Kadri Ujkaj pena e qytetit pa reklama

Zef PergegaShkruan: Zef Pergega

Refleksione rreth librit te tij “Kriza si dehja nga entuziazmi modern!”

Trajtimi i temave me permbajtje te thelle filozofike e psikologjike, qe kane te bejne me ndjenjen, shpirtin, jeten dhe fenomenet e mendimit njerezor, tek indiferenca e kalimtareve te zakonshem ekziston mendimi se keto jane prone e penave qe kane emer te madh ne letersi e art. Prone e njerezve qe priten neper sallone me tapete te rashe e te bute, nen driten e bliceve, kamerave, gazetareve, pritjeve elitare dhe pompoze, te cileve u shkon per shtat modeli i kemishes se politikes dhe zyrtarizmit. Se vetem ata dine ta trajtoje dhomen e errte te gjumit, me dhe pa perde, te lakuriqsise, ne driten e zbehte te intimitetit te epsheve, te cilat shfryhen si ne vargun migjenian…apo dhe trajtesave qe kane nje ngarkese te madhe intelektuale dhe akademike qe hyjne deri ne labirinthe, shpesh ne dukje te paarritshme.

I gjithe ky strumbullar konceptesh dhe paragjykimesh i “thyen hundet”, para nje malesori te sojshem ne trajtesen e vet ne letersi, qe fisnikeria i regetine ne traun e guximit, sic eshte shkrimtari dhe kritiku i vlerte Kadri Ujkaj, i cili ne te gjithe krijimtarine e tij e ka hedhur faren ne nje bashtine te serte, sic eshte mendimi kritik ne letersi, por qe fale mjeteve te tija te thjeshta ne dukje, por te mprehta ne veprim dhe operim, ia ka arritur qe kjo fare te mbije dhe te rritet, duke terhequr vemendjen, jo vetem te kalimtareve te thjeshte, por edhe te studiuesve e shkrimtareve me ne ze te kombit shqiptar, qe vepren e mirepritur “Kriza si dehja nga entuziazmi modern”, ta kene ne biblioteken e tyre, jo thjeshte si kenaqesi estetike, por edhe si pasterti mendimi e shpirti e ne fund te fundit per te edukuar vetveten e per te marre guxim prej saj.

Vepra e Kadri Ujkes i ploteson me se miri tri cilesite e domosdoshme dhe themelore te nje vepre letrare. Kenaqesi estetike qe e terheq lexuesin per te shfletuar e per te ndjekur rrugetimin e tij drejt te panjohurave qe trajton vepra. Emocioni, qe ta ndez qenien prej shfaqjes se botes se fakteve dhe trajtimit, ngjarjeve dhe argumetave. Mesazhi, qe percjell vepra qe i jep lexuesit nje frymemarrje, per te menduar ne udhen e horizonteve te pazbuluara.
E kisha vene ne nje ane te tavolines vepren e fundit te Kadri Ujkes, pasi ma kishte rekomanduar ta lexoi Luigj Pepaj dhe me befasoi se Kadriu ma kishte nisur librin me autograf dhe kjo ma rriti obligimin per ta lexuar, duke dhene edhe ndonje mendim, megjithese libra te tille jane pak te veshtire per ti rrokur menjehere. Disa here, kur kthehesha nga puna, nuk e gjeja aty ku e kisha lene. Me kujtohej dhe i leshoja ze bashkeshortes, duke e pyetur se ku e ka vene librin e Kadri Ujkes! Ajo me thoshte se aty eshte, por vetem sa pastrova pluhurin…dhe kjo ishte nje arsye e nje nxitje me shume per ta lexuar vepren e re te mikut te fjales se lire nga Malesia e Madhe, nje fole e ngrohte e shume librave nga te gjitha gjinite qe i bejne nje nder te madh krahines “Nderi i Kombit”

Per ta lexuar librin e Kadri Ujkes, nuk eshte vetem nje detyrim krijuesi, por dicka me shume e zhbirilon kuriozitetin. Ne nje zone te paster shpirterisht si alpet, por qe i mungon komoditeti akademik, sic jane institucionet e larta te kultures dhe letrave shqipe, Kadri Ujkaj e ka zberthyer dhe materializuar thenjen e Sokratit: “Eshte e veshtire te dallosh se c’ndodh me shpirtin, por eshte krejt e lehte te dallosh se c’ndodh me shtetin!” Se poeti Ndoc Gjetja ne nje varg te poezise se tij thote: “Ah sikur pushtetin ta kishte shpirti!”

