Genci Nimanbegu takon Ministren e Kulturës së Republikës së Shqipërisë

kksh-kumbaroKryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi, z. Genci Nimanbegu me bashkëpunëtorë, zhvilluan të hënen (27/07/2015) në Ulqin një takim pune me Ministren e Kulturës së Republikës së Shqipërisë, znj. Mirela Kumbaro.

Në takim u diskutua për bashkëpunimin institucional ndërmjet KKSH-së dhe Ministrisë së Kulturës së Republikës së Shqipërisë. Përfaqësuesit e KKSH-së kërkuan që Ministria e Kulturës të mbështesë aktivitetet e ndryshme kulturore në trevat ku jetojnë shqiptarët në Malin e Zi. Në këtë drejtim është kërkuar që edhe shqiptarët në Mal të Zi të jetë pjesë e Kalendarit të përbashkët kulturor Shqipëri – Kosovë.

Ministrja Kumbaro shprehu gatishmëri për të bashkëpunuar me KKSH-në për organizimin e veprimtarive kulturore.

KKSH dhe Ministria e Kulturës së Shqipërisë kanë rënë dakort për hartimin e Memorandumit të Bashkëpunimit ndërmjet këtyre dy institucioneve.

Shërbimi për informim i KKSH-së