Intervistë ekskluzive me Kryetarin e Shoqatës Atdhetare “Malesia e Madhe” nga Detroiti, z.Pashko Gjokaj

imageMalesia.Org – Si e vlerësoni organizimin e Komunitetit shqiptar në Diasporë?

Pashko Gjokaj – Në Michigan ku jetoj unë, e që gravitojnë shumica e malësorëve të shpërngulur nga te dy anët e kufirit të Malësisë së Madhe, organizimi kryesishtë bëhet përmes qëndrave fetare të cilat sado pakë plotësojnë edhe nevojat kulturore dhe kombëtare. duke parë kombet tjera të cilat kanë vetëm një konfesion, por pos objekteve fetare kanë edhe qëndrat kulturore atëherë edhe ne me më shumë konfesione do duhej që në një të ardhme të kemi një të tillë, mirëpo nuk besoj se kjo mund të realizohet pa kyçjen direkte të dy shteteve tona, Shqiperisë dhe Kosovës. Në mungesë të këtyre qëndrave edhe institucionet fetare kanë luajtur dhe luajnë një rrol të rëndesishem, ku pos praktikimit të fesë ato na shërbejnë edhe si vend takim për shumicën e aktiviteteve kombëtare, ruajtjen e marrëdhënjeve shoqërore si dhe afrimin e rinisë sonë me njani tjetrin dhe çka është më rëndësi duke u falenderuarë këtyre qëndrave besoj që më se 90 % e martesave në komunitet bëhen me bashkëkombas, që e çmoj si kryesore në ruajtjen e identitetit tonë kombëtarë në mërgim.

Malësia.Org – A ka organizime edhe nëpër Shoqata dhe klube të ndryshme shqiptare ?

Pashko Gjokaj – Shoqata ka mjaftë por për fat të keq shumica prej tyre s’e kanë arsyetuarë nevojën e krijimit të tyre (po flas për Detroit). E çmoj shumë të rëndësishëm egzistimin dhe funksionnimin e shoqatave me një synim të qartë, si psh: Shoqata Kulturo Artistike të cilat pasurojnë jetën kulturore që është shumë e varfër.

Malësia.Org – Tani ju ini edhe kryetar i Shoqatës Atdhetare Malësia e Madhe nga Detroiti. A mund të na thoni diçka më tepër për historinë e krijimit  dhe veprimtarin e kësaj shoqatë?

Pashko Gjokaj – Gjatë luftës çlirimtare për Kosoven, aktivistë dhe veprimtar  të shumtë të cilët ni pjesë të mirë të jetës së tyre ia kanë kushtuar çështjes kombëtare ju përgjigjen këtij kushtrimi dhe u bashkuan rreth Fondit Vëndlindja Thërret i cili ishte i lidhur direkt me ushtaret e lirisë. Ky grup njerzish mobilizuan shumë mirë komunitetin tonë duke qenë krah i djathtë i UÇK-së, si me ndihma financiare por edhe armë të sofistikuara. Nga ky komunitet të rinjë malësorë të lindur në Amerikë morën pushkën dhe dolen në malet e Kosovës për tu kacafytur me bishat sërbe. Kjo periullë e lavdishme na bën ndër qëndrat më të rëndësishme në diasporën gjithëshqiptare, si Malësi e konsoliduar në mërgim, ku treguame se jemi pjesë e pa ndashme e trungut shqiptarë duke ngritur lartë emrin malësorë dhe Malësinë e Madhe. Kur Kosova muar udhëtimin drejt pamvarsisë, këta aktivist e panë të udhës që tu kthehen aktiviteteve për të ndihmuar Malësinë tonë dhe nga Fondi Vendlindja Thërret, me bashkangjitje edhe të një numri të konsiderueshem veprimtaresh jashtë këtij fondi, lindi Shoqata Atdhetare Malësia e Madhe. sa u përket aktiviteteve këtu në diasporë, merremi me shënimin e datave historike, përkrahim aktivitete të ndryshme kulturore dhe kombëtare si këtu ashtu edhe në vëndlindje si dhe mundohemi që në çdo mënyrë të mishërojmë vlerat historike dhe kombetare tek gjeneratat e reja të lindura në mergim. Poashtu, kohë pas kohe kemi organizuare edhe protesta të shumta në qytete të ndryshme të Amerikës për avancimin e të drejtave tona kombëtare. Tash e 12 vite kemi ndihmuar familje në nevoja ekonomike, njerëz të hendikepuar,  kemi mbuluar shpenzime të spitalit për shumë persona, kurse sivjet si risi kishim edhe shpërdarjen e bursave studentore e cila është pritur shumë mirë tek donatoret tonë, çka u vërejt edhe në darken vjetore për grumbullime fondesh ku në dyfishuam mjetet në krahasim me disa vite më parë.