Kadri Ujkaj ka nje vecansi ne rrjedhjen e deshmive qe e ndicojne fytyren e argumentit dhe te ballafaqimit me fenomenet e dites, pa harruar ato ne kohe te ndryshme. Ai nuk mbyllet si ne kater muret e errata te manastireve te murgjeve dhe te bie pre e filozofive meditative, por ai del, leviz, kontakton, debaton, shfleton, takohet me shkrimtare, poet, historiane e njerez te profesioneve te ndryshme, jo vetem neper faqet e librave te tyre, por edhe fizikisht, per te kuptuar tek ato se c’fare kane lene ne fundin e shpirtit te tyre pa i hedhur ne leter dhe pasi e ka mbusur bllokun ulet e shtron trasene e vet te sintezes dhe analizes qe ka marre ta shtjelloje, mbeshtetur edhe ne shkelqimin e “mistrise” se talenit te tij.

Libri I ri i Kadri Ujkes, ketij “qytetar nderi” i frymes se letersise shqipe fillon me nje veshtri analitik: “Kushtrimi i nderit pagan, ndryshe klithmat e seksit blu”, duke iu referuar thenjes se Leon Tolstoit se tragjedia me torturuese ne te gjitha kohrat eshte, ka qene e do te jete tragjedia e dhomes se gjumit. Nderkohe qe bota perendimore eshte e tejmbushur me skandale seksi, duke rrokur edhe sferen e cmendurise dhe krimit e duke prekur edhe femijet e te miturit, per te vazhduar me ato te vetedijshme te politikes, autori ujkaj shtron me te drejte pytjen: “Kujt duhet t’ia dhurojme sinqerisht ngrohtesine e zemres dhe te shpirtit me pare se bashkeshortes ne kete bote!” E ai nuk nxiton te jape vete pergjigje: “Gruja eshte nena e jetes, e cila ka ardhur si krijese ne kete bote, civile, shpetimtare dhe per seksin tjeter mashkullin, shendeti total i te cilit, nga ai fizik, seksual e mendor, mund te realizohet i plote, vetem ne kontekstin fizik, moral e funksional si partneritet burre-grua!”

Nderkohe qe seksi femeror ne boten e tejskajshme te qyteterimit dhe lirive qe e dhunojne vete lirine eshte kthyer ne nje fabrike fitimi dhe kunora e shenjte nuk po ka shkelqimin e duhur hyjnor, kur divorci edhte si buka me djathe, autori Ujkaj thekson se duhet te mbjellim dashuri qe te mos korrim urrejtje.
“…ne kontekstin shqiptaro-ballkanik pariarkal, sa klasik sa postmodern, ku gruja shikohet si prone e mashkullit me veto mbi jeten e saj, kuptohet statusi i ketij te fundit prej kapidani tragjikomik. Keshtu ky i thote vetes: “Pse ti them gruas, me fal, faliminderit apo te dua?!”…prezenca e burrit ne lindje e lehteson ndjeshem dhimbjen e bashkeshortes…!” Ky shkrim i sintetizuar eshte nje analize e mirefillte psikologjike ne fushen e ndjenjave dhe raporteve femer-mashkull ne qelizen e familjes se ne shoqerine tone institucini i faljes ende i ka themelet e brishta. Falje ka kerkuar Papa i Romes… Falje ka kerkuar publikisht presidenti i SHBA Bill Clinton, po falje kurr nuk ka kerkur nje pushtetar shqiptar, apo qofte edhe nje bashkeshort i zene ne faj, por me te gjithe menyrat eshte kacavarur i gjarperi pas justifikimit. Te mos kerkosh falje tregon se ne shpirt ke nje gur te zi, qe e pengon celjen e lules se dashurise njrezore edhe ne fushen sentimentale. Asnje ne bote nuk ka lindur me fuqine e dhunes mbi grate. As kanuni i maleve nuk ia njeh forcen burrit mbi gruan. Njerezit kurdohere e kane dashuruar te bukuren. Burrat kane qene aq te holle ta zgjidhnin te dashuren edhe kur asaj mund ti shiheshin vetem syte e prej tyre zbulohej pasqyra e shpirtit. E sot, femra, gati nudo me kerthize e gjokse jashte, kjo ne art ne skene ne ne kenge e kerkon dashurine, respektin dhe famen nepermjet zhveshjes. Ne analizen e tij Ujkaj e analizon xhelozine si nje shtrige e dashurire si nje vrastare e nje cifti familjar, duke iu referuar thenjes se Shekspirit, i cili e quan xhelozine mostra me sy jeshil qe kerkon te haje persegjalli krijesen e vet. Shperdorimi i prakohshem i vetvetes e dobeson harmonine dhe lumturine, duke krijuar shpejt nje tkurrje shpirterore dhe nje gjendje tensioni ne marredhenjte intime. Bota po shkon drejt martesave te nje seksi apo martesave me robote. Sidoqofte Ujkaj ne kete analize nuk eshte vetem rrefyes dhe paralajmerues, por me se shumti i ve perballe fenomenet e kohes dhe e bind lexuesin, per rrugen qe duhet te ndjeke ne drejtimin jetesor.

