Portali MALESIA.ORG

Maturantët – Miqësia dhe dashuria
Shkruan Kristjan Gj. Dukaj (Maj 2013)

Dashuria e pyeti Miqësinë: Përse ekziston ti kur jam unë?

“Për të mbushur me buzëqeshje, aty ku ti le lot” tha Miqësia

Për ta është kënduar shumë, është shkruar shumë. Poezitë më të bukura pikërisht janë shkruar për ta. Këngët më të bukura u janë kushtuar pikërisht atyre. E kam fjalën për maturantet, për shoqërinë e vjetër, siç do ta quajnë ata mbas disa viteve. Çdo gjë në jetë ka fundin e vetë, edhe maturantët e këtij viti do të festojnë maturën e tyre të hënën me 20 qershor të vitit 2013.

Si çdo vit, edhe këtë herë ndarja nga shoqëria dhe nga bankat shkollore me të vërtetë ishte një gjë shumë e vështirë. Ketë gjë më së miri e dëshmuan edhe maturantët e Gjimnazit “25 Maji” në Tuz, të cilët ditën e premte, respektivisht ditën e fundit të tyre në këtë shkollë e lëshuan më shumë mall, lot dhe përqafime pafund. Është thënë kaherë që shoqëria është si ajri, e nevojshme për frymarrje por e pamjaftueshme për jetë. Të ndahesh nga shokët dhe shoqet me të cilët ke kaluar kohën më të bukur të rinisë është shumë vështirë, këtë e them edhe unë si maturant i kësaj shkolle, ku ndarja nga shoqëria ime është një gjë e vështirë për mua dhe për momentin mjaft e pa kapshme.

Ditët e kaluara me shoqëri janë të paharrueshme dhe të papërsëritura. Janë ato momente të cilat do mbesin në zemrat tona përgjithmonë, sepse mbas shkollës së mesme të gjithë kanë planet dhe dëshirat e veta për një jetë sa më të mirë. Por ajo që është me rëndësi tek secili prej nesh, është se kujtimet do të jenë aty gjithmonë, do të jenë aty fotografitë të cilat do të na kujtojnë ditët e lumtura së bashku. Të gjithë kemi një dëshirë të vetme, që të bashkohemi edhe në të ardhmen si dikur, të jemi ashtu të lumtur dhe të buzëqeshur duke kujtuar ditët shkollore që sot me aq mall po i lemë pas. Të hënën ishte defileu i maturantëve nëpër qendër të Tuzit (Malësia e Madhe), i cili u përcoll nga një i madh i banorëve të cilët me duartrokitjet e tyre përshëndetën maturantët duke u dëshiruar një jetë të lumtur dhe duke u dëshiruar fat në jetë. Gjithashtu mbas defileut, të gjithë së bashku ishin për të festuar mbrëmjen e tyre së bashku deri në orët e vona të mëngjesit.

Për mua ,ky artikull ka një rëndësi të madhe, sepse e shkruaj për gjeneratën time, për shoqërinë time të cilët më kanë mbushur me plot lumturi këto katër vite. Mua nuk më mbetet asgjë tjetër, vetëm që të gjithë maturantëve tu uroj një jetë të mirë, me plotë fat dhe lumturi si dhe një mbrëmje të paharrueshme të cilën do ta festojmë së bashku.

Akademia evropiane e muzikës – Mundësi e konkurimit studentët nga Mali Zi
Akademia evropiane verore e muzikës – viti i dytë

Koha për konkurrim

Nga 14 deri më 24 korrik 2013, në Prishtinë, do te mbahet për herë të dytë Akademia evropiane verore e muzikës . Në këtë Akademi mund të marinë pjesë studentët nga Kosova, rajoni dhe vendet tjera të Evropës.

Studentët nga Kosova dhe vende të tjera, për herë të dytë, do të kenë mundësinë e veçantë që të marrinë pjesë në mësimet e udhëhequra nga profesorët me famë nga vende të Evropës. Po ashtu, studentët do të kenë rastin të takohen edhe me kolegët e tyre nga vendet të ndryshme evropiane. Studentët sivjet do të kenë mundësi mësimi në lëndët e pianos, violinë-çellos, klarinetit, flautës, kitarës dhe këndimit. Mësimet do të zhvillohen nga tre profesor nga Kosova dhe dhjetë të tjerë që vijnë nga Çekia, Gjermania, Austria, Luksemburgu, Serbia dhe Hungaria.

Kjo ngjarje, mbase më e madhja e këtij lloji në Evropën Jug-lindore, organizohet nga ambasadat e Çekisë, Gjermanisë, Austrisë, Hungarisë, Luksemburgut, Zyrës së BE-së, EULEX-in, UNDP-në,, si dhe institucionet e Kosovës: Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Ministrisë së Diasporës, Ministrisë së Integrimit Evropian, Zyra Administrative në veri të Mitrovicës, Komuna e Prishtinës. Pallati I Rinisë, Filharminia e Kosovës dhe  Teatri Kombëtar i Kosovës. I gjithë projekti do të realizohet nga “MUTE Fondation”, një OJQ e specializuar për muzikë dhe teatër.

“Suksesi i vjetshëm dhe përvoja e fituar e më shumë se 60 studentëve nga Kosova, Maqedonia, Shqipëria dhe Mbretëria e Bashkuar është një bazë e mirë për Akademinë e sivjetme. Gjatë kohës sa mbahet Akademia, ne do të dëshironim që ta bëjmë Prishtinën Kryeqytetin e muzikës klasike për tërë rajonin. Ne besojmë se gjatë kësaj kohe shumë evropian që jetojnë Kosovë dhe në shtetet e rajonit do të tubohen në Prishtinë”, thotë autori i këtij projekti ambasadori i Republikës së Çekisë Jiri Dolezel.