Malësia.Org – Verën e kaluar ishit në vendlindje dhe si u kthyet mbrapa organizuat një demostrat kundra pushtetit aktual të Malit të Zi me parullen tani shumë të njohur Djukanovic War Criminal, kurse kur ishit këtu flitet se keni premtuar një subjekti politik përkrahjen për një Komunë nën Podgorice,si qëndron e vërteta ?

Pashko Gjokaj – Me qellim erdha në vëndlindje në kohën kur duhej të mbahej referendumi për Komunen e Tuzit-Malësisë, e që si e dini ai nuk u mbajt, vetem ishte edhe një mashtrim i rradhës i pushtetit malazias. Mbas kësaj situate të krijuar, duke parë se ata po tolerohen nga ndërkombetaret si dhe dy shtetet tona dhe të vetdijshem se partia në pushtet ka mekanizma për të frenuarë dhe zhagit pa fund, të imponohet për të gjetur një rrugëdalje nga kjo situate e cila u krijua me pranimin e Komunës Urbane nga partit shqiptare të perkrahura edhe nga diaspora që në fakt nuk kishte të bënte me asgjë me komunë, ishte me ingerenca të një bashkësie lokale, e cila mëndoj se nuk do duhej legjitimuar. Si gjithmonë kur të imponohet me hy në negociata duhet të marresh më të mirën e mundëshme për momentin dhe të luftosh gjithni për më shumë deri sa të arrihet ajo që është dëshirë e të gjithë neve. Duke qenë aktiv në Lidhjen Demokratike në vitet 90-ta e tani si Kryetar i Shoqatës Atdhetare Malësia e Madhe e cila pothuaj se tër kohën që vepron kemi përkrahur dhe kemi qenë mbështetje e partive politike shqiptare, u jam afruar por edhe rrethanat e krijuara pas deshtimit të mbajtjes së referendumit, i ka shtyrë të më imponohen që të jem unë ai i cili do të mund të ndikonte në afrimin e tyre fillimisht dhe gjetjen e një konsensusi për të marrur maksimalen e mundëshme nga ky pushtet për të mudësuar ni vetqeverisje lokale jo ideale por shumë më të avancuar se ajo që është tani. Ideja ime si fillim ishte që nga të gjitha këto subjekte të krijohen vetem dy, apo edhe dy koalicione të cilat mbas zgjedhjeve të para lokale do të bënte një koalicion shqiptarë ashtu si ç’është edhe struktura e shoqërisë sonë në Malësi. Mëndoj se kemi arrite sado pak të i afrojmë qëndrimet dhe kamë premtime se këto do ti zbatojnë me rastin e parë. Sukses apo mos sukses ata do ta tregoj koha është edhe renja dakord me hy në negocjata për një kumunë të ashtuquajtur nën Podgoricë, por me kusht që në të, të jenë të gjitha teritoret e banuara me shqiptare,të ket buxhetin e vet dhe të ket kompetencat si të gjitha komunat tjera. unë e hell poshtë atë që flitet se perkrahi një subjekt apo përson të caktuarë, sepse e vërteta është se unë mbajë kontakte me të gjithë dhe me rëndesi është vetëm përmiresimi i jetës së qytetarëve të Malësisë dhe është fakt që unë ato i mbështes dhe do vazhdoj ti mbështes ashtu si janë tonat janë, me shpresë se me ndrrime gjeneratash ato të jenë edhe më të përgatitura dhe të shtyjnë me procese për të krijuar një jetë më të mirë për bashkëvendasit tonë. Forcat që kundërshtojnë një projekt të tillë duhet ta dinë që; edhe nëse na lejohet një referendum, ai është vetem konsultativ, pra s’është e sigurt a ta pranojnë , po edhe nese po kan më e sterrzhagit, e për ne koha nuk pret. Atyre s’u duhen shumë para që edhe ti blejnë votat që s’është gjë e re, dhe ta mbyllë gojën si mos dëshirë të shqiptarëve për një komunë të plotë, e duke njohur rrethanat është më mirë pa referendum. Po edhe nëse kalon referendumi, cilat janë ato forca politike që do të pranonin një komunë të pamvarur, pa Triesh, Kojë, Rakiq e pa Bjeshkët si kullosa për blegtor dhe vënde turistike. Po a nuk ja vlen që për atë votën e dyfishtë që atyre ju nevoitet, ta bëjmë një teritor unik, që për momentin vetem me marrveshje politike e mundëson. Për ne është e rëndesishme komuna e jo kush na e jep, mirëpo ata që mëndojnë se opozita me ardhjen në pushtet do të na jepte komunën e plotë është vetem iluzjon, se kjo qeveri për fat të keq tonin është partner strategjik i Bashkimit Evropian dhe SH.B. A.  A është e rastesishme ftesa e Gjukanoviq në Washington, pra duam apo s’duam ne atij si shperblim i garantohen edhe katër apo tetë vjetë të tjera, pra do duhej ni pritje e gjatë që opozita të jap komunën, por edhe me ardhjen e tyre në pushtet do të luhej e njëjta melodi si deri tani, se s’dihet cilët na duan më shumë. Për skeptiket, të gjitha premtimet e deri tanishme kanë qeneë fushatë elektorale, mirëpo ne këtë rast nëse PDS arrin (çka edhe unë dyshoj) ti kaloj ligjet për ndryshim territorial këto do të jenë të mbështetura në kushtetutë dhe të mbikqyrura nga faktori ndërkombëtarë. Nëse me ligj rregullohet që komuna të këtë shtabin zgjedhorë, dhe të drejtën për referendum, që nuk është konsultativ, unë e perkrahi pa rezerv dhe mëndoj që është rruga më e shkurt dhe më e sigurtë për komunën e pamvarur me një territor kompakt. U pa se këtë projekt e kundërshtuan ato forca që kanë qenë kundra partive shqiptare edhe pa lindë ato, kur në vitet 90-ta trumbëtonin nëpër fshatrat e Malësisë kundra krijimit të partive nacionale, por edhe ndonjë që me anë të refuzimit të një projekti të tillë ti afroj bashkmëndimtarët për të marrë ndonjë votë më shumë në zgjedhjet e ardhshme për të fituarë ndonjë  pozitë në atë komunë për të cilen bashkë u nisen në negociata.

