Kënga më e re nga Toni Ujkaj (video)

Toni UjkajKëngëtari i mirënjohur nga Malësia Toni Ujkaj duket se po i kushton vëmendje të veçantë edhe pasionit të tij të filluar prej shumë vjetësh, artit muzikor.
Brenda një periudhe kohore prej gjashtë muajsh ai ka realizuar tre këngë të suksesshme duke i promovuar në produksionet më të njohura muzikore shqiptare.

Kënga më e re e këngëtarit Toni Ujkaj “Po vjen Nusja” me tematikë dasme, është publikuar dje nga Arkiva Shqip me seli ne Gjermani, ndërsa teksti është shkruar nga kantautori i njohur nga Kosova Arsim Bunjaku, producenti Gjon Bibaj, kurse klipi është realizuar nga Vision Studio, Samir Ismaili. /MALESIA.ORG/