Përfaqësuesi i veçantë i Bashkimit Evropian Samuel Zbogar, nën patronatin e të cilit mbahet kjo Akademi shton: “Prishtina gjatë verës mbushet me frymë evropiane, duke ardhur shumë mërgimtar tek familjet e tyre, si dhe ardhja e shumë studentëve nga universitete të tjera nga e gjithë Evropa. Ne, duam që ta bëjmë këtë qytet të ngrohtë, që tashmë është me plotë entuziazëm rinor dhe me skena të pranishme artistike, që do të jetë edhe më i ngrohtë me ndjenjën e muzikës klasike”.

Drejtori Artistik që njëherësh është edhe profesor i pianos Jaromir Klepac, që vjen nga Çekia, shpjegon arsyen e angazhimit të tij në këtë projekt, për dy vjet rresht: “Shtetet e sapo formuara, siç është Kosova, si prioritetet duhet të kenë rritjen e kapaciteteve arsimore dhe ato artistike. Për këtë arsye, përmes këtij projekti, ne po sjellim në Kosovë profesorët e nivelit më të lartë nga shkolla të ndryshme të muzikës së vendeve të Bashkimit Evropian, që t’u mbajnë master klasat bashkë me kolegët e tyre nga Kosova. Njëkohësisht, falë Akademisë, shumë studentë nga vende të tjera evropiane do të vijnë në Kosovë të mësojnë, të shoqërohen dhe të këmbejnë përvojat e tyre”.

Flaka Goranci është njëra nga studentet që vjet shkëlqeu në akademinë e vjetme, kështu e shpjegon përvojën e saj: “Unë e di se Akademia evropiane verore e muzikës  është ngjarja më e rëndësishme arsimore dhe artistike, për muzikën klasike, që është organizuar ndonjë herë në Kosovë. Pjesëmarrja e vjetme, për mua dhe kolegët e mi, ishte një përvojë e çmueshme. Në një ngjarje të këtillë ju mund të mësoni, dëgjoni dhe të takoni shumë miq. Takimi im me profesorin e pianos Desar Sulejmanin dhe sopranon Caroline Merz ishte vendimtar për karrierën time. Ata më ndihmuan të përfitojë profesionalisht, në veçanti në vokalin e këngës gjermane dhe të stileve të ndërlidhura me te. Kjo është një lëmi e rëndësishme në kulturën e tashme të muzikës klasike në botë, që fatkeqësisht nuk ushtrohet pothuajse fare në shkollat tona të muzikës. Mund të them se fal master klas-ve nga viti i shkuar unë jam vendosur në Vienë për t’u specializuar në vokalin e këngës gjermane”.

Presidentja e Fondacionit “MUTE”, Florie Bajoku përkujton se të gjitha informacionet studentët e interesuar, për të konkurruar, për pjesëmarrje në Akademinë verore evropiane të muzikës si: master klas-ët, mentorët dhe kushtet e pjesëmarrjes mund të gjenden në faqen e internetit http://www.musicacademy-ks.com/. Studentët mund të konkurrojnë përmes internetit. Pjesëmarrja e studentëve nga Kosova, Serbia, Maqedonia, Mali i Zi dhe Shqipëria është falas. Ndërsa, për të gjithë studentët që nuk janë shtetas të Kosovës fjetja është siguruar nga organizatori, pa para, në konviktet e Universitetit të Prishtinës. Sipas asaj: “Konkurrimi mund të bëhet që tash deri në ditën e fundit, që është më 15 qershor 2013”.

U mbajt “Karvani i miqësisë 2013” në Cem të Trieshit – Tamarë
Nën organizimin e bashkësisë lokale dy gusht, Fondacionit “Guci”, OJQ „Grin Montains”, “Euro për Guci” ,”Zing” dhe KU të Tuzit, në Cem të Trieshit, në kufirin në mes Malit të Zi dhe Shqipërisë, për të gjashtën herë me radhë u mbajtë Manifestimi “Karvani i miqësisë 2013”, i cili ka për qellim promovimin e ides për hapjen e kalimit kufitarë në Tamare si dhe hapjen e rrugës Guci – Vermoshë – Tamare – Dinoshë – Tuz.

Të pranishmëve ju Drejtuan Kryetari i KU të Tuzit Frano Lulgjuraj , si dhe Zavëndës Ministri i Ministrisë së Punëve të Mbrendshme të Malit të Zi, për çështje kufitare, Milan Paunovic.

Takimi me miqtë nga Tuzi dhe atyre nga Shqipëria dhe nga zonat që gravitojnë në drejtim të kësaj rrugë u zhvillua tek shtepija e Ujkajve, në mes të kufirit të ardhshem Grabom-Cemi i Trieshit. Siç njoftojnë ata ashtu edhe siç kishin premtuar më parë, kanë hapur 350 metra rrugë shtesë në anën e Malit të Zi, dhe asfaltimin e sajë deri tek pika kufitare.

