Forca formon këshillin komunal për Krajë dhe Tivar

Forca e re demokratike me datë 12.09.2012 formoi këshillin komunal për Krajë dhe Tivar me ç rast hapi edhe zyren e saj në Ostros.

Në Kuvendin themelues të këshillit komunal përveç delegatëve dhe kryesisë së zgjedhur, morrën pjesë edhe kryetari i Forcës dhe njëkohësisht Kryetar i Komuës Nazif Cungu, deputeti i Forcës Genci Nimanbegu, Nënkryetari Xhaudet Cakuli si dhe funksionerë të tjerë të partisë.

Në këtë Kuvend si anëtarë të Kryesisë u zgjodhën:Ilirijan Koliqi, Blerim Ramusha, Teuta Gjeçbritaj, Artan Çobi, dhe Muharrem Kanaqi ndërsa për kryetar të Këshillit Komunal u zgjodh Ilirijan Koliqi dhe për nënkryetar Blerim Ramusha.

Forca në programin e fushëveprmit të saj për Kraje ka theksuar disa pika të rëndësishme për zhvillim e mëtejshëme të

 

këtij rajoni, siç janë Ruajtja e identitetit kombëtar dhe vlerave të trashigimisë kulturore dhe historike, Përdorimi i lirë i gjuhës shqipe dhe simbolit kombëtar në administratën lokale ne pjeset ku dominon popullata me shumicë shqiptare, Bashkëpunimi me diasporën dhe angazhimi për krijimin e kushteve për investime kapitale në vendlindje, Furnizimi i territorit të Krajës me ujë të pishëm, Mbrojtja e pronës dhe territoreve shqiptare te rrezikuara dhe të okupuara siç janë: Kisha në maje të Rumisë dhe disa ujdhesa në Liqenin e Shkodrës, Futja e zonave atraktive të Krajës në ofertat turistike të OT Ulqinit si zonë e turizmit malor dhe të atrakcioneve te ndryshme turistike, karakteristikë për këtë rajon, Hapja e klasës në gjuhën shqipe në Tivar si dhe shume ceshtje te tjera per te cilat Forca do te ngreje zerin per banoret e kesaj komune.

Pas kuvendit themelues u organizua edhe nje koktej i rastit në Restaurantin Teuta në Ostros.