Kukësi shkel Mladostin e Podgoricës, malazezët ofendojnë shqiptarët

Kukesi-Mladost-0-1-dyluftim-ajror

Turpi është i malazezëve, fitorja e Kukësit! Vraje, preje, që shqiptari mos të ekzistojë… (“Ubi, zakoli, da shiptar ne postoji…”) ishin thirrjet e tifozëve malazez ndaj futbollistëve shqiptar.

Skuadra e Kukësit ka vazhduar në raundin e tretë kualifikues të Europa League duke eliminuar ekipin malazez, Mladost Podgorica me rezultatin 4-2.

Vetëm 30 minuta ju deshën nënkampionëve të Shqipërisë për të hedhur “knock out” Mladostin në mes të Podgoricës që u njollos me racizmin e tifozëve vendas që përsëritën koret e serbëve në ndeshjen e 14 tetorit me Shqipërinë.

Tifozëve malazezë nuk u pëlqeu performanca fantastike e ekipit shqiptar, ashtu që i ofenduan lojtarët me shprehjet: “Vrite, vrite shqiptarin…”, edhe pse në ndeshjen e parë, para shtatë ditëve në Tiranë, nuk u dëgjua as edhe një fishkëllim kundër lojtarëve të Mladostit!

Në raundin tjetër, Kukësi do të ketë punë të vështirë me Legian e Varshavës.

“Sa herë që ata lëshonin thirrje raciste, ne shënonim gola. Ata na ngrinin tre gishtat lart, ne u shënuam tre gola që në pjesën e parë… Kur nxirrnin flamujt e tyre, ne nxirrnim flamurin shqiptar. Ishte një fitore jo vetëm e Kukësit, por e të gjithë shqiptarisë. Dua të falënderoj shumë tifozët që kishin udhëtuar nga Kukësi, Shkodra apo edhe Tuzi me shpenzimet e tyre për të mbështetur skuadrën”, shprehet kreu i klubit të Kukësit, Safet Gjici.

/MALESIA.ORG/