Gjuetarët paralajmërojnë protesta, kërkojnë dorëheqjen e kryetarit të KU Tuz

protesta e mëhershme
protesta e mëhershme

Shoqata e gjuetarëve të Malësisë do të protestojnë më 31 korrik pranë ndërtesës së Komunës urbane të Tuzit, për arsye se nuk u lejohet gjuetia brenda kufijve të territorit të Komunës urbane të Tuzit.

Nënkryetari i Shoqatës së gjuetarëve të Malësisë Safet Frluçkiq ka thënë se janë të indinjuar ndaj ministrit të bujqësisë Petar Ivanovic, i cili para gjysme viti iu kishte premtuar në zgjedhjen e problemit brenda një muaji, mirëpo ai nuk ka bërë asgjë, sqaron Frluçkiq, raporton gazeta Dan.

Frluçkiq paralajmëron protestën më 31 korrik në Tuz por edhe pranë ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës më 17 gusht.

Ai tha se do të kërkojnë dorëheqjen e kryetarit të Komunës urbane të Tuzit Abedin Axhaviqit, shpërbërjen e Kuvendit të KU Tuz, si dhe tërheqjen e përfaqësuesve të Malësisë nga Parlamenti shtetërorë.

Do të kërkojmë dorëheqjen e kryetarit të KU Tuz Abedin Axhoviqit sepse nuk është në gjendje të bëjë asgjë për të na ndihmuar. Ai aty ekziston vetëm si figurë. Ministrin Ivanovic e kemi pritur mjaftë, ka premtuar, i kemi besuar në fjalë por nga fjala e tij asgjë”, shprehet Frluçkiq.

Ai sqaron se kanë dërguar gjithë dokumentacionin e nevojshëm me ç’rast kanë fituar premtimin se brenda një muaji do të zgjidhet problemi, megjithatë nuk u është dhënë ajo që u është premtuar, ndërsa Zetës po.

Rikujtojmë, në shkurt të këtij viti, Shoqata e gjuetarëve të Malësisë kishte protestuar para ndërtesës së KU Tuz dhe kishin paralajmëruar protestën në Podgoricë, ku ndërkohë patën fituar premtim nga ministri i bujqësisë se kërkesat e tyre do të përmbushen brenda muajit, gjë e cila nuk ndodhi as sot. /MALESIA.ORG/