
6.    Nuses i hjeket duvaku dhe shoqerohet me kangen “E bukur na ka dal nusja”
7.    Shpijakët pershendesin kumart e ri me kangen “Po çon era pluhen o”
8.    “Kumart e ri” kendojn kangen “Shqipet knojn e hedhin valle”, Pjeter Nicaj dhe Marash Dushaj
9.    Me vallen e Goces e permbyllen programin.

Gjatë festivalit të pranishmit i argëtuan kangetaret si Gili, Halit Gashi, Ismet Baxheti etj.

Juria e përbër nga: Sejmen Gjokoli kryetar njëherit drejtor i Aulona Folk Festival- Vlorë, Ahmet Derguti prof. Univerzitar dhe Haki Mulliqi koreograf, pasi përcollen pikatkonkurruese në festival ndan këto Çmime:

1.    Çmimi i parë: “ Mujë Krasniqi” shoqata “Dedë Gjon Luli”
2.    Çmimi i dytë:  Ansambli Autokton “Rugova” Pejë.
3.    Çmimi i tretë: Grupi polifonik “Idriz Sulli” Zhulat-Gjirokastër.
4.    Çmimi interpretuesi më i mirë: Jonuz Delaj Malësi e Madhe Shkodër.
5.    Çmimi Instrumentisti më i mirë: Genc Hoxha AKV “Shotë Galica” Drenas. Etj.

Kryetarit të shoqates “Dedë Gjon Luli” Gjon Dushaj ja dorzoj kryetari i komunës Klinë z. Sokol Bashota çmimin e parë dhe 300 euro.

Shoqatës “Dedë Gjon Luli” për këtë rast i ndihmoj Gjon Pashku Dedvukaj me 1000$ dhe Vatë Marashi Dedvukaj me 200$.

Shoqata “Dedë Gjon Luli” për këtë verë është e ftuar edhe në:
–         “Festivali i këngës dhe valles Çame” në Sarand
–         Festivali “Këngë jeho” në Strugë, Maqedoni
–         Festivali “Etno fest” në Kukaj, Prishtinë
Pjesmarrja në këto festivale mvaret nga mundësit dhe përkrahja që do të gjejn te kontribuesit dhe dashamirët e shoqatës.

Shoqata “Dedë Gjon Luli” musafire në kullën e z. Rrustem Gecaj

Me daten 19 qershor shoqata “Dedë Gjon Luli” ishte e ftuar ne Lluk të Deçanit ne kullën e Gecajve ku e priti Rrustem Gecaj me familje i shoqëruar nga kryetari i komunës së Deçanit z. Rasim Selmanaj dhe nga menaxheri i vënaris “Stone Castle” Artur Camaj.
Në këtë kullë shoqatës nga Malësia ju bë një pritje vëllazërore, madhështore, e paharrueshme.

Z. Rrustem Gecaj është përkrahës i rregullt i shoqatës “Dedë Gjon Luli” dhe njëheri kontribues i madh i çeshtjes kombëtare.

Shoqata “Dedë Gjon Luli”

78o78o 10372308_648373291926968_7778408729838265978_n 10409737_648373288593635_5072247170185967538_n 10417825_881939905152998_6573543214218294099_n 10446506_648373071926990_8620258695459284688_n 10478204_648373741926923_1138667368328319906_n 10492520_648373481926949_2218365741534397062_n ghjtyju IMG_6771 IMG_6775 IMG_6794 IMG_6813 IMG_6826 IMG_6853 IMG_6857 IMG_6886 IMG_6989 IMG_7012 IMG_7024