Në cilësinë e shtëpijakut Kryetari i KU të Tuzit Frano Lulgjuraj, përshëndeti musafirtë nga MZ, Ndihmës minsitrat e Punëve të Brëndshme Abid Crnovrshanin si dhe Millan Paunoviq, Ushtruesin e detyrës së drejtorit të direkcionit për Komunikacion Ervin Adroviq, sekratarin për kulturë të Kryeqytetit Hamza Koçan, si dhe Kryetarin e Komunës së Plavës Orhman Shahmanoviq.

Ju dëshirojë, mirsëardhje në këtë pikë të kalimit kufitar pa kufij, ku do të jetë edhe ndërtesa e përbashkët e Malit të Zi dhe Shqipërisë. Ku njerëzit pa probleme do të udhëtojnë nga Gucija përmes Shqipërisë në Tuz, Podgoricë dhe bregdet. Ky është takimi i gjashtë për këtë rast. Më parë këndej kanë shkuar karvanët me kuajt e ngarkuar me ushqim, ku këndej kanë kaluar gjumin e natës e ku poashtu në këto vende ka pasur edhe mullinj, ndërsa tani së shpejti brenda një viti e gjysem këndej do të lëvizin automobila luksoze.

Ndihmës Ministri i Punëve të brëndshme të Malit të Zi, për çështje kufitare, Milan Paunoviq, informoi pjesëmarrësit se të dielën e kaluar në Podgoricë është zhvilluar takimi me përfaqësuesit e Bashkimit Europian dhe të Ministrive të Punëve të Jashtme dhe të Brendshme të Malit të Zi dhe Shqipërisë. Ai tha se u ra dakord që programi nderkufitar në mes dy vendeve të investojnë një pjesë të fondeve për ndërtimin e kësaj pjese të rrugës.

Shqipëria planifikon që deri në fund të këtij viti ose më së shumti deri në mars të vitit të ardhshëm që plotësisht të përfundojë rindërtimin e rrugës nga kufiri i Hanit të Hotit deri në Tamare, me një gjatësi prej 27 km. Gjithashtu, nga Tamarja deri tek kalimi kufitar Grncar-Vermosh, janë punuar dokumentet planifikuese për pjesën prej 29 km. Eshte shpallur tenderi për Kompanin ndertuese dhe shpresojë që së shpejti do ja fillojnë punën. Për palën tonë, gjëja më e rëndësishme është se ne kemi rënë dakord që përmes Pogramit kufitar IPA, kjo pjesë e rrugës ku jemi sot, me një gjatësi prej 2.7 kilometra, me vlerë prej 1.1 milion eurosh, të rindërtohet me standarde të BE.

Në këtë vend ku tani ndodhemi do të ndërtohet pika kufitare e përbashkët, ku do të bëhet zbatimi i procedurave të kalimit të cilat do i bëjnë te dy shtetet në një vend, siç është bërë në kufirin e përbashkët Sukobinë-Ulqin-Shkodër. Rruga është e rekonstruar në gjatësi nga 5.5 km nga Gucija deri tek kalimi kufitar. Unë pres që në vitin e ardhshëm do të mud të rrugojmë nga Podgorica në Guci deklaroi Milan Paunoviq.

Albert Camaj

Rrugëtimi nëpër mjegull i shqiptarëve në Malësi
Shqiptarët në rrjedhën historike më tepër ishin të sunduar sesa që ishin sundues. Të ballafaquar me sundues të ndryshëm, vazhdimisht ishin në procesin e asimilimit të substancës kombëtare. Prandaj, sot ka serb, malazez, maqedon, boshnjakë, turq, grekë etj. me rrënjë shqiptare por rrallë dhe gati asnjëherë nuk kemi rast që të kemi të kundërtën. Për fat të keq kjo dukuri vazhdon edhe në ditët e sotme, sidomos në trojet shqiptare në Mal të Zi.

Procesi i asimilimit është në fazën përfundimtare në trevat shqiptare në Rozhajë, Plavë e Guci dhe Tivar, e që këto treva, jo shumë kohë më parë ishin të populluara me shumicë mbi 90% shqiptare.

Fatkeqësisht, ky nuk është fundi, tashmë duket se radhën e ka Malësia e Madhe, e cila veç ka hyrë në procesin e asimilimit dhe me shpejtësi të madhe kjo dukuri po ia gërryen rrënjët e sajë.

Malësia e Madhe vërtet ka një të kaluar të ndritur, me të cilën gjeneratat e sotme krenohen. Parashtrohet pyetja se a kemi pse të krenohemi me të tashmen, dhe a do të krenohet kush në të ardhmen dhe me gjeneratat e sotme?  Pra, nëse kjo tendencë vazhdon me këtë ritëm, a thua do të ketë kush apo me çka të krenohet?

Shqiptarët e Malësisë sot gjinden në një situatë komplekse, me probleme të shumta politike e ekonomike të cilat po shkaktojnë dobësimin dhe rrallimin e “bimës” kombëtarë. Situatë e cila nuk filloj sot, por shumë kohë më parë e cila është në vazhdimësi.

Ndërgjegjja kombëtare në mesin e shqiptarëve këtu është në nivel të ulët dhe dita ditës po zbehët më shumë. Kështu, tkurrja dhe mungesa, e ne shumicën e rasteve mohimi i ndërgjegjes kombëtare po rezulton me shkallën dalluese të humbjes së imunitetit ndaj asimilimit.

Që nga fillim shekulli XX por edhe më herët e deri sot në Mal të Zi, sllavët me aparaturën e tyre ushqyen përbuzje dhe urrejtje ndaj shqiptarëve. Sundues i cili urrente të sunduarit, ku reflektimi i urrejtjes së sunduesit ishte më i madh sesa e kundërta dhe si i tillë ishte dhe është ne përpjesëtim të zhdrejtë!

