Sondazhi: Pyetje emigrantët
Do të vini në Malësi për pushime verore?
Ballina | Politikë | Forca e Re Demokratike kërkon zgjedhjet e reja vendore në Ulqin

Forca e Re Demokratike kërkon zgjedhjet e reja vendore në Ulqin

Madhesia e shkronjave: Decrease font Enlarge font
image

Koalicioni “Për Ulqinin Evropian”, Partia Socialdemokrate dhe Partia e Prosperiteetit Demokratik  të cilat bashkërisht  kanë fitur  18  këshilltarë në zgjedhjet e 23 majit akoma  nuk kanë rënë në ujdi për formimin e koaliconit të ri për ushtrimin e pushtetit vendor edhe në katër vitet e ardhshme. Mollë sherri për këtë zvarritje e cila po i iriton çdo ditë e më shumë  qytetarët e Ulqinit , është bërë funksioni i kryetarit të Kuvendit Komunal të cilin post e kërkon me ngulm Partia  Demokratike e Socialistëve dhe Partia Socialdemnokrate. Kjo zvarritje e formimit të pushetetit të ri e ka nxitur Forcën e Re Demokratike që, përmes një kumtese për opinion, të  akuzoj numrin një të Ulqinit,  Gëzim Hajdinagën për sabotim dhe njëherazi ka kërkuar nga pushtetarët vendor që të  shpallin zgjedhjet e parakohshme në këtë komunë nëse deri në funmd të muajit  nuk thërrasin seancën e parlamentit lokal.  Sipas këtij  subjekti politik më të fortë në nivelin lokal në këtë komunë, i cili në zgjedhjet e fundit ka fitur 11 mandate, fajtori kryesor është  kreu i komunës, i cili, siç thuhet në kumtesë, saboton punën e Kuvendit Komunal.  Kjo parti po ashtu vlerëson se  “ky pushtet i papërgjegjshëm nuk ka aftësi të zgjëdhë situatën aktuale politke në  Ulqin, e cila dëmton çdo qytetarë të kësaj komunë”. /Gjekë Gjonaj/

KOMENTOJE

Vleresoje kete artikull
4.00
Programuar nga nderto.com - Creative Studio