Ekspozita e Fotografive në fotokonkursin “Bukuritë natyrore të Malësisë”

1531650_681933245194405_4256915387598756168_nMë 5 qershor 2014 në QKI “ Malësia” në Tuz me rastin e 5 qershorit ditës ndërkombëtare të mbrojtjes së mjedisit u organizua ekspozita e fotografive të zgjedhura në fotokonkursin “Bukuritë natyrore të Malësisë”. Organizator të këtij evenimenti ishin shoqata “Trofta” si dhe QKI “Malësia” . Në këtë konkurs janë paraqitur 22 autor nga Malësia me gjithësejit 162 fotografi.

Nga 162 fotografit e paraqitura u zgjodhën 40 fotografi për këtë ekspozitë, kurse 3 nga ato i kanë vlerësuar si më të bukurat.

Për përzgjedhjen e fotografive më të mira për këtë ekspozitë dhe tri më të dalluarat ishte caktuar juria profesioniste e përbërë nga Shtjefën Ivezaj, kryetar i jurisë, fotografi i parë nga Malësia dhe mjeshtër i këtij profesioni. Ndërsa antar të juries ishin Luka Boshkoviq fotograf profesional dhe Besim Hakramaj fotograf dhe disajner.

Fitues i çmimit të parë ishte Shtjefën Lucaj me fotografinë “Fshati Delaj dhe kanioni i Lumit Cem”.

Çmimi i dytë i tokoi Vinko Prenkoçaj me fotografinë “Barka në Liqenin e Shkodrës”

Çmimi i tretë Vedad Dresheviq me fotografinë “Ujvara”.

Albert Camaj

 

1531650_681933245194405_4256915387598756168_n10353652_681933238527739_4381121150268857863_n

10306476_681933135194416_6688124062344952390_n

1907345_681933611861035_3004391149790332415_n10356728_681933188527744_51262388773494529_n 10418150_681933148527748_8506568875817067632_n10440098_681933165194413_1612157855330359885_n 10449904_681933541861042_4923082401079612748_n