Duke qenë në numër të vogël, të shtypur, diskriminuar, pa fuqi dhe pa përkrahje para së gjithash nga shteti amë, edhe vet shqiptarët u frustruan duke vënë si barrë dimensionin e frikës e cila kalojë në “bindje”; se të jesh shqiptarë, të flasësh gjuhën shqipe, të duash flamurin shqiptarë, pra të jesh vetvetja, është diçka e keqe, diçka nga e cila nuk përfiton por humbë. Aty dhe qëndron fillimi i dobësimit të ndërgjegjes kombëtare, mohimit të vetvetes.

Përderisa shteti i Malit të Zi identifikohet dhe është tashmë i dallueshëm në qarqe evropiane si një shteti demokratik e qytetarë, duke vendos maskë fallco para Bashkimit Evropian dhe duke proklamuar atë si një bashkim kombesh/shtetesh (ku kufijtë dhe dallimet nuk ekzistojnë), tenton që shqiptarët ti konvertoj në “kozmopolit” duke i zhveshur përfundimisht ata nga çdo element nacional, kurse vet gjithmonë, duke ruajtur nacionalizmin e tyre të theksuar në përmasa tejet radikale në krahasim me ne, pra me nacionalizëm sllav.

Për dobësimin/përkeqësimin e ndjenjës kombëtare, si një formë mjaft efikase për asimilimin më të lehtë të shqiptarëve, pushtetet e kaluara në Jugosllavi, e që vazhdon edhe sot, kanë përdorur metoda të ndryshme, përsëris, metoda që edhe te vet shqiptarët të krijojnë bindje/frikë e që krejt kjo ka kaluar në frustrim, se të jesh shqiptarë do të thotë të dallohesh nga të tjerët, por në kuptimin negativ.

Shtimi i prapashtesës VIĆ (VIQ) mbiemrave shqiptar ishte një metodë e fillimit të asimilimit më të lehtë (e hyrjes në qef malazezëve!). Edhe përkundër lehtësimit të procedurave të përmirësimit të emrit/mbiemrit dhe mundësisë së shkruarjes së tyre në gjuhën shqipe në dokumente zyrtare, shqiptarët ende mbajnë prapashtesën VIĆ në mbiemër.

Nëse emri dhe mbiemri tingëllojnë shqip dhe të shkruara në gjuhën shqipe, në shikim të parë është një vetëdeklarim i asaj që je, gjë e cila shpesh zgjon antipatinë e një punonjësi (sllav) në një zyre, institucion apo shërbim publik (shkollë, spital, polici etj) ndaj një shqiptari i cili kërkon kryerjen e ndonjë shërbimi apo procedure si e drejtë e çdo qytetari. Nga vet fakti që kombësia e tij të jetë e theksuar, ai shpesh mund të diskriminohet në forma të ndryshme. Nëse jo më shumë, atij në vend se të i bëhet një lehtësim, do të përballet me të kundërtën. Prandaj shqiptarët edhe mund të zgjedhin që etnia e tyre të mos bie në sy.

Mbiemri i sllavizuar është një hap drejt boshnjakëzimit të shqiptarëve të besimit islam (një faktor që veç ekziston në Malësi) si dhe sllavizmi i shqiptarëve të besimit katolik.

Edhe sot, te pjesë e madhe e shqiptarëve ne Malësi dhe në treva tjera shqiptare, mbiemrat e sllavizuar janë aktual dhe me ta si të tillë edhe identifikohen. Shkallë kjo qe i ka tejkaluar format e “turpit” individual fisnorë dhe atij kolektiv. Ku aspak nuk është “turp” ti prezantohesh dikujt dhe të identifikohesh si Ivezić, Dedvuković, Ljuljanović, Ljuljdjurović, Berišić, Ujkić, Pepić, Camović, Đonović, Gilić, Đoković. E gjithë kjo kërkon sqarim, ndoshta edhe diçka më tepër kërkon ngritje të zërit dhe mosdegjueshmëri qytetare ndaj kësaj dukuri. Fillimisht, ndoshta do të ishte mirë që këtë vazhdimësi të fillit asimilues nder shqiptarë ta ndërprejnë intelektualët tonë. Ti identifikojmë ata, dhe fillimisht, tu kërkojmë atyre që të kthehen në rrënjë!

Shkollimi është një tjetër faktor i cili është në disfavorin e shqiptarëve. Programi mësimor në shkollat fillore dhe të mesme nuk është adekuat dhe nuk përmbushë kërkesat që nxënësit shqiptarë duhet ti mësojnë, sidomos në historinë kombëtare. Përderisa në nivelin lartë universitarë studentët shqiptarë në Mal të Zi kanë vetëm një mundësi të studimit në gjuhen shqipe, atë të mësuesisë.

Studentët shqiptarë për të studiuar në gjuhën shqipe janë të detyruar të studiojnë në Shqipëri, Kosovë apo Maqedoni, por ka shumë nga ata që nuk kanë mundësi financiare për një gjë të tillë.

Një pjesë tjetër zgjedhin të studiojnë në gjuhën sllave, dhe jo në gjuhën shqipe, duke shpresuar se pas përfundimit të studimeve do ta kenë më të lehtë të punësohen.

