Esenca e historisë shqiptare në këndvështrimin e një shqiptaro-amerikani

 

(Vlerësime kritike rreth librit të ri: “Copëza historie kombëtare”
New York, 2012, f. 314, të autorit Gjon Frani Ivezaj)

Klajd Kapinova

Historia e popullit të vogël shqiptar, gjatë shekujve ka kaluar tallaze të mëdha luftrash për mbijetesë përballë synimeve grabiqare pushtuese, në të cilën, kanë lindur burrat e shquar të kombit, që bënë emër shumë të mirë, duke dhënë gjithçka të shtrenjtë për të mirën e Atdheut dhe ndër shekujt që vijnë do të mbetën ndera dhe krenaria jonë.

Qëllimi i librit “Copëza historie kombëtare” të studiuesit Gjon Frani Ivezaj, sipas autorit, ka qenë pikërisht zbardhja sa të jetë e mundur nën dritën e fakteve historike të disa nga figurat kryesore të Malësisë, ngjarjet e rëndësishme, që mbetën të shënuar me gërma të arta në analet e historisë kombëtare.

Vepra, hapet me një parathënie të shkruar nga Dr. Gjon Kodra, i cili, vlerëson: “Në lëmë të kërkimeve shkencore historike mund të vërehen librat e rinj nga autorë, që me punë këmbëngulëse e pa zhurmë, arrijnë të na japin veshtrime të reja të temave që ato rrokin me mendjen dhe pendën e palodhur…

Studiuesi Ivezaj i takon njerëzve, që punojnë në heshtje plot pasion dhe këmbëngulje. Si bir kreshnik i trevave të pushkës, besës, bujarisë, urtësisë, atdhedashurisë Prof. Gjon Fran Ivezaj, është i etur për të nxjerrë në dritë të fshehtat e shekujve, duke u marrë në mënyrë intensive me kërkime shkencore në lëmin e historisë së Malësisë.” (f.7)

314 faqet e librit, me copëza shënimesh historike kombëtare, përfshijnë 15 tema të ndryshme, që e përbëjnë gjithë volumin e botimit në fjalë. Me endje, mund të kundrohet trajtimi historik i epokës së ndritur të ilirëve tanë ndër shekuj, duke përshkruar ngjarjet kulmore kryesore, që kanë lënë gjurmë të thella historike asokohe.

Më pas vjen një punim kushtuar heroit legjendar Gjergj Gjon Kastriotit, si kryetrimi i Arbërisë, tashmë i njohur në të gjithë botën si Mbrojtës i Krishtërimit dhe civilizimit europian nga barbarët e Perandorisë Otomane.

Nëna e jonë e shtrenjtë Shqipëria, ka qenë tokë e begatë, ku kanë dalë trima të pendës dhe pushkës, klerikë katolikë dhe personalitete të shquara, që kanë dhënë shumë për Atdheun gjatë shekujve. I tillë është humanisti franceskan At Frank Bardhi, i cili, mbetet padyshim një ndër mendjet më të ndritura të kombit ndër shekuj, të cilin autori e ka përshkruar me objektivitet dhe fakte historike.

Si për të treguar, se koha nxjerrë në skenën historike figura të pendës, historiani Ivezaj, jep në dimensionin kohor real figurën e klerikut e atdhetarit të shquar Poetit Kombëtar At Gjergj Fishtës, që ende sot respektohet dhe nderohet nga të gjithë shqiptarët në trojet etnike e diasporë.

Relikët e Ulqinit, kanë qenë një temë e preferuar gjithnjë për studiuesin skrupoloz shqiptaro-amerikan, sepse aty është identiteti iliro-arbëror i popullit tonë.

Me modesti ai ka nxjerrë me prova historike pikërisht lashtësinë e qytetit bregdetar, gjurmët e civilizimit, të cilët, nisin mijëra vjet para epokës së lindjes së Krishtit.

Smajl Martini Ivezaj i Grudës, si një Princ i maleve kreshnike, përbën padyshim një ngjarje të shënuar për popullin tonë dhe në veçanti për trevën e Malësisë. Patrioti i shquar, bëri gjithçka për lirinë e vendit të vet nga hordhitë turke shumëshekullore dhe ushtrive sllave serbo-malaziase, të cilët, kërkonin të gllabëronin trevat tona, duke shfrytëzuar konjukturat e kohës pjesë të trojeve tona.

