Doli numri i dhjetë jubilar i Revistës Malësia

revista malesia 10Doli nga botimi numri 10 jubilar i revistës për kulturë, shkencë dhe çështje shoqërore Malësia, në Podgoricë, i cili sjellë rreth 50 artikuj shkencorë, recensione, vështrime dhe përurime. Në këtë numer kanë bashkëpunuar studiues nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Kroacia, Italia, Suedia, Gjermania, Austria, Rumunia dhe Mali i Zi.

Në rubrikën “kulturë” punimet e veta i kanë prezantuar 31 autorë:
Akademik Aleksandër Stipçeviq”Etnogjeneza e Shqiptarëve nga ilirët”; Prof. Anton Nikë Berisha”Mbi pasthëniet e Pjetër Budit në “Doktrinën e krishterë“ dhe në “Ritualin romak“; Prof. dr. Shefkije ISLAMAJ “Tribuna të mëdha të filologjiisë shqiptare: “Studime filologjike“ dhe “Gjurmime albanologjike”; Pof. Dr.Valter MEMISHA”Ndihmesa shkencore e akademik Shaban Demiraj në faqet e revistës“studime filologjike“; Akademik Gjovalin Shkurtaj “Ndihmesa e Prof. Mahir Domit në lëmin e dialektologjisë dhe të onomastikës shqiptare”; Prof. dr. Matteo MANDALÀ “Letrat e pabotuara të Mitkos për Kamardën: shënime paraprake për botimin e tyre; Prof. dr Tomor OSMANI “Preng Doçi themelues i shoqërisë“Bashkimi“ dhe ndihmesa që dha ajo për njësimin e alfabetit të shqipes”; Prof. dr. Shaban SINANI ” Një lexim etnografik në letërsinë e I. Kadaresë – Me një vështrim të posaçëm në veprat Çështjet e marrëzisë dhe Konkurs bukurie për burrat në Bjeshkët e Nemuna –“; Prof. dr. Hajrullah Koliqi”Anton Harapi për vëllazërimin ndërshqiptar”; Prof. dr. Zymer Ujkan NEZIRI ” Mbledhja dhe botimi i eposit të kreshnikëve nga krahina e Trieshit: kontributi i Nikollë Ivanajt”; Dr. Xhavit BEQIRI “Fishta dhe “Lahuta …“; Prof. dr. Mustafa IBRAHIMI “Njësi frazeologjike me gjymtyrë emra vendesh”; Prof. dr. Roland ZISI “Himara në veprën poetike të Jeronim de Radës”; Prof. dr. Josif MITA ”Për përshtatjen sintaksore”; Prof. dr. Adem ZEJNULLAHU “Drama e një balade familjare”; Dr. Fiorella DE ROSA “Rreth disa veçantive gjuhësore dhe letrare të teksteve folklorike të Fallkunarës të botuara në revistën “La Cabria“ (1888-1902)”; Prof. as. Dr. Muharrem JAKUPI “Modernizmi në prozën shqiptare dhe fillimet e ligjërimit të brendshëm në romanet e Ismail Kadaresë”; Dr. Anila ÇEPANI – dr. Rozana RUSHITI “Vështrim historiko-krahasues i toponimeve të ndryshuara në 100 vjet”; Dr. Kastriot MARKU”Teksti letrar si monument dhe shkrimi i historisë së letersisë shqipe”; Dr. Edlira TROPLINI ” Dukuri të hershme gjuhësore në të folmet e diasporës shqiptare”; Dr. Anisa KOSTERI ” Prurje gjuhësore të dy dialekteve në prozën artistike të Adem Demës”; Dr. Ema KRISTO ” Përdorimi i fjalëve brizante në gjuhën e politikës në Shqipëri –Një vështrim mbi karakteristikat e tyre”; Doktorant Anton GOJÇAJ”Poema epike në Ballkanin Perëndimor (vështrim krahasues)”; Mr. Marina MIHAJLOVA “Ditari i Bedi Pipës”; Doktorante Monika HASANI “Vështrim leksiko-semantik i grupit paradigmatik të përemrave të pacaktuar”; Doktorant Erzen KOPERAJ “Pjesoret me -m tek autorët veriorë të shekujve XVI-XVIII”; Doktorant Fitor OLLOMANI “Fjala e artit poetik të Ali Podrimjes”; Doktorante Besa HOXHA-BEQIRI “Historia letërsisë e Justin Rrotës”; Doktorante Evalda PACI”Fjalori i Frang Bardhit në një kontekst të historisë së shkrimit të shqipes”; MA Eriola AGALLIU(PhD Following) “Gjeografia dialektore në romanin Me valët e jetës të Vedat Kokonës”; Avdyl SULAJ, poet, studiues “Lirika popullore – shtojzovallja e folklorit shqiptar”.

