Dita e Pavarësisë së Shqipërisë do të regjistrohet në Kongresin Amerikan

Takim i Dom Fran Koles me Senatorin Carl Levin

Me datën 13 Korrik 2012, senatori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga shteti i Michiganit Karl Levin, i rezervoi Don Fran Koles, famullitar i Kishes Katolike të Shën Palit, një komunitet i njohur tashmë edhe përtej Michiganit, një takim prezantues, ne te cilin mes te tjerash u ceken edhe problemet historike te shqiptareve ne te gjitha trojet etnike ne te cilat ata jetojne.

Dom Fran Kola ne kete takim shoqerohej nga aktivisti i njohur i komunitetit shqiptar të Detroitit z. Gjevalin Gegaj, qe ishte njekohesisht edhe organizator i takimit. Gjithashtu merrte pjese edhe intelektuali dhe profesori i historise se Shteteve te Bashkuara, z. Altin Zaloshnja, një ndër të rinjte që vazhdimisht angazhohet për çeshtjen shqiptare. Në takimin që u organizua në ndërtesen federale “ McNamara” në Detroit merrte pjesë edhe znj. Lisa Verona, bashkepunetore e senatorit Levin. Sipas burime te sakta, takimi ishte shumë produktiv dhe miqesor dhe coi me tutje frymen e vazhdimesise dhe bashkepunimit realizuar ne te shkuaren nga Dom Anton Kçira.

Senatori Carl Levin ( 33 vjet senator) është kryetari i Komisionit per Forcat të Armatosura në Senat. Fillimisht ai u interesua të dinte për jetën dhe aktivitetin e Don Franit, i cili i shpjegoi kohën, detyrat dhe vendet ne te cilat kishte punuar. Më pas senatori u interesua për çeshtjen shqiptare në përgjithësi, edhe pse problemet e shqiptarëve, sidomos në Shqipëri dhe Kosovë i njihte mire. Don Frani beri nje ekspoze serioze dhe u ndalua vecanerisht në problemin e shqiptarëve nën Mal të Zi, duke i dhënë hollësi për rastet e trajtimit të diferencuar dhe shkeljen e të drejtave të kombesise shqiptare qe jeton ne trojet e veta atje.

Senatoi bëri pyetje direkte: Si shkojnë shqiptarët më serbët? A janë gjeneratat e reja serbo-shqiptare më te prirura per te bashkepunuar? Sa është papunësia në Kosovë? etc. për të cilat Dom Frani u shpjegua qarte dhe detaje.

Gjatë bisedës, Dom Frani perdori shembullin e Samaritanit te mire kur një i rrahur dhe i keqtrajtuar në Izraelin e lashte lihet në rrugë të madhe dhe asnjë nga bashkevendasit e tij nuk e ndihmon, nderkohe qe një i panjohur nga Samaria i afrohet, i pastron plagët dhe e sjell në jetë. “Ju personalisht, dhe Shtetet e Bashkuara te Amerikes keni luajtur rolin e Samaritanit te mire” – ju drejtua Dom Fran Kola senatorit Levin, fakt qe e preku dukshem senatorin. Per menyren se si Amerika e ka ndihmuar Shqipërinë dhe çeshtjen shqiptare, sidomos së fundi me çlirimin e Kosovës vazhdoi Dom Frani, ne do jemi gjithmone mirenjohes. Duke revokuar historine, Dom Frani e krahasoi perkrahjen e Amerikes sot, me ndihmën që shqiptarët dikur u kanë dhënë hebrenjve për te shpëtuar prej nazizmit hitlerjan. Keto thenie gjeten aprovimin e senatorit dhe ai shprehu falenderimin per miqesine e kultivuar ndermjet kombit amerikan dhe atij shqiptar. Kur u fol per ceshtjes e Kosoves senatori kujtoi nje dhurate simbolike te bere ndaj tij prej presidentit historik te Kosoves, dr. Ibrahim Rrugoves, dy gure nga Trepca qe i mban ne dhomen e tij te ngrenies. Cdo nate kur gjendem ne shtepi dhe ulem te ha me gruan -vazhdoi senatori – shikoj ata gure dhe kujtohem se nga kane ardhur. Ne kete aspekt eshte veshtire per mua qe ti harroj shqiptaret, u shpreh senatori Levin.

Në fund të bisedës, Don Frani e ftoi Senatorin Levin që me 28 Nëntor 2012, në 100 vjetorin e Pavarësisë të jetë me shqiptarët. Senatori premtoi pjesëmarrjen në festën e shqiptarëve, nëse do të ishte i lirë, ndryshe dikush nga stafi i tij do ta përcillte këtë ngjarje. Në të njëjtën kohë, Senatori tha se do të paraqese një rezolutë të veçantë në Kongresin Amerikan ne kuadrin e 100-vjetorit te Pavaresise se Shqiperise, duke e futur këtë datë në analet e Kongresit Amerikan.

Respekti i ndërsjelltë dhe fryma miqësore e përshkoi kete takim qe zgjati rreth 40 minuta, ku ndjenat e respektit reciprok ishin vazhdim i falenderimeve që shqiptarët kanë për Amerikën dhe përkrahjen që ajo i ka bërë gjithmonë çeshtjes shqiptare.

Koresp. i Rev. “Kuvendi”