Një tjetër dukuri e cila ekziston në përgjithësi në Mal të Zi, e sidomos për shqiptarët, është punësimi në bazë të librezës partiake. Jo rrallë, si parakusht, aplikuesit për një punë, sqarojnë se si (direkt apo indirekt) udhëzohen që së parit të anëtarësohen në partinë në pushtet.

Nga mungesa e ndërgjegjes apo dhe nga situata e vështirë ekonomike këta njerëz harrojnë faktin se bëhen mall për shitje.

Si rezultat i gjendjes së mjerueshme politiko-ekonomike, e theksuar sidomos në trevat ku shqiptarët janë shumicë, emigrimi për dekada të tëra ishte në nivel tepër shqetësues. Shqiptarët nën presion dhe të diskriminuar, por gjithmonë të lehtësuar të emigrojnë, lëshuan trojet e veta më shumë se çdo popull tjetër në Ballkan. Është fakt se 2/3 e shqiptarëve nga Malësia jetojnë në SHBA.

Në anën tjetër shpërngulja e organizuar e boshnjakëve nga viset veriore të Malit të Zi, në Dhe të Zi (Karabushko Pole), që sot numërojnë rreth 3000 banorë, numër i cili rritet nga viti në vit, shtron pyetjen pse pikërisht në Malësi?

Emigrimi i shqiptarëve dhe vendosja e boshnjakëve në Malësi, është një plan i ndërrimit të strukturës demografike të popullsisë e unë do të shtoja, ndryshim të etnisë. Plan ky i cili  po realizohet gradualisht por me sukses.

Malësia e cila ishte gati 100 për qind e populluar nga shqiptarë autokton, tashmë gati është balancuar me jo-shqiptarët.

Pa qit këtu në harresë edhe martesat në mes shqiptarëve dhe këtyre ardhacakëve që vetëm shtojnë dhe përshpejtojnë asimilimin.

Se sa të pranuar dhe të barabartë janë shqiptarët dhe simbolet e tona kombëtare nga ana e shtetit malazez shumë mirë e dëshmon edhe “Ligjit mbi Rendin dhe Qetësinë Publike” i cili sanksionon përdorimin e simboleve tona kombëtare me gjobë në të holla deri në 5000 apo burgim (personi juridik do të dënohet me 2.500 deri në 5000 euro, kurse për personat fizik gjoba do të ishte 100 deri në 500 euro apo 30 ditë burgim).

Se Flamuri ynë kombëtare konsiderohet si ndonjë armë e rrezikshme u dëshmua edhe në aksionin famëkeq të 9 shtatorit të 2006, kur me rastin e bastisjeve policia sekuestroi flamujt shqiptarë si material dëshmues për “terrorizëm”.

Një nder të drejtat themelore të qytetarëve është e drejta për vetëqeverisje lokale. Një tjetër e drejtë e cila i është shkurtuar shqiptarëve. Shqiptarët e Malësisë shpesh herë u përdorën për tregti politike të këtij pushteti, por edhe të subjekteve politike shqiptare. Ky pushtet para çdo zgjedhje ka premtuar Komunën e Malësisë me qendër në Tuz. Kanë kaluar shumë marrëveshje e nënshkrime por çdo herë kanë përfunduar për të ja nisë me një premtim tjetër.

Tashmë lindi një premtim i radhës, duke u mbështetur në “Ligjin për organizimin territorial”, komuna duhet kaluar përmes një referendumi konsultativ. Një metodë tjetër për zvarritjen e kësaj çështje. Një referendum i cili edhe nëse dëshira e qytetarëve kalon, do të varej nga dëshira e pushtetit, i cili qartë se nuk dëshiron një komunë ku shumica (së paku për momentin) është e populluar nga shqiptarë autoktonë.

Popujt e sunduar, të cilët jetojnë jashtë shtetit amë apo nuk kanë shtet amë, përballen me asimilimin. Shqiptarët vërtet kanë shtetin amë, i cili ka detyrë morale por edhe ligjore të i ndihmojnë dhe mbrojnë. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë në Nenin 8, Pika 1 (Republika e Shqipërisë mbron të drejtat kombëtare të popullit shqiptar që jeton jashtë kufijve të saj.), edhe garanton mbrojtjen e shqiptarëve jashtë kufirit politik të saj.

Çka bëri Shqipëria zyrtare në këtë drejtim? Nuk bëri asgjë!

Për Kosovën, shtetin tjetër shqiptarë as mos të flasim. Atë disi po mundohemi me e arsyetuar për faktin se shteti i Kosovës ende është në procesin e formimit. Por, Shqipëria zyrtare dhe diplomacia e sajë, mund të mësojnë nga Serbia, që diplomacia e sajë po bën të pamundurën për mbrojtjen e serbeve brenda shtetit të Kosovës. Po ashtu, edhe nga Mali i Zi i cili kushtëzon Kosovën për shkëmbimin e misioneve diplomatike me njohjen e një bashkësie etnike malazeze e cila jeton në Kosovë, për të cilën kërkon ta njohin me atribute të kombësisë në kushtetutë.  Të mësojnë nga veprimi i shtetit grek, se si veprojnë ndaj pakicës “greke” (shqiptarë të greqizuar) në jug të Shqipërisë, ose nga shteti serb i cili në qytetin e Fierit investon në hapjen e shkollës serbe për disa familje serbe!

Kemi dëgjuar nga zyrtarë shqiptarë që për ndihmën e tyre fillimisht duhet të jemi kompakt në kërkesat tona. Vërtet duhet të ishte ashtu, por shqiptarët në Malësi janë në gjendje aq të mjerueshme, sa që edhe për një fillim të tillë është e domosdoshme ndihma e shtetit amë, e atyre që e kanë për detyrë, se pari  morale e mbi të gjitha kushtetuese.

