Gjeloshaj kërkon krijimin e Gjykatës Themelore në Tuz

1Deputeti i Alternatives Shqiptare, Nik Gjeloshaj, ka paraqitur një amendament në Ligjin mbi Gjykatat të cilin do ta shqyrtojë Parlamenti i Malit të Zi, ku propozon krijimin e Gjykatës Themelore në Tuz. “

Kjo kërkesë vjen si nevojë që qytetarëve të Malësisë tu ofrohen shërbime lehtësuese. Krijimin e Gjykatës Themelore në Tuz do të sillte efikasitet më të lartë, përdorim të gjuhës shqipe, shpenzime më të vogla për qytetarët, do tregonte kapacitet demokratik në lehtësim dhe realizim të të drejtave të pakicave etj, me siguri se ka argumente të shumta që arsyetojnë propozimin tim”, shkruan Nik Gjeloshaj në facebook.

Ai theksoi se shumica dërmuese e qytetarëve të territorit të komunës urbane të Tuzit, gjuhën shqipe e përdorin në shërbim zyrtarë dhe se përdorimi i gjuhës shqipe në Gjykatën Themelore në Podgoricë është i mundshëm vetëm me kërkesë të palëve me sigurimin e përkthyesit.

Ai beson se në këtë mënyrë do të ndihmohen qytetarët e komunës urbane të Tuzit në aspektin ekonomik, pasi kjo do të zvogëlojë shpenzimet e udhëtimit deri në Podgoricë.

“Me zhvillim dhe decentralizim, institucionet janë më afër qytetarëve, dëshmon gatishmërinë e afrimit të qeverisë aty ku qytetarët e duan. Më këtë dëshmojmë edhe kapacitetet demokratike të shtetit në ushtrimin e të drejtave të pakicave, si dhe rritjen e besimit të ndërsjellë”, theksohet në amendamentin e Gjeloshajt. /MALESIA.ORG/
Lexoni dokumentin e plotë të përkthyer në shqip:
11a) Gjykata Themelore në Tuz – Për teritorin e Komunës Urbane të Tuzit.

SQARIM:

Duke e patur parasysh se Gjykata Themelore në Podgoricë përfshin edhe teritorin e KU Tuz dhe KU Gollubovcë, e cila ka numrin më të madh të çështjeve dhe nuk është mjaftueshëm efikas, propozoj të krijohet Gjykata Themelore në Tuz, për teritorin e KU Tuz. Përveç të lartpërmëndurave duhet të kemi parasysh se në KU Tuz shumica e madhe e qytetarëve përdorin gjuhën shqipe si gjuhë zyrtare dhe përdorimi i së njëjtës në Gjykatën Themelore në Podgoricë është neglizhuar, ku vetëm me kërkesë të palës në çështje është siguruar përkthyesi. Gjithashtu me këtë do të ndihmonim edhe ekonomikisht qytetarët e kësaj Komune Urbane duke ulur shpënzimet e udhëtimit deri në Podgoricë. Me zhvillim dhe decentralizim, institucionet i afrohën qytetarëve, tregohet gatishmëria për transferim të një pjese të pushtetit aty ku qytetarët dëshirojnë. Me këtë tregojmë edhe kapacitet demokratik në lehtësim dhe realizim të drejtave edhe të pakicave nacionale, si dhe ngritjën e besimit të ndërsjelltë në aspektin marrjës së përgjegjësive , për arsye se kemi kapacitet që në bazë të informacionit nga Qeveria nuk janë të përfaqësuar në mënyrë adekuate në organet e gjyqësorit dhe kjo është një mundësi të tregojmë me vepra, angazhimin deklarativ dhe afirmimin e të drejtave të pakicave.

Deputet
Nik Gjeloshaj

amandament nik gjeloshaj