Fillon ndërtimi i rrugës Deçan – Plavë

rruga-decan-plaveKanë nisur punimet për ndërtimin e rrugës Deçan – Plavë, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri i vendit Hashim Thaçi. Me këtë rast, ai ka thënë se ndërtimi i kësaj rruge është ëndërr e kahmotshme e banorëve të asaj ane, duke shtuar se është edhe një premtim i Misionit të Ri. “Sapo u ktheva nga Deçani ku hapëm punimet për rrugën Deçan – Plavë, një ëndërr e kahmotshme e banorëve të kësaj treve që do të nxjerrë nga izolimi bashkatdhetarët tanë të Plavës dhe Gucisë. Me bërjën e kësaj rruge fillon edhe një faqe e re të zhvillimit ekonomik të Kosovës dhe shfrytëzimit të potencialit të jashtzakonshëm turistik të Alpeve Shqiptare, duke plotësuar edhe një premtim të Misionit të Ri – programit tonë për krijimin e vendeve të reja të punës”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Fondi Plavë e Guci e përshëndeti këtë nismë

“Për shqiptarët e Plavës dhe Gucisë fillimi i ndërtimit të kësaj rruge ka rëndësi jetike dhe përbën proritet mbi prioritete. I jemi mirënjohës Qeverisë së Kosovës e cila më në fund vuri në jetë premtimet e shumta që I pat bërë Plavës e Gucisë për realizimin e këtij projekti. Shqiptarët që jetojnë në Plavë dhe Guci, por edhe ata kudo që ndodhen i ka gëzuar pamasë ky lajm. Ata shpresojnë dhe besojnë në finalizimin e këtij projekti madhor dhe shumë të rëndësishëm për gjallërimin dhe zhvillimin e kësaj treve shqiptare”, shkruan në kumtesën e Fondit Plavë e Guci.

“Le të jetë ky projekt një shpërblim dhe mirënjohje për kontributin e pakursyer, që kanë dhënë Plava dhe Gucia për çeshtjën kombëtare gjatë gjithë periudhave të historisë.
Fondacioni Plavë-Guci me seli në SHBA-së ka pasur kontakte të vazhdueshme me zyrtarët më të lartë të shtetit të Kosovës dhe e ka ngritur çeshtjën e ndertimit te rrugës të lartëpërmendur. Pas premtiveve të vazhdueshme sot po korrim realizimin e premtimeve dhe kjo rugë,rrugë e shpresës, po fillon të ndërtohet”, përfundon kumtesa. /MALESIA.ORG/