Gjeloshaj, shefi klubit gjatë tetë muajve të ardhshëm

Nik GjeloshajDeputeti i Alternativës Shqiptare Nik Gjeloshaj, gjatë tetë muajve të ardhshëm do ta kryejë funksionin e shefit të klubit të deputetëve të Forcës, Alternativës Shqiptare, Iniciativës Qytetare Kroate dhe Partisë Liberale.

Nga ky klub njoftohet se Gjeloshaj do të jetë në krye të klubit të Partive në fjalë deri më 20 mars të vitit të ardhshëm.

Dy koalicionet shqiptare, Forca për Bashkim dhe Koalicioni Shqiptar, kur formuan klubin e deputetëve me iniciativën kroate dhe liberalët, kishin dakorduar marrëveshjen që në krye të klubit të bëhet rotacion çdo tetë muaj.

Funksionin e shefit të klubit para deputetit Gjeloshaj e ka ushtruar deputeti i Partisë Liberale, Andrija Popovic.

Rikujtojmë se të dy koalicionet shqiptare pas zgjedhjeve të fundit parlamentare kishin nënshkruar marrëveshje në përkrahje të bllokut të udhëhequr nga DPS-ja e Djukanovic-it, edhe pse DPS-ja kishte krijuar shumicën e nevojshme për formimin e qeverisë. /MALESIA.ORG/