Libri I Ujkes e ka marre titullin nga nga esse-ja me te njejtin titull edhe si nje zberthim filozofik i thenjes se Karl Poten, Arqipeshkv i Shkodres me 1879: “Nuk ka dyshim se adhurimi i fuqise politike eshte nje prej idhujtarive me te shemtuara njerezore, eshte kuptimi i kohes se kafazit dhe i nenshtrimit te njeriut!”
Kadri Ujkaj me kete botim dinjitoz i shkrine xheheroret e jetes ne kupen e arte te fjales plot mesazhe dhe gurra e shpirtit te tij krijues ka prurje gjithnje te fresketa, te cilat e clirojne aspiraten nga kurtha. Sot, per sot botimet me se shumti, kur ato promovohen kane lavdin, per mbuloje dhe pak hipokrizi per shtroje. Nuk e di pse koha e re, koha e shperthimit dhe e papermbajtjes, koha e etjes per liri qe nuk do te ia di pas lirise e shkalaziti kritiken dhe vete kritiket i struki ne fund te skutave te mohimit! Ajo nuk mund te humbe se nje nga rojet e forta dhe plot vitalitet eshte dhe krijuesi dhe shkrimtari i Malesise, Kadri Ujkaj.

Autori pohon se disidenca nuk eshte si kollarja qe dikush mund ta vare ne qafe…por ajo eshte nje sjellje estetiko-filozofike e krijuesit, ndryshe si sfida e fjales si gjetje estetiko-filozofike. Ujkaj ve ne theh te penes se tij lojen e recensuesve te autoreve, te cilet per ti dhene nje force trajtimit te temes se vepres, e paraqesin ate dissident. Kjo fjale aq e preferuar ne kohen e sotme si nje pelerine qe te mbron nga shiu i kritikes….
“Heshtja mjerane ndaj fatit tragji-komik, jo vetem te monomentit te Migjenit, te kthyer ne nje mjedis urinimi deri ne vitin 2010, degdisja ne fshatin Kukel te Mjedes, ironia monomentale me monomentin anonim te Fishtes, rrethimi me ndertime i teatrit “Migjeni” eshte cinizmi me i madh i vlerave kukturore te Shkodres!” Kadri Ujkaj e “merr per dore” Migjenin, duke ecur ne piacen e qytetit verior me culture te lashte sa themelet e kalase e me za sa zani i kembanes se pare, per te shpallur se koha e mjerimit nuk duhet te perseritet dhe se koha e administrimit te shpirtit te revoltes ne shpreje te vertetes ka kohen dhe vendin e vet si kryefjale e dites.
Harresa i merr ne gjirin e saj , politikane, princer, mbreter, kryetar shtetesh! Por sa do te forte ta kete pushtetin, ajo nuk mud ta fitoje duelin me shkrimtarin me poetin me artistin sepse ato jane shpirti i nje kombi, nga ku gatuhen dhuratat e cmuara te fjales e gjuhes te nje nacioni. Ujkaj pohon se ne vetedijen kombetare na u ngjizen krijuesit e medhenj te Rilindjes tone…dhe shtron pytjen se perse lejohet ne menyre institucionale te injorohet statusi i krijuesit?! Apo kryqezimi i elites se shoqerise civile si oponence profesionale?!
“Heshtja perballe ketij realiteti absurd ne llojin e vet vjen vetem si mashtrim ndaj kesaj ardhmerie civile dhe europiane si komb!”

Du ate them se Kadri Ujkaj ka nje dialog me Agollin me Kadarene e si te thuash ai i zberthen komcat e kemishes gri te realitetit shqiptar. E Ismail Kadare do te shprehej per vepren e Kadri Ujkes: “Une i vlersoj librat tuaj nga pikepamja profesionale me perjashtim te ndonje komplimeti, ku duhet patur kujdes. Me ka befasuar analiza qe ju i beni romanit tim “Qyeti pa reklama!”
Kadri Ujkaj eshte pena e qytetit pa reklama. Le te trokasim ne porten e tij gjithesecili ne menyren e vet.

Detroit, me 13 shkurt 2015