Ejllo Berishaj, koordinatori i ri i shoqatave në diasporë

Shoqatat-shqiptare-shbaNjoftim nga shoqatat shqiptare në diasporë (SHBA), me origjinë nga trojet shqiptare në Mal të Zi:

New York 17 Prill 2015

Ditën e premte shoqatat tona zhvilluan takimin e radhës për te bashkërenduar veprimtarit tona të përbashkëta. Në këtë takim murrën pjesë zt. Ejllo Berishaj, shoqata Malësi e Madhe New York, zt. Ismet Kurti shoqata Ana e Malit, New York, zt Tome Shkreli, Fondacioni Dom Simon Filipaj, New York dhe kryetari i porsazgjedhur i Fondacionit Plave Guci zt Alex Selimaj, New York.

Takimin e koordinoj dhe udhëhoqi koordinatori i shoqatave zt Esad Gjonbalaj .

Në këtë takim u shqyrtua çështje të interesit të ndërsjellët dhe u analizua bashkëpunimi i jone i përbashkët. Ne këtë takim u vlerësua lart bashkëpunimi vëllazëror ne mes te shoqatave tona dhe njëkohësisht dhe duke u bazuar ne Rregulloren e Bashkëpunimit shoqatat tona zgjodhën koordinatorin e Ri te shoqatave për 6 mujorin e ardheshëm. Koordinatori i Ri i shoqatave do te jetë një aktivist i dalluar i komunitetit tonë dhe kryetar aktual i shoqatës Malësi e Madhe New York zt. Ejllo Berishaj.

Te gjitha shoqatat një zëri shprehen falënderim dhe mirënjohje për koordinatorin e gjertanishëm zt.Esad Gjonbalaj i cili për këtë periudhe 17 mujore të konsolidimit të bashkëpunimit të aktiviteteve tona të përbashkëta beri një pune të shkëlqyer në bashkimin dhe unifikimin e shoqatave tona në SHBA. Shoqata tona i janë mirënjohës zt Gjonbalaj dhe shprehin falënderim dhe respekt për punën e tije të pa lodhesheme në të mirë të komunitetit . Shoqatat tona në New York këtë vit dhe bazuar në pajtimet e ma herësheme do mbajnë aktivitete të përbashkëta ku do fillojmë me Piknikun Pranveror 2015, qe sipas te gjitha gjasave do te jetë me datën 25Maj 2015 ne FDR State Park New Yrork .

Shoqatat tona analizuan edhe ca çështje për bashkëveprimet e ma tutjeshme në aspektin kombëtar dhe koordinimin sa ma të mirë në mënyrë që të jemi sa ma unik dhe të jemi zë i fuqishëm i vendlindjes në SHBA.

Esad Gjonbalaj