Deputetët shqiptare në Parlamentin malazez Vasel Sinishtaj dhe Genci Nimanbegu, dorëzuan sot Kuvendit të Malit të Zi iniciativën për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për organizimin territorial e që ka të bëje me mundësinë e formimit të Komunës së plotë të Tuzit – Malësisë si dhe studimin/elaboratin mbi arsyetushmerinë për realizimin e kësaj ideje.
Kryetari i klubit shqiptar Genc Nimanbegu ka theksuar se që në shkurt nga kryeministri Luksic dhe nënkryetari i qeverisë, Dusko Markovic kanë marrë premtime konkrete se edhe ata konsiderojnë se Tuzi i ka të gjitha kapacitetet për komunë të plotë por duke respektuar procedurat ligjore.
“Ne në këtë rast kemi respektuar procedurën ligjore, por kjo nuk do të thotë se do të jetë e vetmja armë që përdorim që Malësia – Tuzi , të jetë komunë në vete”, ka theksuar ai. Nimanbegu mohoi se fjala është për ndonjë shantazh politik në pra të zgjedhjeve parlamentare dhe shtoi se kësaj herë shpreson se DPS do të mbajnë premtimet dhe do të jetësojnë nënshkrimet/marrëveshjet e shumta që janë bërë në këto dhjetë vitet e fundit.
Deputeti Vasel Sinishtaj ka theksuar se pret që Kuvendi me kohë ta dorëzoj iniciativën në Qeveri, gjegjësisht ministrisë për punë të brendshme. Ai po ashtu shtoi se pret nga Qeveria të mos përdorin praksën e vjetër të gjendjes se arsyeve të ndryshme si ajo e afërsisë me Podgoricën, mungesa e kuadrove, kapaciteteve ekonomike e fiskale për vetëqeverisje dhe arsye të ngjashme.
Elaboratin për formimin e Komunës së Malësisë e ka punuar Nikollë Sinishtaj i cili sqaron se projekt buxheti i Komunës së plotë për vitin e ardhshëm arrin në shifrën 2.2 milion euro.
“Ne nuk kërkojmë kurrfarë dhurate nga Qeveria, por kërkojmë të respektohet Kushtetuta, Ligjet dhe konventat ndërkombëtare të cilat i ka nënshkruar Mali i Zi. Në studim elaboratin kam theksuar të gjitha ligjet dhe konventat të cilat shteti i Malit të Zi nuk i ka respektuar me çka Malësisë me vite nuk i jepet Komuna e plotë”, tha Sinishtaj.
Ai më tej sqaron se banorët e Malësisë vetëm kërkojnë barazi me qytetarët e komunave tjera të cilat ekonomikisht janë më të dobëta se sa Malësia por megjithatë me dekada e kanë statusin e Komunës së plotë.
“Qeveria arsyetohet me mungesën e kapaciteteve fiskale, po në të njëjtën kohë 13 komuna në Mal të Zi kanë kapacitete më të dobëta se Malësia, e të cilat mbijetojnë dhe asnjërës deri me tani nuk ju ndërpre statusi i Komunës. Pra kemi të bëjmë me vullnetin politik dhe asgjë më shumë”, shtoi Sinishtaj. /Malesia.Org/





04/08/2012 at 18:19
Mund ta dij kush eshte ky Nikolle Sinishtaj qe punoj elaboratin ? dmth ky eshte nbje elaborat i rij dhe elbaorati te cilen e punoj fdi dhe Angjellko Gojcaj nuk pati vlere dhe nuk u dorzua?
05/08/2012 at 01:35
Realist, ka edhe te tjere qe mund te bejne punet edhe me mire se Angjellku, Malesia ka shume te rinj te afte e shume mire qe edhe te tjeret po inkuadrohen. Punimi i pare i Angjellkut eshte kene i mbushur me rrena e me shifra te pasakta.e mire kane ba qe e kane shutirat.
05/08/2012 at 09:25
olimpiada, une thjesht vetem pyeta kush eshte ky Sinishtaj pasi qe nuk po e njoh, nuk thash ndonje gje tjeter. Sa i perket elaboratit qe e punoj i afti i fdi Angjellku , jam shum ne dijeni se nuk ka oas asnje vlere per ata nuk eshte nenshkruar nga partit shqiptare dhe as nga ish perberja e Komunes Tuzit. Duket paskan pas drejt qe se kan nenshkrua elaboratin, pasi qe fdi e ndrroi elaboratin qe kishin punuar me pare edhe pse per elaboratin e pare beshin shum shpifje e rrena per mos nenshkrim te ketij elaborati e keta gjoja u krenoshin me ate lloj elbaorati dhe thoshin se skapas te punuar ndonjehere elaborat me te mire dhe se ate e ka punuar keshilletari i tyre apo doktori i shkencave juridike Angjellku. Por tash ate elaborat te marrin e te lan ne zyret e Atdheut na bashkon shkatrrimtareve dhe percarsve me te mdhej te popudhit shqiptar.
06/08/2012 at 13:31
Nikolle Sinishtaj eshte ekonomist i njohur nga Malesia e me gjere . Eshte i angazhuar nga Iniciativa qytetare – Vasel Sinishtaj q
08/08/2012 at 03:23
ky elaborat me pelqen se i perfshin tegjitha trojet e malsis dhe ashtu duhet te jet po ti lam inatet dhe te bashkohem tegjith qe ta shtym ket proqes drejt jetsimit te ti e jo te mbesin ne leter si shum gjera tjera pershendetje
10/08/2012 at 19:50
Perse cilet aj diskutim vec para xgijedhvet e kur i xgjedhim ater lupihen si qeni kur i fitojn votimet.Mos i xgjedhni se prap kan mena rrejt