Forca nuk e përkrah propozim ligjin për shpronësim

Genci NimanbeguDeputeti i Forcës së Re Demokratike Genci Nimanbegu, ka deklaruar  se kjo parti  nuk i përkrah ndryshimet e ligjit për shpronësim, njofton portali Ul-Info.

Me këtë propozim ligji parasheh që Qeveria e Malit të Zi mund ta marr pronën private edhe para pagesës së dëmshpërblimit.

Kryetari i Kuvendin malazez Ranko Krivokapic ditë më parë kritikoi këtë propozim, duke thënë se ligje të tilla ekzistonin në kohën e Stalinit.

Mirëpo deputeti tjetër shqiptar, Nik Gjeloshaj nga Alternativa Shqiptare, në gazetën Vijesti, të 22 prillit, pati deklaruar se e përkrahë këtë propozim ligj të Qeverisë. /MALESIA.ORG/