Subjektet e shumta politike shqiptare në këto troje e kanë humb çdo kuptim. Ato më shumë shërbejnë për tregti dhe dekor… Në fund të fundit ato vetëm pasqyrojnë gjendjen e shqiptarëve këtu.

Jemi në një fazë kritike e cila pa ndihmën e shtetit amë dhe ndërkombëtarizimit të kërkesave tona do të humbët edhe ata pak që ka mbet dhe ne do mbesim në mjegullnajën e rrugëtimeve tona!

R. Ivezaj

Forca i beson PDS-së (DPS)
Megjithëse disa parti nacionale shqiptare kohët e fundit thanë se ata janë të pakënaqur me mënyrën se si Partia Demokratike e Socialistëve, nuk respekton premtimet e dhëna të cilat janë nënshkruar në krijimin e shumicës qeveritare , kështu që nuk përjashtohet mundësia që nga kjo qeveri të dalin edhe ndonjë parti e pakicave, kjo gjë, siç qëndrojnë gjërat tani, nuk do të ndodhë, shkruan gazeta “Dnevne Novine”.

Deputeti Genci Nimanbegu (Forca e Re Demokratike) në një intervistë për gazetën e përditshme ka thënë që beson se marrëveshja do të zbatohet, pasi që për ketë ka diskutuar me Drejtorin Politik të DPS-së Tarzan Millosheviq.

“DPS i ka hetuar pakënaqësinë tonë dhe këto do të ndryshojnë. Unë nuk shoh asnjë qëllim që ata të justifikohen”, deklaroi Nimanbegu.

Ai thotë që problemi nuk është vetëm se nuk janë bërë ndryshimet kadrovike të cilat u takojnë sipas marrëveshjes së nënshkruar, por gjithashtu janë të pakënaqur edhe me realizimin e marrëveshjes lidhur me qellimet programore në objektivat e programit të punës.

Albert Camaj

Kur bënë dasëm malësori – ndizet vendi !
Beqir SINA, New York

Mbi 800 veta në dasëmën e Dedvukajt – stërnipit të kryetrimit DedGjoLulit

NEW YORK CITY : Në Detroit dhe New York, ku jetojnë edhe pjesa më e madhe e komunitetit shqiptarë, atyre që kan emigruar nga Malësia në Amerikë, dasëmat e malësorve bëhen madhështore. Dasëma më e vogël tregojnë shqiptarët e Amerikës, e malësorëve, ka të paktën 500 vetë, dhe, më e madhja mbi 1500 vetë. Kjo, është një traditë e kahershme e këtyre malësorëve, të cilët këtë gëzim e hare, në çdo mënyrë duan t’a ndajnë me të gjithë farefisin e tyre, miqt, shokët e dashamirët.

Dasëmorë nga te gjitha trojet shqiptare nuk mungojnë në këto dasëma dhe gazmende, ndërsa nuk ka dasëm malësore, pa bajrakun siç e quajn ata flamurin kuq e zi. Në çdo dasëm në ballë të saj – qëndron flamuri Kuqezi dhe ai Amerikan, të cilin e mbajnë dy djelmosha veshur me kostume popullore të kësaj treve. Pastaj hynë çifti i ri i shoqëruar nga çifitet e reja të veshura bukur dhe plot shije, mes këngëve e valleve dhe fëmijëve të luleve.

Një miku im në këtë dasëm, më tha : “Nese jeni të interesuar të mësoni më shumë rreth dasëmave te malësorve, për të parë një festë martesë të vërtetë, ashtu siç mund të keni dëgjuar, urojë që t’ju bie rasti të jeni i ftuar në një mundësi të tillë të mrekullueshme, si kjo e dasëmës, së djalit të Kolë Mirit, dasëm tipike e malësoreve.”

Dasëma – Malësore, nisë qysh nga zbukurimi me simbolet kombëtare të shtëpisë, pritjen nga të zotët e dasëmës, prej tek porta, gostitjen sipas zakoneve, e rite të tjera ku çdo gjë është shqiptare. Festa martesore vazhdon me ceremoninë fetare, e cila mbahet në ambjentet e Kishës, në Altar, aty ku bëhet bekimi dhe kurorëzimi i çiftit. Natyrisht, që çdo gjë kulmon në mbrëmje zakonisht, duke e ndezur më në fund lokalin – ku mbahet dasëma . Të zotët e dasëmës janë ata që do të bëjnë, me respektin që tregojnë, ndaj çdo mysafiri, tavolinë më tavolinë, të kalosh çastet më miqësore dhe më të gëzuar të jetës suaj.

Çka pa dyshim do t’ju lë një kujtim të çmuar, për ju dhe të gjithë mysafirët e kësaj dasëme. Guzhina dhe menuja janë të zgjedhura sipas traditës, ku nuk mungon mishi i pjekur në hell, mezeja e bollshme dhe rakija e bërë vetë. Këngë e valle popullore të kësaj treve, ku dallohen këngët kushtuar heronjëve dhe ato të kreshnikëve të këtyre anëve, ose ngjarjeve të rëndësishme kombëtare, të gjitha së bashku plotësojnë ambjentin e hareshëm, gazmor e festues të kësaj feste martesore, dasëmen mbresalënse.