Malësia.Org – Po nëse kjo variant për komun nuk kalon?

Pashko Gjokaj – Atëher mendoj që partit politike shqiptare duhet bojkotuar zgjedhjet lokale për Komunë Urbane deri sa të arrihet një zgjidhje.

Malësia.Org – Si e komentoni dhënjen e Komunës së plotë të Gucisë?

Pashko Gjokaj – Po mëndoj që ëshë bërë me qellim për të damtuar shqiptarët që mos të jenë faktor as në Plavë as në Guci, mirëpo unë mendoj që me një angazhim më të madh të faktorit politik kjo kthehet si fitore e jona duke ditur që ky qytet ka dikun 2500-2700 banorë që dikun 40% e popullatës në Guci janë shqiptarë me motivimin e masës jo edhe të madhe që të levizin nga qyteti i Plavës në Guci ky qytet përsëri do të bëhej shqiptar si dikurë.

Malësia.Org – Këto ditë mbahet një protestë në Washington. Po afrohet 8 prilli, data e demostratës në Washington, si mendoni, a do të keni më shumë pjesëmarrës se në atë të New Yorkut vitin e kaluarë?

Pashko Gjokaj – Po edhe pse në shtator të vitit të kaluarë nuk kishim një përkrahje më të gjërë të shoqatave të tjera, mendoj se u bë një punë shumë e mirë duke rizgjuarë ndjenjat kolektive të atdhedashurisë të cilat gjithmonë kanë ekzistuar, mirëpo ndoshta edhe si vetkënaqësi, pas çlirimit të Kosovës erdhi deri tek një pasivizim i mërgates, po mos të ndodhte protesta e New Yorkut nuk besoj se do të kishte protestë më 8 prill. Gjatë kohës së terrorit serb në Kosovë ishte i njohur shkaktari kryesor, millosheviq, u desht që edhe në këtë protestë, të vëmë në shënjester individin, shkaktarin e të gjitha të keqiave për shqiptaret nën Mal të Zi e ai është Gjukanoviq. Me parullat që përdorem kemi arritur të ngrisim entuziazmin tek populli . Me bashkpunimin e shkëlqyer që tani ekziston mes shoqatave me origjinë nga trojet shqiptare nën Mal të Zi, kjo protestë do të jetë ndër protestat më të mëdha të organizuar ndonjëherë për avancimin e të drejtave të shqiptarve nën Mal të Zi, të cilën faktori politik shqiptar duhet dijtë ta përdorin për realizimin e të drejtave kolektive të shqiptarëve në të gjithë territorin ku jetojmë.

Malësia.Org – Zoti Gjokaj, duke ju dëshiruar suksese dhe punë të mbarë në të ardhmen ju faleminderit për intervistën dhe kohën që na kushtuat.

Pashko Gjokaj – Faleminderit për intervistën dhe kohën që më kushtuat.

Intervistoi: Albert Camaj – Malësia.Org

38 Comments

  1. Shume faleminderit P.Gj. Asht shume me rendesi te ndegjojme mendimet e kryetarit te Shoqates patriotike dhe atedhetare “Malesia e madhe”. Te lumte perfaqesuesi I shqiptareve te Malesise ne Michigan. Po e analizoj fjale per fjale cka ke thane. Do te komentoj kur te lexoj. Por kam krenari te perfaqesosh malesoret ne SHBA. Rrofsh sa mali I Kazhenikut dhe Krisitori I Koshtices.

