Diaspora shqiptare në SHBA përkrah pa rezerva demonstratat në Tuz dhe Plavë

Diaspora shqiptare në SHBA përkrah pa rezerva demonstratat e bashkëkombasve tanë në Tuz dhe Plavë.Sot, kur jemi duke u përgatitur për demonstratën e 8 Prillit në Washington DC,shoqatat shqiptare,unanimisht dhe njëzeshëm lëshojnë deklaratën që vijon :

Duke u nisur nga gjendja aspak e mirë e të drejtave elementare të shqiptarëve nën Malin e Zi,
Duke u nisur nga çpërfillja e vazhdueshe e çdo kërkese të shqiptarëve etnikë nga shteti malazias,
Duke parë se si krijohen komuna artificiale brenda dy viteve,ndërsa shqiptarëve u mohohet kjo e drejtë prej 30 vitesh,
Duke parë se si vendlindjet tona po shndërrohen në deponi mbeturinash,

Duke vërejtur diskriminimin në punësim, shkollim dhe edukim, ne,shoqatat shqiptare në diasporë,të bashkuara si asnjëherë më parë,përkrahim fuqishëm organizimin e demonstratave në vendlindjet tona gjegjësisht në Tuz dhe Plavë.

Shprehja e moskënaqësisë qytetere është e drejtë parësore dhe elemtare për funksionimin e një shoqërie.
Të nderuar bashkëkombas në vendlindje,është momenti që në mënyrë demokratike t’u bashkoheni dhe të bëheni edhe ju pjesë e atyre të cilët në Tuz dhe Plavë po ngrejnë zërin e tyre në mbrojtje të drejtave tuaja.
Eshtë koha që edhe ju të përkrahni vëllëzërit tuaj të clët më 8 Prill në Washington DC do të ngrejnë zërin pikërisht në mbrojtje të drejtave tuaja.

Eshtë koha që të dëgjohet fort edhe zëri i Ulqinit të lashtë Ilir.Eshtë koha që subjektet politike,pa dallime bindjesh dhe programesh partiake,të përulen përpara interesave komëtare.Eshte koha që në Ballkan dhe në Evropë mos të ketë më diskriminim. T’i bëhet me dije Malit të Zi se ai nuk mund të sillet me pakicat me metodat e vjetra e nga ana tjetër të pretendojë të bëhet pjesë e botës demokratike.

1.Shoqata ” Ana e Malit ” New York
2.Shoqata ” Dedë Gjon Luli ” New York
3.Fondacioni ” Dom Simon Filipaj ” New York
4,Fondacioni ” Plavë-Guci ” New York
5.Fondi Humanitar ” Malësia ” New York
6.Shoqata Atdhetare ” Malësia e Madhe ” Detroit
7.Shoqata Atdhetare ” Kraja ” New York
8. Shoqata ” Ulqini ” Çikago
9. ” Rrënjët Shqiptare ” SHBA

New York,Detroid,Çikago
3 Prill 2014