Ekipi nga Malësia për të dytën here me rallë nxënë vendin e dytë

rafting malesiaMe datën 21 maj në kuadër të manifestimit të njohtur ,,Trofeu i Ditës së Pavarësisë,, e që organizohet e mbahet në qytetin e Kotorit edhe këtë vit priti garuesit më të mire në lundrim nga krejt Mali i Zi.

Si vitin e kaluar poashtu edhe këtë vit ekipi nga Malësia i perbërë nga Lukë camaj, Albert Dedvukaj, Robert Dedvukaj, Tomi Lucgjonaj, Kolë Camaj dhe Anton Dedvukaj në këto gara në mesin e 12 ekipeve nxunë vendin e dytë.

Pas tri orë garash,sa u deshtë që të shkohet në finale ekipi nga Malësia tregoi jo vetëm vullnet të mire e zgjuerësi në vozitjen e lundrës por edhe krenari e dëshmi se sportistët dhe garuesit e Malësisë mund të kapen në çdo sport me moshatarët e vetë jo nga Mali i Zip or edhe krejt rajoni.

rafting-lundrimOrganizatorit dhe publikut të shumtë paten çka ti tregonin këta djelmosha të cilët, siç shprehën marrin pjesë për tu shoqëruar dhe argëtuar,por edhe për të dëshmuar se Malësia është bazë dhe oazë e secilit sport dhe se në këto gara këmbëngulën ti ngrisin zërin vendit nga vijnë.

-Jam kënaqur vitin e kaluar, por këtë vit ndoshta edhe më shumë sepse ekipi që perfaqëson Malësinë jo se nxuni vendin e dytë por se më së miri dëshmoi vullnetin e mire për ti treguar publikut të shumtë se jemi malësor dhe se vijmë nga një vend që meriton të respektohet dhe ti jepet vendi i duhur në secilën garë shprehet Lukë Camaj.

-Kësaj ralle të kishim pasur më shumë fat ndoshta kemi mundur edhe më shumë, por prapseprap jam i kënaqur me vendin e dytë dhe me shokët që kam në ekip theksoi pos tjerash Albert Dedvukaj.

-Nuk kemi ushtrua për këto gara se ndoshta do ta nxenim edhe vendin e pare, thekoi Robert Dedvukaj duke shtuar se është kënaqur shumë jo për vendin e dytë,sa për ti dëshmuar publikut se kush jem,nga vijmë dhe kënd perfaqësojmë, pra mendoj se ngritëm kështu emrin e Malësisë në këto gara.

-Për mua ishte kënaqësi e veçantë të jem pjestar i këti ekipi i cili dëshmoi se me pakë më shumë ushtrime mund të nxanë vendin e pare e ndoshta vitin që vjenë do të ndollin kjo deklaroi Tomi Lucgjonaj.

Perfaqësuesit më të rinj të ekipit të Malësisë Kolë Camaj dhe Anton Dedvukaj, u shprehën se çastet e kaluara në Kotor për ta janë të paharrueshme sepse kështu siç shprehën kalojnë një ditë të kendshme me një shoqërim të jashtëzakonshëm dhe me gara poashtu interesante që ne dëshirojmë ti përjetojmë dhe të dëshmojmë se çdo here mundemi edhe më shumë edhe pse kemi një moshë të re dhe se do të këmbëngulim që vitin që vjenë me shokët tanë më të vjetër më në fund Malesia të pozicionohet në vendin e pare.

Sido qoftë ky ekip dëshmoi se Malësia e ka dhe duhet ta ketë vendin e merituar kudo që mere pjesë e cilat do gara qofshin ato dhe se patjetër këtyre djelmoshave dhe këti ekipi duhet kushtuar vemendje më të madhe nga shkaku se edhe në këto gara i ruajtën emrin dhe imazhin Malësisë. Të përkujtojmë këtu se vendi i pare i takoi ekipit nga Kollashini ,kurse vendi i tretë atij të nikoqirit Kotorit.

Marash Dedvukaj