  2. E thafte krahi po cka dine ti per keto pune.
    Keshtu eshte kur te merr mendja ne qafe.
    Po a e ke mendua se kete interviste mund ta lexoj edhe ndonje individ qe e kupton se si funkcjonone politika!
    Po a e dine ti se shumicen e te ashtuquajturave parti macjonale ti ka themeluare udb-a
    Barrja rrine e i zoti selen!

  3. Xhelozi o xhelozi, ne ven se me u krenua me P, n’se je trieshjan sikur e ke nofken, ti shpreh shpirtin e prishun, cmiren, inadin. Ne tjeret qe nuk jemi trieshjan, por jemi malsor, mburremi me P, me mirsin, bujarin dhe veprimtarin e tij, kurse ti vazhdo e xhelozo por ta dish se ma se vshtirit e ke ti. E kjo asht ajo barrja per te cilen ti flet, por, ne fakt asht jotja e jo e P. Sherim te shpejt Trieshjan!

  4. Me da njeri mos me rrejt i nderuemi P keshtu flasin vetem ata qe duen me met miq me t gjithe, gje a pamundur, dhe dihet si quhen te tillet ne popull!!! Te mbeshtetesh voten e dyfishte ne kembim te nje zgjidhje sic e pershkruan ne pergjen tende eshte IDE me t cilen asnji njeri n Diaspore nuk ka asnje lillje!!! Te thuash se pate takime n lillje me bashkimin e faktorit shqiptar ne Malesi e te mos e sqarosh se te gjitha palet vec UQ e refuzuan ket bashkim ne shtatorin e 2013 eshte: FUTJA MUHABET KOT!!!! T mos perfori fjale fyese!!!dhe sa per organizimin e Diaspores, mua me ke sqarua dicka qe e dine edge ‘debilat’, thua ” organizohemi permes qendrave fetare”!!! Une per veti e di se Liderat Fetare popullin- besimtaret, gjithmojne i kane quajte: DELE!!!

  5. U pershnes tanve. P vet e ti jetojm en shtet tperbashket. Te njoh tash sa vjet dhe em vjen mir ci ke dhan ket intervist se ti e njeh problemin e Malsis, ti je ken en Malsi en ver e per i koh te shkurt ke arrit me kuptua cdo problem ci asht en Malsi. Bravo tkjoft se e meriton me u pri shoqats malsia e Madhe se edhe pse shumics madhe ci jan antar u mungon shkolla e mesme, ju baraba i dini tana gjanat. Se as Ded Gjo Luli skapa shkoll por ka dijt me i pri Malsis para 100 e sa vjetve, vetem se ju duhet me dijt se tash nuk asht viti 1911. E shoh se paske hi en biseda me i bashkua partit shqiptare, kta nuk e kam dijt, por pom duket se e paske pa aderr noj heroj e te duket vetja si ai. Po a e din se partite shqiptare nuk bashkohen kurr sepse nuk i len interesi personal. Em kan than je ken i…

    • vetmi antar en shoqat ci e ke perkrah marrveshjen e partive shqiptare ci ia hupin emnin Malsis! Bravo tkjoft se ke kallxua ci ke pas kshilltar tmir. Jeksi njerzish na duhen. Vetem perpara e rrnosh sa mali i Shipshanikut e burgu i Dushiqit. Me vepren tande ke zan vend en muzeun e Shtjefen Bacit…..

  6. Gati nuk mundem me besua se e kam lexua kete interviste. Aq eshte »e forte«, qe sa thote nje mendim, i kecen vetes me kembe ne bark ne fjali tjeter. Sa fillon dicka me thane, i kputet filli e tretet. Por kjo nuk eshte gjaja me e keqe, ma e keqja qe te ndodh pasi qe e lexon ate eshte se e dvet vetin,cka ka dasht ky kryetar me thane!?
    Ketu shihet se kryetari i shoqates atdhetare ne Detroit na paska pas ardhe ne Malesi si krah i djathte i V.S me bisedua me palen malaziase. Nga kjo del se aty nuk ka pas aspak pale, por ka qene vetem nje ajo e DPS me do vazal si; V.S. , N.GJ., edhe natyrisht deri sot i padukshmi por qysh sot shume
    »i rendesishmi« ne kete projekt »madhore« per Malesi te Madhe, P.GJ.
    Te shohim se cilet jane hapat qe dashka me i marre per me i ndihmue procesit. Ai disesi…

  7. bindshem po e vajton hallin pse nuk pati sukses te pritun kjo qe e paskan pas mendua bashkarisht me Maroviqin e V.S. bile, bile, edhe tash po shpreson se ka me kalua ne parlament kjo gja. Per me ta hjek marakun pak,e per hir te lexuesve ne kete forum, po te thom se kryetari i Malit te Zi i ka shpall zgjedhjet lokale ne 12 komuna. Nese kjo lloj komunet do te ishte cua perpara ne parlament, dhe poqese kishin votue dhe poqese e kishin dhane komunen nar sjetull te Podgorices, kryetarit te Malit te Zi na ishte dasht, edhe nje here me i shpalle zgjedhjet lokale, pra mbrenda nje muaji dy here! Se me te ishin shtue edhe DY KOMUNA TE KOMUNAVE TE STERKOMUNAVE!