E Malësia historike, nxorri gjithnjë bijtë e vet më të mirë, që i dolën zot vatanit me pushkë dhe gjoksin hapur ballë për ballë, në betejat e përgjakshme, duke dhënë jetën për Atdheun.

Tashmë kushdo e di historinë e lavdishme të fatosit të lirisë dhe ngritjes së flamurit në maje të Deçiqit. Historia e ngjarjes fillon me një emër të madh për popullin dhe Malësinë në veçanti. Ai është heroi sypatrembur Dedë Gjon Luli, që sëbashku me malësorët e tjerë luftuan me armë në dorë, kundër ushtrisë mizore turke. Ato kishin misionin fisnik për të valëvituar mes shkrepave kreshnike flamurin e Gjergj Gjon Kastriotit, të larë ndër shekuj me gjak trimash.

Në këtë mënyrë, historiani Ivezaj, ka shkruar jo vetëm për figurën e Dedës si luftëtar i pamposhtur, por edhe për cilësitë e mira plot tradita tipike shqiptare, që kanë pasur e kanë ende sot shtëpitë e malësorëve tanë ndër shekuj, si njerëz trima, të besës, burrërisë, ruajtjes së zakoneve të lashta iliro-arbërore.

Por në histori gjithashtu ruhet edhe lavdia e trimit të pamposhtur Zef Prel Ivezaj, që me stoicizëm arriti të përballonte në trup katër herë plagët e marrë në luftë më armikun turk. Për këto merita heroike, malësori trim, është vlerësuar qysh në fillim të shekullit XX me medalje të arta nderi, të cilat ruhen brez mbas brezi në familjen me tradita Ivezaj nga stërnipat dhe vetë autori Gjon Frani Ivezaj, i cili, i ka botuar në libër për herë të parë.

Në libër, me mjeshtëri dhe stil tërheqës, janë trajtuar gjithashtu disa nga figurat e njohura të Malësisë, sikurse janë: Pretash Zeka Ulaj (trim kreshnik e i pamposhtur i Kojës së Kuqit), Gjelosh Frangu Gjelaj, Baca Nikë Gjokaj, Baca Kurti Gjokaj i Grudës, Mat Hasani Ivezaj i Grudës, Gjeto Coku, Kapiten Gjelosh Luli, At Anton Luli S.J. (si dëshmitar i gjallë i persekutimit të klerit katolik në Shqipëri nga rregjimi ateist 1944-1990).

Një vend të mirë i ka dhënë historiani përshkrimit historik të figurës patriotike të Prek Calit, një malësor trim e i vendosur për të mbrojtur të pacënuar kufijtë etnikë të trojeve amtare etj.

Libri i ri, që këto ditë mbërriti në New York dhe Detroit, u botua nën kujdesin e Shtëpisë Botuese presitigjioze “Camaj-Pipaj”, e cila ka veprimtarinë e vet në qytetin e Shkodrës dhe drejtohet nga pedagogu i Universitetit “Luigj Gurakuqi” Prof. Hasan Leka.

Vepra, është shtypur në Shtypshkronjën “Volaj” në Shkodër, nën përkujdesin profesional të disanjerit dhe krijuesit të kopertinës shumëkuptimplote mjeshtërit Martin Ndoja.

Dy fjalë për studiuesin

Gjon Frani Ivezaj (1953), ka lindur më në Këshevë të Grudës të Malësisë së Madhe. Ai është i biri i Fran Zefit, një familje shumë e njohur në Malësi për bujari, trimëri, fisnikëri tipike shqiptare brez mbas brezi. Prej kësaj dere kanë dalë shumë burra të njohur, trima të fjalës dhe besës, pushkës dhe bujarisë, mikpritjes dhe urtësisë. Gjyshi i tij Zef Prel Marashi, ishte shpata e përgjakshme kundër armiqve. Ai kishte marrë pjesë në ngritjen e flamurit kombëtar kuq e zi, në Istikamin e Deçiqit, si luftëtarë në kalanë e Rozafatit të Shkodrës në vitin 1907 në krah të Dedë Nikë Bajraktari të Grudës. Ai për këto shërbime në nderim të atdheut, është vlerësuar dhe nderuar me medalje të arta, të cilat ruhen nga trashigimtarët e familjes. Pra, nipat dhe stërnipat e Smajl Martinit të Grudës, Tringës së Smajlit e të tjerë më radhë janë ndera dhe krenaria shembullore e Malësisë dhe derës Ivezaj. Autori, qysh në fëmijëri ka pas një pasion të zjarrtë për historinë e vendit dhe më gjërë, duke mbaruar njeri mbas tjetrit shkollën fillore (Arzë), të mesme dhe të lartë. Ai e fillon shkollën e mesme në Ulqin dhe e mbaroi me sukses në Klinë të Kosovës. Studimet e para universitare i bëri në Fakultetin Filozofik në Prishtinë dhe më pas vijon në Shkup, ku dhe diplomohet në vitin 1979-1980. Në moshë të re fillon të merret me shkrime dhe hulumtime historike. Historia, është pasioni i tij i përhershëm. Me kureshtje prej studiuesi të palodhur, ai ka hulumtuar në arkivat e shteteve të Europës dhe sidomos në: Athinë, Romë, Vjenë, Raguzë, Dubrovnik, duke qenë i interesuar shumë për njohjen më të thellë të periudhës së Ilirisë dhe para saj. Ka shkruar shumë artikuj në disa organe të shtypit, që janë botuar në trojet etnike shqiptare dhe Amerikë. Tematika e tij e preferuar ka qenë dhe mbetet historia dhe traditat e shquara të malësorëve dhe Malësisë gjatë shekujve.