Mirëpo, ngaqë çdo dasëm shqiptare, sidomos këto që bëhen këtu në diasporë, ka edhe të veçantën e saj – e vogël apo e madhe qoftë ajo, nga Veriu, Shqipëria e Meseme apo Jugu, janë dasëma tradicionale shqiptare, që të kënaqin zemrën.

Kurse, Dasëma e Dedevukajve, lidhet edhe më atë të tragjedisë së 11 shtatorit 2001, ngjarje, e cila kjo tashmë, është kthyer në shpresë dhe frymëzim për brezat e tjerë, mbasi 11 Shtatori 2001, është bërë simbol i bashkimit, dinjitetit dhe krenarisë, së çdo qytetari në SHBA.

Djali i Marash Kolë Mirit, Simon Dedevukaj – stërnipi i kryetrimit DedëGjoLulit, i cili udhëhoqi kryegritjet e para për pavarësinë e Shqipërisë, është një nga tre heronjët shqiptarë që vdiqën më 11 shtator 2001.

Ai, vdiq në moshën 26 vjeçare, duke u bër një prej viktimave të sulmit terrorist,12 vjet më parë, teksa po punonte në katin e 95- të, të Kullës veriore në Qëndrën Ndërkombëtare të Tregëtisë , tragjedisë, ku humbën jetën afro 3 mijë njerëz të pafajshëm. Në ndërkohë, që të shtunën familja Dedvukaj, në New York, pas atij kumti – 12 vjet më pasë, pati një gëzim të madh – martoi me një dasëm të madhe, djalin e tyre – Kolë (Calin) Dedëvukajn .

Vatë Marashi Dedvukaj, në emër të babës së dhëndrrit Marash Kolë Mirit Dedvukaj me vëllëzër e familjen e gjerë iu drejtua mysafirëve të shumtë, me një ftesë ku thuhej se, pjesmarrja e çdo njerit prej tyre në dasëmën e djalit të tyre, u a shtonte atyre gëzimin familjarë, dhe ua rritëte nderën si thonë malësorët. Në ftesën e tyre, ata për këtë dasëm, thonin se :” Kemi nder dhe kënaqësin të veçantë që në emën të Familjes së Kolë Mirit, t’ju ftojmë të merrni pjesë në martesën e djalit tonë Kolë(Calit), i cili me këtë rast fillon jetë të re bashkëshortore, me zonjushën Valbona. E bija, e të nderuemit Zef Marash Kolës Sinishtaj(Malësi)”

Dasëma e madhe e Dedvukajve, nisi simbas zakonit të tyre fetarë, të cilit çifti i mrekullueshëm i përket, atij Katolik ” Kunora dhe Mesha e Shejtë”, të cilat, u celebruan në mesdrekë, të shtunën më 11 Maj 2013, në orën 2:00 – PM (pasdite) në Kishën Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës”, nga i përndershmi Dom Viktor Dedaj

Ndërsa ceremonia e dasëmës filloi në orën 7:00 PM (në mbrëmje) në lokalin e njohur për dasëma e gazmende të shqiptarëve në këtë qytet, “Eastwood Manor” në Eastchesters Bronx – New York, me një bekim të ushqimit dhe lutjes fetare nga i përndershmi Dom Nikolin Pergjini. Grupi muzikor me këngëtarët e njohur nga Malësia, Liria Dedvukaj dhe Lek Dedvukaj e bënë edhe më të hareshme dhe më të gëzueshme këtë dasëm karateristike e Malësorëve në Amerikë.

Kënga e re Aleksander Gjelaj (video)
Këngëtari nga Malësia, Aleksander Gjelaj, ka realizuar video-klipin për këngen e tij më të re e titulluar “Simpatike”.

Shqipëria eliminohet nga Eurovizioni
Kënga “Identitet” nga Adrian Lulgjuraj dhe Bledar Sejko nuk ka arritur që të kualifikojë Shqipërinë në finalen e madhe të Eurovision Song Contest që po mbahet në Malmo të Suedisë.

Nata e dytë gjysmëfinale e Eurosongut u mbajt në një atmosferë të jashtëzakonshme në Malmo të Suedisë, ku të pranishëm në impiant ishin edhe shumë bashkëatdhetarë tanë të cilët i dhanë përkrahje ekipit shqiptar.

Shqipëria në këtë mbrëmje performoi e 14-ta, ku Bledar Sejko dhe Adrian Lulgjuraj performuan këngën e zhanrit rock, “Identitet”.

Përkundër performancës mjaft inspiruese të tyre, Adriani dhe Bledari nuk arritën që të grumbullojnë numrin e mjaftueshëm të votave nga evropianët dhe juria për t’u kualifikuar në finalen e madhe të së shtunës.

Në finale pas gjysmëfinales së dytë janë kualifikuar Hungaria, Azerbaixhani, Gjeorgjia, Romania, Norvegjia, Armenia, Islanda, Finlanda, Malta dhe Greqia.

Kështu, përpos Greqisë dhe Rumanisë, të gjitha vendet tjera pas dy netëve gjysmëfinale kanë dështuar që të kualifikohen në finalen e të shtunës, duke e bërë Eurosongun e këtij viti një debakël për muzikën ballkanike.