  8. More, P.GJ. pse e ke dhane kete interviste tash? Cfare mesazhi deshte me dhane? A e kupton se ku ini tash, ne cilin hap te procesit keni mberri? Kini ardhe aty ku nuk keni pas nevoje as me ja fillue! Por dallimi eshte shume i madh,e ai eshte se keni deshtua,e me kete keni shkaterrue edhe vullnetin malesore per ti dhane vota partive te ashq. nacionale,poashtu shkel te drejtat e tyre elementare. Per kete deshtim tuajin kend do ta akuzoni tash, ata qe jane per komune te plote apo ..?
    Kjo me con me te dvet haptazi a din se cka asht fjala hipokrizi? Merre fjalorin e lexoje se bela edhe e kupton!

  9. Na fal P.GJ. Ta jap besen e zotit munesh me e shit Kazhenikun, e Hotin nuk e ke ndermend sa te jeshe gjalle. Asht tyrp te deklarosh se ije marr vesh me Gjykanoviqin dhe bashkpuntoret e tij me e shit Malesine. As kryemadhi i Hotit nuk te perkrah. Dvete mos beson. A te vjen barre me te dal keto fjal prej gojet. Mos na e korit diaporen. Po si po dashke edhe nji eksperiment me Malesi.
    Kete interviste paje ekskluzivisht per vetin. Nuk ta blen as perdor kush. Nuk kullosim bar.

  10. Sado qe te ket ktu komenta te “pist” nuk befasojn kurrkanin ma. Pse? Sepse me te gjith qe deshten te bajn dichka, jekshtu u sollem. Asnjani deri tash nuk u da i pa fyem, bile chfare fyemjesh! Edhe presim qe te bajne dichka te mire per ne, fyesit e tyne, te familjeve tyne. Ti Bratil mire thue se nuk kullosim bare, nuk ka mbet ma permas teje bris se Bratiles.

  11. Shoqata Malesia e Madhe dikur atedhetare, sot Gjukanoviqjane. Turpe te qofte o kryetar i saje, si ste vjen marre me ia perdhose punen kesaj shoqate tash sa vjecare. Turp edhe kryesise se saje qe e lejon me veprue keshtu kete kryetar. Kame mendue se ne kete shoqate ka disa atedhetar! Duket se e paskan hager mu..edhe ata Tashma dihet se qellimi dhe interesi i dikujte eshte qe kjo shoqate te ckaterrohet. Qellim i tyre po realizohet. Ne ne Malesi kemi respektue kete shoqate, por si duket e vune re Bajlozat dhe e helmuan. Turp per ata qe e prenuan kete helm. Propozoj qe kjo shoqate te quhet BESA si ajo e Ninit!!!!

  12. ca flet ky burri mo!!?? heu!!??Po a eshte ne mend ky..dmth se vec DPS eshte shpetimtare i Malesise.Pirolla i qofte.E ndegjo o burre e te gjithe burrat si ti:deri sa te keni kete mendim ne nuk kemi gjasa me hec edhe nje hap para.

  13. Pergjegja ne pyetjen numer 4 eshte teper e gjate dhe me shume mjegull neper te, por disa citime prej saj: “është edhe renja dakord me hy në negocjata për një kumunë të ashtuquajtur nën Podgoricë, por me kusht që në të, të jenë të gjitha teritoret e banuara me shqiptare,të ket buxhetin e vet dhe të ket kompetencat si të gjitha komunat tjera… Po a nuk ja vlen që për atë votën e dyfishtë që atyre ju nevoitet, ta bëjmë një teritor unik, që për momentin vetem me marrveshje politike e mundëson”. A po me duket a ne baze te jekti shkrimit ti po e perkrah idejen qe Malsia prap te mbetet komun e mvarun nen Podgorice pra idejen diskriminuese te dps-partis ne pushtet te MZ qe po promovohet prej disa individeve dhe te ashtuquajtura partive politike shqiptare. A po e ben publikisht kete perkrahje…

  14. te idejes se dps ne emer personal tendin apo ne emer te organizates qe ti je kryetar dhe momentalisht e perfaqson? Nese e ben ne emer te krejt organizates atehere don te thote se ti je konsultuar me anetaret tjere dhe te gjithe jane dakord me pergjigjen tende. Nese kjo eshte e vertete atehere kjo do te jete ni nder gabimet me te medhaja qe po e ben kjo organizate koheve te fundit.

