KKSH vizitë në Tiranë, takimi në Ministrinë e Arsimit

kkshDitën e hëne, me 21.07.2014 Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi Genci Nimanbegu, Sekretari Faik Nika, të shoqëruar nga përfaqësuesi i Ambasadës së Shqipërisë në Malin e Zi Z. Lirim Ujka, ishin në vizitë pune në Ministrin e Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë ku u priten nga Drejtoresha e Kabinetit Adriana Berberi dhe Drejtoresha e Arsimit të Lartë dhe Shkencës Linda Pustina.

Takimi është organizuar enkas për çështjen e regjistrimit të studentëve shqiptarë nga Mali i Zi në universitetet e Shqipërisë për vitin akademik 2014/15, në takim është diskutuar për proceduart e regjistrimit, programet e studimit, kërkesat për kuota dhe në përgjithsi për çështjet arsimit shqip në Malin e Zi.
Konstatojmë se takimi është zhvilluar në një frymë mjaft pozitive dhe miqësore, parimisht është rënë dakort për koordinimin e veprimeve dhe intensifikimin e kontakteve ndërmjet Këshillit, Ministrisë dhe Ambasadës së Shqipërisë në Malin e Zi, për procesin e regjistrimit të studenteve për vitin që vjen.

 

kksh-tirane
IMG_1391