Djukanovic mes të ftuarve special!

Këshilli Nacional Shqiptaro-Amerikan organizatë e cila bashkon diasporën shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka ftuar Kryeministrin e Malit të Zi Milo Djukanovic në ndarjën çmimeve vjetore individeve të shquar me 27 shtator në New York-raporton e përditshmja Vijesti.

Përveç Djukanovic-it , të ftuar  janë edhe ambasadori i Malit të Zi në SHBA Srdjan Darmanovic dhe ambasadori pranë OKB-së Milorad Scepanovic.

Drejtori ekzekutiv i Këshillit Avni Mustafa ka thënë së në këtë solemnitet do të ketë mbi 4000 ftesa. “Në darkë kemi ftuar kryeministrat dhe presidentet e vendeve të rajonit dhe është e logjikshme që ftesën ta marrin edhe Djukanovic. Të gjithë jetojmë bashkë dhe duhet të flasim për bashkëpunim“ është shprehur Mustafa për Vijesti.

Ai gjithashtu ka thënë se në takimin vjetor në nderë të individeve të cilët në mënyrë unike i kanë ndihmuar popullit shqiptar, mes të tjerëve, janë ftuar edhe kryeministri dhe presidenti i Shqipërisë Edi Rama dhe Bujar Nishani, kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi si dhe zëvendës kryeministri i Maqeonisë Musa Xhaferri.

Mustafa ka thënë se në darkë do të marrin pjesë edhe ndihmës sekretari i shtetit Filip Riker si dhe kanë konfirmuar pjesmarrjën edhe disa kongresmen të njohur për bashkëpunim me diasporën shqiptare. Raporton Vijesti. /MALESIA.ORG/