  15. P.GJ.bane mir ci ke dal me kyt intervist,ci dole me e arsyetua vetin pse e ke perkrah ket lloj komunet dhe ke perkrah partit shqiptare.Pasi ci kenke ken ne Malesi e e ke bisedua me perfaqesuest e partive shqiptare,bane si burrat ci e prenove se i ke perkrah,e jo si qyqart ci qesin gurin e pshehin doren.Shum kjart e ma kjart se tan politikajt ci i kam nigjua per dy her ne televizor,e dha menimin tat si me ardh deri te i komun e plot.
    Sot per sot kem ni komun 100% nar podgoric ,edhe mua me ke bind se ma se kollajti asht kshtu si thua ti me u da prej tyne edhe ma bane qiefin kur tha ci nuk e prenon ni komun te pavarur pa Triesh e Koj.
    Ti M.C ky po shihet se ka dhan menimin e vet pa shoqat se shoqaten se kapa marr me veti ne MalsiP.Gj.te njo qy en shkoll e gjithmon je ken patriot,e i…

    • Te gjith qe e njohin Pashkun kane vetem fjale te mira per te, me perjashtim te disave qe he nuk e njohin, he kan oreks te pa pam me fol keq e vetem keq

  16. Po gjithmone si burrat e motit. Mjeret na me kyt e me ta. Po cfar burrnijet asht me e shite Malesine. Aty nuk ka burrni. Nese don burrni mundesh te jeshe trim. Ke kunde me e tregua.
    Kenka burre edhe Djukanovici me e dhane kete propozim. E edhe ky qe e pranoi. Por shyqyr zotit e nuk e dvet kush. Nuk ka tyrp ma te madh se ne SHBA, kryetari i nje shoqate patriotike me perkrah nje gjysem komune. A e din more “kryetar”se para 20 vitesh shoket tu kerkuan ne Washington komunen. Po perse po shkon perseri ne Washington. Per nji gjysm komune. “Unifikimin” me Pogrorice. E djeget Kazhenikun. E lat pa bar.

  17. ni pabesi e malle ndaj partive shqiptare ne prag te zgjelljeve tyrp besoj se shoqata se shpejti do te reagoj ashtu sic i ka hije

  18. Intervista eshte e mire, dhe mose u lodhe forte se ke bashkemendimtar sa te duashe, sigurishte se disave nuke jau ke plotsua qefin, pore ne keso rastesh ti e dine se ke pro dhe kontra, prandaje ne Amerik funkcjonon demokracia, se ste vret ase ste pret kryet kushe se njeriu mendon ndryshe. Mendoje se eshte pake e intervist e vonuar, pore prap ma mire dikur se hice fare..Mose u merzit forte se shahen vetem ata qe punojne dicka, se ata qe sbejn asgja kurre si ka komentua kushe…Suksese ne Protesta ne Malesi dhe Washington, se u pa qe Gjukanoviqi nuke dha ase kete komune te NEGOCIUARE, pra shifet se spaska pase ken asnje dhoje tradhtije, se po te kishte qen ne favorin e tyre do ta kishin dhane malazezet. Tani eshte koha tja lame ato historis pore te gjithe ti kthehna Malsis ne keto momente…

  19. Ti INICJATIVA a po sheh se P.Gj.nuk po don me dal kundra partive shqiptare,lexo tekstin ater shkruaj.

  20. un e lexova me vemedje dhe u pa se kite pa arll ne ver per te ba presjon qe gjitha partit shqiptare ti bashkangjiten dps kjo per mua asht e pa pranushme ajo komun qe kjen marr vesh iq dhe ky zotnija me dps nuk a gja tjeter vec komun urbane ne at projkt ligj zoti daja u permend plot 70 her podgorica ose kryeqyteti si ta duash kurse ne ligjin per komunat gusi e petnic as elle 1 her lle ky asht problemi i malsorve qe kan me njerz te ktij lloji qe perkrahin projekte qe jan ne dam te malsis te maskuar si subjekte nacjonale pa pyet malsoret por edhe ktij ashtu si ja kthyen shpinen iq antaret ne mnyr kolektive elle shoqata qe ky e prezenton cpejt do te distancohet nga ky

  21. Edhe i gja tjeter em duhet me e than ci me ba politik e me punua “constraction” asht non sens. Megjithat ke dal sokol en fotografi por mos u mall metsh ci me menua se je fort i bukur… Tfala Kazhenikut.

  22. “Nga ky komunitet të rinjë malësorë të lindur në Amerikë morën pushkën dhe dolen në malet e Kosovës për tu kacafytur me bishat sërbe.” – Pse kane dale ne male me u rrezite, apo me luftue? Nuk asht koha e turkut, jemi ne shekullin 21, dhe lufta nuk asht zhvillua ne male.