Vitin e kaluar ishte Rona Nishliu ajo që zuri vendin e pestë dhe që shënoi suksesin më të madh në histori të kësaj gare për Shqipërinë, por këtë vit ndryshoi sistemi dhe kështu Shqipëria përkundër suksesit patjetër është dashur që të përballet në gjysmëfinale me mundësinë e eliminimit e cila edhe ndodhi. /Telegrafi/

Sonte Shqipëria në Eurovizion

Në Malmo të Suedisë do të zhvillohet këtë mbrëmje gjysmëfinalja e dytë e festivalit të muzikes Europiane “Eurovision Song Contest”, në të cilin do të marrë pjesë edhe Shqipëria.

Adrian Lulgjuraj dhe Bledar Seiko jane dy përfaqesuesit e vendit tonë, të cilët do të interpretojnë sot në ‘Malmo Arena’, për të fituar një vend në finale.

Nga Shqiperia nuk mund te votohet, por te gjithe ata qe ndodhen jashte territoreve te saj mund te kontribuojne me voten e tyre per dyshen e kengetareve, pasi 50% e votes varet nga publiku.

Kenga e tyre e rrymes muzikore rock “Identitet” do te interpretohet teresisht ne shqip dhe eshte nje prej 33 kengeve nga vende te ndryshme te Evropes qe jane paraqitur kete vit.

Nese Lulgjuraj dhe Sejko do te jene nder 20 pjesemarresit e kualifikuar, ata pritet te marrin pjese ne finalen e madhe, e cila do te zhvillohet ne qytetin suedez ne daten 18 maj dhe pritet te ndiqet live nga miliona shikues ne mbare Evropen.

Mbahet mbledhja e Kuvendit të KU të Tuzit
Në mbledhjen e sotme, të njëzetën me radhë të Kuvendit të KU të Tuzit, u diskutua për dy pika të parapara me rendin e ditës. Pika e parë kishte të bëjë me informatën mbi aktivitetet e deritashme që janë realizuar në rregullimin e shtratit të lumit Urrelë, kurse e dyta mbi propozim vendimin  për plan programin zhvillimor të KU të Tuzit për vitin 2013.

Në fillim u paraqit një informate  cila përshkroi punimet deritashme në lumin Urrelë, e me të cilat krejt opozita nuk ishte e mendimit se është  punuar aq sa edhe njoftoi pushteti . Pra të gjithë këshilltarët opozitar theksuan se dhe përkundër dëshirës së mirë që është dashtë të punohet  në lumin Urrelë, është punuar shumë pak.

Kryetari i Komunës njoftoi se sipas informatave që disponon ai , deri më tani  janë pastruar afro 1000 metra, konstatim me të cilin nuk u pajtuan këshilltarët opozitar, e posaçërisht këshilltari Gjergj Camaj (ASH), i cili theksoi se  më shumë janë shpenzuar në derivate se sa në punën e pastrimit të Urrelës.

Kryetari i komunës theksoi se problemi i Urrelës është i të gjithëve dhe se duhet  të gjithë të japin kontribut, për çgjë u sjell një vendim së bashku me opozitën që të bashkohen  kryetarët e klubeve të këshilltarëve edhe së bashku me kryetarin e komunës dhe të parlamentit të hartojnë një  plan projekt i cili edhe përfundimisht do ti jepte  rregullimin  kësaj çështje kaq të  ndjeshme. Për Pikëm e dytë të rendit të ditës nuk u diskutua aq shumë nga se opozita  u deklarua se , as që duhet të debatohet për këtë pikë nga fakti se është tejet e ndjeshme  dhe se  votimi për të duhet të jet i kujdesshëm, sepse , siç u shprehën, kjo  ka të bëjë edhe me terirotin e KU , e që Podgorica, sipas tyre, dëshiron  të uzurpojë disa teritore  që i përkasin KU të Tuzit.

Për këtë pikë të rendit të ditës nuk u votua nga shkaku se këshilltarët e opozitës braktisën sallën e Kuvendit e  nga ana tjetër pushtetit i mungoi kuorumi që të deklarohet për  këtë pikë të rendit të ditës. /RTCG/ – /MALESIA.ORG/

Skandaloze: Imami i flet anglisht Xhaferit (Video)
Arben Imami, ministër i Mbrojtjes i Shqipërisë, i është drejtuar në gjuhën angleze homologut të tij shqiptar nga Maqedonia Talat Xhaferri (ministër i Mbrojtjes i Maqedonisë).

Siç transmeton A1 Report, ministri Imami ka bërë një skandal të tillë, duke pasur përballë një ministër shqiptar të mbrojtjes të Maqedonisë. Por, përgjigja dhe fjalimi i ministrit nga Shkupi, Talat Xhaferi ka qenë në gjuhën shqipe.

Vetë ministri Xhaferi ka folur në gjuhën shqipe, edhe pse pjesë e delegacionit të tij ishin ambasadori maqedonas dhe stafi gati i tërë i përbërë nga maqedonas.

Imami ka preferuar t’i thotë në anglisht mbështetjen që Shqipëria i jep Maqedonisë për integrimin e saj në NATO, ndërkohë që ministri Xhaferri duke i thënë “Faleminderit” në shqip gjithë fjalën e tij e mbajti po në gjuhën amë. Një pjesë e përfaqësuesve të mediave dhe opozitës kanë kritikuar dhe ironizuar këtë veprim të ministrit Imami.

Vetë ministri Xhaferri në një prononcim për TV A1 REPORT vlerësoi takimin miqësor dhe nuk donte t’i kushtonte shumë rëndësi këtij takimi. Ndërkohë që jashtë kamerave shtoi se : Kjo nuk do të thotë që unë nuk di të flas në anglisht”. /TVA1/ – /MALESIA.ORG/