 

Abonohu tek RSS Feeds të ketij komenti në këtë artikull

6 Përgjigje

  1. Cfare kombi a ky shqiptaro-amerikan?
    Thaftu krahi po ju pse edhe me ane te bastardimit te gjuhes po mundoheni me na asimulua krejt !

  2. Pse ” studjuesi” sipas gazetarit Kapinova, nuk shkruan asnje fjale per Sokol Bacin, mbasi edhe ky eshte Ivezaj?
    Kjo qe shkruan ky doorman ne kete liber nuk ashte histori, por levdata per pagesen qe ka marre me krijua heroj perkrye natet. Te kete tyrp, cfare dinjitetit tregon.
    Ky e ka per detyre me sjelle fakte te cilat hjedhin poshte argumentet e deritashme rreth ngritjes se flamurit ne Bratile. Perndryshe rrenat nuk pijne uje, zoti Ivezaj! Un ju porosis te lexoni librin, e te shihni histori rrenash, pa fakte, pa dokumenta vec prollime te tij per ta njeh si studjues, demek.

  3. Historiani po kush nga ata burra sipas tejet po krijohet patriot perkrye natet?

  4. Dakordohem me ” KRESHNIK-un “.Se ketu kurrkush nuk po behet heroj per krye natet. Per jeten dhe veprimtarine e Smajl Martinit, te djemve te tije e sidomos vajzes se tije ; kreshnikes se Malesise ; Tringe Smajles kemi ndegjua pothuaj te gjithe ne Malesi , edhe ma gjane..Per ta egzistojne shkrime te shueta , por mjerishte jo sa kane merituar…Gjitheashtu ne superlativ flitet edhe per fetyrat e Dede Nike Martinit. e Zef Martinit . Po te bejshin kosovaret, si bajne disa malesore ,sot ne sdo tu kendonim as : Azem Bejtes ,Shoto Galices ,Isa Boletinit , Bajram Curritmandje as bac Adem Jasharit … Keta tipa nuk u lan eshtrat rahat atyre qe ne mburrei me ta si Malesore , Na mburremi me kryengritjen e !911. Ecila i pararin pamvaresise se Shqiperise… Ne jemi krenare se te paret vendosem BESELIDHJEN , dhe ndaluam, hakemarrjen … Me vone Vendosem per mosperdorimin e armeve ne raste pergezimi , me cka ruhen shume jete, posacerishte te rinjeve..Ne kemi bere shume ,Na i din Kosova , dhe mbare Shqiperija…Dhe te flasish keq per te lartepermendurit apo Dede Gjon Lulin apo nane Terezen ,eshte marri ,tyrp . Po deshte me e be vehen idiot me shume armiq vazhdo fole dhe shkruaj kundra atyre me te cilet krenohemi …

  5. As ti kreshnik as ti Muse nuk e kini lexuar librin,prandej po ju shkon menja te Smjal Martini. Smajli ka krijua histori vete edhe familja e tij e askush nuk ia mohon. Kritika ime drejtohet ne tjeter adrese, por lexoni librin njihere ,ater flasim!

  6. “një familje shumë e njohur në Malësi për bujari, trimëri, fisnikëri tipike shqiptare brez mbas brezi” – te gjith ne mendojm se rjedhim prej kesi familje…sot shkruan history cdo kush..vetem nje gje dije se shqiptaret nuk jane popull por komb unik.

Lini një Përgjigje