  23. E more “Liri” ju e keni lehte. Jetoi ne demokraci. Por pak po me cudite. Perse atje kini nevoj per “kapidana”. Ne USA kurr nu ka jetua Kral Nikolla. E di se e ka sliken ne ambasade ne Washington, por mos u frigoni. Gj.GJ., ish puntori i “Voice of Amerika” do e thejne me koke. Tani kur te shkoj ne Washington per demonstrata.. Asht kene dikur aktiv. Ja pat ble ne ate kohe L.L nje faks dhe nji shtypshkroj. E i tha shko e formoje partine shqiptare. Na gezou tetanve. E ke diasporen me ne thonte. Per he de, te dy sot jetojne ne DEMOKRACI. E edhe ti me ta. E more “Liri” mos u beso kurr kapedanave. Jane ma te rrezikshem kure jetojne ne DEMOKRACI. Edhe kapetani partizan, N.G., shoku i Gj.GJ. Ka cudina ne kete bote. Qe te befasojne. Njeri nuk i pret. Po ne fotografi ky asht buur burri. Si…

  24. ooP.Gj vazhdo e puno si deri tash,populli te don e te nderon,ije vetvetja si gjithmone e per psikopat si V. C me kompani mos e zej,se e dim kush asht se ktu e kishim,mirpo e keqja asht se po e perca tan Malsine.P.me ty do te jam ne autobus per ne Washington.Ti rrnosh sa Kazheniku e V.ti rr……. se e ke prek en tel pikopatin

  25. Eh more PGJ, a thua hala beson ne iq e ne maroviq. Po spo te cuditem ty se njani prej magjistrave te ash tha ne tv se hala ka munsi me i trrnua ligjet dhe hala shpresote ne vullnetin e mire te marroviqit, njisoj si shefat e iq. O zot a ka fun marria, naiviteti apo interesi i ketyne sherbetoreve te regjimit. Rogji ua tha ma se mirit.

  26. Po kushe je ti me prenuare a mose me prenua,e maloke i pa emancipuar.

  27. Pse a pate besua se shoku Milo e ka perniment me ta dhane at gjys gjyset komunet. E pat vendos me u provua se si funkconojne kapetanat ne DEMOKRACI edhe ne Malesi. PGJ i harxhoi me ore ne aeroplan e nej me muaj ne Malesi me rregullua Millin me parti “shqiptare”. Ky njeri i famshem i paqes. He more “Liri” ju e kini kollaj ne “DEMOKRACI”. I prute Malesis “lufna”, “partina”, “unitet”. Kur na e cuat ka Advokatin J.D. gadi ja pat xierr syte. Ai me shoke si aj nuk ishte kapetan. Nuk i pelqente Milit. Ju “Liri” filluat luften, shkruat histori dhe formuat partite me kapidana. Ja vendoset “cinat” njani tjetrit. Ne cdo portal po qeshin me Malesor. Perse jo. Kapidani perfaqesues i dijaspores. Ne qender te DEMOKRACIS botenore. Perkrahin gjys komunen. VETEM MOS NA I SHITNI EDHE TOKNAT

  28. Mos na ngatrroni me njari tjetrin. Se mir e kemi punen. Ku e kem inelegjencin e diaspores. E more “Liri” te deshiroj suksese. Edhe pak do folish shqip. Me vjen keq qe Miloja me zagar nuk po te len as ateje me punua. Me na e forcua “bashkim-vellaznimin” me Millo Dhukanovicin. Prap po duan me i besua atij zagari. Qe i rrejti tash 25 vite. Jo vetem po duan me i besua, por edhe po bashkepunojn me te. Ne koalicion. Te perkrahun nga diaspora. Na jetojme ne DEMOKRACI thone. Bajme cka te duam.

  29. E more Bratila Historike shum historin e ke shkrua. En kang te paknueme je. En fletat e historis pa shkrueme je. Cka do ma shum? Apo nuk je i knaqun per inteligjencen ton si malsor? Sipas disa statistikave jem populli maj mecim i Evrops. Pse je kunder inteligjencet te malsorve ci kan shkrua histori tu dal en demostrata. Ky DAJA ma nalt a e sheh sa shum gjanat i din? Ky ia kalon gjithkuj. Bratila Historike, per Malsi Milli asht i ransishem sepse na ka kallxua tash 25 vjet se sa pa moral dhe sa pa karakter jan malsort ci shkojn e i shiten atij. E tash inteligjenca jon ktu en SHBA del en mbrojtje te pushtetit aktual e thot votojeni ket pushtet se po na vjen Millosheviqi? Pje je kunder ksaj inteligjenc?

  30. Ju psikopatet e FDI, V C me shok psikopatin tuaj duhet ta shfruni diku tjeter e kunder dikujt tjeter. P GJ e shoqata Malesia e Madhe jane nji mal I larte qe ju smund ta pushtoni e poshtnoni kurr. Ju vetem e vetem vritni vehten me pushken tuaj, por ajo qe me dhimbet eshte se po e vritni edhe ardhmerine e Malesis. E po vojtshi si kali I verdh.

