Foto Konkurs – Bukurit natyrore të Malësisë

Liqeni i Shkodres
Foto: Bernard Hasanaj

QKI ”MALËSIA” TUZ – SHPS ”TROFTA” TUZ

Shpall FOTO KONKURS

TEMA: BUKURIT NATYRORE TË MALËSISË 

Pjesëmarrësit në konkurs të kenë parasysh bukuritë natyrore, detajet e njohura, veçoritë që karakterizojnë pjesët e Malësisë.

KONKURSI ËSHTË I HAPUR PREJ, 15.04 deri 15.05.2014.

Autorët, fotografit e veta mund ti dërgojnë në formë digjitale, në CD, në formatin JPG në adresën QIK „MALËSIA“, TUZ pn-81206 me dedikim për FOTO KONKURSIN ose në e-mail: troftakonkurs@hotmail.com. Krahas fotografive autorët duhet shënuar emrin dhe mbiemrin, adresën dhe numrin e telefonit. Çdo foto duhet emëruar.
Autorët mund të kenë më së shumti 10 (dhjetë) fotografi.
Çdo fotografi e arritur mbetet në fondin e QKI „MALËSIA“ për ekspozitë, publikim në sajt ose fb profil si dhe publikime të ngjashme.

Përzgjedhja e fotografive më të mira bëhet nga juria. Vendimi i jurisë është definitiv.
Fotot e përzgjedhura nga juria (rreth 30 fotografi) do të ekspozohen me 5 qershor me rastin e Ditës botërore të mbrojtjes së mjedisit jetësorë në QKI „ Malësia“ në Tuz.
Nga fotot e përzgjedhura për ekspozim, juria do të zgjedh 3 (tre) më të mirat të cilat do të shpërblehen.

Juria, përparësi do tu jap fotografive pa intervenime me fotoshop ose programe tjera.
Autorët dërgojnë vetëm fotografit e veta me përgjegjësinë morale dhe materiale.
Autorët heqin dorë nga kompensimet për publikimin e punimeve të tyre në sajt, publikime, pllakate etj.

Me dërgimin e fotografive në konkurs, autori pranon të gjitha kushtet e cekura në këtë konkurs.

Për të gjitha informacionet mund të kontaktoni numrin e tel. 069 155 137 ose 020 875 143