Në rubrikën nga “historia” janë prezantuar shtat (7) studime shkencore: Prof. dr. Zef MIRDITA “Krishtërimi ndër shqiptarë – riti ortodoks”; Prof. dr. Emine BAKALLI “Ideja evropiane: Kongresi I i Unionit Panevropa dhe shqiptarët”; Prof. dr. Lush CULAJ “ Diplomacia austro-hungareze për kryengritjen shqiptare të Malësisë së Mbishkodrës të vitit 1911”; Prof. asoc. dr. Nertila HAXHIA-LJARJA “Rilindja e kishës katolike shqiptare”; Prof. asoc. dr. Gjon BERISHA” Identiteti arbëror i Zetës: kontinuiteti iliro-arbëror i Dioklës “; Dr. Edmond MALAJ” Familja fisnike shqiptare Engjëlli (Angelus) para pushtimit osman: mbi origjinën dhe gjenealogjinë e familjes Engjëlli”; Doktorant Eduard NDRECA” Mirdita në kryengritjen antiosmane të vitit 1911”.

Në rubrikën “recensione”janë botuar po ashtu shtat(7) shqyrtime për disa libra aktual të autorëve nga Italia, Kosova, Mali i Zi, Suedia, trajtuar nga Prof. dr. Anton Nikë Berisha, Prof. dr. Shaban Sinani, Prof. dr. Fatbardha Hoxha, Prof. Gjokë Dabaj, Mr. Sheremet Krasniqi, Hysen Ibrahimi.

Ky numer mbyllet me vështrime dhe urime për revistën Malësia, nga kryeredaktorët e disa revistave të njohura shkencore, nga drejtuesit e institucioneve universitare, akademike dhe shkencore, si dhe nga intelektualë të tjerë të njohur të shkencës e kulturës shqiptare, sikurse janë: prof. univ. dr. Ardian Kyçyku, bashkëthemelues dhe bashkëdrejtues i revistës europiane Haemues, gjithashtu Rektor i Universitetit Rumun të Shkencave dhe Arteve Gheorghe Cristea në Bukuresht dhe President Ekzekutiv i European Akademy of Performing Arts, Bukuresht, Rumuni; prof. dr. Valter Memisha, kryeredaktor i revistës Studime filologjike dhe drejtor i Institutit të Gjuhësisë dhe Letërsisë në Tiranë; prof. dr. Lulëzim Lajçi, kryeredaktor i revistës Gjurmime albanologjike – seria e shkencave historike, Prishtinë; prof. dr. Fatbardha Hoxha, kryeredaktore e revistës“Buletini shkencor“ dhe drejtore e Insititutit të Studimeve Albanologjike të Universitetit të Shkodrës Luigj Gurakuqi; prof. dr. Simë Gjon Dobreci, kryeredaktor i revistës Buzuku, Ulqin; z. Anton Marku, ideator dhe themelues i revistës Dielli Demokristian, Vjenë; prof. dr. Anton Nikë Berisha, Universiteti i Kalabrisë; prof. dr. Lush Culaj, Instituti Albanologjik, Prishtinë; prof. asoc. dr. Muharrem Jakupi, Universiteti Aleksandër Moisiu, Durrës.
Redaksinë e revistës e përbëjnë një numer i njohur i intelektualsh nga rajonet e ndryshme shqiptare dhe më gjerë ballkanike dhe europiane: Ruzhdi Ushaku, Gjovalin Shkurtaj, Shpresa Hoxha, Zeqirja Neziri, Zef Mirdita, Matteo Mandala, Rusana Bejleri, Emil Lafe, Emine Bakalli, Simë Gjon Dobreci, Tomor Osmani, Shefkije Islamaj, Riza Rexha, Shaban Sinani, David Kalaj. Themelues dhe kryeredaktor i revistës është Nikë Gashaj.

Revista Malësia