  31. E more “Hot”. Dikur ishte e sot prap ke mbete.Bardhajt, Skorraqi, Spija, Prekajt, Dreshajt, Vuksanlekajt, Sukruqa dhe shume katunde tjera. Nuk e ke “Karabushkon”. Deshten edhe ty me ta godit “Karabushkon” afer fshatit te Vuksanajve. Por dualt ne prita edhe naten. Mos te ju korisin “Kryemadhi”. . E more “Liri”, kollaj e ke ti. Po ju lutem me tregoni nje pyetje. A po shkoni ne Washington per Komune apo per Gjysem Komune? Nuk di se nuk i besoj shume kapedanave. Ne nadje jane me Millon. Pasdite ngrisin flamurin shqiptare. Cka dreqnit te ju them. Terrnojne si koha ne Michigan. Me ke dhane besen e shqiptarit se ti don me shkua. Dhe ate me disa veta. Shko te lutem. Bertit ashtu si ke bertit tash 20 vite: “Duam Komun”. Te lutem nuk dua te tiej ka bertet “Duam gjyskomune”. Jeton ne…

  32. Poshte FDI me gjith demek “Hotin”. Pse FDI pengon demonstrata ne Malesi. Me na e tragezua qetesine. “Liria” nuk fitohet lehte. Ne Malesi.Se ne Amerike nuk e ke fitua ti “Liri” me shoke. Jetoni ne lirine qe ju sollen te tjeret. Perse nuk muarte ushtare ata qe luftuan ne Kosove. Me prakse. Apo deshtet tane jeten te baheni “ushtare” me urdhen. Tane Malesine e kan shendrrua ne psihiatri. O “Liri”. Na i co psihjatrat prej SHBA. Perte ures te Moraces. Te na fitojne gjysmen e komunes. Ma lodhet koken me ate V.C. Mos u paca gja borc. Po ate cka po ban PGJ, nuk e kupton edhe femija ne djep. Mos e prishni organizaten Heroike dhe Patriotike

  33. Ju lutem shkoni te gjith ne demonstrata. Se paku 2000. Ndoshta edhe bashkepuntori V.S. do te i organizpoj. Edhe tek neve. Per Komune e jo gjysem komunet.

  34. Kush kerkon ma pak se KOMUNEN E PLOT,si tana komunat e malit merrchitun aj ajo jan tradhtar dhe duhet me i injorua totalisht.Ma mir pa komun se komun me gjys bythet me bisht perpara e mrapa !! Ku i keni mendet ju parazit !?Te han dreqin tan malin e merrchitun se ma mir pa kurrfar komunet se
    jekshtu si e duan disa karierista politikan ne Malesi.Ata punojn per karrika e per rroga te majme e jo per Malesi..Pachin edhe faqet si i kan punt!!!Me duket se edhe P i jan perzije antenat,don me met mik me tetan si sorra chi ka pa dasht me tej ne dy rrema,por ska muj, ju e dini se cka e ka gjiet!!

  35. E kam cmuar z. PGj. por me thane te drejten qendrimi i tij lidhur me komunen e Malesise dhene ne kete interviste po me befason shume dhe ndoshta do filloj te ndryshoj mendimin per te.. Problemin e komunes ne e bejme edhe me te madh se c”eshte se gjoja per ate apo per kete arsye duhet pranuar kete apo at variant si me te miren e mundshme . Te gjitha keto behen per interesat e disa personave dhe ne dem te interesave te Malesise. Nese ne si shqiptare jemi unik do ta fitojme Komunen e Plote me te gjitha territoret e saj pa referendum, por kjo kerkon vendosmeri. Problemi eshte se neve na kane percare pushtetaret me lideret shqipfoles keshtu qe statusi i komuunes eshte bere “gogol” apo edhe loje femijesh sa qe as dreqi nuk din ti jap zgjidhje…

  36. Fale politikanve te te gjitha ngjyrave partiake, aq shume eshte ngatrruar lamshi sa qe sot per sot nuk shoh asnje zgjidhje… Sot votuesit kane nevoje per reflektim dhe ndergjegjsin ne menyre qe te gjendet ndeshkimi me i mire per ata qe prodhuan kete situate te zymte. Jemi ne prag te zgjedhjeve dhe te gjithe e dim se DPS-i tash sa vite ka premtua komune e komune jo qe nuk por as qe ekziston gatishmeri per kete, prandaj meriton zero vota.
    Edhe partite shqiptare bene deklarata te bujshme se do te bejne kete apo ate nese nuk realizohet komuna por asgje deri me sot nuk bene. As dorheqjet nuk u dhan edhe pse i kishin premtuan por duket per ta posti ka me vlere sesa komuna prandaj edeh keta meritojne zero vota..Bojkoti per momentin eshte zgjidhje e vetme..

Comments are closed.